Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
Evropaelire.org
Август
2022

Новости за 24.08.2022

Mbetet në fuqi vendimi për suspendimin e prokurores maqedonase, Vilma Ruskovska

Evropaelire.org 

Këshilli i Prokurorëve të Maqedonisë së Veriut të mërkurën, më 24 gusht, ka lënë në fuqi vendimin e Prokurorit të Republikës për suspendimin nga puna të prokurores për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskovska. Kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Antonio Jolevski, tha se ka vendosur të lë në fuqi vendimin për suspendim “me qëllim që Ruskovska të mos mund të ndikojë në punën e prokurorëve tjerë në procedurën që po ndiqet ndaj saj dhe dy prokuroreve tjera”, të cilat me urdhër të Ruskovskën... Читать дальше...

KFOR me angazhim shtesë për sigurinë në veri

Evropaelire.org 

Kreu i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Ferenc Kajári, ka njoftuar autoritetet në Kosovë për përgatitjet dhe angazhimet shtesë të këtij misioni, me qëllim që të garantohet paqja dhe siguria në veri të vendit.  Ai u takua më 24 gusht me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrin e Punëve të Brendshëm, Xhelal Sveçla. Sipas njoftimit të lëshuar nga Zyra e Kurtit, kreu i ekzekutivit kosovar ka shprehur zotimin e Qeverisë dhe institucioneve të sigurisë për koordinim me KFOR-in... Читать дальше...

Evitimi i tensioneve - qëllim i vizitës së Lajçakut e Escobarit në Prishtinë

Evropaelire.org 

I emëruari i BE-së për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, Mirosllav Lajçak, dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, takuan të mërkurën liderët politikë në Prishtinë, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për lirinë e lëvizjes. Qeveria e Kosovës, më 1 shtator, pritet të nisë zbatimin e vendimit për riregjistrimin e automjeteve me targa serbe në RKS - Republika e Kosovës - dhe për lëshimin e dokumenteve hyrëse/dalëse për shtetasit serbë. Ky vendim, i paraparë të niste së zbatuari më 1 gusht... Читать дальше...

Escobar dhe Lajçak presin propozime konkrete nga Kosova dhe Serbia

Evropaelire.org 

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ai i BE-së për dialogun, Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, thanë se takimet që po realizojnë në Prishtinë, janë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës më 1 shtator. Pas takimit me krerët institucionalë të Kosovës, Escobar tha se pret që Kosova dhe Serbia të kenë një propozim konkret për zgjidhjen e çështjes së targave dhe dokumenteve serbe. “Të dy palët na kanë siguruar se nuk duan përshkallëzim dhe dhunë më 1 shtator. Читать дальше...

Serbët miratojnë deklaratë për largimin nga institucionet e Kosovës

Evropaelire.org 

Në një seancë të përbashkët të kuvendeve komunale të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës më 24 gusht, unanimisht u miratua një deklaratë përmes së cilës parashihet largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës, nëse nuk arrihet një kompromis për të gjetur zgjidhje për targat dhe dokumentet për hyrje/dalje. Komunat në veri të Kosovës, të banuara me serbë janë: Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku. “Nëse nuk arrihet një zgjidhje kompromisi, ne përfaqësuesit politikë të serbëve... Читать дальше...

Petkoviq reagon ndaj deklaratave të Kurtit

Evropaelire.org 

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe e ka akuzuar për “një sërë të pavërtetash dhe gënjeshtrash, aq të dukshme sa që edhe përfaqësues të respektuar ndërkombëtarë i mohojnë ato”. “E vërteta e vetme është se delegacioni i Beogradit i kryesuar nga presidenti Aleksandar Vuçiq, erdhi në Bruksel i përgatitur mirë, me zgjidhje konkrete, konstruktive dhe të qëndrueshme për zgjidhjen e krizës me të cilën po përballemi në Kosovës dhe Metohi... Читать дальше...

Kurti: Masat për energji, të domosdoshme për të përballuar importin e rrymës

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se reduktimet e rrymës dhe remonti në termocentrale, janë masa të domosdoshme për të përballuar importin e energjisë në muajt e dimrit. Ai i ka bërë këto deklarata në një konferencë për media me gazetarët në Prishtinë. “Në ditën kur kanë filluar reduktimet, konsumi i energjisë ka qenë 240 megavat në orë, më shumë sesa prodhimi. Pra, konsumin e kemi pasur për 240 megavat orë më shumë sesa gjenerimi. Çmimi në HUPX (Berzën hungareze të Energjisë) ka qenë rreth 430 euro për megavat orë. Читать дальше...

Kurti: Targat KS nuk kthehen, reciprocitet për dokumente

Evropaelire.org 

Autoritetet e Kosovës nuk do të pranojnë rikthimin në qarkullim të targave KS për veturat brenda territorit të Kosovës, si dhe do të zbatojnë masa reciproke për qytetarët e Serbisë sa i përket dokumentit për hyrje/dalje. Kështu deklaroi kryeministri Albin Kurti, të mërkurën gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës. Në kërkim të kompromisit Kosovë - Serbi deri më 1 shtator Qeveria e Kosovës për takimet në Bruksel: Dy tema ishin në agjendë Borrell: S'ka marrëveshje, negociatat do të vazhdojnë... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Андрей Рублёв

На кураже: Рублёв пробился в финал «Мастерса» в Мадриде, Медведев снялся из-за травмы






Путин приехал в храм Христа Спасителя на пасхальную службу

В Москве в храме Христа Спасителя началась пасхальная служба

Власти Ставрополья: ребенок погиб от удара током, когда запускал воздушного змея

Тысячи людей собрались на богослужение в храме Христа Спасителя в Москве