Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
Evropaelire.org
Декабрь
2022

Новости за 26.12.2022

Dyqanet me rroba të përdorura, alternativë për maqedonasit

Evropaelire.org 

Dyqanet që shesin rroba të përdorura nga markat e njohura botërore gjithnjë e më shumë po bëhen atraktive për qytetarët në Maqedoninë e Veriut, veçmas për ata që kanë të ardhura më të ulëta, por edhe për të rinjtë që kërkojnë të gjejnë veshje më unike. Së fundi, në kryeqytetin maqedonas, Shkup, janë hapur dhjetëra dyqane të tilla. Irena Simonoska, e cila që tre vjet punon si shitëse në një dyqan të rrobave të përdorura, thotë për Radion Evropa e Lirë se dyqani po frekuentohet më shumë nga të rinjtë, por ka edhe klientë të moshuar. Читать дальше...

Kosova, ende në pritje të KFOR-it për heqjen e barrikadave

Evropaelire.org 

Pas një takimi të Këshillit të Sigurisë të Kosovës, të mbajtur të hënën, Zyra e Kryeministrit theksoi se Qeveria e Kosovës është ende “në pritje të veprimeve nga KFOR-i” për heqjen e barrikadave. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur takim të Këshillit të Sigurisë të Kosovës lidhur me situatën në veri, në ditën e 17-të që nga ngritja e barrikadave në atë pjesë. Barrikadat u ngritën në shenjë proteste nga disa serbë lokalë pas arrestimit të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq ... Читать дальше...

Sulmohet një ekip gazetarësh në Zubin Potok

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës ka konfirmuar se të hënën është sulmuar një ekip i gazetarëve të televizionit Klan Kosova në fshatin Zupç të Zubin Potokut, duke lënduar dy nga pjesëtarët e ekipit dhe duke shkaktuar dëme materiale. “Sulmi ndaj tyre dyshohet se është kryer nga disa persona të maskuar, të cilët me mjete të forta (gurë) kanë sulmuar automjetin e mediumit dhe gazetarët të cilët ishin në detyrë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, që më tutje thotë se ka nisur hetimet lidhur me këtë rast.... Читать дальше...

Ministria serbe e Mbrojtjes: Do të rrisim numrin e forcave speciale të ushtrisë

Evropaelire.org 

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, tha të hënën se numri i pjesëtarëve të njësive speciale të Forcave të Armatosura Serbe do të rritet nga 1.500 në 5.000 deri në fund të vitit 2023. Një vendim i tillë erdhi, tha ai, “me urdhër” të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në deklaratën e publikuar nga Ministria e Mbrojtjes, Vuçeviq nuk ka dhënë arsye konkrete për këtë vendim, përveç se tha që Forcat e Armatosura Serbe do të jenë "grushti më i fortë që do të copëtojë dëshirat dhe qëllimet... Читать дальше...

Koreja e Veriut dërgon pesë dronë në Kore të Jugut

Evropaelire.org 

Zyrtarë ushtarakë të Koresë së Jugut kanë thënë se Koreja e Veriut i ka dërguar pesë dronë përtej kufirit mes dy vendeve. Sipas shefave të stafit ushtarak, dronët e shkelën hapësirën ajrore të Koresë së Jugut në zonat kufitare përreth provincës Gieongji. Një dron madje arriti deri në veri të kryeqytetit Seul para se të kthehej sërish përtej kufirit, në Kore të Veriut. Koreja e Veriut nisi edhe avionë dhe helikopterë sulmues, por rreth 100 fishekët e gjuajtur nga helikopterët e Koresë së Jugut nuk arritën t'i rrëzonin ata. Читать дальше...

Kurti takon liderët e KFOR-it dhe EULEX-it: Liria e lëvizjes duhet të rivendoset

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar të hënën me komandantin e Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Angelo Michele Ristuccia, dhe Shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark. Sipas komunikatës së lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, “konstatim i përbashkët nga ky takim është se liria e lëvizjes duhet të rivendoset dhe se nuk duhet të ketë barrikada në asnjë rrugë”. Disa barrikada janë ngritur në veri të Kosovës që nga 10 dhjetori, pas arrestimit të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq. Читать дальше...

Arben Vitia riemërohet ministër i Shëndetësisë

Evropaelire.org 

Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se Arben Vita është riemëruar si ministër i Shëndetësisë me vendim të kryeministrit Albin Kurti. Në njoftim thuhet se Kurti “i ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij”. Vitia kishte dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë në tetor të vitit të kaluar për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale për kryetar në Komunën e Prishtinës – garë të cilën e kishte humbur kundër kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama. Читать дальше...

MPJD i vendos kushte Porfirijes për vizitën në Kosovë

Evropaelire.org 

Kreut të Kishës Ortodokse serbe, patriarkut Porfirije i është kërkuar që të dënojë apo distancohet nga “veprimet e pjesëtarëve të Kishës që po i ofrojnë përkrahje grupeve kriminale në veri të Kosovës” të cilët janë “përgjegjës për barrikadat” e ngritura në atë pjesë. Kështu thanë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, që treguan se Porfirije ka bërë kërkesë më 23 dhjetor që të qëndrojë në Kosovë për tri ditë (26-28 dhjetor). “Pra, kërkesa për vizitë e Patriarkut Porfirije... Читать дальше...

KFOR-i heton të shtënat afër patrullës në Zubin Potok

Evropaelire.org 

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se është duke e hetuar atë që e ka quajtur “incident jodirekt zjarri” më 25 dhjetor, kur u raportua për të shtëna afër një patrulle të KFOR-it në Zubin Potok - njëra nga katër komunat e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës. KFOR-i e kishte konfirmuar këtë incident mbrëmjen e së dielës, ndërsa të hënën ritheksoi se nuk ka pasur të lënduar ose dëme materiale. “Incidenti përfshinte persona të panjohur të armatosur në zonën e Zubin Potokut. Читать дальше...

Mbi 50 persona me simptoma të helmimit në Pirot të Serbisë

Evropaelire.org 

Në qytetin Pirot, në juglindje të Serbisë, është shpallur gjendje e jashtëzakonshme pasi 51 persona u dërguan në spital me simptoma të helmimit, shkaku i rrjedhjes së amoniakut pas përmbysjes së një vagoni të një treni mallrash mbrëmjen e së dielës, më 25 dhjetor. Kryetari i komunës së Pirotit, Vladan Vasiq, shpalli gjendje të jashtëzakonshme në këtë qytet, njoftoi TV N1, përderisa shkollat në atë qytet janë të mbyllura të hënën. Sipas informacioneve nga Qendra Klinike Universitare në Nish, në atë spital janë shtruar 15 persona ... Читать дальше...

Dhjetëra të vdekur në SHBA dhe Kanada nga të ftohtët

Evropaelire.org 

Të paktën 38 persona kanë mbetur të vdekur shkaku i temperaturave të ulëta në Amerikën e Veriut. Zyrtarët thonë se 34 persona kanë vdekur në SHBA, ndërsa zona më e prekur është qyteti i Bufalos, në Nju Jork. Katër vdekje janë shënuar në Kanada, ku një autobus rrëshqiti mbi rrugën e ngrirë afër qytezës Merit, në provincën perëndimore të Kolumbisë Britanike. Një stuhi e tillë kaq e madhe nuk është regjistruar asnjëherë më parë. Ajo shtrihet nga Kanadaja deri në pjesën jugore të Rio Grandes. Meteorologët... Читать дальше...

KFOR-i konfirmon të shtënat në afërsi të patrullës së tij në Zubin Potok

Evropaelire.org 

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka thënë për mediat në Kosovë se “ka dëgjuar dhe ka parë” të shtëna në afërsi të një patrulle të tij në Zubin Potok – njëra nga katër komunat e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dieles, ndërsa KFOR-i tha se nuk ka të lënduar e as dëme materiale. Më herët, Policia e Kosovës (PK) ka demantuar raportimet e mediave serbe se ka qenë e përfshirë në shkëmbim zjarri në Zubin Potok. "Nuk ka pasur ndonjë sulm ndaj Policisë së Kosovës... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Даниил Медведев

Даниил Медведев снялся с четвертьфинала «Мастерса» в Мадриде из‑за травмы






Посол Нидерландов Хиллес  Плух завершил миссию в России

Из России запустят больше рейсов на Кубу

Суд оправдал журналиста, раскрывшего тайну схождения Благодатного огня

В США заявили о подготовке государственного переворота у границ России