Një gjykatëse që mbikëqyr rastin ndaj Donald Trumpit për ndërhyrje në rezultatin zgjedhor të vitit 2020, anuloi çdo procedurë të mbetur gjyqësor, teksa prokurorët po vlerësojnë "kursin që duhet të ndërmerret" pas fitores së Trumpit në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.
Prokurori i Posaçëm, Jack Smith, vitin e kaluar e kishte akuzuar Trumpin se kishte planifikuar që ta përmbyste rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 dhe e kishte akuzuar për posedimin e paligjshëm të dokumenteve të klasifikuara në pronën e tij në Mar-a-Lago. Читать дальше...