Ligjbërësit iranianë kanë kërkuar ndryshimin e një projektligji që parasheh ndëshkime më të ashpra ndaj grave që refuzojnë të bartin shaminë e obligueshme të kokës, apo hixhabin, raportuan mediat lokale iraniane, të mërkurën.
Projektligji, tashmë i aprovuar në Parlament, por i cili ende nuk i është dërguar Qeverisë për konfirmim përfundimtar, ka nxitur një debat të nxehtë në Iran, më shumë se dy vjet pas shpërthimit të protestave mbarëkombëtare, pjesërisht për shkak të kodit të rreptë të veshjes për gratë në republikën islamike. Читать дальше...