SHBA do të mbetet në Siri për kohë të pacaktuar
Shtëpia e Bardhë tha se misioni i ushtrisë amerikane në Siri po shkon kah një "fund i shpejtë", por nuk shpalli ndonjë afat kohor për tërheqjen e plotë të trupave. Përmes një deklarate, ajo tha se grupi militant Shteti Islamik është pothuajse tërësisht i shkatërruar dhe se SHBA-ja do të konsultojë aleatët e saj lidhur me planet e ardhshme. Presidenti Donald Trump ka deklaruar javën e kaluar se SHBA "do të tërhiqet nga Siria shumë shpejt". Por, raportohet se këshilltarët e kanë bindur atë se mund të rrezikojë ringjalljen xhihadiste. Читать дальше...