Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Апрель
2018

Новости за 04.04.2018

Kabul: Nga shpërthimi i një bombe janë plagosur ushtarë afganë

Evropaelire.org 

Tre persona janë plagosur pas shpërthimit të një bombe në kryeqytetin afgan, kanë njoftuar zyrtarët. Zëdhënësi i policisë në Kabul, Hashmat Stanekzai ka thënë për Radion Evropa e Lirë se dy ushtarë janë në mesin e të plagosurve. Shpërthimi ka ndodhur afër ndërtesës së Ministrisë së Brendshme. Stanekzai ka thënë se një bombë përgjatë rrugës ka shpërthyer. Por, disa media kanë raportuar, duke cituar zyrtarë të sigurisë të kenë thënë se shpërthimi ka ndodhur pasi një bombë magnetike është vendosur në një veturë të forcave të sigurisë afgane.

Liderët e Turqisë, Rusisë dhe Iranit bisedojnë për Sirinë

Evropaelire.org 

Presidentët e Iranit, Turqisë dhe Rusisë do të takohen sot në Ankara, për të diskutuar për të ardhmen e Sirisë dhe mënyrat se si të rrisin ndikimin e shteteve të tyre në Siri. Presidenti turk, Recep Tyyip Erdogan do të mirëpres homologun e tij rus, Vladimir Putin dhe atë iranian, Hasan roganin. Ky është samiti i dytë tripalësh në gjashtë muajt e fundit. Të trija shtetet janë të përfshira thellësisht në luftën në Siri. Rusia dhe Irani mbështetë presidentin Bashar al-Assad, ndërkaq Turqia mbështetë grupet rebele. Читать дальше...

Ndjekësi i IS-it del në gjyq për komplot terrorist

Evropaelire.org 

Një i ri në Austri po përballet me akuza për tentim-vrasje dhe terrorizëm, pasi dyshohet se ka shtyrë një djalë 12-vjeç që të kryejë një sulm terrorist në një treg Krishlindjesh në Gjermani. Gjyqi ndaj tij nis sot në një gjykatë në Vjenë. Sipas padisë, 19-vjeçari ishte simpatizues i grupit militant, Shteti Islamik. Ai kishte furnizuar një djalë të vogël gjerman, me manuele për ndërtimin e bombave dhe e ka udhëzuar atë që të sulmojë një treg në Ludvingshafen në dhjetor të vitit 2016. Pas komunikimit... Читать дальше...

Trump do të vendosë shumë shpejt nëse do të largojë trupat nga Siria

Evropaelire.org 

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dëshiron që “shumë shpejt” të marrë vendim, nëse do të tërheqë trupat amerikane nga Siria, tani kur ata pothuajse kanë kryer misionin e tyre primar për të mposhtur grupin militant, Shteti Islamik. “Sa i përket Sirisë, misioni ynë primar ka qenë të largonim IS-in”, ka thënë Trump gjatë një konference të përbashkët për media me presidentët e tri shteteve të Baltikut. “Këtë detyrë e kemi përmbushur dhe do të marrin vedim shumë shpejt, në koordinim me të tjerët për atë se çfarë do të bëjmë”. Читать дальше...

Facebook fshin dhjetëra llogari 

Evropaelire.org 

Facebook ka njoftuar se ka fshirë dhjetëra faqe ruse që në Shtetet e Bashkuara janë paditur për aktivitet politik, me qëllim që të ndikojnë në zgjedhjet presidenciale amerikane më 2016. Facebook ka njoftuar se ka fshirë 70 llogari, 138 faqe dhe 65 llogari në Instagram, duke shtuar se 95 për qind e tyre ishin në gjuhën ruse. Thuhet se llogarit dhe faqet e fshira kishin një milion ndjekës në Facebook dhe 500 mijë në Instagram. Ndjekësit e këtyre faqeve kryesisht ishin nga Rusia, Ukraina dhe shtetet tjera të afërta... Читать дальше...

Trashëgimia e Martin Luther Kingut jeton edhe 50 vjet pas vdekjes

Evropaelire.org 

Më 4 prill, 1968, udhëheqësi i të drejtave civile, Martin Luther King Jr, është vrarë në Memfis të Shteteve të Bashkuara. Ai ishte udhëheqësi kryesor i luftës për barazi për amerikanët me ngjyrë dhe një mbështetës i patrembur i protestës së padhunshme përballë shtypjes. (Përgatiti: Valona Tela; Video: AP)

Të shtëna në selinë e YouTube

Evropaelire.org 

Policia në Kaliforninë Veriore tha se po i përgjigjet një incidenti që përfshin një “qitës aktiv” në selinë e YouTube. Të shtëna u raportuan në kampusin e kompanisë në San Bruno, në jug të San Franciskos. Ambulancat janë në vendngjarje dhe autoritetet paralajmëruan publikun që të qëndrojë jashtë zonës. Mediat amerikane, duke u thirrur në burimet e zbatimit të ligjit, raportojnë se një e dyshuar grua ka vdekur. Google, që ka në pronësi YouTube, tha se po heton një “incident të mundshëm me armë zjarri”. Читать дальше...

Sulmuesja e dyshuar në YouTube gjendet e vdekur

Evropaelire.org 

Katër njerëz po trajtohen për plagosje me armë zjarri, pas të shtënave në selinë e YouTube në Kaliforninë Veriore, tha policia. Shefi i policisë në San Bruno, Ed Barberini, tha se një grua që besohet të jetë sulmuesja, është gjetur e vdekur në ndërtesë me “plagë të vetëshkaktuara”. Policia nuk dha më shumë informacione mbi të dyshuarën apo mbi motivet e saj për të shtënat. Gjendja e të plagosurve që janë dërguar në spital, nuk është e qartë. Ambulancat janë në vendngjarje dhe autoritetet... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Определилась первая соперница Рыбакиной на Ролан Гаррос






Ушаков: у Путина запланирован двухдневный визит в Узбекистан

Лидеров выборки вторсырья определили на подмосковных КПО за неделю

Бармена Малину приговорили к 25 годам колонии за диверсию и госизмену

В новую школу поселка Немчиновка в Одинцове поставляют оборудование и мебель