Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Сентябрь
2018

Новости за 02.09.2018

Vuçiq e Zaev diskutojnë për çështjen e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev kanë mbajtur një konferencë të përbashkët më 2 shtator, në Tabanoc, vendkalimin kufitar mes këtyre dy vendeve, me ç’rast kanë përuruar një pikë të përbashkët doganore. Të dy liderët kanë diskutuar edhe për zgjidhjen e çështjes së kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Vuçiq: Duhet ta largojmë urrejtjen 200 vjeçare mes serbëve dhe shqiptarëve

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se serbët dhe shqiptarët duhet njëherë e përgjithmonë ta largojnë urrejtjen 200 vjeçare mes tyre dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët për normalizimin e raporteve. Megjithatë, presidenti serb nuk ka dhënë detaje lidhur me debatet për korrigjimin dhe shkëmbimin e territoreve me Kosovën. Vuçiq ka thënë se është shumë e vështirë që të arrihet një zgjidhje, por se e ka shumë të rëndësishme që të mbetet e shkruar ajo se çfarë kemi mundur të kemi dhe se... Читать дальше...

Gjendet i vdekur pas plagëve të rënda historiani ukrainas Mykola Shityuk

Evropaelire.org 

Historiani ukrainas Mykola Shityuk u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Mykolaiv, raportoi policia. Sipas autoriteteve, trupi i tij kishte shenja të dhunës, dukë përfshirë plagë të rënda. Hetimi për vrasje është duke u zhvilluar. Shityuk ishte i njohur për punën e tij rreth gjenocidit të vitetve të 30-ta që la mijëra të vdekur në Ukrainë. Ky gjenocid ndodhi në periudhën 1932-33, derisa autoritetet sovjetike bënin presion tek fshatarët për tu bërë pjesë e fermave kolektive duke iu mohuar qasje në prodhimet e tyre. Читать дальше...

Papa Françesku bën thirrje për mbrojtje të civilëve në Siri

Evropaelire.org 

Papa Françesku, në fjalimin e tij të përjavshëm, bëri thirrje ndaj të gjitha palëve të përfshira dhe që kanë ndikim në Siri, të mbrojnë të drejtat e njeriut dhe të ruajnë popullatën civilë në rajonin e Idlib, që po perballet me sulme nga forcat qeveritare. Pas 7 vitesh luftë civile, provinca siriane Idlib dhe rajonet përreth janë ndër enklavat më të mëdha të kontrolluara nga rebelët kundër presidentit sirian Bashar al-Assad, një aleat i afërt me Rusinë. Një burim tha për Reuters se Assad po përgatit... Читать дальше...

Balija: Kosova po shënon rënie të investimeve të huaja 

Evropaelire.org 

Kosova është një vend më mjaft potencial, por as gjysma e këtij potenciali nuk po shfrytëzohet nga investitorët e huaj, thotë në një intervistë të Radion Evropa e Lirë, Shpend Balija, drejtor ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë në Kosovë, duke shtuar se investimet e huaja direkte viteve të fundit kanë shënuar rënie. Ai ndër të tjera flet edhe për mangësitë ligjore të cilat po u shkaktojnë probleme disa kompanive në vend. Radio Evropa e Lirë: Zoti Balija, sa është e përshtatshme klima ekonomike për investimet e huaja në Kosovë? Читать дальше...

Kryeqyteti i Somalisë goditet nga një eksplodim i madh

Evropaelire.org 

Një sulmues vetvrasës ka sulmuar qeverinë në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, duke shkaktuar shembjen e një shkolle, raportuan autoritetet. Vetura që eksplodoi në zonë, la të vdekur tre ushtarë dhe 14 persona të tjerë të plagosur, duke përfshirë 6 fëmijë. Sulmi po ashtu shkaktoi dëme në shtëpitë në afërsi dhe në një xhami. Grupi militant al-Shabab, mori përgjegjësinë për sulmin. Somalia është përballur me jostabilitet dhe dhunë që nga viti 1991.

Fushata për referendumin e fokusuar në daljen në votim

Evropaelire.org 

Njohësit e çështjeve politike thonë se fushata për referendumin në esencë është e bazuar në fushatën për arritjen e pragut të daljes në votime mbi 50 për qind, që do të thotë dhe legjitimim i marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë për të zhbllokuar procesin e integrimeve euroatlantike për Maqedoninë. Në njërën anë, 30 parti politike në koalicion të kryesuara nga Lidhja Social Demokrate e kryeministrit Zoran Zaev dhe Bashkimit Demokratik për Integrim të drejtuar nga Ali Ahmeti, bashkërendojnë aktivitetet... Читать дальше...

Gjenerali Miller emërohet komandant i NATO-s në Afganistan

Evropaelire.org 

Gjenerali i ushtrisë amerikane, Scott Miller, është emëruar komandant i forcave të NATO-s në Afganistan, në kohën kur Uashingtoni ka vënë në pyetje rritjen e përpjekjeve për të shtyrë talibanët në bisedimet për paqe me qeverinë në Kabul. "Për të qenë të suksesshëm, ne duhet të vazhdojmë adaptimin ndaj ambientit të armikut", tha Miller gjatë ceremonisë së pranimit të komandës në selinë e NATO-s. "Nuk ka vend për status quo", shtoi Miller. Shtetet e Bashkuara kanë bërë një vit që nga strategjia për presionin ndaj talibanëve... Читать дальше...



Pagë më të ulët se minimalja

Evropaelire.org 

Paga minimale në Kosovë e cila varion nga 130 deri në 170 ndonëse e ulët, në disa raste punëtorët në sektorin privat thuhet të marrin pagë edhe më të ulët se kjo. Nga hulumtimet që kanë bërë edhe disa nga organizatat ekonomike në Kosovë dhe ankesat që janë paraqitur në Sindikatën e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë është identifikuar se në tregun e punës punëdhënësit paguajnë punëtorë edhe me pagë më të ulët se ajo që është e përcaktuar si pagë minimale. Aktualisht, paga minimale në Kosovë... Читать дальше...

Viti i ri shkollor nis me 10 ditë vonesë në dy shkolla në kryeqytet

Evropaelire.org 

Dy shkolla fillore në kryeqytet, "Elena Gjika" dhe "Pavarësia", nuk do të fillojnë vitin e ri shkollor të hënën për shkak të renovimeve të papërfunduara. Lajmin e ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë, Jonuz Salihaj, drejtor i arsimit në Komunën e Prishtinës, i cili tha se këto dy shkolla do të fillojnë mësimin 10 ditë me vonesë. "Për Elena Gjikën kemi pasur disa probleme, është dashur të bëjmë investim 200 mijë euro për shkak të renovimeve. Elena Gjika është objekt i mbrojtur, na kanë penguar 10 ditë duke na vonuar lejen për renovim... Читать дальше...

May thotë se nuk ka kompromis me Bashkimin Evropian për Brexit

Evropaelire.org 

Kryeministrja britanike, Theresa May, ka insistuar se ajo nuk do të ndryshojë planin e Brexit-it gjatë negociatave me Bashkimin Evropian. May tha se ajo nuk do të bëj asnjë kompromis që nuk është në interes kombëtar, por gjithashtu theksoi se nuk do të jetë dakord me thirrjen për referendumin e dytë për marrëveshjen. Sipas saj, kjo do të ishte një tradhëti e madhe ndaj demokracisë dhe besimit. Marrëveshja e arritur me Bashkimin Evropian do të mundësonte tregtinë mes dy palëve. Por, kritikët... Читать дальше...

Ushtria amerikane do të ndërprejë ndihmën financiare ndaj Pakistanit

Evropaelire.org 

Ushtria amerikane tha se do të ndërprejë fondin prej 300 milionë dollar ndaj Pakistanit, për shkak të dështimit për të ndërmarrë masa ndaj grupeve militante. Presidenti Donald Trump ka akuzuar Pakistanin për dështim përderisa ka marrë miliona dollar. Zëdhënësi i Pentagonit Lt Col Kone Faulkner, tha se ushtria amerikane planifikon t’i shpenzojë këto para në prioritete më urgjente. Departamenti amerikan i Shtetit ka kritikuar Pakistanin, një aleat kyc, për dështim të kontrollit të rrjeteve terroriste... Читать дальше...

Erdogan bën thirrje për raporte më të mira me Kirgizinë

Evropaelire.org 

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë thirrje për raporte më të ngushta me Kirgizinë gjatë një vizite zyrtare. Duke folur pas bisedimeve me presidentin e Kirgizisë Sooronbai Jeenbekov në Bishkek, Erdogan bëri thirrje për më shumë fluturime mes dy vendeve si dhe ndërhyrje të Turqisë në rikonstruktimin e aeroporteve në Kirgizi. Erdogantha se nuk ka dashur të kthejë raportet bilaterale pas tentim grusht-shtetit më 2016. Ish presidenti i Kirgizisë Almzabek Atambaev, ka kritikuar veprimet e Turqisë pas dështimit të grusht-shtetit... Читать дальше...

Kërkesat e të rinjve ndaj politikbërësve në Kosovë

Evropaelire.org 

Politikanët kosovarë nuk po arrijnë t’i përmbushin pritjet e të rinjve. Shumë prej tyre të anketuar nga Radio Evropa e Lirë, thonë se kërkojnë më shumë vende të lira pune. Pamundësia për të lëvizur pa viza drejt vendeve të Bashkimit Evropian, për të rinjtë mbetet sfidë në vete, e që ata e shohin si një padrejtësi që iu është bërë, duke ua mbyllur dyert për një të ardhme më të mirë. Të rinjtë kërkojnë gjithashtu mirëqenie më të mirë e që siç thonë ata ka mbetur si çështje e papërmbushur, përgjatë kësaj dekade shtet.


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Андрей Рублёв

Российский теннисист Рублев вышел в финал турнира «Мастерс» в Мадриде






Латвия превратит подвалы домов в бомбоубежища на случай российской атаки

Иностранные лидеры приедут в Москву на 9 мая

были люди наше время лермонтов

В Подмосковье стартовал лыжероллерный сезон