Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Сентябрь
2018

Новости за 06.09.2018

Prokurorët në SHBA akuzojnë një verikorean për sulme kibernetike

Evropaelire.org 

Prokurorët amerikanë kanë akuzuar verikoreanin, Park Jin Hyok, që pretendohet se ka qenë i përfshirë në krijimin e një softueri të dëmshëm, që është përdorur për të dëmtuar Shërbimin Kombëtar për Shëndetësi në Britani të Madhe. Incidenti i vitit 2017, pati kthyer lapsin dhe fletoren në duart e mjekëve për shkak të bllokimit të sistemeve kompjuterike. Jin Hyok ëështë thënë se ka qenë i lidhur me Grupin Lazarus. Ky grup është fajësuar edhe për hakim në Sony Pictures më 2014. Departamenti amerikan... Читать дальше...

Pompeo e Mattis diskutojnë për siguri me homologet indiane

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis kanë zhvilluar takime me homologet e tyre në Indi, një ditë pasi Pompeo ka vizituar rivalin rajonal të këtij vendi, Pakistanin. Të dy diplomtët janë takuar në Nju Delhi më 6 shtator me ministren e Jashtme indiane, Sushma Swarah dhe ministren indiane të Mbrojtjes, Nirmala Sitharaman, për të diskutuar çështje të strategjisë dhe sigurisë. “Si dy demokracitë më të mëdha në botë, Shtetet e Bashkuara dhe India... Читать дальше...

Trump, Ivanovit: Marrëveshja me Greqinë i hap rrugën anëtarësimit në NATO dhe BE

Evropaelire.org 

Marrëveshja e Prespës i hap rrugën Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE, ka shkruar presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në urimin dërguar presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, me rastin e 8 shtatorit, ditës së pavarësisë së Maqedonisë. “Maqedonia ka shumë arsye që të jetë krenare. Marrëveshja historike e Prespës zgjidh kontestin shumëvjeçar (v.j.të emrit) me Greqinë dhe i hap rrugën Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE. Marrëveshja dhe anëtarësimi i Maqedonisë në NATO forcojnë sigurinë... Читать дальше...

Liderët botërorë përkrahin Britaninë në akuzat për sulmin me Noviçok

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania dhe Kanadaja janë pajtuar me Mbretërinë e Bashkuar se Qeveria Ruse “pothuajse me siguri” ka miratuar helmimin me Noviçok në Sallsbëri. Ata i kanë bërë thirrje Rusisë të shpalosë në tërsi programin e saj me Noviçok. Kjo deklaratë e përbashkët ka ardhur teksa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është takuar për të diskutuar sulmin kundër ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia në muajin mars. Rusia në anën tjetër vazhdon të mohojë çdo përfshirje. Читать дальше...

Kremlini i cilëson të "papranueshme" akuzat e Britanisë për Rastin Skripal

Evropaelire.org 

Kremlini ka mohuar të enjten se Rusia ka qenë e përfshirë në ndonjë mënyrë në helmimet e ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia, duke i përshkruar akuzat britanike se sulmi është miratuar nga zyrtarë të lartë ruse, si të “papranueshme”. Britania ka akuzuar dy rusë në mungesë të mërkurën, për tentim-vrasje të Skripalëve në Sallsbëri të Anglisë në muajin mars. Autoritetet britanike kanë thënë se të dyshuarit kanë qenë zyrtarë të inteligjencës ushtarake të Rusisë dhe se me shumë... Читать дальше...

Stoltenberg: S'ka anëtarësim në NATO pa kaluar referendumi për emrin

Evropaelire.org 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar të enjten në Shkup se, Maqedonia mund të bëhet anëtare e aleancës veri-atlantike nëse e zbaton marrëveshjen për emrin me Greqinë. “Nëse e implementoni marrëveshjen për emrin, ju do të bëheni shtet anëtar i NATO-s. Shpresoj se herën tjetër kur do të jem këtu, do të vij në një vend anëtar të aleancës”, ka deklaruar Stoltenberg. Zyrtari i lartë i NATO-s ka nënvizuar se e ardhmja e Maqedonisë është në duart e vetë qytetarëve të saj. Читать дальше...

Bizneset në Kosovë kanë pak njohuri për përfitimet e MSA-së

Evropaelire.org 

Bizneset në Kosovë nuk kanë njohuri të mjaftueshme për përfitimet që sjell Marrëveshja e Stabilizim Asociimit në veprimatarinë e tyre, ka njoftuar Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë. Kjo organizatë ka prezantuar  të enjten të gjeturat e një studimi lidhur me njohuritë e bizneseve për këtë Marrëveshje, e cila njëherësh shënon paktin e parë kontraktual të nënshkruar mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Udhëheqësi i Institutit për Hulumtime Ekonomike në Odën Amerikane, Visar Hapçiu ka thënë se të... Читать дальше...

Vetëvendosje fton LDK-në për organizim të protestave kundër Thaçit

Evropaelire.org 

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se do t’i bëjë ftesë Lidhjes Demokratike të Kosovës për të protestuar kundër pjesëmarrjes së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në dialogun me Serbinë. Kryesia e kësaj Lëvizje ka thënë të ketë marrë këtë vendim në një mbledhje të mbajtur ditën e enjte. Në një komunikatë për media është caktuar dita e premte si dita e fundit për të përcaktuar datën e protestës. Në komunikatë thuhet se “Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pa mandat të Kuvendit po vrapon në negociata pa parime me Presidentin e Serbisë... Читать дальше...



A preken parimet e Pakos së Ahtisaarit me ndryshimin e kufirit?

Evropaelire.org 

Hapja e temës rreth ndryshimit të kufirit në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka nxitur jo vetëm debate të shumta, por ka hapur edhe çështje politike, të cilat reflektojnë si në zhvillimet e brendshme, ashtu edhe në ato me përmasa rajonale. Shpallja e koordinuar e pavarësisë së Kosovës me vendet aleate perëndimore, ishte bazuar në Planin Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës, i njohur si Pakoja e Ahtisaarit. Tani, një dilemë tjetër që shtrohet është se çfarë efektesh mund të ketë një... Читать дальше...

Pence kundërshton autorësinë në shkrimin e publikuar në New York Times

Evropaelire.org 

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence ka hedhur poshtë spekulimet se ai është autor i shkrimeve që sulmojnë presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Në një artikull në The New York Times, që është thënë të jetë shkruar nga një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, thuhet se të zgjedhurit Trumpit janë duke tentuar të pengojnë agjendën e presidentit amerikan. Një zëdhënës i nënpresidentit ka kundërshtuar se Pence është mbrapa shkrimit. Trump në anën tjetër e ka cilësuar autorin e tekstit të “mjerë” dhe gazetën të “rreme”. Читать дальше...

Ministri britanik: Putin ka përgjegjësi përfundimtare për helmimin kundër Skripalëve

Evropaelire.org 

Presidenti rus, Vladimir Putin ka përgjegjësi përfundimtare për helmimin me agjent nervor kundër ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia në muajin mars në Angli, ka thënë ministri britanik për Siguri, Ben Wallance. Ai ka thënë më 6 shtator se Putin “kontrollon, financon dhe drejton” inteligjencën ushtarake të Rusisë, të njohur si GRU, të cilën Britania e ka akuzuar për përdorim të agjentit nervor, Noviçok, kundër Skripalëve. Të dy i kanë mbijetuar sulmit, derisa tani është raportuar... Читать дальше...

Autoritetet e Kosovës miratojnë vizitën e Vuçiqit 

Evropaelire.org 

Ministria për Punë të Jashtme e Kosovës ka miratuar kërkesën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që të vizitojë Kosovën këtë fundjavë. Lajmin për Radion Evropa e Lirë e ka konfirmuar Jetlir Zyberaj, këshilltar i lartë i ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli. Zyberaj tha se leja për vizitë të Vuçiqit është lëshuar konform marrëveshjes së arritur në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë, për lëvizje të lirë. Presidenti serb, Vuçiq pritet të qëndrojë në Kosovë më 8 dhe 9 shtator,... Читать дальше...

Stoltenberg: E ardhmja e Maqedonisë varet nga qytetarët e saj

Evropaelire.org 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar sot në Shkup se, Maqedonia mund të bëhet anëtare e aleancës veri-atlantike nëse zbaton marrëveshjen për emrin me Greqinë. “Nëse e implementoni marrëveshjen për emrin, ju do të bëheni shtet anëtar i NATO-s. Shpresoj se herën tjetër kur do jem këtu do të vij në një vend anëtar të aleancës”, ka theksuar Stoltenberg. Stoltenberg ka thënë se e ardhmja e Maqedonisë është në duart e vetë qytetarëve të saj. “Për disa javë do të keni referendum ku duhet të vendosni për ardhmërinë... Читать дальше...

Një tërmet i fuqishëm godet Hokaidon

Evropaelire.org 

Një tërmet i fuqishëm ka paralizuar të enjten ishullin Hokaido, në veri të Japonisë, duke lënë të vdekur të paktën shtatë persona, transmeton Reuters. Si pasojë e tërmetit ka pasur rrëshqitje të dheut dhe rreth 5.3 milionë persona kanë mbetur pa energji elektrike. Numri i viktimave të tërmetit, 6.7 shkallë mund të rritet teksa shpëtimtarët janë duke kërkuar në shtëpitë e mbuluara nga dheu. Transmetuesi publik, NHK, ka njoftuar se rreth 33 persona konsideron të zhdukur dhe 300 të tjerë janë lënduar. Читать дальше...

Tekste shkollore jocilësore dhe pa mjete konkretizimi

Evropaelire.org 

Nxënësit, të cilët vijojnë mësimet në shkollat fillore publike në Kosovë, niveli i ulët që përfshin klasën e parë deri në të pestën, në një mesatare për 10 lëndë mësimore, kanë në përdorim më shumë se 15 tekste shkollore. Siç tregojnë prindërit dhe mësimdhënësit, këtij numri të teksteve shkollore, nga praktika e deritashme, zakonisht gjatë vitit u shtohen edhe të paktën dy libra tjerë shkollorë, ngase sipas tyre, ka tekste aktuale që nuk janë cilësore dhe kërkohen alternativa tjera. Prindër dhe mësimdhënës... Читать дальше...

Irani kërcënon me rritjen e aktivitetit bërthamor

Evropaelire.org 

Irani do të rinisë programin e tij bërthamor dhe do të pasurojë uranium në nivel më të lartë se më parë, nëse Rusia, Kina dhe fuqitë evropiane e ndjekin shembullin e Shteteve të Bashkuara dhe ndalojnë të respektojnë marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, paralajmëroi Agjencia Bërthamore e Iranit. “Nuk do të rikthehemi në nivelet e mëparshme (të pasurumit të uraniumit) nëse homologët tanë largohen nga marrëveshja, por do të arrijmë nivele edhe më të avancuara”, tha zëdhënësi Behrouz Kamalvandi.... Читать дальше...

Dështojnë seancat e pushtetit dhe opozitës, thirret takim i përbashkët

Evropaelire.org 

Mungesa e kuorumit ka dështuar mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës të thirrur nga opozita për të debatuar lidhur me angazhimet e presidentit Hashim Thaçi për përfshirjen e "shkëmbimit të territoreve" apo "korrigjim të kufijve" në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Seanca u bojkotua nga partitë në pushtet, andaj edhe nuk arriti të fillonte fare. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka mbyllur seancën dhe ka ftuar një takim të Kryesisë së Kuvendit dhe shefave... Читать дальше...

S’ka marrëveshje ndërmjet partive në pushtet dhe opozitës

Evropaelire.org 

Ka përfunduar pa asnjë marrëveshje takimi i thirrur nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, me Kryesinë e Kuvendit dhe shefat e grupeve parlamentare. Partitë në pushtet dhe ato në opozitë nuk kanë lëvizur nga pozicionet fillestare. Përderisa partitë në pushtet kërkojnë që Kuvendi të emërojë ekipin negociator për dialogun me Serbinë të propozuar nga Qeveria, opozita në anën tjetër kërkon miratimin e një rezolute lidhur me angazhimet e presidentit Hashim Thaçi për përfshirjen e "shkëmbimit të territoreve"... Читать дальше...

Twitter pranon se i ka fshehur "padrejtësisht" disa llogari

Evropaelire.org 

Shefi ekzekutiv i Twitter-it, Jack Dorsey, u tha ligjvënësve amerikanë se algoritmet e kompanisë së tij nuk kanë qenë gjithmonë "të paanshme". Ai tha se platforma "padrejtësisht" ka reduktuar dukshmërinë e 600,000 llogarive, duke përfshirë disa të anëtarëve të Kongresit. Dorsey nuk mundi të thotë nëse shumica e tyre ishin të republikanëve, demokratëve apo të tjerëve. Dorsey u mor në pyetje nga senatorët amerikanë në lidhje me akuzat se Twitter censuron zërat konservatorë. Disa republikanë... Читать дальше...

Новости России
Москва

Форум Доноров представил результаты первой лаборатории проекта «Музеи и меценаты»


IS-i merr përgjegjësinë për sulmet në Kabul

Evropaelire.org 

Grupi militant Shteti Islamik (IS) e mori përgjegjësinë për sulmet e së mërkurës në Kabul, të cilat lanë të vrarë së paku 26 njerëz. Shteti Islamik, përmes agjencisë së tij të lajmeve Amaq, tha se bombarduesit kanë sulmar "një tubim të të pafeve" në lagjen Dasht-e-Barçi të kryeqytetit afgan. Mbi 90 vetë janë plagosur në sulmet që goditën një klub të mundjes në lagjen e banuar me shumicë shiite. Një sulmues vetëvrasës e hodhi vetën në erë brenda klubit, ndërsa 40 minuta më vonë një makinë bombë shpërtheu pranë. Читать дальше...

Thaçi: Njohje reciproke me Serbinë, pa ndarje dhe shkëmbim territoresh

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të enjten se mundësitë për arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë shumë të vogla, porse do të bëhen përpjekje maksimale që kjo marrëveshje të arrihet. Këtë deklaratë, Thaçi e bëri në Konferencën e pestë të ambasadorëve të Republikës së Kosovës, që po mbahet në Prishtinë. Thaçi tha se një marrëveshje e paqes me Serbinë do të ketë kuptim vetëm nëse ndodh njohja reciproke. “Njohja reciproke duhet të... Читать дальше...

India legalizon seksin e homoseksualëve

Evropaelire.org 

Gjykata Supreme e Indisë vendosi se seksi homoseksual nuk është më vepër penale në këtë vend. Vendimi i sotëm historik shfuqizon një gjykim të vitit 2013, që mbështeste një ligj të epokës koloniale, të njohur si seksioni 377, sipas të cilit, seksi i homoseksualëve është kategorizuar si një "vepër e panatyrshme". Ky ka qenë një nga ligjet më të vjetra në botë që ka penalizuar seksin e homoseksualëve dhe India ka hezituar ta përmbysë atë. "Kriminalizimi i marrëdhënieve sensuale është joracional... Читать дальше...

Stoltenberg në Shkup, në mbështetje të referendumit për emrin

Evropaelire.org 

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, po qëndron për vizitë në Maqedoni, ku në takimet me drejtuesit e institucioneve pritet të diskutojë për procesin e referendumit të 30 shtatorit, në të cilin duhet të vendoset për marrëveshjen me Greqinë për zgjidhjen e kontestit të emrit. Kjo marrëveshje, që është arritur më 17 qershor, vlerësohet si vendimtare për procesin e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Ajo është ratifikuar në Kuvend, por duhet të marrë mbështetjen edhe në referendum... Читать дальше...

Konfirmohet samiti i dy Koreve këtë muaj

Evropaelire.org 

Udhëheqësit e dy Koreve do të mbajnë këtë muaj një samit në Phenjan. Konfirmimi nga Seuli vjen pasi lideri verikorean, Kim Jong Un, ka përsëritur se do të angazhohet për denuklearizimin e gadishullit. Samiti, i treti me radhë midis Kimit dhe presidentit jugkorean, Moon Jae-in, do të zhvillohet nga data 18 deri më 20 shtator. Kim është zotuar për denuklearizim qysh pas takimit historik me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në muajin qershor. Por, marrëveshja e tyre është kritikuar... Читать дальше...

Britania i raporton Këshillit të Sigurimit për rastin Skripal

Evropaelire.org 

Britania do të njoftojë sot Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për urdhërarrestet që i ka lëshuar për dy operativë rusë, të akuzuar për kryerjen e një sulmi me agjent nervor në tokën britanike. Ambasadorja britanike në OKB, Karen Pierce, do të prezantojë gjetjet e Londrës në lidhje me helmimin e ish-agjentit rus, Sergei Skripal, dhe të vajzës së tij, Yulia, në qytetin Sallsbëri. Kryeministrja britanike, Theresa May, tha të mërkurën se dy zyrtarë të inteligjencës ushtarake ruse e kanë kryer sulmin e 4 marsit. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Свентек стала первой полуфиналисткой турнира WTA-1000 в Мадриде






Вместо "броников" – участки и бизнес-центр: Арестованы активы фигурантов дела о хищении у Минобороны

В Китае четко ответили про Курильские острова: журналисту из Японии указали, что они давно стали частью СССР

Захарова показала фото с флагом России при сходе Благодатного огня в Иерусалиме

Порядка 200 тематических ярмарок ждут жителей и гостей региона в мае