Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Июль
2019

Новости за 31.07.2019

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të diskutojë testimet raketore të K.Veriore

Evropaelire.org 

Britania, Gjermania dhe Franca i kanë kërkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të realizojë një takim me dyer të mbyllura të enjten, për të diskutuar testimet e fundit raketore të Koresë Veriore, kanë thënë diplomatët. Koreja Veriore ka nisur dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi të mërkurën, ka thënë ushtria jugkoreane, vetëm disa ditë pasi Phenjani ka testuar dy raketa të ngjashme duke i bërë presion kështu Koresë Jugore dhe Shteteve të Bashkuara që të pezullojnë stërvitjet e ardhshme ushtarake. Читать дальше...

Gjermania "heziton" që t'i bashkohet SHBA-së për patrullime detare afër Iranit

Evropaelire.org 

Gjermania “heziton” që t’i bashkohet një misioni mbikëqyrës detar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Ngushticën e Hormuzit, mirëpo do të konsiderojë mundësinë e pjesëmarrjes në ndonjë mision evropian, ka thënë Qeveria e kancelares, Angela Merkel. Qeveria i është përgjigjur propozimit të Uashingtonit të bërë një ditë më parë, për të “ndihmuar në sigurimin” e linjës më të ngarkuar detare për transportim të naftës, si dhe për të “luftuar agresionin iranian”. Ky propozim ka ardhur në kohën e... Читать дальше...

Një ‘Rusi e vogël’ në Ballkan

Evropaelire.org 

Armatosja e Serbisë, kryesisht në dy vjetët e fundit, me kontingjente armatimesh të ndryshme nga Rusia, duhet të jetë shqetësuese, jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin, vendet e të cilit ose janë pjesë e aleancës së NATO-s ose kanë prezencë të kësaj aleance, vlerësojnë zyrtarët e Qeverisë në dorëheqje të Kosovës. Zëvendësministri në dorëheqje i Mbrojtjes, Burim Ramadani, thotë për Radion Evropa e Lirë që zgjerimi i NATO-s në Ballkan ka ofruar dhe ndikuar në stabilitetin dhe sigurinë rajonale në formë të rëndësishme... Читать дальше...

Izraeli do të ndërtojë shtëpi për hebrenj dhe palestinezë në Bregun Perëndimor

Evropaelire.org 

Izraeli ka miratuar ndërtimin e 6,000 shtëpive të reja për kolonët hebrenj dhe 700 shtëpive për palestinezët në Bregun Perëndimor. Vendimi për shtëpi të reja vetëm rrit më shumë prezencën e Izraelit në këtë pjesë. Në tërë këtë njoftim, i habitshëm është konsideruar vendimi për të ndërtuar shtëpi për palestinezët. Vendbanimet e izraelitëve në Bregun Perëndimor konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar, ndonëse Izraeli nuk pajtohet me këtë gjë. Ende nuk është bërë e qartë nëse shtëpitë... Читать дальше...

Spitali përjashton mundësinë e helmimit të Navalnyt

Evropaelire.org 

Udhëheqësi i qendrës mjekësore në Rusi, Aleksei Tokarev, ka thënë se rezultatet e testeve laboratorike kanë përjashtuar mundësinë e helmimit të politikanit opozitar, Aleksei Navalny. Tokarev, ka thënë më 31 korrik se në mostrat e marra nga Navalny më 29 korrik, “nuk janë gjetur substanca helmuese”. Kritiku i Kremlinit, që aktualisht është burgosur për 30 ditë, meqë ka organizuar protestë fundjavën e kaluar, është dërguar në spital më 28 korrik në gjendje jo të mirë, çka ka rritur shqetësimet se ai ka qenë viktimë e tentimeve për ta helmuar.

Thaçi vazhdon konsultimet me përfaqësuesit e komunitetit RAE

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vazhduar të mërkurën konsultimet me përfaqësues të partive politike në Kosovë, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit. Ai është takuar me deputetët e Grupit Parlamentar 6+, Albert Kinollin, nga komuniteti rom, Danush Ademin, nga komuniteti ashkalinj dhe Veton Berishën nga komuniteti egjiptian. Në një komunikatë për media është thënë se presidenti po shqyrton mundësi për “nxjerrjen e vendit nga kjo situatë e re politike”. Haradinaj... Читать дальше...

Arroganca politike nga mosfunksionimi i gjyqësorit

Evropaelire.org 

Mosfunksionimi i sistemit gjyqësor ka bërë që arroganca e strukturave udhëheqëse qoftë në nivelin lokal apo atë qendror të jetë gjithnjë e më e theksuar në Maqedoninë e Veriut, thonë njohësit e çështjeve politike. Këto komente vijnë pas një varg skandalesh të cilat dolën në sipërfaqe nga përfaqësues të strukturave të larta politike që janë pjesë e Qeverisë, ndërkohë që deri më tani askush nuk është përgjigjur për një gjë të tillë para organeve të drejtësisë. Gjatë kësaj jave, kanë nxitur reagime... Читать дальше...

I dërguari i SHBA-së në Afganistan realizon "vizitën më produktive" në Kabul

Evropaelire.org 

I dërguari i Shteteve të Bashkuara në bisedimet për paqe në Afganistan, Zalmay Khalilzad, ka thënë të ketë realizuar “vizitën e tij më produktive” në Kabul prej kur është emëruar në këtë pozitë një vit më parë, për të negociuar ndonjë zgjidhje politike me talibanët, çka do t’i jepte fund luftës 18-vjeçare në Afganistan. Khalilzad, 68-vjeçar ka thënë më 31 korrik se do të niset drejt Pakistanit dhe më pas Katarit, për të zhvilluar rrethin e nëntë të bisedimeve me talibanët. “Shtetet e Bashkuara... Читать дальше...



Kina do të ndalojë udhëtimet individuale drejt Tajvanit

Evropaelire.org 

Kina ka njoftuar se do të ndalojë së lëshuari leje individuale për Tajvanin. Ministria e këtij shteti për turizëm ka thënë se vendimi i saj, që do të nisë së zbatuari nga dita e enjte, është nxitur nga tensionimet e fundit të situatës. Udhëtarët nga 47 shtete të botës, duke përfshirë Pekinin dhe Shangain, kanë mundur të vizitojnë këtë vend nga viti 2011. Mirëpo tensionet me Pekinin janë rritur, pasi ky i fundit konsideron që territori i këtij ishulli i përket Kinës. Megjithatë, ndalimet e... Читать дальше...

Pas shkëputjes nga Z-Mobile, Telekomi i Kosovës synon rimëkëmbjen

Evropaelire.org 

Telekomi i Kosovës po shpreson se me shkëputjen e kontratës me Dardafon, në kuadër të së cilit është edhe shërbimi telefonik i njohur me emrin Z-Mobile, do të rriten të hyrat e kësaj kompanie publike. Por, Telekomit, i mbetet t’i përfundojë tani edhe procedurat tjera gjyqësore me kompaninë Z-Mobile, si dhe t’ia paguajë borxhin prej 25 milionë euro. Sipas zyrtarëve të Qeverisë në dorëheqje të Kosovës, Telekomi, megjithatë, ka mundësi që të shlyej këtë borxh dhe të nis rimëkëmbjen. Të martën, Telekomi... Читать дальше...

Kosnett: Qeveria e ardhshme në Kosovë duhet të nxisë konkurencën në sektorin privat

Evropaelire.org 

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se pavarësisht strukturës së re të qeverisë së ardhshme në Kosovë, ajo duhet të jetë e përkushtuar për të vepruar në mënyrë që të rritet fleksibiliteti dhe konkurueshmëria në sektorin privat. Ai i ka bërë këto komente në mbrëmjen e së martës në një organizim të ndarjes së çmimeve për të shënuar partneritetin ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës. Teksa ka përmendur disa biznese në Kosovë që kanë rezultuar të suksesshme sa i përket bashkëpunimit me biznese amerikane... Читать дальше...

Gazetari Nuhi Bytyçi intervistohet nga Gjykata Speciale

Evropaelire.org 

Gazetari Nuhi Bytyçi ka konfirmuar se është intervistuar nga Prokuroria e Gjykatës Speciale me seli në Hagë.  “Pas kërkesës zyrtare me shkrim, që më është dërguar nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, kam dhënë dëshminë lidhur me veprimtarinë time si gazetar gjatë periudhës së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka njoftuar Bytyçi përmes një komunikate me shkrim. Gjatë kohës së konfliktit të viteve 1998-'99, ai ka qenë udhëheqës i ekipit televiziv... Читать дальше...

Irani planifikon largimin e katër zerove nga valuta

Evropaelire.org 

Qeveria iraniane ka miratuar një plan për të larguar katër zero nga valuta kombëtare, rial, teksa shteti tenton të përballet me inflacion të lartë. Kjo masë është bërë e ditur nga zëdhënësi qeveritar, Ali Rabiei, pas mbledhjes së kabinetit më 31 korrik. Këtij plani i duhet mbështetje prej parlamentit dhe Këshillit të Guardianëve. Rivlerësimi i valutës iraniane është diskutuar për një kohë të gjatë, meqë vlera e saj ka rënë sidomos pasi Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015... Читать дальше...

Thaçi diskuton me kryetaren e KQZ-së për zgjedhjet

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë të mërkurën se ka diskutuar me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, rreth mundësisë së mbajtjes të zgjedhjeve të parakohshme. Megjithatë, Thaçi ka thënë që do të shqyrtojë të gjitha mundësitë për konsultime me partitë politike në Kuvendin e Kosovës. “Nëse partitë politike nuk janë në gjendje t’i japin përgjigje këtij realiteti të ri politik në një afat të arsyeshëm kohor, jam i gatshëm t’i shpalli menjëherë zgjedhjet e reja”, ka shtuar ai. Читать дальше...

Presidentja kroate i demanton deklaratat e pretenduara për Bosnjën

Evropaelire.org 

Presidentja e Krocisë, Kolinda Grabar Kitaroviq, mohoi se ka deklaruar se Bosnja dhe Hercegovina është shtet i paqëndrueshëm nën kontrollin e islamit militant. Gazeta izraelite, Jerusalem Post, ka raportuar se Grabar Kitaroviq, e cila po viziton Izraelin ka thënë se Bosnja dhe Hercegovina “është shumë e paqëndrueshme dhe se në disa aspekte e kanë marrë përsipër njerëz të lidhur me Iranin dhe organizata terroriste”. Grabar Kitaroviq: Bosnje e Hercegovina kontrollohet nga islami militant Po ashtu sipas Jerusalem Post... Читать дальше...

Lufta e nënës shqiptare për t’i kthyer fëmijët nga Siria

Evropaelire.org 

Një nënë nga Tirana ka mbi pesë vjet që po mundohet t’i kthejë dy fëmijët e saj nga Siria. Në vitin 2014, burri i saj mori vajzën dhe djalin dhe shkoi në Siri për të luftuar në krah të grupit ekstremist Shteti Islamik. Pas disa muajsh, ai u vra dhe fëmijët mbetën vetëm. Tek ta shkoi më pas gjyshja e tyre.

I nominuari i SHBA-së për ambasador në Serbi: Palët t'i kthehen dialogut

Evropaelire.org 

I nominuari i SHBA-së për ambasador në Serbi, Anthony Godfrey, tha se prioritet i tij do të jetë normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës dhe gjetja e një zgjidhje të qëndrueshme. Diplomati amerikan, i cili ka qenë zëvëndësambasador në Moskë, thotë se është i vetëdijshëm për "ndikimin malinj të Rusisë" dhe thekson se është në interesin strategjik të SHBA-së, për të mbështetur Serbinë në rrugën evropiane. Anthony Godfrey foli përpara Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit, i cili do të duhet të konfirmojë emërimin e tij... Читать дальше...

Politika e jashtme në fokus të debatit mes kandidatëve demokratë për president 

Evropaelire.org 

Dhjetë kandidatët presidencialë demokratë janë përplasur me argumente në një debat televiziv në Shtetet e Bashkuara. Ky është debati i parë mes demokratëve i cili do të pasohet nga një debat tjetër ku do të paraqiten 10 kandidatët tjerë, përfshirë Joe Biden dhe Kamala Harris, që synojnë nominimin e Partisë Demokratike, për garën presidenciale të SHBA-së më 2020. Shëndetësia, migracioni dhe politika e jashtme, dominuan debatin që u zhvillua të martën në mbrëmje. Elizabeth Warren dhe Bernie Sanders... Читать дальше...

Grabar Kitaroviq: Bosnje e Hercegovina kontrollohet nga islami militant

Evropaelire.org 

Bosnje e Hercegovina kontrollohet nga islami militant, i cili është dominues në përcaktimin e agjendave, ka thënë presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq, gjatë vizitës në Izrael. “Bosnje e Hercegovina është shumë e paqëndrueshme, dhe në disa aspekte udhëhiqet nga njerëz që kanë lidhje me Iranin dhe organizatat terroriste”, deklaroi presidentja kroate, pas takimit me presidentin e Izraelit, Reuven Rivlin. Menjëherë pas kësaj deklarate, reaguan anëtarët e presidencës trepalëshe të Bosnje e Hercegovinës... Читать дальше...

Korea e Veriut sërish lëshon raketa, reagojnë Korea Jugore dhe Japonia

Evropaelire.org 

Koreja e Veriut ka gjuajtur dy raketa balistike me rreze të shkurtër, në brigjet e saj lindore, njoftoi ushtria e Koresë së Jugut. Kjo është hera e dytë, brenda një jave, që Korea e Veriut bën veprime të tilla. Ministri i mbrojtjes i Jugut, Jeong Kyeong-doo, tha se raketat u identifikuan si një lloj i ndryshëm nga modelet e mëparshme. Kryeministri japonez, Shinzo Abe, konfirmoi se veprimi, nuk kishte asnjë ndikim në sigurinë e Japonisë. Kur i lëshoi raketat, ditë më parë, Korea e Veriut tha... Читать дальше...

Mbi 30 të vdekur nga një sulm me bombë në Afganistan

Evropaelire.org 

Të paktën 34 persona janë vrarë, dhe 17 të tjerë janë plagosur, kur autobusi me të cilin po udhëtonin u godit nga shpërthimi i një bombe të vendosur në rrugë. Incidenti ndodhi në provincën perëndimore Farah në Afganistan. Zëdhënësi i policisë, Mohibullah Mohib, tha se autobusi po udhëtonte në autostradën Kandahar-Herat kur u godit nga një “bombë talibane”, e vendosur anash rrugës. Sediq Sediqi, një zëdhënës i qeverisë në Afganistan, gjithashtu fajësoi militantët talibanë, të cilët nuk e konfirmuan menjëherë... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Даниил Медведев

Медведев обыграл Бублика и вышел в четвертьфинал "Мастерса" в Мадриде






Синоптики спрогнозировали в Москве похолодание и отсутствие осадков 3 мая

Новосибирская область в мае представит программу научно-технического развития

Алексей Гончаров возглавит Министерство строительства Забайкалья

Планируете отдых на Черном море? Отель “Мишель” предлагает отличный сервис по приемлемым ценам