Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Июль
2019

Новости за 19.07.2019

LDK kërkon nga presidenti Thaçi t’i nisë konsultimet për datën e zgjedhjeve

Evropaelire.org 

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga Presidenti i Kosovës që t’i nis konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme. Thirrja e LDK-së, drejtuar presidentit Hashim Thaçi pasoi mbledhjen e kryesisë së kësaj partie e thirrur pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit. “Kryesia vlerëson se pas dorëheqjes së kryeministrit, Kosova nuk ka qeveri dhe LDK kërkon nga presidenti që t’i nis konsultimet për datën e zgjedhjeve”, tha kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa. Читать дальше...

OVL e UÇK-së kundër ftesës së Gjykatës Speciale ndaj Haradinajt

Evropaelire.org 

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, për shkak të një ftese nga Gjykata Speciale, ka thënë se Haradinaj do të dalë fitimtar edhe në këtë proces. Gucati, në një konferencë për media, ka thënë se Shoqata e veteranëve nuk pret asnjëherë asgjë të mirë nga Gjykata Speciale. Ai tha se shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së që nga fillimi e kanë kundërshtuar këtë gjykatë. "Kjo gjykatë është politike dhe e njëanshme. Читать дальше...

Reagimet pas dorëheqjes së Haradinajt

Evropaelire.org 

Dorëheqja e Ramush Haradinajt ka nxitur reagimet e partive politikë në pushtet dhe në opozitë. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se “koalicioni qeveritar u ndërtua për të marrë vendime të mëdha për Kosovën dhe për t'i mbrojtur vlerat e UÇK-së”. Duke komentuar dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj pas ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë, Veseli, tha se “lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër dhe e drejtë dhe jam i sigurt se ndershmëria... Читать дальше...

Veseli: Koalicioni qeveritar u ndërtua për të marrë vendime të mëdha për Kosovën

Evropaelire.org 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se “koalicioni qeveritar u ndërtua për të marrë vendime të mëdha për Kosovën dhe për t'i mbrojtur vlerat e UÇK-së”. Duke komentuar dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj pas ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë, Veseli, tha se “lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër dhe e drejtë dhe jam i sigurt se ndershmëria e luftës së popullit tonë për liri e pavarësi ka për t’u vërtetuar sërish”.   “Të... Читать дальше...

Haradinaj jep dorëheqje

Evropaelire.org 

Menjëherë pasi dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit, Ramush Haradinaj zhvilloi një takim me partinë e tij, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe më pas u deklarua për gazetarët.

Presidenti Thaçi: Luftën e UÇK-së nuk mund ta cenojë askush

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ndjen keqardhje për ftesat për intervistim, të cilat Gjykata Speciale u ka dërguar ish-shefit të Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, njëherësh këshilltar i presidentit, ish-komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe disa ish-eprorë të tjerë të UÇK-së. “Nga mediat tani u informova edhe për vendimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, për dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e tij. Unë... Читать дальше...

UEFA ndëshkon Bullgarinë dhe Rumaninë për "racizmin" e tifozëve

Evropaelire.org 

Bullgaria do të duhet të mbyllë një pjesë të stadiumit të saj kombëtar në ndeshjet kundër Anglisë dhe Republikës Çeke - të vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian të Futbollit - për shkak të racizimit. Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) e lëshoi urdhrin të premten, duke thënë se tifozët bullgarë kanë bërë thirrje raciste gjatë ndeshjeve me Çekinë dhe me Kosovën, muajin e kaluar. Bullgaria do të jetë nikoqire e ndeshjes me Anglinë më 14 tetor dhe me Republikën Çeke më 17 nëntor. ... Читать дальше...

Haradinaj jep dorëheqje, ftohet nga Gjykata Speciale

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje. Këtë vendim ai e bëri publik në mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Kosovës. Arsyeja e dorëheqjes, siç tha Haradinaj, është sepse ai ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit. “Arsyeja e këtij vendimi është se kam marrë thirrje të paraqitem për t’u marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë si i dyshuar”, tha Haradinaj.  Ai tha se nderi i postit të kryeministrit duhet të ruhet dhe se ai do të paraqitet në Hagë për intervistim. Читать дальше...



Një tërmet i fuqishëm godet Athinën

Evropaelire.org 

Një tërmet i fuqishëm goditi Athinën, kryeqytetin e Greqisë, duke ndërprerë lidhjet telefonike dhe energjinë elektrike në disa pjesë. Epiqendra e tërmetit, me fuqi prej 5.1 shkallësh të Richterit, u regjistrua rreth 22 kilometra në veriperëndim të Athinës. Banorët dolën në rrugë, ndërsa disa ndërtesa të larta u evakuuan pasi dridhja zgjati rreth 15 sekonda. Raporte për viktima nuk ka. Kreu i Agjencisë së Mbrojtjes Kundër Tërmetit, Efthymios Lekkas, u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë. Читать дальше...

Zaev, pa opozitën, dorëzon në Kuvend draft-ligjin për Prokurorinë

Evropaelire.org 

Kryeministri Zoran Zaev ka anuluar takimin e thirrur me liderët e partive politike për të diskutuar për tri tema, që, sipas tij, janë aktuale; Ligji për Prokurorinë Publike, ndryshimet në kodin zgjedhor dhe regjistrimi i popullsisë, por jo edhe për zgjedhjet e parakohshme, që kërkohen nga opozita. Për shkak të refuzimit të kësaj kërkese, VMRO DPMNE-ja opozitare ka refuzuar që të jetë pjesë e këtij takimi, por edhe Qeveria e ka anuluar takimin me arsyetimin se “nuk do të pranoj ultimatum nga kryetari i papërgjegjshëm i VMRO DPMNE-së... Читать дальше...

Merkel: Komentet e Trumpit, në kundërshtim me madhështinë e Amerikës

Evropaelire.org 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i dënoi sulmet verbale të presidentit amerikan, Donald Trump, kundër katër kongresisteve me ngjyrë, duke thënë se ato "janë në kundërshtim me atë që e bën Amerikën madhështore". "Unë distancohem fuqishëm nga sulmet dhe shpreh solidaritet me gratë", tha Merkel në një konferencë për gazetarët në Berlin. "Sipas mendimit tim, forca e Amerikës qëndron në atë se njerëzit me origjina të ndryshme kontribuojnë në madhështinë e vendit", shtoi Merkel. Të dielën, Trump... Читать дальше...

Ekonomia joformale në Kosovë arrin në shkallën prej 30 për qind

Evropaelire.org 

Autoritetet në Kosovë kanë paralajmëruar betejë të pakompromis kundër ekonomisë joformale në vend, e cila vlerësohet të ketë arritur në shkallën prej 30 për qind të bruto produktit vendor, që përkthyer në shifra është rreth 1.8 miliard euro në vit. Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka publikuar të premten, në një konferencë për media, raportin gjashtëmujor ku është theksuar se niveli i ekonomisë joformale është në nivel të lartë, por që si e tillë, përgjatë kësaj periudhe, ka shënuar rënie për shkak të rritjes së të hyrave tatimore. Читать дальше...

Kosnett e quan korrekt vendimin për mosakreditimin e universiteteve

Evropaelire.org 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philipp Kosnett, tha se vendimi i Agjencisë së Akreditimit të Kosovës për t'iu tërhequr akreditimin disa institucioneve të arsimit të lartë "ka qenë i vështirë, por korrekt". "Është roli i saj që të marrë vendime objektive dhe të bazuara në standarde, për t'iu siguruar studentëve të Kosovës arsimin cilësor që e meritojnë", tha Kosnett në një postim në Twitter. Kosnett tha se "universitetet ekzistojnë për t'i edukuar studentët për përfitimet e tyre... Читать дальше...

Irani mohon se SHBA-ja ka rrëzuar një dron të tij

Evropaelire.org 

Irani mohoi se luftanija amerikane ka rrëzuar një dron iranian në Ngushticën e Hormuzit, ashtu siç pretendon SHBA-ja. Zëvendësministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha në një postim në Twitter se Teherani "nuk ka humbur ndonjë dron në Ngushticën e Hormuzit apo gjetkë". Zëdhënësi i forcave të armatosura të Iranit, Abolfazl Shekarchi, tha se të gjithë dronët iranianë janë kthyer në bazat e tyre. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të enjten se luftanija amerikane USS Boxer ka rrëzuar dronin iranian... Читать дальше...

Hetohen të dyshuarit për spiunazh për Serbinë

Evropaelire.org 

Prokuroria Themelore në Gjilan ka sjellë vendimin për nisjen e hetimit ndaj dy pjesëtarëve të komunitetit serb , me inicialet T.T. dhe D.D. të cilët më 10 korrik janë arrestuar në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë, në kufirin Kosovë-Serbi, për veprën penale të spiunazhit. Siç thuhet nga Prokuroria, ata kanë provuar që dokumentacionin e caktuar të Kosovës ta bartin në Serbi. Pas mbajtjes për 48 orë në paraburgim dhe pas intervistimit të tyre nga ana e prokurorit kujdestar në Departamentin e Krimeve të Rënda... Читать дальше...

Bota përjetoi qershorin më të nxehtë në histori

Evropaelire.org 

Bota ka përjetuar qershorin më të nxehtë në histori muajin e kaluar, me temperaturë mesatare prej 16.4 gradësh Celsius. Administrata e Oqeanisë dhe Atmosferës e Shteteve të Bashkuara tha se temperatura mesatare globale ka qenë për 1.7 Fahrenheit më e nxehtë se mesatarja e shekullit 20. Sipas saj, të nxehtit ka qenë më i përqendruar në Evropë, Rusi, Kanada dhe Amerikë Jugore. Agjencia amerikane e lëshoi raportin në kohën kur Shtetet e Bashkuara po përgatiten për një, siç u tha, "valë të rrezikshme të të nxehtit". Читать дальше...

Vulin: Prishtina dhe Beogradi - si "krahasimi i Shtetit Islamik me BE-në"

Evropaelire.org 

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, e krahasoi Kosovën me grupin militant Shteti Islamik në një intervistë të drejtpërdrejtë në Radio Televizionin e Serbisë. "Kur një shtet i fuqishëm, siç është Franca, ju lejon të blini armët më moderne, kjo do të thotë se ai ka besim në ju. Sisteme të tilla nuk mund t'i gjeni te terroristët në Shtetin Islamik. Ndërsa, Shteti Islamik është më i afërt me atë që bën Prishtina. Prishtina dhe Beogradi - kjo është si krahasimi i Shtetit Islamik me Bashkimin Evropian"... Читать дальше...

A do të ketë sanksione amerikane ndaj Turqisë?

Evropaelire.org 

Autoritetet turke kanë arsye të ndjehen të lehtësuar. Tash për tash, Shtetet e Bashkuara nuk po planifikojnë sanksione ndaj Ankarasë edhe pse ato ishin paralajmëruar për një kohë të gjatë. "Shtetet e Bashkuara aktualisht nuk po shikojnë në drejtim të vendosjes së sanksioneve ndaj Turqisë për shkak të blerjes së sistemeve ruse të mbrojtjes ajrore", tha presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Megjithatë, ai nuk e përjashtoi mundësinë që të ndodhë diçka e tillë. Vlera e monedhës turke shënoi ngritje menjëherë pas deklaratave të Trumpit. Читать дальше...

Gjykata vendos: Holanda 10 për qind fajtore për masakrën e Srebrenicës

Evropaelire.org 

Një gjykatë e lartë holandeze ka mbështetur një vendim se Holanda ishte pjesërisht përgjegjëse për 350 vdekje në masakrën e Srebrenicës në Bosnje e Hercegovinë, në korrik të vitit 1995. Gjykata tha se shteti kishte përgjegjësinë 10 për qind, pasi kjo ishte shkalla e mundësisë, që ushtarët holandezë, mund të kishin parandaluar vrasjet. “Nëse forcat holandeze u dhanë mundësi këtyre burrave të qëndrojnë aty, ka pasur vetëm 10 për qind mundësi që ata të mos bien në duart e forcave serbe, dhe për... Читать дальше...

Këshilltari Bolton takon Daçiqin: Kosova dhe Serbia të vazhdojnë dialogun

Evropaelire.org 

Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të lëvizë përpara.  Ai ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq. Përmes një postimi në Twitter, Bolton ka thënë se “është koha që të dyja palët të veprojnë menjëherë”. “Ishte kënaqësi të pres ministrin Daçiq. U pajtuam se dialogu me Kosovës duhet të lëvizë përpara, pasi asnjëra palë nuk fiton nga status-quoja. Koha për të vepruar të dyja palët është tani”, ka shkruar Bolton. Читать дальше...

Disa të vrarë nga shpërthimi pranë Universitetit të Kabulit

Evropaelire.org 

Gjashtë persona u vranë dhe të paktën 27 të tjerë u plagosën nga një shpërthim në afërsi të Universitetit të Kabulit në Afganistan. Incidenti ndodhi përderisa studentët po prisnin për të marrë pjesë në një provim. Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por shpërthimi ndodhi vetëm disa orë pasi militantët talibanë ndërmorrën sulme ndaj një stacioni policor në Kandahar, duke vrarë të paktën 12 dhe plagosur më shumë se 80 persona. Forcat afgane të sigurisë po përballen me sulme pothuajse të përditshme nga militantët talibanë... Читать дальше...

Senatorët republikanë dhe demokratë bëjnë thirrje për sanksione ndaj Turqisë

Evropaelire.org 

Ligjvënësit republikanë dhe demokratë të SHBA-së, po i bëjnë presion presidentit amerikan, Donald Trump, të vendosë sanksione ndaj Turqisë, për shkak të blerjes së një sistemi rus të mbrojtjes raketore. Ata thonë se presidenti duhet të zbatojë një ligj, që parasheh sanksione për shtetet të cilat bëjnë biznes me ushtrinë e Rusisë. Senatorët republikanë, Rick Scott dhe Todd Young, paraqitën një rezolutë që bën thirrje për sanksione, pasi Ankaraja, javën e kaluar, filloi pranimin e një sistemi të avancuar të mbrojtjes raketore të Rusisë. Читать дальше...

SHBA-ja rrëzon një aeroplan pa pilot iranian

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se marina amerikane ka qëlluar një aeroplan pa pilot iranian, në ngushticën e Hormuzit. "Anija mori masa mbrojtëse kundër një aeroplani iranian që ishte në një distancë shumë të afërt, afërsisht 900 metra, duke injoruar thirrjet e shumëfishta, dhe duke kërcënuar sigurinë e anijes dhe të ekuipazhit të anijes”, tha presidenti Trump. Presidenti i SHBA-së e quajti incidentin, si provokimin e fundit nga ana e Iranit, kundër anijeve që lundrojnë në ujërat ndërkombëtare. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Касаткина проиграла Путинцевой и не смогла выйти в 1/4 финала турнира WTA в Мадриде






Новосибирская область в мае представит программу научно-технического развития

Синоптики спрогнозировали в Москве похолодание и отсутствие осадков 3 мая

Каждый десятый россиянин готов уйти из компании вслед за руководителем

Самая мощная за год: магнитная буря обрушилась на Землю