Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Сентябрь
2022

Новости за 06.09.2022

Ueb-faqet e institucioneve të Kosovës, cak i sulmeve kibernetike

Evropaelire.org 

Problemet me shërbimin e internetit në institucionet e Kosovës, sipas zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu, vijnë si pasojë e një sulmi kibernetik. Ai tha në një postim në Facebook, më 6 shtator, se kjo është identifikuar nga ekipi i sektorit të sigurisë kibernetike në Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit në bashkëpunim me ekspertët e jashtëm. “Sulmi kibernetik nuk ka depërtuar brenda infrastrukturës se rrjetit kompjuterik shtetëror pasi që është bllokuar nga pajisjet përkatëse të sigurisë". Читать дальше...

OBSH-ja për përmbytjet në Pakistan: Situata pritet të përkeqësohet

Evropaelire.org 

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore të Pakistanit (NDMA) tha se 1.325 njerëz janë vrarë nga përmbytjet masive, pasi Kombet e Bashkuara paralajmëruan se situata humanitare në të gjithë vendin, një e treta e së cilës është nën ujë, po përkeqësohet. Zyrtarët thanë që më shumë se 1.200 të tjerë janë lënduar nga përmbytjet që kanë prekur rreth 33 milionë banorë. Shirat e dendura monsune që kanë përfshirë vendin që nga qershori, kanë shkaktuar aq shumë dëme, që sipas zyrtarëve pakistanez... Читать дальше...

Erdogan: Nga Bosnja në Turqi, vetëm me letërnjoftime

Evropaelire.org 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi për një marrëveshje me Bosnjë e Hercegovinën, që do t’i lejojë qytetarët e këtij shteti të udhëtojnë për në Turqi vetëm me letërnjoftime dhe anasjelltas. Gjatë vizitës në Sarajevë të martën, më 6 shtator, ai njoftoi se një marrëveshje e ngjashme do të nënshkruhet edhe me Serbinë. “Ne po punojmë për të nisur një udhëtim të ndërsjellë mes dy shteteve. Ministrat tanë të Jashtëm do të kryejnë procedurat e nevojshme që kjo gjë të jetësohet”, tha... Читать дальше...

VMRO-ja zyrtarizon nismën për referendum kundër marrëveshjes me Bullgarinë

Evropaelire.org 

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka njoftuar të martën fillimin e procedurës për organizimin e referendumit të detyrueshëm me qëllim të anulimit të marrëveshjes me Bullgarinë. Kjo marrëveshje e propozuar nga Franca dhe e miratuar në Parlamentet e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, i hapi rrugën shtetit maqedon që të nisë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, më 19 korrik. Në bazë të marrëveshjes, Shkupi gjatë procesit të bisedimeve me BE-në duhet të zgjidhë çështjet e hapura lidhur me aspektet historike... Читать дальше...

Liz Truss merr mandatin e kryeministres nga Mbretëresha

Evropaelire.org 

Mbretëresha Elizabeth II emëroi të martën Liz Truss kryeministre të Britanisë. Truss fitoi dje garën në Partinë Konservatore, duke siguruar postin e lideres së kësaj partie dhe të kryeministres së re të Britanisë së Madhe. “Mbretëresha priti sot në audiencë të nderuarën Truss dhe i kërkoi asaj që të formonte administratën e re”, tha Pallati Buckingham në një deklaratë. Sipas pallatit mbretëror, Truss pranoi ofertën e Mbretëreshës dhe “i puthi duart pas emërimit si kryeministre”. Truss zëvendëson Boris Johnson... Читать дальше...

Milionat që s’e rimëkëmbën Ortopedinë

Evropaelire.org 

“Kushtet në këtë pjesë të klinikës janë katastrofë”, thotë një infermiere duke treguar nga një sallë e operacionit e Klinikës së Ortopedisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Lagështi, rrjedhje uji, mure të çara e kabllo elektrike mund të vërehen gati në çdo cep të saj. Me qëllim të, siç thuhet, përmirësimit të kushteve dhe ofrimit të shërbimeve më të mira, në vitin 2019 ka nisur ndërtimi i një objekti aneks, apo shtesë, shumë pranë Klinikës së Ortopedisë. Për finalizimin e tij... Читать дальше...

Gjendet i vdekur një prej të dyshuarve për sulmet me thikë në Kanada

Evropaelire.org 

Policia e Kanadasë tha se një prej dy të dyshuarve për sulmet me thikë në Saskatçuan është gjetur i vdekur. Trupi i Damien Sanderson, 31 vjeç, u gjet në James Smith Kri, ku ndodhën vrasjet. Zyrtarja policore Rhonda Blackmore tha gjatë një konferencë për media se trupi i pajetë i të dyshuarit u gjet të hënën në orën 11:30, sipas kohës lokale. Gjatë një konference për media, ajo tha se “trupi u gjet në një zonë të gjelbëruar në afërsi të një shtëpie që po ekzaminohej” nga autoritetet. Sipas saj... Читать дальше...

Nis gjyqi për zjarrin vdekjeprurës në spitalin e Tetovës

Evropaelire.org 

Një vit pas zjarrit vdekjeprurës në spitalin modular të Tetovës, nis gjykimi i tre personave të akuzuar për këtë ngjarje. Ish-drejtori i përgjithshëm i spitalit të Tetovës, Florin Besimi, ish-drejtori ekonomik, Artan Etemi, dhe përgjegjësi për spitalin modular, Boban Vecevski, dalin të martën para Gjykatës Themelore në Tetovë. Ata akuzohen për veprat penale: “nxitje e rrezikimit të përgjithshëm” dhe “mosveprim sipas rekomandimeve shëndetësore në kohë epidemie”. Për këto vepra, sipas ligjeve në Maqedoninë e Veriut... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Свентек выиграла титул WTA в Мадриде






Коллекционер из Германии обнаружил в куске янтаря из Мьянмы осу возрастом 100 млн лет

Обзор: в апреле 2024 года в России открылись 12 новых производств

Стоп, снято: мошенники придумали новые схемы с фейковыми фотосессиями

Концерт клуба авторской военной песни «Ветер Победы» состоялся в Музее Победы