Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Сентябрь
2022

Новости за 17.09.2022

EuroPride në Beograd me prezencë të shtuar policore

Evropaelire.org 

Mbështetësit e komunitetit LGBT u mblodhën në Beograd më 17 shtator, pavarësisht se autoritetet serbe ndaluan mbajtjen e marshit të EuroPride. Teksa nisi marshimi në Beograd, në rrugët e kryeqytetit serb u pa prezencë e shtuar e Policisë. Para nisjes së marshit të EuroPride-it u raportua për disa incidente të vogla, pasi aktivistë të krahut të djathtë dhe të grupeve fetare po ashtu u mblodhën në Beograd për të kundërshtuar marshin. Policia bllokoi trotuaret dhe rrugët nëpër të cilat organizatorët... Читать дальше...

Liberalizimi i vizave në një fazë vendimtare

Evropaelire.org 

Javët dhe muajt e ardhshëm pritet të jenë vendimtarë për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, thonë burimet diplomatike në Bruksel. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ato thonë se ka një gatishmëri politike mes vendeve anëtare të BE-së, që të finalizohet procesi dhe të miratohet vendimi për lëvizjen e lirë të kosovarëve në vendet evropiane, apo në atë që njihet si zona Schengen. Për më tepër, thonë burimet, “tash nuk dëgjohen zëra kundër liberalizimit të vizave”, gjë që dëshmon se... Читать дальше...

Biden niset drejt Londrës për të marrë pjesë në varrimin e Mbretëreshës

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe Zonja e Parë, Jill Biden, më 17 shtator kanë udhëtuar drejt Londrës për të marrë pjesë në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II. Shtëpia e Bardhë tha më herët se Biden ka pranuar ftesë nga Pallati Mbretëror për të marrë pjesë në funeral, që do të mbahet më 19 shtator në Kishën Uestminister. Nga Shtëpia e Bardhë sqaruan se vetëm Biden është ftuar dhe jo ish-presidentët e tjerë amerikanë. Mbretëresha Elizabeth II vdiq më 8 shtator. Ajo mbretëroi për 70 vjet... Читать дальше...

Kazakistani ndryshon emrin e kryeqytetit

Evropaelire.org 

Presidenti i Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev, zyrtarisht ka nënshkruar legjislacionin për të ndryshuar sistemin prej dy mandatesh presidenciale prej pesë vjetësh. Tani, sipas legjislacionit të ri, presidenti do të ketë vetëm një mandat presidencial prej shtatë vjetësh. Po ashtu, ai ka nënshkruar ligjin për ndryshimin e emrit të kryeqytetit nga Nur-Sultan në Astana. Vendimet e 17 shtatorit vijnë një ditë pasi Dhoma e Ulët e Parlamentit kazak, miratoi propozimin e Toqaevit për këto ndryshime, që janë pjesë e fushatës për krijimin... Читать дальше...

Faturat e larta të rrymës rrezikojnë punën e hoteleve

Evropaelire.org 

Kriza energjetike ka goditur rëndë sektorin e gastronomisë në Maqedoninë e Veriut, në veçanti qytetet turistike në Ohër dhe Strugë. Faturat e larta të energjisë elektrike në dy muajt e fundit e kanë vënë në pikëpyetje funksionimin e tyre për shkak të pamundësisë për të shlyer detyrimet ndaj shtetit, por edhe ndaj punonjësve, thonë gastronomët. Rritja e çmimit të faturave, sipas pronarëve të disa hoteleve, ka çuar në rritjen e çmimeve të shërbimeve, por në anën tjetër kjo ka ulur edhe numrin e vizitorëve. Читать дальше...

Një fermë e mençur në Dyz

Evropaelire.org 

I nxitur nga nevoja për siguri energjetike dhe mungesa e punëtorëve, një fermer i mjedrave në Kosovë ka adaptuar një sistem që ka automatizuar ujitjen e tokave të tij. Për më tepër, sistemi prodhon rrymën vetë.

Vërshime në Gjakovë dhe Rahovec

Evropaelire.org 

Si pasojë e reshjeve të shiut, në Komunën e Gjakovës dhe Rahovecit është raportuar për vërshime, që kanë shkaktuar dëme materiale. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, tha për Radion Evropa e Lirë se në Gjakovë dhe Rahovec ka disa shtëpi dhe makina të dëmtuara, por shtoi se nuk ka raportime për dëme në njerëz. “Ka vërshime në qytetin e Gjakovës dhe në disa fshatra të Rahovecit. Deri më tani, janë angazhuar edhe zjarrfikësit dhe komunat respektive. Deri më tani... Читать дальше...

Turqia dënon vendimin e SHBA-së për embargon e armëve në Qipro

Evropaelire.org 

Ministria e Jashtme e Turqisë tha më 17 shtator se dënon fuqishëm vendimin e Shteteve të Bashkuara për të hequr embargon e armëve ndaj Qipros. Departamenti amerikan i Shtetit tha të premten se sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka hequr kufizimet e tregtisë në fushën e mbrojtjes për Qipron për vitin fiskal 2023. Ministria e Jashtme turke tha se ky vendim do të “forcojë edhe më shumë mospajtimet e palës greke qipriote dhe do të ndikojnë negativisht në përpjekjet për të zgjidhur çështjen e Qipros”. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Соболенко уступила Свентек в финале турнира WTA-1000 в Мадриде






Стоп, снято: мошенники придумали новые схемы с фейковыми фотосессиями

Яд в банках: в популярных марках кофе Росконтроль выявил фальсификаты

Рязанский пациент // Москвичи поехали к стоматологам в соседние регионы

Отказ США от российского урана может ударить по ...