Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Январь
2023

Новости за 09.01.2023

Escobar dhe Lajçak diskutojnë situatën në Kosovë dhe rajon me ambasadorët e NATO-s

Evropaelire.org 

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, kanë folur të hënën para ambasadorëve të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel në një takim joformal të Këshillit të NATO-s. Ata gjatë vizitës së tyre të përbashkët në selinë e NATO-s kanë pasur takim edhe me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana. Sipas njoftimeve nga NATO, takimet e tyre kanë qenë pjesë e konsultimeve... Читать дальше...

Lufta kundër korrupsionit, prioritet i SHBA-së në Maqedoninë e V.

Evropaelire.org 

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler, ka bërë të ditur se për Uashingtonin, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të ketë prioritet në Maqedoninë e Veriut, krahas çështjeve që lidhen me energjetikën dhe ekonominë. Ajo i ka bërë këto deklarata pak para vizitës së Këshilltarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet në rajonin e Ballkanit. “Me Chollet do të diskutohen prioritetet e përbashkëta, ndërkohë që çështja e korrupsionit mbetet primare për Uashingtonin. Читать дальше...

Pas arrestimit të Andrew Tate, zbulohen taktikat e trafikantëve për mashtrimin e vajzave

Evropaelire.org 

Arrestimi i influencuesit Andrew Tate, i popullarizuar në internet për maskulinitetin toksik, pas një bastisjeje në vilën e tij luksoze në periferi të Bukureshtit, ka nxjerrë në pah rrezikun e vazhdueshëm për trafikim me qenie njerëzore në Rumani dhe përtej. Hetuesit pretendojnë se katër të dyshuar – siç raportohet, bëhet fjalë për 36-vjeçarin Tate, vëllain e tij, Tristan, dhe dy gra rumune – formuan një grup kriminal për trafikimin e njerëzve në Rumani dhe vende të tjera, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe. Читать дальше...

Tronditje globale, dënohet sulmi ndaj institucioneve braziliane

Evropaelire.org 

Udhëheqësit botërorë reaguan me tronditje dhe ankth ndaj sulmit ndaj Kongresit, Gjykatës së Lartë dhe pallatit presidencial të Brazilit nga mijëra mbështetës të ish-presidentit të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro. Rebelët refuzojnë të pranojnë humbjen e Bolsonaro në zgjedhjet e fundit. Ish-presidenti nuk ka bërë një deklaratë publike duke pranuar në mënyrë eksplicite se ai humbi. Në një postim në Twitter drejtuar pasuesit të Bolsonaros, krahut të majtë Luiz Inacio Lula da Silva, kryeministri... Читать дальше...

Presidenca Suedeze ka nisur konsultimet për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Evropaelire.org 

Presidenca Suedeze e Bashkimit Evropian ka nisur konsultimet me vendet anëtare lidhur me kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe në këtë moment nuk dëshiron të paragjykoj se cilat do të jenë rezultatet e këtyre konsultimeve. Këtë e ka thënë në Bruksel Ambasadori i Suedisë në BE, Lars Danielson, i cili personalisht ka nisur këto konsultime në cilësinë e kryesuesit të radhës së BE-së. Danielson e ka thënë këtë në një takim me gazetarët e akredituar në Bruksel të cilëve u ka... Читать дальше...

Intelegjenca e Bosnjes ngre alarmin për praninë e pjesëtarëve të Wagner dhe Ujqve të Natës

Evropaelire.org 

Të dhënat e inteligjencës boshnjake tregojnë se anëtarët e grupit mercenar rus ‘Wagner’, ‘Pjesëtarë të Lëvizjes Çetnike’ dhe anëtarët e klubit rus të motoçikletave ‘Ujqit e Natës’ do të marrin pjesë në festimin e Ditës së Republikës Sërpska të Bosnje e Hercegovinës më 9 janar. Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë ministri i Sigurisë së Bosnje e Hercegovinës, Selmo Cikotiq, duke theksuar se bëhet fjalë për të dhëna nga strukturat e inteligjencës dhe sigurisë. “Këto janë grupe pak a shumë ekstreme dhe radikale... Читать дальше...

Papa dënon Iranin për përdorimin e dënimit me vdekje

Evropaelire.org 

Papa Françesku kritikoi të hënën Iranin për përdorimin e dënimit me vdekje kundër demonstruesve që kërkonin respektim më të madh për të drejtat e grave. Vërejtjet e Papës, të bëra në fjalimin e tij vjetor para diplomatëve të akredituar në Vatikan, ishin më të fortat e tij që nga fillimi i protestave mbarëkombëtare në Iran pas vdekjes shtatorin e kaluar të gruas kurdo-iraniane, 22-vjeçares, Mahsa Amini, në një qendër paraburgimi nga policia. Në fjalët e tij, Françesku e lidhi kundërshtimin e Vatikanit... Читать дальше...

Kina kryen sërish manovra ushtarake pranë Tajvanit

Evropaelire.org 

Ushtria kineze mbajti stërvitje të përbashkëta të sulmeve luftarake në shkallë të gjëra, duke dërguar avionë luftarakë dhe anije të marinës drejt Tajvanit, thanë ministritë e mbrojtjes të Kinës dhe Tajvanit. Stërvitja përkoi me vizitën e një grupi ligjvënësish gjermanë që zbarkuan në Tajvan të hënën në mëngjes. Në krye të delegacionit është Marie-Agnes Strack-Zimmermann, e cila drejton Komisionin e Mbrojtjes të Parlamentit Gjerman. Ligjvënësit gjermanë do të takohen me presidentin e Tajvanit... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Виктория Азаренко

Азаренко не смогла пробиться в 1/8 финала турнира в Мадриде, уступив Соррибес-Тормо






Почти 300 жителей Королева обратились с вопросами на «Выездной Администрации»

В Орехово-Зуевском округе выявили признаки незаконного недропользования

Yle: финские военные и полиция начали использовать системы глушения БПЛА

Ольга Любимова обсудила культурное сотрудничество с руководством Национального музея Бангкока