Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Январь
2023

Новости за 12.01.2023

Pendarovski: Ka kaluar koha kur Shqipëria shihej si armike e maqedonasve

Evropaelire.org 

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i ka quajtur të “panevojshme” dhe të “vjetërsuara” reagimet  lidhur me takimin në Tiranë të kryeministrit Edi Rama me liderët e partive politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut. Lidhur me këtë takim, në të cilin sipas pjesmarrëvesve është diskutuar kryesisht për çështjet që kanë të bëjnë me përshpejtimin e integrimit evropian të të dyja vendeve, ka pasur reagime të shumta në Shkup, në veçanti nga opozita maqedonase, e cila e ftesën e kryeministrit... Читать дальше...

Vuçiq pret që SHBA-ja "të inkurajojë Prishtinën për të përmbushur obligimet"

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas një takimi me këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet në Beograd, tha se pret që SHBA-ja të inkurajojë Kosovën që “të përmbushë obligimet e saj në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara”. “Shpreha pritjen që SHBA-ja të njohë përpjekjet e vendit tonë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe të përdorë ndikimin e saj të padyshimtë dhe të inkurajojë Prishtinën që të përmbushë obligimet e saj në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara... Читать дальше...

Përfaqësuesit e PE-së kërkojnë ndëshkimin e politikanëve që minojnë Bosnjën e Hercegovinën

Evropaelire.org 

Përfaqësuesit e Parlamentit Evropian (PE), që merren drejtpërdrejtë me Bosnjë dhe Hercegovinën, kanë paralajmëruar komunitetin ndërkombëtar se duhet të ndërmarrë veprime konkrete kundër politikanëve që minojnë shtetin e Bosnjë e Hercegovinës. Romeo Franz, kryetar i delegacionit të PE-së për marrëdhënie me Bosnjë e Hercegovinën dhe Kosovën dhe Paulo Rangel, raportues i përhershëm për Bosnjë e Hercegovinën, lëshuan një deklaratë të përbashkët me rastin e festimit të Ditës së Republikës Sërpska më 9 janar. Читать дальше...

Nehammer: Austria e gatshme të dërgojë trupa shtesë në Kosovë

Evropaelire.org 

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, tha se shteti i tij është i gatshëm të dërgojë trupa shtesë në Kosovë, në kuadër të misionit të NATO-s, KFOR, nëse një gjë e tillë i kërkohet zyrtarisht nga aleanca ushtarake perëndimore. Gjatë një konference të përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Nehammer tha se shteti i tij ka numrin më të madh të trupave në KFOR nga shtetet që nuk janë pjesë e NATO-s, duke shtuar se përkrahin idenë e Kosovës për trupa shtesë. “Ne mbështesim thirrjen... Читать дальше...

Zonja A, viktima e parë që Bosnja duhet ta dëmshpërblejë për përdhunim në luftë

Evropaelire.org 

Dhjetë vjet dëshmi të dhimbshme dhe kohë shumë e gjatë e kaluar nga gjykata në gjykatë, duket se nuk shkuan dëm për klienten e Nexhlla Shehiqit - avokate e një viktime të dhunës seksuale gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë. Zonja A, pseudonim i vënë nga Ministria e Shtetit për të Drejtat e Njeriut dhe Refugjatët, mund të jetë viktima e parë e dhunës seksuale gjatë luftës, së cilës shteti i Bosnjës do t’i paguajë dëmshpërblim prej 15 mijë eurosh. Pagesa u urdhërua nga Komiteti i Organizatës... Читать дальше...

Gjykata e BE-së: Turistët mund të rimbursohen për masat kufizuese ndaj COVID-19

Evropaelire.org 

Udhëtarët të cilët nuk kishin mundur t’i shfrytëzojnë ofertat e udhëtimeve si pasojë e vendosjes së kufizimeve për të luftuar pandeminë COVID-19, mund të kenë të drejtën për të paktën një rimbursim të pjesshëm, tha të enjten gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian. Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi për këtë pasi u pyet për mendimin e saj nga një gjykatë në Gjermani. Gjykata e Mynihut po shqyrton rastin e dy personave që blenë një paketë pushimi dy javore për ishullin spanjoll të Gran Canaria duke filluar nga 13 mars 2020... Читать дальше...

Kurti: Asociacioni mund të adresohet në marrëveshjen finale

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe mund të adresohet brenda një marrëveshjeje eventuale për normalizimin e plotë të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë. Këto komente të Kurtit, të bëra më 12 janar gjatë vizitës në Austri, vijnë një ditë pasi një zyrtar i lartë amerikan tha se Asociacioni është një çështje urgjente dhe kërkoi nga Kosova që të japë propozime sa i përket themelimit të Asociacionit. Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit... Читать дальше...

Komisioni i PE-së miraton liberalizimin e vizave për Kosovën

Evropaelire.org 

Komisioni për Liritë qytetare, Drejtësi dhe Çështje të brendshme (LIBE) i Parlamentit Evropian, më 12 janar miratoi marrëveshjen për liberalizimin e vizave për Kosovën. Bëhet fjalë për marrëveshjen që është arritur në dhjetorin e kaluar në mes të Parlamentit, Këshillit dhe Presidencës së Bashkimit Evropian, që atëbotë udhëhiqej nga Republika Çeke. Vendimi u miratua në LIBE me 48 vota për, shtatë kundër dhe tri abstenime. Miratimi i marrëveshjes në këtë komision të PE-së dëshmon se formalizimi... Читать дальше...



Bullizmi në rrjete sociale - Pse ndodh dhe si të ndalohet?

Evropaelire.org 

Fakti që është grua dhe mban shaminë në kokë ka bërë që Brunilda Gjura të marrë më shumë komente tallëse dhe ofenduese në rrjete sociale, edhe kur priste të binte në pah profili i saj i pazakontë: një nënë 32-vjeçare e tri vajzave, boksiere dhe nëntë herë kampione në autosllallom. Profesioni i saj ka bërë që ajo të shfaqet në media shpeshherë. E paraqitjet e saj në media thotë se janë shoqëruar me komente bullizuese në rrjete sociale. “Në momentin që je një grua me shami, çfarëdo që bën jashtë... Читать дальше...

Hungaria paralajmëron padi ndaj KE-së për shkak të fondeve për arsim

Evropaelire.org 

Qeveria e Hungarisë do të ndërmarrë veprime ligjore kundër krahut ekzekutiv të Bashkimit Evropian nëse nuk mund të arrihet marrëveshje për fondet e BE-së për programet universitare për studime jashtë vendit, tha një zyrtar hungarez. Duke folur në një konferencë për media në Budapest, Gergely Gulyas, shef i stafit të kryeministrit, tha se vendimet e fundit të Komisionit Evropian për të ndërprerë fondet për programin e këmbimit të studentëve, Erasmus, në shumë universitete hungareze janë “të papranueshme dhe të patolerueshme”. Читать дальше...

Sportistet "ilegale" të Afganistanit

Evropaelire.org 

Që kur u kthyen në pushtet në gushtin e vitit 2021, talibanët i kanë ndaluar sportet për gratë sportiste, si pjesë e një ashpërsimi të kufizimeve, të cilat e kanë vështirësuar jetën e tyre të përditshme.

Qeveria: Nuk përjashtojmë asnjë serb që të aplikojë në Policinë e Kosovës

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës tha se nuk synon të përjashtojë asnjë serb që dëshiron të aplikojë për në Policinë e Kosovës, e që i plotëson kriteret e parapara. Në fillim të janarit, Policia e Kosovës hapi konkurs për pranimin e zyrtarëve të rinj nga komunitetet joshumicë për të mbushur vendet bosh që janë në Drejtorinë Rajonale Mitrovicë Veri. Por, në konkurs një prej kritereve është që kandidatët të mos jenë mbi 30 vjeç. “Thirrja është e hapur për të gjithë ata që përmbushin kriteret. Në parim, ne nuk... Читать дальше...

Ekipi i Bidenit raportohet se ka gjetur dokumente të tjera të klasifikuara

Evropaelire.org 

AP Ekipi ligjor i presidentit amerikan, Joe Biden, ka zbuluar dokumente shtesë, që janë të shënjuara si të klasifikuara. Dokumentet janë gjetur në një lokacion tjetër, tha një person për Associated Press, e cili ka njohuri me këtë çështje. Edhe mediat e tjera amerikane, përmes burimeve, kanë raportuar se janë gjetur dokumente shtesë. Njoftimi për gjetjen e dokumenteve të reja vjen disa ditë pasi avokatët e presidentit Biden zbuluan “një numër të vogël” të dokumenteve të klasifikuara në ish-zyrën e tij në Uashington. Читать дальше...

Rusia fajëson Armeninë për anulimin e bisedimeve me Azerbajxhanin

Evropaelire.org 

Rusia ka fajësuar Armeninë për prishjen e bisedimeve të paqes me Azerbajxhanin për rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut. Kjo është përplasja e fundit mes këtyre dy shteteve aleate sa i përket konfliktit për Nagorno-Karabak. Armenia dhe Azerbajxhani për muaj të tërë kanë zhvilluar bisedime me qëllim që të arrijnë një marrëveshje të paqes për Nagorno-Karabakun – një rajon i shkëputur që njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por që është shtëpi kryesisht e armenëve etnikë. Muajin e kaluar... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Камбэком обернулся матч вундеркинда из России перед стартом Еленой Рыбакиной в Мадриде






В школах Долгопрудном высадили более ста елей

Порядка 50 активистов вышли на борьбу с мусором во Фрязине

Техобслуживание котельных провели в Истре

24 апреля в Москве состоялась премия и 6-я церемония награждения «PERSONO года 2024. Сделано в СССР»