Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Ноябрь
2023

Новости за 18.11.2023

Bekimi i një martese në kufirin e kontestuar

Evropaelire.org 

Një martesë në një fshat të ndarë në kufirin ndërmjet Kirgizisë dhe Taxhikistanit ka vënë në pah sfidat e shkaktuara nga një mosmarrëveshje e vazhdueshme ndërmjet dy vendeve të Azisë Qendrore. Ceremonia është mbajtur në Kirgizi, por të afërmit e nuses në Kazakistan nuk morën pjesë në të, dhe arritën vetëm të japin bekimin e tyre nga largësia. Kufiri midis dy vendeve qëndron i mbyllur që nga pranvera e vitit 2021, pas një konflikti të armatosur. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ekrem Fazliu)

Erdogan: Turqia synon rindërtimin e Gazës nëse arrihet armëpushim

Evropaelire.org 

Turqia do të bëjë përpjekje për të rindërtuar infrastrukturën e shkatërruar, spitalet dhe shkollat në Rripin e Gazës nëse arrihet armëpushim, citohet të ketë thënë më 18 nëntor presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. “Nëse arrihet armëpushim, ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të kompensuar shkatërrimin e shkaktuar nga Izraeli”, u tha Erdogan gazetarëve që gjendeshin në avionin me të cilin lideri turk po kthehej nga Gjermania. Izraeli deri më tani ka refuzuar thirrjet për armëpushim... Читать дальше...

Ekspertët kritikojnë Qeverinë për buxhetin e vitit 2024

Evropaelire.org 

Projektbuxheti për vitin 2024 që tashmë është miratuar në Qeveri dhe pritet të votohet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, nuk mund të quhet zhvillimor dhe është larg mundësive reale për realizimin e parashikimeve të ekzekutivit. Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve të ekonomike, duke komentuar politikat e Qeverisë sa i përket aspekteve ekonomike që parashikohen me buxhetin për vitin e ardhshëm. Projektbuxheti i miratuar nga Qeveria e ka shifrën më të lartë në krahasim me të kaluarën - 5.5 miliardë euro... Читать дальше...

Lojërat Mesdhetare: Çfarë përfitime mund të sjellin investimet prej 250 milionë eurosh?

Evropaelire.org 

Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” e kanë shtyrë Qeverinë e Kosovës ta rrisë buxhetin për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS). Në projektbuxhetin për vitin 2024, Qeveria e Kosovës ka ndarë mbi 88 milionë euro për MKRS-në, e cila do të merret me organizimin e lojërave që do të mbahen për herë të parë në Kosovë. “Për vitin 2024, vetëm për investime kapitale kemi ndarë 58 milionë euro në sport dhe infrastrukturë, sepse festën dhe gëzimin për kandidaturën e suksesshme për Lojërat Mesdhetare 2030... Читать дальше...

SPAK heton ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për “shpërdorim detyre”

Evropaelire.org 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) njoftoi po heton për “shpërdorim detyre” ish-ministrin e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ilir Beqaj. Me kërkesë të SPAK-ut, Gjykata Kundër Korrupsionit ka vendosur ndaj Beqajt masën e sigurisë “detyrim paraqitje” si dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit”. Caktimi i masave të sigurisë për Beqajn lidhet me hetimin e nisur nga SPAK-u më 13 janar të vitit 2020 për koncesionin e sterilizimit, për të cilin janë të arrestuar dy persona dhe gjashtë të tjerë hetohen në gjendje të lirë. Читать дальше...

Bochsler: Qeveria e Serbisë po luan me kartën e Kosovës në zgjedhje

Evropaelire.org 

Partia Progresive Serbe në pushtet po mundohet ta ndryshojë diskursin rreth të cilit bazohen zgjedhjet dhe loja me kartën e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë Daniel Bochsler, profesor ordinar në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd. Zgjedhjet e dhjetorit, të cilat janë shpallur për Kuvendin e Serbisë, janë legjitime, edhe pse janë të jashtëzakonshme, tha ai. Megjithatë, ai vlerëson se Serbia është larguar nga demokracia. Ai beson se Serbia, aktualisht, ka një sistem autoritar konkurrues... Читать дальше...

Arrestohet një person i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës tha se një person, i etnisë serbe, është arrestuar nën dyshime për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile” në Kosovë. Sipas njoftimit, i arrestuari është S.N, i lindur më 1964 në komunën e Vushtrrisë. “I njëjti është ndaluar sot, më 18.11.2023, në Jarinjë, pasi dyshohet për veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’ të kryer gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Vushtrrisë”, u tha në njoftim. Prokuroria Speciale, që merret me rastet e krimeve të luftës, ende nuk ka ofruar informacione për këtë rast. Читать дальше...

Pse Azia Jugore është vatër globale e ndotjes?

Evropaelire.org 

Reuters Nivelet toksike të ndotjes së ajrit janë duke çrregulluar jetën e miliona njerëzve në Azinë e Jugut. Kjo situatë ka rezultuar me mbyllje të shkollave, e ka penguar zhvillimin e ngjarjeve sportive dhe i ka detyruar qeveritë që t’i shtojnë thirrjet që banorët të qëndrojnë në ambiente të brendshme, për t’i shmangur problemet shëndetësore. Rritja e ndotjes së ajrit është problem me të cilin përballen çdo vit vendet e Azisë Jugore, sapo të afrohet dimri dhe i ftohti. Azia Jugore është bërë vatër globale e ndotjes së ajrit... Читать дальше...



Pacientët dhe stafi largohen nga spitali më i madh në Gazë

Evropaelire.org 

Pacientët, stafi dhe personat e zhvendosur janë larguar më 18 nëntor nga spitali më i madh në Gazë, thanë zyrtarët shëndetësorë. Në spital kanë mbetur vetëm pak pjesëtarë të stafit të cilët po përkujdesen për pacientët që nuk mund të evakuohen për shkak se janë në gjendje të rëndë, përderisa forcat izraelite morën kontrollin e ndërtesës së spitalit më herët gjatë javës. Ushtria izraelite po kryen kontrolle në spitalin Shifa, me synim që të gjejë dëshmi për një qendër komanduese të Hamasit – grupit... Читать дальше...

Dashuria për shkrimin që ndriçoi errësirën e Fjollës

Evropaelire.org 

Disa vjet pasi humbi shikimin, Fjolla Muhaxhiri-Agusholli vendosi të shkruajë romanin e saj të parë, “Trëndafili që nuk e vyshkën stuhitë”. Duke shkruar, ajo synon të realizojë ëndrrën e saj, si dhe t’i motivojë të gjithë personat e verbër që të punojnë dhe të jetojnë të barabartë me të tjerët.

Rikthehen shërbimet e komunikimit në Gazë

Evropaelire.org 

Shërbimet e internetit dhe të telefonisë janë rikthyer pjesërisht në Rripin e Gazës të shtunën, duke i dhënë fund një ndërprerje të telekomunikimit që detyroi Kombet e Bashkuara të ndalë dërgimin e ndihmës kritike humanitare për shkak të pamundësisë për të koordinuar autokolonat. Në ndërkohë, një sulm ajror izraelit goditi një ndërtesë banimi në periferi të qytetit Han Junis duke vrarë të paktën 26 palestinezë, sipas mjekëve në spitalin ku u dërguan trupat e viktimave. Izraeli në fillim të luftës me Hamasin ... Читать дальше...

Nëntë të arrestuar gjatë aksionit në veri të Kosovës

Evropaelire.org 

Autoritetet në Kosovë njoftuan se tetë zyrtarë të Doganës së Kosovës dhe një pjesëtar i Policisë Kufitare janë arrestuar gjatë aksionit të 18 nëntorit në veri të Kosovës nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshfetit. Në një komunikatë të përbashkët, Prokuroria Speciale, Dogana dhe Inspektorati Policor i Kosovës thanë se bastisje u kryen në 11 lokacione. “Prokuroria Speciale njofton se kontrolli është bërë me qëllim të mbledhjes së provave dhe ndalimit të nëntë zyrtarëve... Читать дальше...

Jordania kritikon ashpër Izraelin për luftën në Gazë

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm i Jordanisë më 18 nëntor kritikoi ashpër luftën e Izraelit ndaj Hamasit – grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë. Kryediplomati jordanez e përshkroi luftën si “agresion flagrant” ndaj civilëve palestinezë që kërcënon të përfshijë Lindjen e Mesme. Kritikat e ashpra të Ayman Safadi, i cili pretendoi se Izraeli po kryen “krime lufte” duke e rrethuar Rripin e Gazës dhe duke ndërprerë furnizimet me ushqim, ilaçe dhe karburante... Читать дальше...

Në Serbi “kapërcehen” mësimet për luftërat e viteve ‘90

Evropaelire.org 

Mësime të historisë që “kryesisht kapërcehen” dhe “mezi përmenden”. Kështu i përshkruajnë të rinjtë nga Serbia njohuritë e marra në shkolla për luftërat e viteve ‘90 në territorin e ish-Jugosllavisë. Kata, 19 vjeçe, nga Beogradi, thotë se kjo temë “nuk i intereson”. “Një pjesë e të rinjve është e interesuar për këtë temë, por një shumicë e madhe nuk është”, beson ajo. Hulumtimi “Qëndrimet e të rinjve në Serbi për luftërat e viteve ‘90”, i bërë nga Iniciativa joqeveritare e të rinjve për të drejtat e njeriut (YIHR)... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Андреева обыграла Паолини и вышла в 1/4 финала турнира WTA в Мадриде






Сборная Подмосковья стала бронзовым призером ЧР по синхронному плаванию

Ресторатор Беркович сообщила о тяжелейшем состоянии здоровья Ефремова

В Острове прошёл фестиваль солдатской песни «Виват, Россия!»

"Динамо" и "Спартак" опубликовали составы на матч Кубка России