Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Ноябрь
2023

Новости за 29.11.2023

Hamasi i liron dy pengje, 10 të tjera pritet t’i lirojë më vonë

Evropaelire.org 

Ushtria e Izraelit tha të mërkurën mbrëma se Hamasi – grupi radikal palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ka filluar t’i lirojë 12 pengje të tjera nga Rripi i Gazës në ditën e gjashtë të armëpushimit. Ajo tha se dy pengjet e para u dërguan nga Gaza në Egjipt, ndërsa 10 të tjera pritet të lirohen së shpejti. Kjo është hera e gjashtë e lirimit të pengjeve izraelite në përputhje me një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit. Në këmbim... Читать дальше...

Aktakuzë kundër një të dyshuari për masakrën në burgun e Dubravës

Evropaelire.org 

Prokuroria Speciale (PS) e Kosovës njoftoi të mërkurën se ka ngritur aktakuzë kundër një të pandehuri të nacionalitet serb nën dyshimin se ai kishte marrë pjesë "në vrasjen e mbi 100 shqiptarëve në burgun e Dubravës në vitin 1999." I dyshuari me inicialet G.M, i cili ka dyshtetësi, kosovare dhe serbe, por me adresë vendbanimi më Serbi, sipas Prokurorisë, ngarkohet me veprën penale ‘’krimi i luftës kundër popullsisë civile’’. Prokuroria tha se i dyshuar ndodhet në paraburgim “deri në një vendim... Читать дальше...

Vizita e Trendafilovas nxit protestë në Prishtinë

Evropaelire.org 

Partia Socialdemokrate (PSD) protestoi të mërkurën e 29 nëntorit kundër kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, duke hedhur bomba tymuese pranë një hoteli në Prishtinë, ku ajo po mbante takim me shoqërinë civile.

Tym dhe arrestime në protestën kundër kryetares së Speciales

Evropaelire.org 

Partia Socialdemokrate (PSD), e cila nuk përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës, protestoi të mërkurën kundër kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, duke hedhur bomba tymuese që krijuan tym të madh të zi pranë hotelit në Prishtinë, ku ajo po mbante takim me shoqërinë civile. Sipas PSD-së, Policia e Kosovës gjatë protestës i arrestoi gjashtë anëtarë të saj, përfshirë edhe kryetarin e saj, Dardan Molliqaj. Ndërkaq, Policia e Kosovës nuk është prononcuar lidhur me këtë. ... Читать дальше...

Blinken: Nuk duam rikthim të konflikteve në Ballkan

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se gjatë takimit në Bruksel të ministrave të Jashtëm të NATO-s kanë diskutuar për rolin e aleancës në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në promovimin e paqes. Kryediplomati amerikan tha se gjëja që nuk duan të shohin në këtë rajon është rikthimi i konflikteve. “Kur kam nisur këtë karrierë, në qendër të shqetësimeve tona ka qenë Ballkani. Në qendër të shqetësimit tonë dhe të shqetësimeve të shteteve në mbarë botën, veçmas në zonën transatlantike, ishte Ballkani, Bosnja dhe më pas Kosova. Читать дальше...



Shkupi rrit masat në prag të takimit të OSBE-së

Evropaelire.org 

Në Maqedoni të Veriut janë rritur masat e sigurisë në prag të fillimit të Samitit Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Ky samit është i rëndësishëm veçanërisht për shkak të pjesëmarrjes së paralajmëruar të shefit të diplomacisë amerikane, Antony Blinken, dhe kryediplomatit rus, Sergei Lavrov. (Përgatitën: Shkelqim Hysenaj dhe Ekrem Fazliu)

Finlanda mbyll kufirin me Rusinë për shkak të emigrantëve

Evropaelire.org 

Finlanda ka njoftuar se pika e fundit kufitare me Rusinë do të mbyllet të enjten, mes shqetësimeve se Moska po i shfrytëzon emigrantët si pjesë e një "lufte hibride" për destabilizimin e vendit nordik, pas anëtarësimit të tij në NATO. (Përgatiti: Gentiana Kadrija)

Ndërmjetësit synojnë zgjatjen e armëpushimit në Gazë

Evropaelire.org 

Ndërmjetësit ndërkombëtarë po vazhdojnë punën gjatë të mërkurës për të zgjatur armëpushimin në Gazë, duke shpresuar se Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – do të vazhdojë të lirojë pengje në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë nga Izraeli. Armëpushimi aktual do të skadojë brenda ditës. Izraeli ka mirëpritur lirimin e dhjetëra pengjeve gjatë ditëve të fundit dhe ka thënë se do të mbajë armëpushimin nëse Hamasi vazhdon të lirojë pengje. Читать дальше...

Gjashtë të arrestuar për falsifikim të parave në Kosovë

Evropaelire.org 

Autoritetet në Kosovë kanë arrestuar gjashtë persona të cilët dyshohen për prodhim dhe futje në treg të parave të falsifikuara dhe kanë sekuestruar një vlerë të madhe të monedhave false. Sipas Prokurorisë Speciale të Kosovës, të arrestuar janë tre shtetas të Kosovës dhe tre të Maqedonisë së Veriut. Ky institucion tha se dyshohet që paratë të jenë prodhuar “në një shtet fqinj me Kosovën, dhe me pastaj nga grupe kriminale shpërndahen në shtetet e rajonit”. “Nga ky operacion janë sekuestruar thasë... Читать дальше...

G7 kërkon zgjatjen e armëpushimit në Gazë

Evropaelire.org 

Ministrat e Jashtëm të Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara (G7) kanë mbështetur zgjatjen e mëtejme të ndalimit aktual të luftimeve në Gazë. Përmes një deklarate për media, G7 tha se pauzat e reja të armëpushimit do të duhej të përfshinin edhe rritjen e ndihmës dhe lehtësimin për lirimin e të gjitha pengjeve të marra nga Hamasi – grupi militant palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. “Çdo përpjekje duhet të bëhet duke u siguruar mbështetja... Читать дальше...

Një avion ushtarak i SHBA-së rrëzohet në oqean afër Japonisë

Evropaelire.org 

Një avion ushtarak i Shteteve të Bashkuara, me tetë persona në bord, u rrëzua në oqean afër ishullit japonez të Jakushimës, thanë rojet bregdetare të Japonisë më 29 nëntor. Avioni i rrëzuar në perëndim të Japonisë ishte i llojit Osprey. Një zëdhënës i rojeve bregdetare tha se nuk ka detaje të tjera për incidentin, përfshirë edhe për njerëzit që ishin në bordin e këtij avioni. Avioni u rrëzua rreth orës 02:47, sipas kohës lokale. Banorët lokalë kanë raportuar se motori i majtë i avionit ishte përfshirë nga zjarri teksa u rrëzua në oqean. Читать дальше...

Pasaportat e Kosovës për serbët - çështje integrimi apo zgjedhjeje

Evropaelire.org 

Filipi nga Mitrovica e Veriut beson se Qeveria e Kosovës, “për arsye politike”, ka kërkuar nga Komisioni Evropian që të mos e lejojë liberalizimin e vizave për pasaportat e Administratës Koordinuese, të lëshuara nga Serbia. “Nuk mendoj se kanë ndonjë arsye [tjetër] për ta kundërshtuar atë; është një gjë pozitive”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë. Pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë kanë të drejtën e shtetësisë serbe dhe bashkë me të, të drejtën për të pasur pasaportë edhe të Kosovës, edhe të Serbisë. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Рыбакина узнала неприятную новость перед "казахстанским дерби"






Спортсмены Якутии стали бронзовыми призерами чемпионата России по вольной борьбе

Нестерпимое желание: о каких проблемах со здоровьем говорит тяга к сладкому

Майданов рассказал о своем состоянии после участия в фестивале «Дорога на Ялту»

Земской собор 1613 года: как русские выбирали нового царя