Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Сентябрь
2022

Milo: Çdo kërcënim ndaj Shqipërisë është kërcënim ndaj NATO-s

0
Milo: Çdo kërcënim ndaj Shqipërisë është kërcënim ndaj NATO-s

Në një intervistë për shërbimin iranian të Radios Evropa e Lirë (Radio Farda), ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo, tha se vendimi i Shqipërisë për dëbimin e diplomatëve iranianë është një vendim i pritshëm pas kërcënimeve dhe aktiviteteve të paligjshme të ndërmarra nga Irani kundër interesave të Shqipërisë.

Sipas tij, strehimi i anëtarëve të opozitës iraniane, Muxhahedin-e Khalk (MEK), është arsyeja kryesore e përkeqësimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, por nënvizoi se si anëtare e NATO-s dhe kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Shqipëria nuk është e vetme në përballjen me kërcënime të tilla.

Radio Evropa e Lirë: Para se të flasim për atë që ndodhi më 7 shtator, duam të dimë në mënyrë të përgjithshme se si i perceptonit ju marrëdhëniet ndërmjet Tiranës dhe Teheranit?

Paskal Milo: Deri më tani, marrëdhëniet nuk kanë qenë mjaft të mira, pasi dy vjet më parë ndodhi një ngjarje tjetër që solli largimin e ambasadorit dhe disa diplomatëve iranianë, bazuar në aktivitetet e tyre të jashtëligjshme kundër interesave të Shqipërisë.

Gjatë dy vjetëve të fundit, marrëdhëniet kanë qenë formalisht të ngrira, por me ngjarjen e 7 shtatorit kemi një situatë të re, dhe fatkeqësisht, ndodhi ajo që dihet. Para shumë viteve, në fillim të viteve ‘90 kur u rivendosën marrëdhëniet diplomatike, pati një zhvillim shumë premtues. Por, më pas pala iraniane e keqpërdori mikpritjen e Shqipërisë dhe u mundua të infiltronte agjentë në Shqipëri.

Irani u mundua të "infiltrohej në Shqipëri përmes fondacioneve, institucioneve fetare"

Radio Evropa e Lirë: Ne jemi në dijeni për shtete të tjera, sidomos shtete me popullsi myslimane, ku Irani është munduar të infiltrohej nëpërmjet institucioneve të ndryshme fetare. Si ka ndodhur kjo në Shqipëri?

Paskal Milo: Irani ka qenë një prej vendeve më të mëdha islamike që ka investuar shumë në Shqipëri. Ka ende në vendin tonë rreth 15.000 shtetas iranianë që punojnë në vende të ndryshme bazuar në investimet e tyre, në edukim, në sistemin shëndetësor dhe në shumë fusha të tjera. Pra, këtu ka ende rreth 15.000 shtetas iranianë, çka nënkupton se ata kishin shumë mundësi për t’u infiltruar në shoqërinë shqiptare dhe në institucionet shqiptare dhe për të influencuar shumë.

Në realitet, nga fundi i viteve ‘90, gjatë konfliktit në Kosovë, ata u munduan sërish të infiltroheshin nëpërmjet Shqipërisë në punët e brendshme të Kosovës, për t’i dhënë asistencë materiale dhe financiare, por Shqipëria nuk i lejoi të përdornin infrastrukturën e saj për të çuar një ndihmë të tillë në Kosovë.

Pas kësaj, gradualisht qeveritë shqiptare filluan të reflektonin dhe të shihnin atë që po ndodhte, veçanërisht në institucionet shqiptare. Dhe, shumë raste u identifikuan ku shërbimet e tyre sekrete u munduan të rekrutonin qytetarë shqiptarë për të përmbushur qëllimet e tyre, veçanërisht nëpërmjet aktiviteteve të tyre shoqërore, nëpërmjet institucioneve fetare, nëpërmjet publikimeve dhe sigurisht duke financuar shumë aktivitete të tjera brenda kornizës ligjore.

Disa herë ata janë munduar të kenë marrëdhënie të ngushta me politikanë, deputetë, duke i ftuar ata të shkojnë në Iran. Kjo ishte një mënyrë që ata të infiltroheshin nëpërmjet politikës në institucionet kryesore të Shqipërisë.

Strehimi i anëtarëve të opozitës iraniane, "vendim i vështirë"

Radio Evropa e Lirë: Duke marrë parasysh situatën e vështirë dhe të ndjeshme që shtyu Qeverinë shqiptare të reflektojë... Si arriti Shqipëria të strehonte pjesëtarë të opozitës iraniane duke i vështirësuar edhe më shumë marrëdhëniet me Teheranin?

Paskal Milo: Po, qeveritë shqiptare në vitin 2010 filluan të strehonin përfaqësues të opozitës iraniane, duke qenë të ndërgjegjshme që ky veprim do të kishte disa pasoja në marrëdhëniet me Iranin. Por, ne jemi anëtarë të NATO-s dhe kemi një partneritet të fortë me SHBA-në, me vendet e Bashkimit Evropian, çka nënkupton se ne mundohemi të jemi në të njëjtën linjë me ta, për sa i përket qëndrimit ndaj Iranit.

Pra, në këtë rast, ne patëm një diskutim mes partnerësh, veçanërisht me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara dhe ata i kërkuan Qeverisë shqiptare që t’i strehonte anëtarët e opozitës iraniane. Ky vendim u mor në vitin 2013, ishte një lloj solidariteti dhe në fakt ishte pak e vështirë që një vend i vogël si Shqipëria, që nuk është një vend i pasur, të strehonte kaq shumë njerëz nga Irani. Por, ishte një vendim i marrë nga Qeveria për t’i strehuar ata persona pranë Tiranës. Ka qenë një vendim i vështirë, por u mor pasi si partnerë, ne kemi qenë të detyruar të marrim një vendim të tillë.

Kjo është historia e situatës aktuale.

Mirëpo, opozita iraniane, personat që përfaqësojnë opozitën iraniane në Shqipëri janë qytetarë shumë të mirë. Ata nuk po krijojnë asnjë telash në Shqipëri, ata po punojnë, kanë punën e tyre, misionin e tyre dhe nuk po ndërhyjnë në punët e brendshme të Shqipërisë.

Radio Evropa e Lirë: Por, ata gjithashtu jetojnë një jetë të izoluar, brenda kampit të tyre...

Paskal Milo: Po ata jetojnë ashtu për arsye sigurie. Siç e dini, Irani po mbështet disa lloj terroristësh, dhe veçanërisht bazuar në faktin që Shqipëria po strehon anëtarët e opozitës. Dhe, kjo është arsyeja kryesore se përse Irani po punon kaq shumë kundër sigurisë së Shqipërisë, sepse ata në të vërtetë po luftojnë opozitën iraniane që ndodhet në Shqipëri. Dhe, kjo është arsyeja kryesore.

Bazuar në këto fakte, ajo që ndodhi më 15 korrik ishte një sulm dhe provokim i rëndë ndaj Shqipërisë, pasi në atë kohë po bëheshin përgatitjet për zhvillimin e kongresit të opozitës iraniane në Shqipëri. Gjithashtu, disa ditë para 15 korrikut, në kampin e tyre në Manzë, ndodheshin dy zyrtarë të lartë amerikanë, ish-zëvendëspresidenti Mike Pence dhe ish-sekretari i Shtetit, Mike Pompeo. Dhe, sipas informacioneve kishte plan për sulme terroriste nga pala iraniane, çka solli dhe anulimin e kongresit. Pas kësaj, ata vendosën të ndërmerrnin këtë sulm kibernetik ndaj infrastrukturës dhe sistemeve të shtetit shqiptar.

Radio Evropa e Lirë: Duke folur mbi strehimin e anëtarëve të MEK-ut, ju thatë që kjo ishte një çështje humanitare, ndërsa tashmë është kthyer në një çështje gjeopolitike. Çfarë duhet të bëjë Tirana për këtë problem gjeostrategjik, përveç ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me Iranin, çfarë tjetër mund të bëhet?

Paskal Milo: Duhen forcuar kapacitetet e infrastrukturës shqiptare ndaj terrorizmit, ndaj sulmeve kibernetike dhe së bashku, sigurisht të jemi në një marrëdhënie të ngushtë me NATO-n, me partnerët e tjerë, brenda dhe jashtë NATO-s, me Bashkimin Evropian, në mënyrë që të punojmë së bashku.

Pasi rreziku dhe kërcënimet nuk janë vetëm ndaj Shqipërisë, pasi duke qenë anëtare e NATO-s dhe kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kërcënimet ndaj Shqipërisë nënkuptojnë kërcënim edhe ndaj NATO-s dhe ndaj sistemeve demokratike evropiane.

Radio Evropa e Lirë: Shqipëria thotë se Irani veproi në këtë mënyrë dhe si rezultat po ndërpret marrëdhëniet diplomatike, por në anën tjetër Irani thotë se opozita dhe ata që po luftojnë kundër Republikës Islamike janë brenda Shqipërisë dhe po bëjnë të njëjtën gjë ndaj Iranit. Ndërkohë, Shqipëria po i strehon ata dhe po u jep mundësinë atyre që nga brenda Shqipërisë të kryejnë sulme të tilla, sulme kibernetike ndaj Iranit...

Paskal Milo: Fillimisht, strehimi i anëtarëve të opozitës iraniane në Shqipëri, është një çështje humanitare, pasi kemi shumë shembuj të tillë nga vende të tjera, ku anëtarë të opozitës iraniane po jetojnë aty pasi ata e kanë të pamundur të jetojnë në Iran për shkak të persekutimit.

Bazuar në arsye humanitare, Shqipëria është ndier e detyruar t’u japë strehim, dhe pa ndërhyrë aspak në çështjet e brendshme të tyre apo dhe në ato të Qeverisë iraniane. Por, jam i ndërgjegjshëm që ky ka qenë dhe vazhdon të jetë një rrezik për Shqipërinë, duke vështirësuar marrëdhënien me Iranin dhe duke u përfshirë në një konflikt që po vazhdon dhe kush e di se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen e afërt nëse Irani do të vazhdojë të ndjekë politika të tilla në rajon.

Nuk jemi në gjendje të parashikojmë se çfarë do të ndodhë në marrëdhëniet mes Iranit dhe vendeve të tjera. Shqipëria, sigurisht do të mundohet të mos i përkeqësojë më tej marrëdhëniet me Iranin, por në të njëjtën kohë do të qëndrojë krah anëtarëve të NATO-s dhe vendeve të tjera që janë kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe kundër sistemeve diktatoriale.

Aktivitetet e diplomatëve iranianë në Tiranë

Radio Evropa e Lirë: Ju thoni se Shqipëria nuk do të përfshihet dhe do t’i evitojë këto situata të vështira, por Shqipëria sapo ndërpreu marrëdhëniet me Iranin. Si mendoni, ky vendim e ndihmon përmirësimin e kësaj situate?

Paskal Milo: Qeveria shqiptare u detyrua të merrte këtë vendim pasi Ambasada iraniane në Tiranë kishte një staf prej më shumë se 60 personash, që është një numër tepër i lartë për një vend, me të cilin Shqipëria nuk kishte marrëdhënie të ngushta, apo bashkëpunim në kaq shumë fusha. Nëse flasim për njerëzit që punonin në Ambasadën iraniane në Tiranë, lind pyetja, se çfarë po bëjnë kaq shumë njerëz në Ambasadën iraniane në Tiranë?

Radio Evropa e Lirë: Ju keni qenë ministër i Jashtëm dhe e dini më mirë se kjo nuk është arsye për t’i ndërprerë marrëdhëniet diplomatike. Mund, thjesht, t’i thuhej se vetëm pesë persona mund të qëndrojnë dhe pjesa tjetër duhet të largohet.

Paskal Milo: Po, por mbase unë nuk jam aq i mirë informuar se cilat kanë qenë arsyet e tjera. Unë besoj se nuk është vetëm rasti i sulmit kibernetiik ndaj infrastrukturës së Shqipërisë, pasi mendoj se ka dhe arsye të tjera. Siç e përmendët edhe ju, është edhe një çështje gjeostrategjike, pasi askush nuk ka për qëllim ta zhvendosë opozitën iraniane nga Tirana, çka nënkupton se ky do të vazhdojë të mbetet një problem në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Nga pikëpamja gjeostrategjike ne jemi pjesë e një grupi shtetesh demokratike, jemi pjesë e NATO-s dhe institucioneve të tjera demokratike dhe ne do t’iu bashkohemi atyre në përpalljen ndaj kërcënimeve të tilla që vijnë nga Irani. Unë mendoj se jo vetëm Shqipëria, por edhe vende të tjera fqinje me Shqipërinë po mbajnë qëndrime të ngjashme. Mirëpo, Shqipëria është në qendër të kërcënimeve nga Irani për shkak të strehimit të opozitës iraniane. Tashmë kemi një vendim, dhe Shqipëria nuk do t’i kthehet pas këtij vendimi. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen e afërt.

Por, edhe një herë dua të nënvizoj se Shqipëria nuk është e vetme në këtë situatë, ka shumë partnerë dhe miq, të cilët ditët e fundit kanë treguar një solidaritet të madh duke mbështetur pozicionimin e Shqipërisë në përballjen ndaj kërcënimeve të tilla.

Dua të them që kërcënimet ndaj Shqipërisë janë kërcënime ndaj NATO-s dhe kjo është arsyeja se pse Shqipëria si anëtare e NATO-s është e sigurt në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial. Si anëtare e NATO-s, Shqipëria është e sigurt që nuk do të jetë e vetme karshi çfarëdo kërcënimi të mundshëm.

Përgatiti: Besmir Nenaj




Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus



Компания ICDMC приняла участие в торжественном открытии выставки “Тульское качество”

Дипломатическая бизнес-встреча «Россия - Африка» прошла в Белом Особняке Villa Barvikha

Генералов много, а Норат Тер-Григорьянц один!

Компании Группы "Интеррос" взяли ряд наград премии FINAWARD


Gucci, коллекция Resort 2025

Пластический хирург, косметолог и дерматолог Мадина Байрамукова: как правильно спать, чтобы не было морщин

Компании Группы "Интеррос" взяли ряд наград премии FINAWARD

Chanel, коллекция Resort 2025


Full list of cafes and restaurants where kids can eat free or cheap this half term – including Asda and Sizzling Pubs

‘Please don’t play that at matches next season’, beg Luton fans after Coldplay reveal new song for Hatters at festival

Man City star James McAtee lined up for dream Champions League transfer after Sheffield United relegation

Johnny Nelson Reveals His Wide Fury-Usyk Scorecard: “Don’t Be Fooled”


Ксения Караулова: о пользе гастродипломатии и новом взгляде на национальную кухню

Осень в деревне....

На Ямале воспитателя детского сада будут судить за истязание малышей

В Арамиле возбудили уголовное дело из-за "дома-монстра", в котором продолжают жить люди


Представлен кооперативный геймплей Warhammer 40,000: Space Marine 2

Bungie wins a little walkin' around money in first of its kind jury trial against Destiny 2 cheat maker, but the victory will likely make it even easier for game companies to keep taking cheaters to court

Today's Wordle answer for Sunday, May 26

Зомби-экшен Zombiehood позволяет погрузиться в эпоху 90-х


ОіБ - охорона і безпека: замовляй охорону в Харькові


Лидер движения «Всеармянский фронт» Аршак Карапетян 24 мая 2024 года встретился с членами Координационного совета российско-армянских организаций России и политологами

Компания ICDMC приняла участие в торжественном открытии выставки “Тульское качество”

Генералов много, а Норат Тер-Григорьянц один!

Дипломатическая бизнес-встреча «Россия - Африка» прошла в Белом Особняке Villa Barvikha




«Адвокат Валиевой: ей подсыпали допинг и сделал дедушка». Серьёзное расследование.

МК: мать «смолинского маньяка» Ческидова знала о невольном положении пленницы

Компания ICDMC приняла участие в торжественном открытии выставки “Тульское качество”

Сделано в СССР. Первое историческое ралли в Москве стартует 2 июня


Сергей Собянин. Главное за день

В Москве завершился Международный фестиваль «Интермузей-2024» — Минкультуры

25 тыс человек посетили парк им Николая Островского в Ступине за минувшую неделю

"Значимое подспорье": Госдума приняла закон о продлении на семь лет выплат многодетным семьям на погашение ипотеки


Теннисистка Петрова: Карацеву не хватает игровой уверенности

Последний танец Надаля и юбка Сюзанн Ленглен: 6 важных фактов о «Ролан Гаррос»-2024

Касаткина опустилась на 13-ю строчку в рейтинге WTA, Рахимова поднялась на 18

Надежда Петрова высказалась о перспективах Арины Соболенко снова возглавить рейтинг WTA


Боррель и эстонцы грозят! Что за буи сняли наши пограничники на реке Нарва

Художника-фронтовика наградили медалью «За заслуги перед Владимирской областью»

Более 7,6 тыс. ям заделали на дорогах Люберец с начала года

25 тыс человек посетили парк им Николая Островского в Ступине за минувшую неделю


Музыкальные новости

Депутат ЗСК Виктор Тепляков принял участие в праздновании Дня библиотек

Звездная пара Джиган и Оксана Самойлова примут участие в шоу «Выжить в Дубае»

Спектакль Бутмана и Хабенского пройдет на Moscow Jazz Festival

Концерт Элджея в Новосибирске требуют запретить



Эксперт сенсационно раскрыл загадку Мессинга и Жириновского.

Сотрудники Росгвардии задержали устроившего стрельбу с балкона мужчину в Подмосковье 

В Подмосковье сотрудники Росгвардии задержали подозреваемого в краже товаров из магазина

В Подмосковье сотрудники Росгвардии задержали подозреваемого в краже товаров из магазина


Собянин: Трасса Солнцево — Бутово — Варшавское шоссе будет готова в 2026 году

Москва готова развивать сотрудничество с Ташкентом и Астаной по поставкам газа – Песков

Певческий фестиваль, посвященный 225-летию со дня рождения Александра Пушкина, состоялся 25-26 мая в селе Ярополец Волоколамского округа

Ростовский-на-Дону ЭРЗ отмечает 150 лет со дня основания


Автомобиль сбил подростка на электросамокате на юго-западе Москвы

Слушатели «Авторадио» поедут на премию МУЗ-ТВ на лимузине

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о развитии сети платных дорог на Дальнем Востоке

Сделано в СССР. Первое историческое ралли в Москве стартует 2 июня


Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге об историческом минимуме уровня безработицы в России

Президент Путин вернулся в Москву и встретился в Кремле с главой Ингушетии

Путин: РФ придает большое значение союзническому взаимодействию с Азербайджаном

Путин указал на важность союзнического взаимодействия с Азербайджаном


Количество заболевших коронавирусом выросло на 3,1 процента



Суд продлил арест двум адвокатам Навального

Адвокатам Навального продлили арест

Суд Москвы продлил арест трем адвокатам Навального по делу об экстремизме


Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о скором выпуске препарата для лечения болезни Бехтерева

Ведущий стоматолог клиники «Мегастом» Владимир Лосев: болезни полости рта, которые мы можем не замечать

Доктор Кутушов заявил, что оливковое масло предотвращает повреждение мозга

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о импортозамещении в сфере фармации


Столтенберг решил не встречаться с Зеленским в Брюсселе


САРАТОВСКИЕ СОТРУДНИКИ РОСГВАРДИИ ЗАНЯЛИ ПРИЗОВЫЕ МЕСТА НА ЧЕМПИОНАТЕ ПО СПОРТИВНОМУ ОРИЕНТИРОВАНИЮ

Бойцовская лига «Наше Дело» представит спортивную зону на Дне России

Аделина Панина: какие элементы фэншуй должны быть на кухне, чтобы есть и худеть

Сделано в СССР. Первое историческое ралли в Москве стартует 2 июня


Запустить прямой авиарейс между Барнаулом и Минском предложил Александр Лукашенко

Лукашенко назвал рецепт своего фирменного салата "Молодость", которым угощал Путина в Минске

Белорусская филармония и хор готовы приехать на гастроли в Алтайский край — Лукашенко



Сергей Собянин. Главное за день

Три из пяти участков новой трассы на юго-западе Москвы завершены — Собянин

Собянин: трасса из Солнцева до Варшавского шоссе откроется в 2026 году

Собянин: Трасса Солнцево — Бутово — Варшавское шоссе будет готова в 2026 году


Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о повышении экологического статуса целлюлозно-бумажных технологий в России

Ученые Президентской академии в Санкт-Петербурге разработали способ повышения экологичности целлюлозно-бумажной промышленности

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге об усилении совместных усилий России и Китая по борьбе с загрязнением пластиковым мусором

МегаФон добавил инноваций системе экомониторинга в Череповце


Сергей Собянин. Главное за день

В Сергиевом Посаде 30 мая откроется выставка «Вера Мухина. Взгляд из Абрамцева»

Боррель и эстонцы грозят! Что за буи сняли наши пограничники на реке Нарва

Источник сообщил о госпитализации чрезвычайного посла Зимбабве в РФ Мутинири


Житель Архангельской области выиграл в гослотерею от «Столото» более миллиона рублей

Ученые Президентской академии в Санкт-Петербурге разработали способ повышения экологичности целлюлозно-бумажной промышленности

В столице Поморья состоялось первенство области по пляжному волейболу

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о повышении экологического статуса целлюлозно-бумажных технологий в России


Наркокурьер изобретательно спрятал «товар» в машине, но это не помогло (видео)

Врач сообщила о неочевидных угрозах полотенца для здоровья

Выставка-предупреждение «Пожарная безопасность», В рамках Федеральной информационной противопожарной кампании «Останови огонь».

Розыск: в Крыму третий день ищут девочку пятнадцати лет


В Москве подвели итоги предварительного голосования «Единой России»

Минфин предложил пятиступенчатую прогрессивную шкалу налогообложения физлиц

Более 7,6 тыс. ям заделали на дорогах Люберец с начала года

В Москве завершился Международный фестиваль «Интермузей-2024» — Минкультуры












Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Рыбакина, Путинцева и Бублик стартуют на Ролан Гаррос. Кто в соперниках и чего ждать?






10 ядовитых грибов, которые встречаются в России

Путин в Кремле проводит рабочую встречу с главой Ингушетии Калиматовым

Два турпроекта из Клина стали победителями областного этапа Russian Event Awards

"СВЯТОЙ ЛЕНИН" раскрыл загадку пророчеств товарищей В.В. Жириновского и В.Г. Мессинга.