Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
Evropaelire.org
Декабрь
2020

Новости за 27.12.2020

Putin do ta marrë vaksinën Sputnik V

Evropaelire.org 

Presidenti rus, Vladimir Putin, do ta marrë vaksinën e vendit të tij kundër koronavirusit, Sputnik V. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të dielën se presidenti, së shpejti, “do të njoftojë vetë, në lidhje me vendimin”. Një ditë më herët, Ministria e Shëndetësisë e Rusisë ka miratuar përdorimin e vaksinës te personat mbi 60 vjeç. Ministria tha se vaksina është më shumë se 90 për qind efektive për këtë grup-moshë. Putin është 68 vjeç. Gjatë një konference për media më 17 dhjetor... Читать дальше...

Të lodhur nga pandemia

Evropaelire.org 

Disa qytetarë të intervistuar në Prishtinë thonë se janë lodhur nga pandemia dhe mezi presin që ajo të përfundojë. Disa prej tyre tashmë kanë bërë plane se çka do të bëjnë pas mbarimit të pandemisë.

Haradinaj Stublla: Serbia rrezikon sigurinë shtetërore të Kosovës

Evropaelire.org 

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, tha se hyrja ilegale në Kosovë e disa produkteve farmaceutike nga Serbia “përbën shkelje flagrante të Marrëveshjes për Vulat Doganore dhe asaj për Njohjen Reciproke të Certifikatave Farmaceutike”. Këto marrëveshje, Kosova dhe Serbia i kanë arritur në vitin 2015 në kuadër të dialogut teknik. “Serbia dhe zyrtarë të lartë të saj, me veprimet e muajve të fundit, si dhe me shkeljet e vazhdueshme, kanë rrezikuar sigurinë shtetërore të Kosovës dhe... Читать дальше...

Opozita bjelloruse vazhdon protestat me balona

Evropaelire.org 

Demonstruesit e opozitës në Bjellorusi i vazhduan protestat kundër sundimit të Alyaksandr Lukashenkës, duke lëshuar balona të kuqe dhe të bardha në qiell. E kuqja dhe e bardha janë zgjedhur si ngjyra simbol të opozitës. Në Minsk, qindra njerëz iu përgjigjen thirrjeve për lëshimin e balonave, ndërsa disa pjesëmarrës u arrestuan nga policia. Bjellorusia është përfshirë nga protestat qysh më 9 gusht, kur Lukashenka - në pushtet qysh në vitin 1994 - është shpallur fitues i zgjedhjeve presidenciale. Читать дальше...

A do të zgjasin të mirat e COVID-19 edhe pas pandemisë?

Evropaelire.org 

(Korrespodentët e Radios Evropa e Lirë Rikard Jozwiak dhe Antoine Blua kanë kontribuuar në këtë artikull) Sikurse secila krizë madhore, sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, ka pasur të mirat e veta. Bota ka rezultuar me ajër më të pastër dhe njerëzit kanë udhëtuar më pak. Shumë persona kanë gjetur balancë më të mirë në mes të jetës dhe punës, meqë kompanitë kanë bartur punën nga shtëpitë. Gjatë kësaj kohe është forcuar shpirti i bashkëpunimit në disa komunitete, përmes vullnetarëve që u kanë ndihmuar atyre që kanë pasur nevojë. Читать дальше...

Katër ushtarë pakistanezë vdesin nga rrëzimi i helikopterit

Evropaelire.org 

Katër ushtarë pakistanezë humbën jetën, pasi helikopteri i tyre ushtarak u rrëzua pranë kufirit me Kinën. Helikopteri po evakuonte trupin e një ushtari që vdiq më herët në një ortek bore. Një zëdhënës i ushtrisë tha se incidenti ndodhi në rajonin Gilgit-Baltisan për “arsye teknike”. Ushtria pakistaneze ka përjetuar disa incidente ajrore këtë vit. Në muajin shkurt, një avion u rrëzua gjatë një misioni trajnues në provincën Punxhab. Në mars, një tjetër avion u rrëzua pranë Islamabadit, gjatë stërvitjeve për një paradë ushtarake... Читать дальше...

Edhe katër viktima dhe 215 raste me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Në Kosovë u raportua të dielën për katër viktima nga koronavirusi dhe 215 raste të reja pozitive. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se dy raste të vdekjes janë nga Ferizaj, ndërsa nga një në Drenas dhe Istog. Rastet e reja pozitive u konfirmuan pas testimit të 1,012 mostrave, njoftoi IKSHPK-ja. Gjatë 24 orëve të fundit, thuhet po ashtu në njoftim, 428 pacientë janë shëruar nga koronavirusi. Kosova ka konfirmuar në total 50,620 raste me koronavirus. Prej tyre, 1,309 pacientë kanë vdekur... Читать дальше...

Zvarritjet që mund të çojnë në humbjen e tregut të Kosovës

Evropaelire.org 

Autoritetet në Maqedoni të Veriut thonë se autostrada Shkup-Bllacë pritet të përfundojë brenda tre vjetësh, ndërkaq faza e parë e ndërtimit të kësaj autostrade, që e lidh me Kosovën, do të përfundojë gjatë vitit 2021. Por, afaristi Menderes Kuçi paralajmëron se vonesat në ndërtimin e kësaj autostrade, mund të shtyjnë Kosovën – partneren kryesore tregtare të Shkupit zyrtar – që të kërkojë tregje të reja. Vonesat në ndërtimin e kësaj autostrade janë për shkak të shpronësimit të tokave në fshatin kufitar të Bllacës... Читать дальше...



Në kërkim të veprave artistike, të cilave u janë humbur gjurmët

Evropaelire.org 

Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Drejtësisë e Serbisë, po planifikojnë që të formojnë një grup punues, i cili do të punojë për të parandaluar tregtinë e paligjshme të veprave të artit nga rajoni, ka mësuar Radio Evropa e Lirë, jozyrtarisht nga ato ministri.  Kërkesa e ndërsjellë për vepra arti ndërmjet shteteve të ish-Jugosllavisë është aktualizuar me kërkesat e Bosnjë dhe Hercegovinës për t'u kthyer nga Serbia disa vepra, të cilat ai shtet i konsideron trashëgimi të vetën kulturore. ... Читать дальше...

Rusia ndalon katër video të AP-së për luftën në Çeçeni

Evropaelire.org 

Një gjykatë në qytetin Nallçik të Rusisë ndaloi katër video arkivore të agjencisë së lajmeve Associated Press (AP). Videot nga lufta e Çeçenisë e viteve 1990 dhe 2000 u cilësuan si “propagandim i mizorisë”. Njëra prej tyre tregon ushtarë rusë duke u mbajtur të burgosur nga luftëtarët çeçenë në vitin 1995. Në këtë video, e cila është shikuar afro dy milionë herë, një oficer rus thotë se është trajtuar “shumë çuditërisht” dhe kritikon taktikat ruse në luftë. Një video tjetër, po ashtu e vitit 1995... Читать дальше...

Raport: Ekonomia e Kinës do ta kapërcejë atë të SHBA-së

Evropaelire.org 

Kina do ta kapërcejë SHBA-në, për t’u bërë ekonomia më e madhe në botë, deri në vitin 2028, parashikon një raport i ri. Qendra për Kërkime Ekonomike dhe Biznesore, me seli në Mbretërinë e Bashkuar, vlerëson se menaxhimi “i aftë” i pandemisë COVID-19 në Kinë, do ta thellojë rritjen ekonomike në këtë vend, krahasuar me SHBA-në dhe Evropën. Në raport po ashtu thuhet se India pritet të bëhet ekonomia e tretë deri në vitin 2030. Edhe pse Kina ka qenë vendi i parë që është goditur nga COVID-19, ajo e ka vënë sëmundjen shpejt nën kontroll... Читать дальше...

Incidenti në Nashvill mund të ketë qenë “sulm vetëvrasës”

Evropaelire.org 

Shpërthimi i një kamioni në Nashvill të SHBA-së, në Ditën e Krishtlindjeve, ka qenë me gjasë “sulm vetëvrasës”, raportuan mediat amerikane duke cituar zyrtarë të zbatimit të ligjit. Hetuesit janë duke kryer teste të ADN-së, pasi mbetje njerëzore janë gjetur afër vendit të shpërthimit të fuqishëm. CNN citoi një zyrtar të FBI-së të ketë thënë se agjentët nuk janë duke kërkuar të dyshuar të tjerë, pasi mbetjet njerëzore janë gjetur. CBS News tha se teoria kryesore tani është se subjekti mund të jetë vrarë në shpërthim. Читать дальше...

Dita V: Evropa nis vaksinimin masiv kundër koronavirusit

Evropaelire.org 

Programi i imunizimit masiv kundër koronavirusit është në zhvillim e sipër në të gjithë Evropën, pasi shumica e vendeve të BE-së nisën vaksinimin e grupeve më të cenueshme. Data 27 dhjetor është duke u cilësuar si Dita V, ose Dita e Fitores, në të gjithë Evropën. Në Republikën Çeke, kryeministri Andrej Babis ishte i pari që mori vaksinën Pfizer/BioNTech në një spital ushtarak në Pragë. “Vaksina, e cila mbërriti nga Bashkimi Evropian dje, është një shpresë, një shpresë se do të kthehemi në jetën normale”... Читать дальше...

Trump nuk e nënshkruan paketën e ndihmës ekonomike

Evropaelire.org 

Miliona amerikanë humbën përkohësisht përfitimet nga të qenët të papunë, pasi presidenti Donald Trump nuk e nënshkroi paketën për ndihmë. Kjo paketë, në vlerë prej 900 miliardë dollarësh, është miratuar nga Kongresi javën e kaluar, për t’i ndihmuar qytetarët që kanë mbetur pa punë, si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Shpërndarja e mjeteve të saj do të bëhej vetëm pasi të nënshkruhej në ligj nga presidenti. Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, paralajmëroi për “pasoja... Читать дальше...

Dhjetë alpinistë të vdekur nga stuhia e borës në Iran

Evropaelire.org 

Stuhitë e borës në Iran lanë së paku 10 alpinistë të vdekur dhe disa të zhdukur. Lajmi u bë i ditur nga televizioni shtetëror, pas disa ditësh me reshje me borë dhe erëra të fuqishme, që bllokuan rrugë në shumë pjesë të vendit. Sipas disa raporteve, numri i viktimave mund të jetë më i lartë, pasi disa alpinistë që kanë qenë në malet në veri të Teheranit, mbeten të zhdukur. Kërkimet dhe përpjekjet e shpëtimit u ndërprenë gjatë natës, por pritet të vazhdojnë sot. Autoritetet e parashikimit... Читать дальше...

Edhe një tjetër mega-qeveri?

Evropaelire.org 

Qeveria në detyrë nuk arriti të finalizojë dhe të dërgojë për miratim në Kuvend projektligjin për qeverinë, i cili parasheh shkurtimin e posteve qeveritare. Mungesa e këtij ligji bën që qeveria e ardhshme e cila do të dalë nga zgjedhjet e parakohshme, të mund ketë shumë ministra e zëvendësministra, thotë Arbëresha Loxha, drejtoreshë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike. Ky projektligj ishte iniciuar qysh në vitin 2018 nga qeveria e udhëhequr në atë kohë nga Ramush Haradinaj, e cila kishte numrin më të madh të ministrive që nga paslufta... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
ATP

Теннисист Медведев может потерять свое место в рейтинге ATP






«Динамо» может досрочно стать чемпионом РПЛ сезона-2023/24 после 29-го тура

В Якутске прошла иммерсивная прогулка «Сокровища Туймаады»

Интересные факты о суши и роллах

Politico: решение Франции пригласить РФ во Нормандию раскритиковали в США