Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Май
2018

Putin rikthen ish-ministrin e Financave në pozitë shtetërore

0
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, emëroi ish-ministrin e Financave, Aleksei Kudrin, në krye të Odës së Auditimit të Rusisë.


Lajmi u bë i ditur nga shërbimi për media i Dumës ruse. 


Dhoma e Auditimit është një agjenci mbikëqyrëse, e cila monitoron shpenzimet e fondeve të qeverisë.


Emërimi do ta sjellë Kudrinin - tani udhëheqës i Qendrës për Kërkime Strategjike - më afër qeverisë së Putinit, pas disa vitesh pa pozitë shtetërore.


Kudrin ka ndihmuar në stabilizimin e financave të Rusisë dhe në tërheqjen e investitorëve si ministër i Financave gjatë dy mandateve të para të Putinit, më 2000-2008.


Ndonëse shpesh bën deklarata kritike ndaj qeverisë, Kudrin besohet të jetë i afërt me Putinin.


Ekonomia e Rusisë ka dalë nga recesioni dyvjeçar në vitin 2017, por nuk ka arritur ende objektivin e Putinit për rritje për 2%.



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus
















Музыкальные новости




























Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса