Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Май
2018

Новости за 20.05.2018

Negociata të reja për emrin e Maqedonisë në Nju Jork

Evropaelire.org 

Pas refuzimit që i bëri Greqia propozimit “Republika e Maqedonisë së Ilidenit”, si opsion për zgjidhjen e kontestit të emrit, më 24 dhe 25 maj në Njork do të zhvillimen bisedime të reja mes ministrave të Punëve të Jashtme të dy vendeve, Nikos Kotzias dhe Nikolla Dimitrov, në prani të ndërmjetësit të OKB-së, Matthew Nimetz. Lajmin e ka bërë të ditura Ministria e Jashtme në Shkup ndërsa paraprakisht një gjë e tillë ishte kumtuar edhe nga pala greke, e të cilin e kishte kumtuar gazeta “To Vima”. ... Читать дальше...

Lëvizja Vetëvendosje organizon tryezën e radhës me partitë politike

Evropaelire.org 

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se më 25 maj do të organizojë tryezën e titulluar “Zgjidhja nëpërmjet zgjedhjeve”, ku do të ftojë subjektet politke në Kosovë. Sipas Vetëvendosjes, përmes kësaj tryeze do të synohet arritja e konsensusit “për realizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”. “Kjo tryezë mbahet me synim arritjen e konsensusit për realizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës, si zgjidhja demokratike që do të mundësonte krijimin e një qeverisjeje... Читать дальше...

Zarif: Mbështetja e Evropës për paktin bërthamor nuk është e mjaftueshme

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian nuk ka bërë aq sa duhet për të ruajtur përfitimet që ka Irani nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, pas tërheqjes së SHBA-së nga pakti, i ka thënë ministri i Jashtëm iranian, shefit për energji të BE-së. “Me tërheqjen e Aemrikës, pritjet e publikut në Iran nga Bashkimi Evropian janë rritur, në mënyrë që të përfitojmë nga të mirat e marrëveshjes dhe në kontekstin aktual, mbështetja politike evropiane për marrëveshjen, nuk është e mjaftueshme”, i ka thënë Mohammad Javad Zarif... Читать дальше...

BE-ja ofron shumë mundësi, por Kosova s’ka kapacitete

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian po ofron mundësi të mëdha për zhvillimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në këtë mes edhe për Kosovën, por këto mundësi, sidomos në aspektin ekonomik duhet ditur të shfrytëzohen, thonë analistë nga fusha ekonomike. Gjatë kësaj jave në Sofje të Bullgarisë është mbajtur Samiti i Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor ku përmes një deklarate të përbashkët është konfirmuar përkushtimi dhe vendosmëria për të ardhmen evropiane të rajonit. Ky samit ka nxjerrë si përfundim... Читать дальше...

Papa bën thirrje për “pajtim në Tokën e Shenjtë”

Evropaelire.org 

Papa Françesku thotë se “dialogu dhe pajtimi” janë të nevojshme në Tokën e Shenjtë dhe gjithë Lindjen e Mesme. Ai u tha besimtarëve sot në Sheshin Shën Pjetri se “shpirtërisht” është bashkuar me lutjet që janë mbajtur të shtunën në Jerusalem, vend i cili, sipas tij, është i shenjtë për hebrenjtë, të krishterët dhe myslimanët. Gjatë meshës së të dielës, Papa foli për situatën në Gaza dhe u lut që atje të arrihet paqja. Autoritetet palestineze kanë thënë se më shumë se 110 palestinezë janë vrarë... Читать дальше...

Gjukanoviq betohet si president i Malit të Zi

Evropaelire.org 

Millo Gjukanoviq është inauguruar në postin e presidentit të Malit të Zi. Kjo është hera e dytë që ai shërben në postin e presidentit, pas mandatit të tij të parë prej vitit 1998 deri më 2002. “Mali i Zi është bërë shteti ekonomikisht më i zhvilluar në Ballkanin Perëndimor dhe lider i reformave dhe negociatave me Bashkimin Evropian dhe sigurisht, anëtari i parë që i është bashkuar Aleancës”, tha Gjukanoviq pasi bëri betimin para Parlamentit. Gjukanoviq, 56-vjeç, fitoi 54 për qind të votave në zgjedhjet e mbajtura më 15 mars... Читать дальше...

Kongo do të nisë vaksiminet kundër virusit Ebola

Evropaelire.org 

Punëtorët shëndetësorë në Republikën Demokratike të Kongos do të nisin të hënën fushatën e vaksimit, pas shqetësimit se mund të ketë shpërthim të virusit Ebola, ka njoftuar zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë. Zëdhënësja, Jessica Ilunga ka thënë se 4 mijë doza të vaksinave janë dërguar në qytetin Mbandaka, ku javën e kaluar janë regjistruar rastet e para me virusin Ebola. Rastet me Ebola në Mbandaka kanë rritur shqetësimet se virusi mund të përhapet edhe në kryeqytetin Kinshasa, ku jetojnë 10 milionë banorë. Читать дальше...

Maduro pritet të fitojë mandatin e dytë presidencial

Evropaelire.org 

Votuesit në Venezuelë po votojnë në zgjedhjet presidenciale, të cilat pritet t’i fitojë presidenti aktual, Nicolas Maduro. Mandati i presidentit në Venezuelë është gjashtë vjeçar. Shumë analist presin që në zgjedhjet e sotme, dalja të jetë e ulët, pas bojkotit nga partia kryesore opoziare dhe denoncimeve nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe 14 shtetet e Amerikës Latine. Maduro, 55-vjeçar, po përballet me tre kandidatë, të cilët nuk kanë gjasa reale që të fitojnë. Koalicioni opozitar Bashkimi Demokratik... Читать дальше...



Blakaj: Kosova dhe Serbia - së pari normalizimin e pastaj pajtimin

Evropaelire.org 

Aktualisht lidershipi politik në Kosovë dhe në Serbi më tepër janë të angazhuar në vendosjen e marrëdhënieve normale në mes dy shteteve, sesa për një pajtim ndërmjet dy popujve, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Bekim Blakaj, drejtor ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë. Ai shpreh mendimin se udhëheqësit politikë të dy vendeve, duhet të shmangin retorikën, e cila ushqen urrejtjen ndemjet dy popujve. Gjithashtu, sipas tij, mungon vullneti politik, sidomos në Serbi, për zbardhjen e fatit të peronave të pagjetur. Читать дальше...

Mosregjistrimi i popullsisë pamundëson projektimet zhvillimore

Evropaelire.org 

Maqedonia tani 16 vjet nuk ka realizuar regjistrimin e popullsisë dhe kjo në vazhdimësi ka hapur debate me kërkesën për realizimin e këtij operacioni statistikor, jo vetëm që të dihet numri i popullatës, por edhe për planifikimin e politikave ekonomike, arsimore, sociale si edhe të nevojave tjera, ashtu siç veprohet thuajse në të gjitha shtetet në botë. Regjistrimi i fundit është realizuar në vitin 2002, që u shoqërua me debate të shumta lidhur me përqindjen e popullatës shqiptare, e cila rezultoi... Читать дальше...

Modi do të takohet me Putinin në Soçi

Evropaelire.org 

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi është nisur për në Soçi të Rusisë ku do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin më 21 maj, për të biseduar për mënyrat për të forcuar marrëdhëniet mes dy shteteve. Kremlini ka thënë se Modi dhe Putin do të bisedojnë për “çështje kyçe të zhvillimit të partneritetit të privilegjuar strategjik”, dhe “në agjendë do të jenë edhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare”. “Do të jetë rast i rëndësishëm që dy liderët të shkëmbejnë mendimet për çështjet ndërkombëtare... Читать дальше...

Erdogan do të mbajë tubim në Sarajevë

Evropaelire.org 

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan pritet të mbajë një tubim zgjedhor në Sarajevë para komunitetit turk në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ky zhvillim vjen pasi disa shtete të Bashkimit Evropian kanë ndaluar mbajtjen e tubimeve të tilla. Erdogan do të mbajë tubim në Sarajevë për zgjedhjet presdienciale dhe parlamentare turke, që janë paraprarë të mbahen më 24 qershor. Tensionet mes Turqisë dhe BE-së u rritën vitin e kaluar, pasi shumë shtete ia ndaluan Qeverisë turke që të mbajë tubime për referendumin, që ia rriti fuqitë presidentit turk. Читать дальше...

Vrasja e Ivanoviqit, edhe një rast në proceset e gjata nën hetime 

Evropaelire.org 

Vrasja e politikanit serb nga Mitrovica, Oliver Ivanoviq, gradualisht po hynë në kuadër të rasteve të vrasjeve që kanë mbetur nën hetime, pa u zbardhur. Pesë muaj që kur Ivanoviq ishte qëlluar për vdekje para selisë së partisë së tij në Mitrovicë, institucionet përgjegjëse thonë se nuk po arrijnë të sigurojnë informatat e nevojshme në lidhje më zbardhjen e këtij rasti.  Përfaqësuesit e shoqërisë civile vlerësojnë se edhe hetimet rreth rastit Ivanoviq, po hyjnë në kuadër të rasteve të pandriçuara... Читать дальше...

Kina thotë se janë pajtuar me SHBA-në të shmangin vendosjen e tarifave

Evropaelire.org 

Agjencia e lajmeve kineze, Xinhua thotë se Pekini dhe Uashingtoni janë pajtuar që të heqin dorë nga çdo luftë tregtare dhe nga kërcënimet për tarifa të reja. Xinhua ka cituar zëvendëskryeministrin kinez, Liu He të ketë thënë se “dy palët kanë arritur konsensus, që nuk do të marrin pjesë në një luftë tregtare dhe do të ndalojnë rritjen e tarifave ndaj njëra-tjetrës”. Liu udhëhoqi një delegacion të nivelit të lartë të Kinës, që vizitoi Uashingtonin javën e kaluar. Më 19 maj, Shtëpia e Bardha... Читать дальше...

Militantët e IS-it largohen nga një enklavë në afërsi të Damaskut

Evropaelire.org 

Grupi monitorues, Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut thotë se militantët e Shtetit Islamik janë evakuuar nga enklava e fundit që kishin nën kontroll në afërsi të Damaskut. Ky evakuim, sipas grupit që monitoron luftën në Siri, do t’i mundësojë trupave qeveritare që të marrin nën kontroll gjithë këtë zonë. Media shtetërore siriane nuk ka përmendur asnjë marrëveshje që do t’i lejonte militantët të largohen nga enklava që gjdent pranë kampit të refugjatëve palestinezë në Yarmouk. Të shtunën... Читать дальше...

Kitara me të cilën ka performuar Bob Dylan shitet për 490 mijë dollarë

Evropaelire.org 

Një kitarë elektrike, me të cilën ka performuar këngëtari amerikan Bob Dylan është shitur në një ankand për 490 mijë dollarë. Kitara e tipit Fender Telecaster e vitit 1965, gjithashtu është përdorur edhete nga Eric Clapton dhe George Harrison, kanë njoftuar zyrtarët e ankandit Julien në Nju Jork. Instrumenti muzikor i përkiste kitaristit të Dylanit, Robbie Robertson. Në vitin 2013, një kitarë elektrike, e tipit Stratocaster, që Dylan e kishte përdorur për Festivalin Newport Folk më 1965, ishte shitur për 965 mijë dollarë. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Даниил Медведев

Медведев сыграет с Бубликом в Мадриде 






Столичные экспортеры провели более 360 встреч в рамках бизнес-миссий

Сотрудники МЧС ведут поиски заблудившихся туристов из Москвы на Эльбрусе

«Я восстанавливаюсь!»: Куклачев обратился к своим поклонникам

Забег по пересеченной местности «Лига героев» прошел в Одинцове