Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Май
2018

Новости за 17.05.2018

Maliki u propozoi vendeve arabe të tërheqin ambasadorët nga Uashingtoni

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm palestinez, Riyad al-Maliki, propozoi që vendet arabe t'i tërheqin ambasadorët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si përgjigjje për hapjen e Ambasadës së SHBA-së në Jerusalem. "Nuk do të ketë dëme për vendet arabe nëse kolektivisht i zhvendosin ambasadorët e tyre nga Uashingtoni", tha Maliki në një takim të Ligës Arabe në Kajro. Maliki, gjithashtu, tha se anëtarët e Lidhjes Arabe, ministrat e jashtëm të të cilëve u mblodhën në Kajro në një takim të jashtëzakonshëm për të diskutuar për çështjen palestineze... Читать дальше...

Vullkani shpërthen në Havai duke përhapur pluhur dhe hi

Evropaelire.org 

Vullkani Kilauea në Havai ka shpërthyer, duke gjuajtur pluhur hiri në rreth 9,000 metra në qiell, shpërthimi ndodhi në 6 të mëngjesit. Banorët që jetojnë në një qytet afër, kanë raportuar për pluhur dhe re hiri që janë përhapur pas shpërthimit. Lava që ka dalë gjatë dy javëvë të fundit ka shkatërruar të paktën 26 shtëpi dhe 10 struktura të tjera. Krateri ndodhet brenda Parkut Kombëtar të vullkaneve të Havait, i cili është mbyllur që nga 11 maji dhe ishte në gjendje gatishmërie. Zyrtarët... Читать дальше...

May në Shkup, konfirmon mbështetjen e Britanisë së Madhe

Evropaelire.org 

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka qëndruar të enjten në Maqedoni, në një vizitë të paparalajmëruar më parë ku është takuar me kryeministrin Zoran Zaev, si dhe me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, i cili edhe ka organizuar një pritje të veçantë me rastin e vizitës së saj në Shkup. Në takimin ndërmjet kryeministrave Zaev dhe May, është diskutuar për raportet ndërmjet dy vendeve, por edhe për zhvillimet në rajon, me theks të veçantë, integrimin euroatlantik dhe aspektet e sigurisë. Читать дальше...

Vuçiq: Nuk jam optimist për marrëveshje me Kosovën

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq thotë se nuk është optimist se ai do të arrijë marrëveshje brenda fatit kohor të përmendur nga homologu i tij i Kosovës, Hashim Thaçi. "A do të vije deri te zgjidhje? Shpresoj. Nuk jam optimist, do të bëj më të mirën dhe do të bëj shumë përpjekje për të arritur deri aty", ka bërë të ditur Vuçiq në fund të samitit të Sofjes. Ai gjithashtu theksoi se Serbia ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj që rrjedhin nga marrëveshja e Brukselit, ndryshe nga pala tjetër (Kosova)... Читать дальше...

Thaçi: Nga marrëveshja finale do të fitojnë edhe Kosova, edhe Serbia 

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar gjatë qëndrimit të tij në Sofje të Bullgarisë ku po merr pjesë në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, se ka pajtueshmëri me presidentin e Serbisë,. Aleksandar Vuçiq për përmbylljen e dialogut me një marrëveshje ligjërisht obligative. Është dakordim i përbashkët i dy presidentëve që dialogu të vazhdojë në një të ardhme të afërt me lehtësimin e Bashkimit Evropian dhe ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe akterëve tjerë që duan të ndihmojnë. Читать дальше...

Juncker: BE do të nisë masat për të bllokuar sanksionet e SHBA-së kundër Iranit

Evropaelire.org 

Komisioni Evropian do të nisë procesin e aktivizimit të ligjit që u ndalon kompanive evropiane të zbatojnë sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër Iranit dhe i cili nuk njeh masat ndëshkuese ndaj tyre. “Si Komision Evropian ne kemi për detyrë të mbrojmë kompanitë evropiane. Tani duhet të veprojmë dhe për këtë arsye po fillojmë procesin e aktivizimit të statutit bllokues nga viti 1996”, ka thënë Jean-Claude Juncker. “Ne gjithashtu kemi vendosur të lejojmë që Banka Evropiane e Investimeve... Читать дальше...

Numri i madh i veturave pa sigurim, pengesë për Kartonin e Gjelbër

Evropaelire.org 

Numri i madh i automjeteve të pasiguruara, rreth 60 mijë sa qarkullojnë në trafik, është bërë pengesë që Kosova të përfshihet në sigurimin e Kartonit të Gjelbër, si polica ndërkombëtare e sigurimeve kufitare për shtetet e Evropës, krahas faktit që Kosova nuk është vend anëtar i Kombeve të Bashkuara. Kartoni i Gjelbër vërteton se një automjet përfiton në mënyrë të mjaftueshme nga mbulimi i përgjegjësisë nga sigurimi. Kështu, kur makina përfshihet në një aksident në territorin e një shteti ku vlen sistemi i Kartonit të Gjelbër... Читать дальше...

Komisioni Evropian dërgon gjashtë vende në gjyq për ndotje të ajrit

Evropaelire.org 

Komisioni Evropian ka bërë të ditur se do të dërgoj Gjermaninë, Francën dhe katër vende të tjera në gjykatën më të lartë, për shkak të bllokimit në përmbushjen e standardeve të BE-së për cilësinë e ajrit. Vendimi erdhi pasi komisioni i Bashkimit Evropian u dha shancën e fundit në Janar gjashtë vendeve: Britanisë së Madhe, Italisë, Hungarisë, Romanisë, Gjermanisë dhe Francës për të ndërmarrë hapa në përmirësimin e cilësisë së ajrit.   Megjithatë, komisioneri i mjedisit i BE-së Karmenu Vella tha... Читать дальше...



Komuniteti LGBTI raporton kërcënime përmes ekspozitës

Evropaelire.org 

Raportet vendore dhe ndërkombëtare vënë në pah se edhe në Kosovë, sikurse në shumë vende tjera, pjesëtarët e komunitetit homoseksual, lesbike, biseksual apo transgjinor (LGBT) janë të stigmatizuar. Edhe vet pjesëtarët e këtij komuniteti thonë se jeta e tyre është e vështirë për shkak të diskriminimit fillimisht në familje, ku përjetojnë, siç thonë ata, edhe dhunë fizike e psikike. Lendi Mustafa, pjesëtar i komunitetit transgjinor duke folur për Radion Evropa e Lirë tha se i ka mbi dhjetë raportime... Читать дальше...

Arrestohen 4 persona në veri të Mitrovicës

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në veri të Mitrovicës. Në mesin e të arrestuarve janë tre meshkuj dhe një femër. Aksioni i Policisë së Kosovës ka filluar në orët e mëngjesit, është zhvilluar në tri lokacione të ndara në veri. Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se gjatë bastisjes, është gjetur një revole, si dhe dëshmi të tjera. “Bastisjet janë kryer me urdhëresë të gjykatës në dy lokacione në veri të... Читать дальше...

Ekspertiza për vdekjen e Astrit Deharit, dërgohet javën tjetër në Zvicër

Evropaelire.org 

Rasti i vdekjes së ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari do të transferohet në Zvicër për super-ekspertizë. Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri në seancën e Kuvendit ka thënë se nga java e ardhshme kjo lëndë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës. Tahiri foli për këtë çështje pasi u pyet nga deputeti i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, se në cilën fazë është ky proces. Ministri Tahiri ka thënë se vonesat kanë ndodhur si pasojë e lëndës voluminoze, meqë kanë qenë rreth 3 mijë faqe për përkthim. Читать дальше...

Kataloni: Udhëheqësi i ri Torra i vendosur për të arritur pavarësinë

Evropaelire.org 

Separatisti katalan  Quim Torra u betua si kreu i ri i rajonit spanjoll, me kërkesat e tij për një Kataloni të pavarur. Torra zyrtarisht mori detyrën në një ceremoni në kryeqytetin katalan,  Barcelonë, ku ai u zgjodh nga ligjvënësit separatistë të parlamentit katalanas. Në shenjë të tensionit të zjarrtë, qeveria e Spanjës në Madrid, e cila zakonisht dërgon një përfaqësues në ceremoninë e qeverisë rajonale, nuk pranoi të merrte pjesë në betim. Ceremonia e së enjtës ishte me sinjale të theksuara... Читать дальше...

Zaev: Një opsion për emrin i pranueshëm për të dyja palët 

Evropaelire.org 

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka deklaruar se bashkë me homologun e tij nga Greqia, Aleksis Tsipras, kanë ardhur deri te një opsion i pranueshëm për të dyja palët rreth kontestit për emrin e Maqedonisë.  Zaev dhe Tsipras kanë biseduar në Sofje të Bullgarisë, ku po mbahet Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor.  Tani, sipas Zaev, mbetet që ky opsion i pranueshëm për kryeministrat, të diskutohet edhe në institucionet e shteteve përkatëse, të Greqisë dhe Maqedonisë për aprovim.  “Maqedonia dhe Greqia po forcojnë miqësinë. Читать дальше...

Nuk ka ‘plan B’, Ballkani Perëndimor është pjesë e BE-së

Evropaelire.org 

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka thënë se Ballkani Perëndimor është dhe do të jetë pjesë integrale e Evropës, përkatësisht Bashkimit Evropian. Këto komente, ai i ka bërë gjatë një konference të përbashkët me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, dhe kryeministrin bullgar Boyko Borissov në kuadër të Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Sofje. “Unë nuk shoh ndonjë të ardhme tjetër për Ballkanin Perëndimor sesa BE. Nuk ka alternativë, asnjë plan B. Читать дальше...

BE dhe Ballkani Perëndimor me deklaratë të përbashkët në Samitin e Sofjes

Evropaelire.org 

Përmes një deklarate të përbashkët, Bashkimi Evropian dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë konfirmuar në Samitin e Sofjes përkushtimin dhe vendosmërinë për të ardhmen evropiane të rajonit. Pas strategjisë së zgjerimit të BE-së për Ballkanin të publikuar sivjet, deklarata e Sofjes ka nxjerrë si përfundim edhe përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit dhe rritjen e stabilitetit në rajon, si parakusht për integrimin e kësaj pjese të Evropës në kuadër të Bashkimit Evropian. Në deklaratë, veç... Читать дальше...

Danimarka tërheq forcat speciale nga Iraku

Evropaelire.org 

Rreth 60 forca speciale të Danimakrës do tëtërhiqen nga Iraku, kjo pasi që shumë zona të kontrolluara nga i ashtuquajturi Shteti Islamik janë çliruar. Mbështetja do të përfundojë në fund të vjeshtës, bën të ditur Ministria e Mbrojtjes e Danimarkës. Por, rreth 180 forca ushtarake ende do të qëndrojnë në bazën ajrore të al-Asadit në Irak dhe do të kontribuojnë në mbikëqyrje si pjesë e një koalicioni ndërkombëtar që lufton grupin militant islamik.

Vdes ish-deputeti Kujtim Paçaku

Evropaelire.org 

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Paçaku sot ka ndërruar jetë. Paçaku ka qenë përfaqësues i komunitetit rom në Kosovë.   Lajmin e ka bërë të ditur kryeparlamentari Kadri Veseli. Kreu i Kuvendit ka kërkuar në seancën e sotme një minutë heshtje për nder të ish-deputetit.   “Me dhimbje mora lajmin për vdekjen e Kujtim Paçakut, deputet shumëvjeçar në Kuvendin e Kosovës nga komuniteti rom. Me angazhimin e tij të sinqertë politik, me kulturën e pasur prej poeti që posedonte, Kujtimi ishte... Читать дальше...

Turqia lëshon fletë-arreste për 101 ushtarë

Evropaelire.org 

Autoritetet turke kanë ndaluar të enjtën 33 anëtarë të forcave ajrore pas dyshimeve se kanë lidhje me klerikun fetar Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e fajëson për tentimet e dështuara për puç në korrik të vitit 2016, ka thënë e përditshmja turke Hurriyet, transmeton Reuters. Sipas gazetës, të ndaluarit kanë qenë në mesin e 101 anëtarëve të forcave ajrore që mund të përballen me arrestim, pas një hetimi të nisur nga prokurorët e Ankarasë, i cili është zgjeruar në 21 provinca. Në mesin e të burgosurve është një toger dhe pesë kolonelë. Читать дальше...

Tradita e Iftarit në Sarajevë

Evropaelire.org 

Tradita 100 vjeçare e Iftarit, pas perëndimit të diellit, shënohet në Sarajevë me gjuajtjen e topit në ajër. Familjarët mbledhen për të ndërprerë agjërimin së bashku. Rreth 51% e popullësisë i takojnë fesë myslimane.

Новости России
Москва

«Страна забытых сказок» в «Геликон-опере». Детское радио приглашает


Kompanitë evropiane do të largohen nga Irani nëse rrezikohen nga sanksionet e SHBA-së

Evropaelire.org 

Gjiganti francez i energjisë, Total u është bashkuar kompanive të mëdha evropiane të cilat kanë deklaruar se do të largohen nga Irani në rast se do të preken nga sanksionet amerikane. Liderët evropianë në Samitin e Sofjes kanë treguar edhe njëherë përkushtimin e tyre më 16 maj për të ruajtur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, që Teherani ka me fuqitë botërore. Mirëpo njoftimi i kompanisë Total dhe kompanive tjera gjermane e daneze më herët gjatë kësaj jave tregon vështirësitë me të cilat... Читать дальше...

Fillon Samiti i BE-së në Sofje

Evropaelire.org 

Sot në Sofje ka nisur punimet Samiti i i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor. Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, nikoqir i këtij Samiti, ka mbajtur një fjalim duke u pasur nga presidenti i Komisionit Evropian, Donald Tusk. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, i cili në mëngjes ka theksuar se është optimist se do të arrihet një zgjidhje në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit. Thaçi është takuar të mërkurën... Читать дальше...

Kryeministrja britanike viziton sot Maqedoninë

Evropaelire.org 

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May do të qëndrojë sot në Maqedoni në një vizitë të paralajmëruar më parë.  Ajo do të arrijë në Shkup nga Sofja, pasi është pjesëmarrëse në samitin e BE-së dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor. “Këtë vit kur shënojmë 25 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë dhe Britanisë së Madhe, lidhjet mes dy vendeve tona janë më të forta se kurrë më parë”, thuhet në komunikatën e kabinetit të kryeministres britanike. Në kumtesë thuhet se May do... Читать дальше...

Treni në Japoni niset 25 sekonda më herët, kompania kërkon falje

Evropaelire.org 

Kompania hekurudhore në Japoni ka kërkuar falje pasi një tren është larguar nga stacioni 25 sekonda më herët, duke shënuar rastin e dytë të këtij lloji brenda një muaji. Operatori ka thënë se “është i pafalshëm shqetësimi i madh që u kemi shkaktuar klientëve tanë”. Sipas Japan Today, drejtuesi i trenit ka menduar se është dashur të largohet nga stacioni Notogawa në orën 7:11 në vend terminit 7:12. Pasi ngasësi ka mbyllur dyert një minutë më herët ai ka kuptuar gabimin e tij duke u nisur drejt stacionit tjetër. Читать дальше...

Virusi Ebola shpërndahet në një qytet në Kongo

Evropaelire.org 

Virusi Ebola është shpërndarë nga fshati në një qytet në Kongo, duke rritur shqetësimet se sëmundja do të jetë shumë e vështirë për t’u kontrolluar. Ministri i Shëndetësisë, Oly Ilunga Kalenga ka konfirmuar disa raste në qytetin Mbandaka, të banuar nga rreth një million banorë. Ky qytet njihet për trafik të madh dhe lidhje me kryeqytetin Kinshasa. Deri më tash është raportuar për 42 persona të infektuar derisa 23 konsiderohet të kenë vdekur. Të mërkurën Organizata Botërore e Shëndetësisë... Читать дальше...

Gina Haspel merr miratimin e Komitetit të Senatit për drejtore të CIA-s

Evropaelire.org 

Komiteti i Inteligjencës amerikane i ka dhënë dritën e gjelbër nominimit të Gina Haspel për pozitën e udhëheqëses së Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), pavarësisht përfshirjes së saj në torturimin e të burgosurve të rrjetit Al-Kaida në fillim të viteve 2000, transmeton AFP. Ky Komitet ka votuar në të mirë të Haspel duke dërguar votimin në një fazë tjetër, pasi tani ajo duhet të sigurojë votat nga i gjithë Senati në mënyrë që të zëvëndësojë Mike Pompeon, që tani gjendet në pozitën e Sekretarit amerikan të Shtetit. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Касаткина проиграла Путинцевой и не смогла выйти в 1/4 финала турнира WTA в Мадриде






Источник 360.ru: цех загорелся на заводе «Компрессор» в Москве

Страстная суббота: главные запреты последнего дня перед Пасхой

Минобороны: полевой хлебозавод испек для солдат на передовой пасхальные куличи

Этнобанда промышляла наркотиками в Челябинской области