Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Май
2018

Новости за 04.05.2018

UNICEF: Lufta në Ukrainë me ndikim shkatërrues në arsim

Evropaelire.org 

Fondacioni për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) tha se lufta midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës ka "ndikim shkatërrues" në sistemin arsimor të rajonit, duke detyruar mbi 200,000 fëmijë të mësojnë në "mjedise të militarizuara". "Fëmijët mësojnë në shkolla me vrima të plumbave në mure, me thasë rëre në dritare dhe me depo bombash në bodrum", tha përfaqësuesja e UNICEF-it për Ukrainën, Giovanna Barberis. "Fëmijët janë shumë nervozë për granatimet dhe mësuesit përpiqen t'i qetësojnë... Читать дальше...

Vdiq disidentja antikomuniste që i shkruante letra Radios Evropa e Lirë

Evropaelire.org 

Disidentja antikomuniste rumune, Doina Cornea, e cila ka dënuar regjimin e diktatorit Nicolae Ceausescu gjatë viteve 1980 me letra dërguar Radios Evropa e Lirë, ka vdekur. Ajo ka qenë 88 vjeçe. Djali i saj, Leontin Iuhasz, tha se Cornea ka vdekur më 4 maj në qytetin Cluj, pas një sëmundjeje të gjatë. Cornea ka fituar famë ndërkombëtare në vitin 1982, pasi ka nisur të dërgojë letra në Radion Evropa e Lirë, në të cilat kritikonte shkatërrimin në shkallë të gjerë të fshatrave dhe kishave rumune. Читать дальше...

Erdogan "do të mbajë" tubim zgjedhor në Sarajevë; Bosnja s'e konfirmon

Evropaelire.org 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se do të mbajë tubim me votuesit turq në Sarajevë. Megjithatë, në Ambasadën e Turqisë në Bosnje dhe Hercegovinë iu tha Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se nuk kanë ende konfirmim zyrtar për vizitën e Erdoganit. Një informacion të tillë nuk e ka as ambasada e Bosnjës në Turqi. "Në një mjedis, ku disa vende janë duke shqyrtuar nëse do të na mundësojnë të bëjmë fushatë, më me ëndje shoqërohemi me qytetarët tanë në Bosnje dhe Hercegovinë. Читать дальше...

Haradinaj: Kam dëgjuar se jemi paditur nga familjet e të dëbuarve turq

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një konference për media tha të ketë dëgjuar se familjet e gjashtë shtetasve turq të dëbuar nga Kosova, e kanë paditur Qeverinë e Kosovës për mosrespektim të të drejtave të njeriut. “Unë kam dëgjuar se familjet kanë paditur Qeverinë e Republikës së Kosovës, për mosrespektim të të drejtave të tyre, të caktuara në bazë të ligjeve të Kosovës. Ne, po ashtu, kemi filluar një hetim të brendshëm. Hetimi që vjen nga AKI-ja, shumica e materies nuk është publike... Читать дальше...

Papunësia në SHBA bie nën 4%

Evropaelire.org 

Papunësia në Shtetet e Bashkuara ka rënë nën 4 përqind në muajin prill, si rezultat i hapjes së 164,000 vendeve të reja të punës, tha Departamenti amerikan i Punës. Norma prej 3.9% është rënie prej 4.1% - shifër që ka qëndruar prej muajit nëntor. Vendet e reja të punës në prill janë hapur kryesissht në shërbime të biznesit, prodhim, kujdes shëndetësor dhe miniera, tha Byroja për Statistika e Departamentit të Punës. Papunësia në SHBA, bazuar në anketën mujore të Zyrës së Ekonomive Familjare... Читать дальше...

Karateistët e Kosovës nuk pranojnë garën në Serbi, pa simbole shtetërore

Evropaelire.org 

Federata e Karatesë e Serbisë ka njoftuar se në Kampionatin Evropian të Karatesë që pritet të mbahet këtë muaj në Novi Sad, Kosova do të marrë pjesë pa simbolet shtetërore. Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Karatesë së Serbisë, Kajica Kaliçanin, ka thënë se për një gjë të tillë, Federatën serbe e ka njoftuar Federata Evropiane e Karatesë. Por, nga Federata e Karatesë së Kosovës thonë se nuk kanë asnjë njoftim për vendim të tillë. Ismet Krasniqi, kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës... Читать дальше...

Kërkohet debat në Kuvend rreth platformës së Qeverisë për dialogun

Evropaelire.org 

Projekt-platforma e Qeverisë së Kosovës për finalizimin e dialogut me Serbinë, ka nevojë të plotësohet dhe ndryshohet për shkak të shumë mangësive, kanë theksuar deputetët nga Komisioni për Punë të Jashtme. Projekt-platforma si e tillë, nuk ka kaluar në Komision, për shkak të mospajtimeve ndërmjet deputetëve nga pushteti dhe opozita dhe është kërkuar nga Kryesia e Kuvendit që të sigurohet që të ketë debat në Kuvendin e Kosovës. Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme, Vjosa Osmani, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës... Читать дальше...

Asociacioni, drejt formimit apo kthimit në pikën zero?

Evropaelire.org 

Ekipi menaxhues për përgatitjen e draftit për statutin e Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, tashmë ka nisur punën dhe me 30 prill e ka pasur takimin e parë.  Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës thonë se përfaqësuesit e Ekipit menaxhues, i cili përbëhet nga përfaqësues të komunitetit serb që jetojnë në Kosovë, së shpejti do të thirren për konsulta nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, për të parë vijimësinë e punës lidhur me draftimin e statutit të Asociacionit. Avni Arifi... Читать дальше...



Presidenti Thaçi dekreton Ligjin për ratifikimin e demarkacionit

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dekretoi Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. Dekretimi i këtij ligji pasoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ditë më parë ka vlerësuar se ratifikimi i Marrëveshjes për kufirin shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, nuk ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. “Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, duke u bazuar në kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore... Читать дальше...

I kërkuari shqiptar për kokainë, u arrestua në Gjermani

Evropaelire.org 

Policia e Shqipërisë tha se një biznesmen shqiptar, i akuzuar për përfshirje në trafikimin e 613 kilogramëve kokainë, është arrestuar në Gjermani. Në deklaratën e lëshuar të premten thuhet se Arbër Cekaj, pronar i kompanisë Arbi Garden, që posedonte enën me kokainë, e cila është zbuluar në muajin shurt, është arrestuar në Dyzeldorf. Kokaina ka arritur në Shqipëri me një dërgesë të bananeve nga Kolumbia, përmes Italisë dhe Maltës. Dy njerëz janë arrestuar në atë kohë. Policia ka thënë se kokaina... Читать дальше...

Abbas kërkon falje për komentet për Holokaustin

Evropaelire.org 

Udhëheqësi palestinez, Mahmoud Abbas, kërkoi falje për komentet e bëra për popullin hebre dhe Holokaustin. Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij të premten, ai e përshkroi Holokaustin si "krimin më të urryer në histori".   Ditë më parë, Abbas tha në një takim në Bregun Perëndimor se vrasja masive e hebrenjve evropianë nga nazistët ka qenë rezultat i aktiviteteve të tyre financiare, e jo antisemitizmit. Komentet e tij u dënuan nga Izraeli dhe komuniteti ndërkombëtar. "Nëse njerëzit janë ofenduar nga deklarata ime... Читать дальше...

Pas fitores së betejës gjyqësore, Telekomi përgatitet për privatizim

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës ka fituar betejën ligjore në Gjykatën e Arbitrazhit kundër kompanisë ‘Axos-Capital’, e cila kërkonte dëmshpërblim qindra miliona euro për anulimin e privatizimit të 75 për qind të aksioneve të Postës dhe Telekomit të Kosovës. Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, duke shtuar se edhe shpenzimet e procesit do të paguhen nga kompania ‘Axos’. “Tribunali i Arbitrazhit ka vendosur në favor të Kosovës për rastin e privatizimit të Telekomit të Kosovës duke obliguar ‘Axos’-in... Читать дальше...

Interesim i madh i të rinjve për punësim

Evropaelire.org 

Panairi për Zhvillim në Karrierë i përfaqësuar nga 150 kompani, priti një numër të madh të të interesuarve për punë. Shifrat e papunësisë vazhdojnë të mbesin mbi 30.5 % dhe punësimi mbetet sfidë për të rinjtë.

Takimi i Selanikut, pa epilog për emrin e Maqedonisë

Evropaelire.org 

Takimi i ministrave të Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë në Selanik, në kuadër të një konference rajonale, nuk pritet të shënojë ndonjë rezultat konkret sa i përket çështjes së emrit, bazuar në qëndrimet e deritashme të palëve. Edhe kësaj radhe, ministrat Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias, kanë theksuar gatishmërinë për vazhdimin e procesit të negociatave deri në gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme, por një përkushtim të tillë ata, sikurse edhe zyrtarë të tjerë, e kanë përsëritur në të gjitha takimet e deritashme. Читать дальше...

Kremlini mirëpret deklaratën e Zemanit për agjentin Noviçok

Evropaelire.org 

Kremlini e mirëpriti deklaratën e presidentit të Çekisë, Millosh Zeman, se një sasi e vogël e agjentit nervor, që Britania thotë se është përdorur për të helmuar një ish-spiun rus, është prodhuar në Republikën Çeke. Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit rus, Vladimir Putin, tha se deklarata e Zemanit i kundërshton fuqishëm pretendimet e Britanisë, e cila fajëson Rusinë për helmimin e Sergei Skripalit dhe të vajzës së tij, Yulia. Këta dy janë helmuar në muajin mars, në qytetin Sallsbëri të Anglisë. Читать дальше...

Hahn: Nuk ka biletë falas për në BE

Evropaelire.org 

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, tha se BE-ja do të pranojë anëtare të reja vetëm kur të dyja palët të përfitojnë nga ky proces. "Në rrugën drejt BE-së, nuk ka shkurtesa apo bileta falas dhe kjo vlen për të gjitha vendet", tha Hahn në konferencën për zgjerim, të organizuar nga Komitetit për Bashkëpunim Rajonal.  Ai theksoi se zgjerimi i mëtejshëm i BE-së është edhe në interes të institucioneve evropiane, sepse bëhet fjalë për krijimin e stabilitetit, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe pajtimin. Читать дальше...

Opozita turke del me kandidat kundër Erdoganit

Evropaelire.org 

Partia kryesore opozitare e Turqisë, Partia Republikane Popullore, shpalli kandidatin e saj që të sfidojë presidentin Recep Tayyip Erdogan në zgjedhjet presidenciale, muajin e ardhshëm. Muharrem Ince është laik dhe kritik i fuqishëm i Erdoganit. Ai ka qenë deputet qysh në vitin 2002. Partia Republikane Popullore planifikon të bashkohet për herë të parë me partitë e krahut të djathtë, me shpresën për të mundur Erdoganin. Partia e Erdoganit për Drejtësi dhe Zhvillim e ka shumicën në Parlament. Читать дальше...

NATO: Misioni dhe mandati i FSK-së nuk vendoset nga ne

Evropaelire.org 

Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, sipas NATO-s, është çështje e brendshme e institucioneve të Kosovës. Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, NATO ka thënë se mbështet zhvillimin e FSK-së brenda mandatit që është krijuar për këtë forcë. “Struktura, mandati dhe misioni i Forcës së Sigurisë së Kosovës, nuk vendosen nga NATO. Kjo është çështje e brendshme e institucioneve të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e NATO-s nga Brukseli dhënë Radios Evropa e Lirë. ... Читать дальше...

Nga censura deri në vrasje

Evropaelire.org 

Censurë, mbikëqyrje, lajme të rreme, rritje e rrezikut fizik… Gazetarët në gjithë botën përballen me këto lloje pengesash dhe të tjera, gjatë përpjekjeve për të raportuar të vërtetën.

Новости России
Москва

Форум Доноров представил результаты первой лаборатории проекта «Музеи и меценаты»


Shpërthen vullkani në Havaji

Evropaelire.org 

Havaji ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pas shpërthimit të vullkanit në malin Kilauea, duke kërkuar evakuimin e 1,700 banorëve lokalë. (REUTERS)

SHBA dhe Kina përballen me "dallime të mëdha" në çështjet tregtare

Evropaelire.org 

Zytarët kinezë dhe ata amerikanë janë pajtuar gjatë një takimi në Pekin për të vendosur disa mekanizma përmes së cilave do të punojnë për zgjidhjen e konfliktit tregtar mes dy shteteve, ka njoftuar media shtetërore kineze, transmeton AP. Mirëpo pavarësisht asaj, të dy palët kanë prezantuar “dallime të mëdha” në disa çështje. Ministria e Tregtisë ka thënë se të dy palët kanë diskutuar për zgjerimin e eksportit amerikan në Kinë, shërbimet e tregtisë, mbrojtjen e të drejtave të pronës intelektuale, ka njoftuar agjencia e lajmeve Xinhua. Читать дальше...

OKB planifikon zhvarrosjen e trupave të viktimave nga armët kimike në Siri

Evropaelire.org 

Mediat janë duke raportuar se inspektorët globalë të armëve kimike do të marrin një hap të pashembullt të zhvarrosjes së disa trupave të viktimave që kanë vdekur në Duma, për të zbuluar më shumë teksa hetojnë sulmin e dyshuar me armë kimike në Siri. Shefi i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, Ahmet Uzumcu, ka thënë për Financial Times më 3 maj se organizata në fjalë, gjatë procesit të hetimit ka mbledhur 100 “gjurmë ambientale” prej kur ka fituar qasje në Duma. Misioni i këtij grupi në... Читать дальше...

Pashinian informon SHBA-në, Rusinë dhe BE-në se po punon në zgjidhjen e krizës

Evropaelire.org 

Lideri i opozitës armene, Nikol Pashinian është takuar me ambasadorët e Rusisë, Shteteve të Bashkuara, Gjeorgjisë dhe Bashkimit Evropian për t’i informuar se është duke punuar në zgjidhjen e krizës politike në Armeni. “I kam informuar ambasadorët për marrëveshjet që kemi arritur për të zgjidhur krizën e brendshme”, ka thënë ai përmes një postimi në faqen e tij në Facebook më 3 maj. “Në takim janë diskutuar edhe një varg çështjesh të marrëdhënieve bilaterale. Takimet me ambasadorët e akredituar në Armeni do të vazhdojnë”, ka thënë ai. Читать дальше...

Lluka: Kosova fitoi arbitrazhin me Axos - Capital

Evropaelire.org 

Republika e Kosovës ka fituar betejën ligjore në Arbitrazh kundër kompanisë “Axos GMBH”, e cila kërkonte dëmshpërblim qindra miliona euro për anulimin e privatizimit të 75 për qind të aksioneve të PTK-së. Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, duke shtuar se edhe shpenzimet e procesit do të paguhen nga kompania “Axos GMBH”. “Tribunali i Arbitrazhit ka vendosur në favor të Kosovës për rastin e privatizimit të Telekomit të Kosovës duke obliguar... Читать дальше...

Havaji shpall gjendje të jashtëzakonshme pas shpërthimit të vullkanit

Evropaelire.org 

Havaji ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pas shpërthimit të vullkanit në malin Kilauea, duke kërkuar evakuimin e 1,700 banorëve lokalë. Një dëshmitar ka thënë se llava është nisur si një mbulesë zjarri. Ai ka thënë se ka nuhatur erë të sulfurit dhe drunjve të djegur. Kryqi i Kuq amerikan ka hapur një strehimore evakuimi. Shpërthimi i vullkanit vjen pasi një serie të tërmeteve të fuqishme në ditët e fundit në këtë territor. Guvernatori i Havajit, David Ige, ka thënë se ai ka aktivizuar... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Потапова и Павлюченкова вышли в полуфинал турнира WTA в Мадриде в парном разряде






Патриарх Кирилл поздравил верующих россиян с наступающей Пасхой

Участники фестиваля антифашисткой песни «Гитары в строю!» записали манифест

Тульский "Арсенал" в Москве сыграется с "Родиной" 4 мая

Петербуржцы смогут увидеть звездопад эта-Аквариды в начале мая