Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Май
2018

KMDLNJ kërkon nga Thaçi që të mos e dekretojë gjyqtarin Radomir Laban

0
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka kërkuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që të mos e dekretojë Radomir Laban, si gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese.


Përmes një letre drejtuar presidentit Thaçi, KMDLNJ thotë se Laban duhet të kalojë nëpër një proces të verifikimit të së kaluarës.


“Sqarimi i së kaluarës së z.Llaban është lehtësisht i verifikueshëm nëse ka vullnet dhe nëse ky proces nuk i nënshtrohet ndikimeve politike”, thuhet në letrën e KMDLNJ-së drejtuar presidentit Thaçi.


KMDLNJ thotë se përzgjedhja e kandidatëve për Gjykatë Kushtetuese duhet të depolitizohet sikur që duhet të kërkohet një mundësi tjetër e mënyrës së intervistimit.


Të premten, Laban u zgjodh gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. Por, pak kohë pas votimit u ngritën dyshime rreth të kaluarës së tij.



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus
















Музыкальные новости




























Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса