Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Январь
2020

Новости за 16.01.2020

Ajri i ndotur në jug të Evropës nxit protesta dhe ndalim të qarkullimit me makina

Evropaelire.org 

Qytetet e Evropës Jugore janë duke u përballur me nivele të larta të ajrit të ndotur, si pasojë e verës së thatë dhe erërave të lehta. Ndalime të përkohshme në qarkullimin e makinave me naftë janë urdhëruar në disa qytete të mëdha italiane përfshirë kryeqytetin Romën, në përpjekje për të zvogëluar nivelin e ndotjes. Ndalesat, që do të zbatohen në tri ditët e ardhshme, pritet të prekin rreth 1 milion makina. Në Bosnje-Hercegovinë, protestuesit kanë dalë nëpër rrugë me maska duke kërkuar që qeveria të marrë masa. Читать дальше...

Konjufca thërret të hënën mbledhje të Kryesisë së Kuvendit

Evropaelire.org 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thirrur mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës më 20 janar, në orën 11:00. Në një njoftim për media është bërë e ditur se të hënën në rend dite janë tri pika: -Shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore-SEECP, -Shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës... Читать дальше...

Senati nis zyrtarisht gjyqin kundër Trumpit

Evropaelire.org 

Senati amerikan ka nisur gjyqin kundër presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe dy artikuj për shkarkimin e tij janë lexuar me zë të lartë në sallë. Leximi i akuzave ka hapur rrugën për një gjykim historik që do të zhvillohet për herë të tretë në historinë amerikane. “Me sjelljen e tij dhe në kundërshtimin me betimin e tij kushtetues, Donald J.Trump ka abuzuar me fuqitë e tij si president”, ka thënë demokrati, Adam Schiff, i cili do të udhëheqë ekipin prej shtatë menaxherësh, të përzgjedhur nga Dhoma e Përfaqësuesve... Читать дальше...

Programi qeverisës nën hijen e ndarjes së pushtetit

Evropaelire.org 

Programi qeverisës ka mbetur nën hijen e pazarit të ndarjes së pushtetit ndërmjet dy partive që po synojnë formimin e qeverisë, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, thonë njohës të zhvillimeve politike në Prishtinë. Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit, përfaqësuesit e LVV-së, si partia fituese e zgjedhjeve dhe ata të LDK-së kanë zhvilluar takime të shumta, por ende nuk kanë arritur një marrëveshje për koalicionin qeverisës. Читать дальше...

Shtëpia e Bardhë "ka shkelur ligjin" duke pezulluar ndihmën për Ukrainën

Evropaelire.org 

Shtëpia e Bardhë ka shkelur ligjin duke pezulluar ndihmën ushtarake për Ukrainën, e cila është miratuar nga Kongresi amerikan, ka thënë një vëzhgues qeveritar. Ky vendim i Zyrës për Llogaridhënie të Qeverisë rrit shqetësimet për presidentin amerikan, Donald Trump teksa ai përballet me gjykim për shkarkimin e tij në Senat. Trump akuzohet për pezullim të ndihmës ashtu që t’i bëjë presion Ukrainës për të hetuar rivalin politik, Joe Biden. “Zbatimi i duhur i ligjit nuk i lejon presidentit të vendosë... Читать дальше...

LDK-ja e konsideron jozyrtare letrën e re të LVV-së  

Evropaelire.org 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se anëtarët e kësaj partie janë duke e shqyrtuar letrën e dërguar nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ndonëse atë e ka konsideruar si jozyrtare. Ai ka thënë se LDK-ja është e interesuar që ta përfundojë procesin e negociatave rreth marrëveshjes eventuale për koalicion qeverisës. “Letrën do ta shohim, nuk e konsideroj që është letër zyrtare dhe përgjigje zyrtare. Ajo që mund të them është që ne jemi të interesuar ta përmbyllim këtë proces... Читать дальше...

Rreth 90 raste me meningjit gjatë një viti

Evropaelire.org 

Meningjiti apo inflamacioni i cipave të trurit është sëmundje mjaft e shpeshtë. Në Kosovë, gjatë vitit 2019, janë prekur 90 fëmijë, prej të cilëve një rast ka përfunduar me vdekje. Infektologu Izet Sadiku, thotë për Radion Evropa e Lirë se nëse bëhet një krahasim mes vitit 2018, ka rritje të rasteve prej 17 për qind te fëmijët që i prek meningjiti. Sipas tij, meningjiti, një inflamacion i cipave të trurit, që e mbulojnë trurin dhe palcën kurrizore, mund të shkaktohet nga viruset ose nga bakteret. Читать дальше...

Beteja Rama- Haradinaj: Tradhti, turp apo e drejtë?

Evropaelire.org 

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka paditur për shpifje kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj, meqë pretendon se Haradinaj ka shpifur ndaj Ramës për deklaratat e tij që i ka dhënë në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve. Nëpër rrjetet sociale, ky veprim i Ramës kryesisht është kritikuar, e me raste ai është konsideruar edhe si tradhtar.



Ukraina nis hetime për mbikëqyrjen e dyshuar të ish-ambasadores amerikane

Evropaelire.org 

Ukraina tha se ka nisur hetimet për mbikëqyrjen e mundshme të ish-ambasadores amerikane në Kiev, Marie Yovanovitch, përpara se ajo të shkarkohej nga ky post, vitin e kaluar. Ministria e Brendshme e Ukrainës e bëri publik lajmin të enjten, dy ditë pasi hetuesit në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara publikuan disa dokumente, që e tregojnë Lev Parnasin - ndihmës i avokatit të presidentit amerikan, Donald Trump - duke komunikuar për shkarkimin e Yovanovitchit.  Ministria tha përmes një... Читать дальше...

Varhelyi fton partitë për miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike

Evropaelire.org 

Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut ka mirëpritur kërkesën e Komisionarit për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, për miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike deri para samitit të BE-së në Zagreb. Nga Ministria kanë thënë se “qëndrimi i komisionarit Varhelyi paraqet inkurajim për të gjitha palët që sa më parë t’u rikthehen bisedimeve për miratimin e një zgjidhjeje ligjore për funksionimin normal, të papenguar por edhe për rritjen e efikasitetit dhe të pavarësisë së gjyqësorit”. Читать дальше...

Trump "e ka ditur saktësisht" për presionin ndaj Ukrainës

Evropaelire.org 

Një ndihmës i avokatit të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ky i fundit "e ka ditur saktësisht se si po zhvillohen përpjekjet" për t'i bërë presion Ukrainës, për të hetuar ravilin e tij politik, Joe Biden. Lev Parnas tha për televizionin MSNBC se ai ka shkuar në Ukrainë për t'iu bërë presion zyrtarëve të atjeshëm, në emër të Trumpit dhe avokatit të tij, Rudy Giuliani. Synimi i dyshuar ka qenë të dëmtohet Bideni, i cili mund ta sfidojë Trumpin në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Читать дальше...

Duma ruse miraton kryeministrin e ri

Evropaelire.org 

Duma Shtetërore, që është Dhoma e Ulët e Parlamentit të Rusisë, e miratoi me shumicë votash të emëruarin e presidentit Vladimir Putin për kryeministër, Mikhail Mishustin. Në favor të Mishustinit votuan 383 ligjvënës, ndërsa 41 abstenuan. Të mërkurën, Putin e propozoi Mishustinin, ish-shef i Shërbimit Federal të Taksave, për kryeminitsër, pasi Qeveria e Dmitry Medvedevit dha dorëheqje. Medvedev tha se dorëheqja pason thirrjet e Putinit për ndryshime të mëdha kushtetuese. "Në këtë kontekst... Читать дальше...

Firmoset marrëveshja për autostradën Shkup-Bllacë

Evropaelire.org 

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka firmosur marrëveshjen me një firmë ndërtimore për nisjen e punimeve për dy kilometrat e parë të autostradës Shkup-Bllacë, e cila do të lidhë Maqedoninë e Veriut me Kosovën, përmes autostradës “Arbën Xhaferi”. Punimet pritet të nisin në pranverë, ndërsa deri atëherë pritet të përfundojë edhe procesi i shpronësimit të 68 parcelave të tokës, në pronësi të banorëve të Bllacës. Autostrada do të jetë në gjatësi prej 12 kilometrash, me një kosto prej 120 milionë eurosh. Читать дальше...

Në veri të Mitrovicës shënohet dyvjetori i vrasjes së Ivanoviqit

Evropaelire.org 

Në veri të Mitrovicës të enjen u shënua dyvjetori i vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, i cili ka udhëhequr Nismën Qytetare "Liria, demokracia, drejtësia". Në vendin e vrasjes u mbajtën dy ngjarje përkujtimore - njëra e organizuar nga Nisma e tij qytetare, tjetra nga familja. Ksenija Bozhoviq, nënkryetae e Nismës "Liria, demokracia, drejtësia", tha se ende nuk dihet se kush e ka porositur vrasjen e Ivanoviqit. "Do të punojmë të gjithë së bashku që kjo vrasje të ndriçohet dhe që urdhëruesit... Читать дальше...

Irani pasuron uranium më shumë sesa para vitit 2015

Evropaelire.org 

Presidenti iranian, Hassan Rohani ka thënë se Irani është duke rritur pasurimin e uraniumit më shumë sesa para kohës kur ka nënshkruar marrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore më 2015. Kjo pasi Teherani ka thënë se nuk do të zbatojë kërkesat që parasheh kjo marrëveshje për kufizim të aktivitetit bërthamor. “Presioni është rritur ndaj Iranit, mirëpo ne po vazhdojmë përparimin”, ka thënë Rohani në një fjalim televiziv më 16 janar. Irani ka tejkaluar normat e përcaktuara për rezerva të ujit të rëndë dhe uraniumit të lejuar... Читать дальше...

Gjykimi i Trumpit: Çfarë pritet të ndodhë?

Evropaelire.org 

Pas disa javësh përplasjeje të zjarrta mes demokratëve dhe republikanëve, anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve ecën në mënyrë të qetë nëpër Kongresin amerikan për të dërguar akuzat në Senat, duke i hapur kështu rrugën gjykimit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Dhoma, e udhëhequr nga demokratët, e miratoi rezolutën me 228 vota për dhe 193 kundër. Para nënshkrimit të dokumenteve, kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi tha se presidenti Trump, në detyrën e tij, nuk arriti të jetë... Читать дальше...

Hetuesit kanadezë vizitojnë vendin ku u rrëzua aeroplani në Teheran

Evropaelire.org 

Kanadaja thotë se hetuesit e saj e kanë vizituar vendin e rrëzimit të aeroplanit ukrainas afër Teheranit.  Në mesin e 176 pasagjerëve të vdekur në incident, ishin edhe 57 shtetas të Kanadasë. Ministri kanadez i Transportit, Marc Garneau, më 15 janar, tha se hetuesve të vendit nuk u është lejuar akoma çasja në regjistruesit e fluturimeve.  Aeroplani Boeing 737-800 i Ukrainës u qëllua nga të paktën një raketë iraniane, menjëherë pas ngritjes nga aeroporti i Teheranit më 8 janar.  Irani ka lëshuar viza për një ekip zyrtarësh kanadezë... Читать дальше...

Toyota investon në zhvillimin e veturave që fluturojnë

Evropaelire.org 

Prodhuesi i veturave, Toyota i Japonisë thotë se do të investojë rreth 400 milionë dollarë në një kompani që punon për të zhvilluar vetura fluturuese të cilat do të siguronin "shërbime të shpejta, të qeta dhe të përballueshme të transportit ajror".  Toyota, më 16 janar, tha se investimi në transportin ajror ka qenë një "qëllim afatgjatë".  Presidenti i kompanisë, Akio Toyoda, tha se kompania që ai e udhëheq po transformohet.  "Ndërsa ne vazhdojmë punën tonë në biznesin e veturave, kjo marrëveshje vendos vështrimin tonë në qiell"... Читать дальше...

Trump dhe Erdogan diskutojnë për Iranin, Sirinë dhe Libinë

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan, diskutuan për Iranin, Sirinë dhe Libinë gjatë një bisede telefonike.  Të dyja vendet e konfirmuan bisedën, përmes komunikatave të ndara, mirëpo nuk dhanë më shumë hollësi.  Tensionet po rriten midis Perëndimit dhe Teheranit, pasi Irani pranoi se forcat e saj "pa dashje" qëlluan një aeroplan ukrainas më 8 janar, duke ngjallur zemërim anembanë botës, përfshirë mijëra iranianë që dolën në rrugë për të protestuar. Читать дальше...

SHBA-ja dhe Kina nënshkruajnë pjesën e parë të marrëveshjes tregtare

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë nënshkruar një marrëveshje që synon lehtësimin e një lufte tregtare që ka tronditur tregjet dhe ka goditur ekonominë globale.  Duke folur në Uashington, presidenti amerikan Donald Trump tha se pakti do të ishte "transformues" për ekonominë e SHBA-së.  Zyrtarët e lartë kinezë e quajtën atë një marrëveshje të "fitores" që do të ndihmonte në forcimin e marrëdhënieve më të mira midis dy vendeve.  Kina është zotuar të rrisë importet e SHBA-së me 200 miliardë dollarë... Читать дальше...

Rama padit Haradinajn për "shpifje"

Evropaelire.org 

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në bazë të raportimeve në media, ka deponuar padi kundër tij në gjykatë. "Unë, sipas ligjit, do të përgatis përgjigje në padi, në afatet e përcaktuara ligjore", shkroi Haradinaj në Facebook. Të mërkurën, ueb-faqja Betimi për Drejtësi tha se ka siguruar padinë e Ramës, e cila është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.  Padia e Ramës, sipas Betimit për Drejtësi, pretendon se Haradinaj ka shpifur... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

«У меня больше нет сил бороться». Елена Рыбакина раскритиковала WTA






Замминистра обороны Иванов просит отпустить его из СИЗО на Рублёвку: Не шутка, а ходатайство по делу

День Георгия Победоносца отмечают православные 6 мая 2024 года

Куда девать скорлупу от освященных пасхальных яиц: что говорят священники

«Динамо» – на первом месте. Перед заключительным днем 27-го тура таблица ЧР приобрела уникальный вид