Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Январь
2020

Новости за 31.01.2020

Jordani: Mijëra persona kundërshtojnë planin për paqe të SHBA-së

Evropaelire.org 

Mijëra persona kanë protestuar të premten në kryeqytetin e Jordanisë, Aman kundër planit për paqe në Lindje të Mesme të presidentit amerikan, Donald Trump. Duke bërtitur “Vdekje Izraelit” rreth 3,000 persona kanë marrë pjesë në protesta, të cilat kanë nisur para xhamisë, Al-Husseini Mosque, në prezencë të madhe të forcave të sigurisë, transmeton agjencia e lajmeve, AFP. Protestuesit kanë mbajtur flamuj jordanezë e palestinezë bashkë me mbishkrimet “Jordania kundërshton marrëveshjen e shekullit”. Читать дальше...

Macron: Britania nuk mund të jetë edhe brenda edhe jashtë BE-së

Evropaelire.org 

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka paralajmëruar të premten se ndonëse Franca ka dëshiruar të mbajë lidhje të forta me Britaninë pas Brexitit, tani ky shtet nuk mund të presë që të trajtohet në të njëjtën mënyrë sikur në kohën që ishte pjesë e Bashkimit Evropian. “Nuk mund të jetë brenda dhe jashtë”, ka thënë Macron, duke iu referuar Britanisë. “Populli britanik ka vendosur të largohet nga Bashkimi Evropian. Nuk do të ketë obligimet e njëjta, andaj edhe nuk do të ketë të drejtat e njëjta”. Читать дальше...

Moska regjistron janarin më të nxehtë në histori

Evropaelire.org 

Janari i këtij viti është shpallur më i nxehti në historinë e kryeqytetit rus, ka thënë shërbimi shtetëror për motin, teksa ndryshimet klimatike nxisin rritje të temperaturave. “Temperatura mesatare e regjistruar në Moskë në muajin janar ka qenë rreth zero gradë Celsius”, ka thënë meteorologia, Lyudmila Parshina, transmeton agjencia e lajmeve, AFP. Ajo ka thënë se temperatura mesatare e janarit ka qenë 9.3 gradë Celsius më e madhe në krahasim me temperaturën mesatare të Moskës. Megjithatë,... Читать дальше...

Vendkalimi kufitar Bellanoc-Stançiq lehtëson lëvizjen

Evropaelire.org 

Të premten është lëshuar në përdorim vendkalimi kufitar Bellanoc-Stançiq që lidh Maqedoninë e Veriut me Kosovën, përkatësisht Komunën e Likovës me atë të Gjilanit. Zyrtarë nga Kosova dhe ata nga Maqedonia e Veriut ishin të parët që e kaluan këtë pikë kufitare me letërnjoftime. Kryeministri i Maqedonisë, Oliver Spasovski, pasi kaloi kufirin duke shënuar kështu dhe hapjen zyrtare të kësaj pike kufitare, ka theksuar se vendkalimi i ri krijon perspektiva për një bashkëpunim edhe më të thellë mes dy vendeve, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Читать дальше...

Polonia blen aeroplanë amerikanë në vlerë të 4.6 miliardë dollarëve

Evropaelire.org 

Polonia ka nënshkruar një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara në vlerë të 4.6 miliardë dollarëve për blerjen e 32 aeroplanëve të avancuar luftarakë F-35, ashtu që të rrisë mbrojtjen pas shtimit të aktiviteteve ushtarake ruse. Presidenti polak, Andrzej Duda e ka cilësuar të premten “ditë shumë të rëndësishme për forcat ajrore polake dhe për sigurinë e Polonisë e të Evropës”. Ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, e ka nënshkruar marrëveshjen dhe i ka dorëzuar dokumentin ambasadores amerikane në Poloni, Georgette Mosbacher. Читать дальше...

Negociatat për qeverinë në fazën finale

Evropaelire.org 

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë kumtuar se kanë hyrë në fazën finale të negociatave për marrëveshjen e koalicionit qeverisës. Të dy partitë në negociata, po synojnë që për pikën diskutabile, atë të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, të cilën e pretendon ta ketë nën udhëheqje Lidhja Demokratike e Kosovës, të diskutojnë dhe eventualisht të merren vesh para së hënës, më tre shkurt, kur edhe është thirrur seanca për votuar për formimin e qeverisë së re, sipas kërkesës së mandatarit për kryeministër... Читать дальше...

Paralajmërimi i SHBA-së për udhëtime drejt Kinës, "i pavend"

Evropaelire.org 

Vendimi i Shteteve të Bashkuara për të rritur nivelin e paralajmërimit për udhëtime drejt Kinës nuk është në linjë me faktet dhe është i pavend, ka thënë zëdhënësja e ministrisë së Jashtme kineze, Hua Chunying, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka bërë thirrje shteteve të shmangin kufizimet në udhëtim, mirëpo Departamenti amerikan i Shtetit tani ka rritur nivelin e paralajmërimit për udhëtim në Kinë, njëjtë sikurse ai që ekziston për Irakun dhe Afganistanin. Читать дальше...

Irani i konsideron "të pamatura" sanksionet e reja amerikane

Evropaelire.org 

Organizata për Energji Bërthamore e Iranit i ka cilësuar sanksionet e fundit të Shteteve të Bashkuara kundër kreut të kësaj agjencie si “vendim të pamatur” që nuk do të pengojë politikat bërthamore paqësore të Iranit. Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditura të enjten sanksionet e reja kundër drejtorit të Organizatës për Energji Bërthamore të Iranit, Ali Akbar Salehi. Sanksionet bllokojnë qasjen në të gjitha asetet që ka Salehi në llogari amerikane. “Sanksionet e tilla vetëm do të motivojnë... Читать дальше...



Mbi 4 miliardë euro mallra të importuara në Kosovë

Evropaelire.org 

Brenda një viti, sipas të dhënave të Doganës, Kosova ka importuar mallra nga vende të ndryshme të botës në vlerë prej më shumë se 4 miliardë euro, derisa ka eksportuar jo më shumë se 340 milionë euro. Si pasojë e mospërputhjes ndërmjet vlerës së eksporteve dhe të importeve, deficiti vjetor tregtar në Kosovë ka arritur në shifrën mbi 3 miliardë euro. Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, thotë për Radion Evropa e Lirë se në vitin 2019 ka pasur rritje edhe të eksporteve edhe të importeve. Читать дальше...

Borell: BE-ja do të angazhojë përfaqësues të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi

Evropaelire.org 

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, tha të premten në Beograd se BE-ja duhet të angazhohet më shumë në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës. “Nuk na takon neve të vendosim se cilat do të jenë rezultatet përfundimtare, por i takon Beogradit dhe Prishtinës. Ne duhet të angazhohemi më fuqishëm sesa në muajt paraprak dhe për këtë kam biseduar me presidentin (e Serbisë, Aleksandar) Vuçiq. Bashkimi Evropian duhet të emërojë një përfaqësues të posaçëm... Читать дальше...

Kanbera shpall gjendje të jashtëzakonshme pas përhapjes së zjarreve

Evropaelire.org 

Autoritetet e Kryeqytetit të Australisë kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme pasi zjarret janë zgjeruar në jug të Kanberas. Zyrtarët kanë thënë se ky është kërcënimi më i rëndë nga zjarret në pothuajse dy dekada. Zjarret më të mëdha në jug të kryeqytetit australian janë duke djegur më shumë se 18,500 hektarë. Banorët e këtyre zonave kanë paralajmëruar se mund të evakuohen në çdo moment. “Kanbera është duke u përballur me zjarret më të këqija prej vitit 2003”, ka thënë shefi ministror, Andrew Barr. Читать дальше...

Erdogan kritikon "tradhtinë arabe" për planin e Trumpit

Evropaelire.org 

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka kritikuar disa shtete arabe për mbështetje të planit për paqe në Lindjen e Mesme, të prezantuar këtë javë nga Shtetet e Bashkuara, duke e cilësuar këtë veprim si “tradhti”. “Disa shtete arabe që kanë mbështetur këtë plan kanë kryer tradhti kundër Jerusalemit, dhe vetë njerëzve të tyre, por çfarë është më e rëndësishme kundër gjithë njerëzimit”, u ka thënë Erdogan pjesëtarëve të partisë së tij në Ankara. Erdogan, një mbrojtës i madh i të drejtave të palestinezëve u është referuar... Читать дальше...

Shpërthimi i koronavirusit të ri tejkalon Sarsin

Evropaelire.org 

Numri i rasteve të prekura me koronavirusin e ri ka tejkaluar epideminë e Sarsit, i cili ishte shpërndarë në dhjetëra shtete më 2003. Në atë vit ishte raportuar për 8,100 raste të prekura me Sars, virus që kishte shkaktuar probleme të rënda me frymëmarrje. Mirëpo koronavirusi i ri është raportuar të ketë infektuar 9,962 persona, që fillimisht ka shpërthyer në muajin dhjetor në Kinë. Aktualisht 213 persona kanë vdekur nga ky virus, të gjithë në Kinë. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur... Читать дальше...

Sa në të vërtetë i rrezikshëm është koronavirusi?

Evropaelire.org 

Kina ka izoluar numër të paparë njerëzish, ka mbyllur shkolla dhe tregje të kafshëve të gjalla. Pasagjerët kinezë u nënshtrohen kontrolleve të rrepta në secilin aeroport që hynë. A do të jenë këto masa të mjaftueshme për të penguar përhapjen e një koronavirusi që tashmë kërcënon së paku 17 vende të botës?

Britania braktis BE-në, fillon etapa me shumë paqartësi

Evropaelire.org 

Britania e Madhe të premten i jep fund gati gjysmë shekulli të integrimit me fqinjët e saj më të afërt dhe largohet nga Bashkimi Evropian, duke filluar një kapitull të ri - por ende të paqartë në historinë e saj të gjatë. Britania bëhet vendi i parë që la bllokun prej 28 anëtarësh, 47 vjet pas anëtarësimit të saj. Kryeministri britanik, Boris Johnson, e ka mbështetur Brexit-in dhe ka premtuar se do të udhëheqë vendin drejt një të ardhme të re të ndritshme. "Puna jonë si qeveri - puna ime ... Читать дальше...

Greqia fuqizon bashkëpunimin ushtarak me SHBA-në

Evropaelire.org 

Parlamenti grek ka miratuar një pakt të përditësuar të mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara që do të lejojë rritjen e aktiviteteve të përbashkëta në objektet ushtarake të vendit.  "Ky pakt është për përfitimin e ndërsjellë të mbrojtjes sonë dhe ekonomive tona", tha ligjvënësi konservator, Ioannis Lambropoulos. "Në një kohë kur ne jemi duke marrë kërcënime ndaj sovranitetit tonë, ne po kërkojmë mbështetjen e aleatëve tanë", shtoi ai. Marrëveshja e ratifikuar parashikon rritjen e qasjes së SHBA-së... Читать дальше...

Më 3 shkurt mbahet seanca e Kuvendit për votimin e qeverisë

Evropaelire.org 

Kryesia e Kuvendi të Kosovës, ka vendosur që me datë 3 shkurt në ora 11 të mbahet seanca plenare për votimin e qeverisë së re të Kosovës.  Vendimi i Kryesisë së Kuvendit, pason një kërkesë nga ana e mandatarit për formimin e qeverisë, lideri të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, për caktimin e seancës plenare.  Por, Kurti ende nuk ka arritur ta finalizojë marrëveshjen për koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, çka e bën të paqartë sigurimin e shumicës prej 61 votave në Kuvend për formimin e qeverisë së re. Читать дальше...

Gjyqi kundër Trumpit: Demokratët nuk i sigurojnë votat për të thirrur dëshmitarët

Evropaelire.org 

Demokratëve në Shtetet e Bashkuara u është dhënë një goditje e madhe në përpjekjet e tyre për të thirrur dëshmitarë në gjyqin ndaj presidentit amerikan, Donald Trump. Ata kishin nevojë për katër vota të senatorëve republikanë, për të votuar në mënyrë që të lejohet paraqitja e dëshmitarëve, por njëri nga senatorët tha se nuk do ta mbështes kërkesën e demokratëve.  Senatori, Lamar Alexander, tha se demokratët e kanë dëshmuar se Trump kishte vepruar në mënyrë të papërshtatshme, por kjo nuk ishte një vepër për shkarkim. Читать дальше...

Pompeo shpreh mbështetjen e palëkundur amerikane për Ukrainën

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo do të takohet me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, dhe zyrtarë të tjerë të lartë ukrainasë në Kiev, më 31 janar.  Uashingtoni po tregon mbështetjen e tij për Ukrainën, e cila po lufton forcat e mbështetura nga Rusia, në një luftë vdekjeprurëse në rajonet e saj lindore të Donetskit dhe Luhanskit. "Mbështetja e SHBA-së për Ukrainën është e palëkundur dhe unë synoj ta nënvizoj këtë pasi takohem me drejtuesit e qeverisë ukrainase, për të diskutuar... Читать дальше...

SHBA-ja këshillon shtetasit e saj të mos udhëtojnë në Kinë

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara kanë këshilluar shtetasit amerikanë, që të ndalojnë të gjitha udhëtimet në Kinë, pas deklarimit të një emergjence globale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).  Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri është rritur në atë vend aziatik, dhe po vazhdon përhapja e infeksionit, edhe në pjesë tjera të botës.  Një njoftim i postuar në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit më 30 janar thotë: "Mos udhëtoni në Kinë për shkak të koronavirusit të ri të identifikuar për herë të parë në Vuhan". Читать дальше...

Liberalizimi i vizave, me pengesa në Kosovë dhe në BE

Evropaelire.org 

Lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës në zonën Schengen ose siç njihet si liberalizmi i vizave, në diskursin e politikës brenda dhe jashtë vendit, ka nisur që nga viti 2010, por sinjalet që aktualisht dërgohen, qoftë nga vendet e Bashkimit Evropian, por edhe nga vetë institucionet e Kosovës, flasin për skepticizëm që kjo të realizohet së shpejti, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve në Kosovë dhe të integrimeve evropiane. Sipas tyre, qoftë në Kosovë, qoftë edhe brenda vetë trupave të Bashkimit Evropian... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Павлюченкова и Потапова не смогли выйти в финал турнира WTA в Мадриде в парном разряде






Киров оказался в конце рейтинга по качеству жизни в 2024 году

Стоп, снято: мошенники придумали новые схемы с фейковыми фотосессиями

Два агрегатора продавали авиабилеты на несуществующие рейсы Nordstar

«Динамо» возглавило турнирную таблицу РПЛ после победы над «Сочи»