Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Январь
2020

Новости за 18.01.2020

Engel i përgjigjet admiralit Foggo: Rruga e Serbisë e mbyllur derisa s’e njeh Kosovën

Evropaelire.org 

Kongresisti Eliot Engel, kryetar i Komitetit për Çështje të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, i shkroi letër komandantit të Forcave Detare të SHBA-së në Evropë, në lidhje me një intervistë të tijën që adreson politikën amerikane ndaj Serbisë. Duke cituar një raport të Departamentit amerikan të Mbrojtjes, Engel shfaqi shqetësimin se komentet e fundit të admiralit James Foggo nuk e reflektojnë plotësisht politikën amerikane ndaj Serbisë. “Ndaj të njëjtën shpresë me ju se Serbia... Читать дальше...

Rënia e nivelit të ujit rrit shqetësimet për cilësinë

Evropaelire.org 

Liqeni i Batllavës dhe ai i Badovcit, janë burimet kryesore të furnizimit me ujë të pijes për qytetarët e Prishtinës me rrethinë dhe disa komunave tjera. Gjendja e këtyre liqeneve, sa i takon mirëmbajtjes, nuk është në nivelin e duhur, thonë ekspertët dhe qytetarët. Liqeni i Batllavës që gjendet rreth 30 kilometra larg Prishtinës, ka nisur të shterojë si pasojë e mungesës së reshjeve atmosferike. Niveli i ujit, ka rënë në minus 10 metra nga kuota normale. Krahas shqetësimeve për rënien e nivelit të ujit... Читать дальше...

Rusia ia ndalon hyrjen në Krime një gazetari ukrainas

Evropaelire.org 

Shërbimi i Rojeve të Kufirit të Ukrainës – që është një degë e Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) – ka ndaluar gazetarin ukrainas, Taras Ibragimov, që të hyjë në territorin ukrainas të okupuar nga Rusia, në Krime, deri në vitin 2054. Ibragimov, që punon për shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë, tha se ky vendim i është sjellë pa asnjë shpjegim. “Definitivisht besoj se kjo lidhet me punën time gazetareske dhe puna ime me artikujt që mbulojnë në mënyrë aktive rastet e tatarëve të Krimesë dhe në Rusi”, tha Ibragimov. Читать дальше...

Ujërat e zeza rrezikojnë ujin e pijshëm në Kosovë

Evropaelire.org 

Në shumë liqene të Kosovës që përdoren për ujë të pijshëm, derdhen ujërat e zeza të banorëve që jetojnë përreth. Një plan i fundit për ndërtimin e një lagjeje banimi afër Liqenit të Badovcit, në periferi të Prishtinës, ka shkaktuar pakënaqësi te pjesëtarët e shoqërisë civile që thonë se liqeni do të ndotej edhe më shumë.

Vriten dy punëtorë turq nga një sulm me bombë në Somali

Evropaelire.org 

Të paktën dy persona janë vrarë dhe më shumë se 20 të tjerë janë plagosur pas një sulmi vetëvrasës me bombë, që ndodhi në kryeqytetin e Somalisë, thanë autoritetet. Sulmi ndodhi në afërsi të një kantieri ndërtimi përgjatë një autostrade jashtë kryeqytetit Mogadishu. Gjashtë shtetas turq janë nëmesin e të lënduarve. Policia somaleze tha se punëtorët ndërtimorë turq, ishin duke punuar, në momentin kur shpërtheu bomba. Shumica e viktimave ishin policë, të cilët po ruanin vendin ku punëtorët... Читать дальше...

Bizneset me mungesë të kuadrove, kërkojnë forcimin e drejtimeve profesionale

Evropaelire.org 

Mungesa e kuadrove profesionale në shumë sektorë të ekonomisë, ka bërë që bizneset sërish të alarmojnë institucionet për ndryshimin e politikës arsimore, apo dhënien përparësi regjistrimit të nxënësit në shkollat e mesme profesionale. Nëse vazhdohet me politikën e deritashme dhe nëse merret parasysh largimi i të rinjve jashtë vendit, bizneset do të mbeten pa kuadrin e nevojshëm, tërheqin vërejtjen nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore. “Mungesa e kuadrit profesional për nevojat e ekonomisë... Читать дальше...

Dy persona i bashkohet ekipit ligjor të Trumpit para gjyqit në Senat

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump është duke përforcuar ekipin e tij ligjor për gjyqin në Senat lidhur me procesin e shkarkimit të tij. Ish-këshilltari i pavarur Ken Starr, që kishte marrë pjesë në gjykimin për shkarkimin e ish-presidetit Bill Clinton më 1998 dhe avokati i njohur Alan Dershowitz, i janë bashkuar ekipit ligjor të Trumpit, kanë raportuar mediat amerikane. Gjyqi në Senatin që udhëhiqet nga Republikanët zyrtarisht nisi më 16 janar, megjithatë pritet që prej 21 janarit të nisin edhe fjalët hapëse. Читать дальше...

Erdogan kërkon ndihmën e Evropës për t’i dhënë fund konfliktit në Libi

Evropaelire.org 

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i ka bërë thirrje Evropës që të mbështesë përpjekjet e vendit të tij në Libi, në mënyrë që t’i jepet fund konfliktit. Turqia po i ofron mbështetje ushtarake qeverisë libiane, që njihet ndërkombëtarisht. Erdogan i bëri këto komente në një kolumne të publikuar në Politico, që vjen një ditë samitit në Berlin, ku do të bëhen përpjekje për stabilizimin e rajonit. Në këtë takim pritet që Gjermania dhe Kombet e Bashkuara të kërkojnë nga palët rivale në Libi, që po luftojnë për kontrollin e kryeqytetit... Читать дальше...



Thaçi: Vendimi për mandatimin e Kurtit është në tavolinën time

Evropaelire.org 

Mungesa e arritjes së një marrëveshjeje për koalicionin e ardhshëm qeverisës ndërmjet dy partive, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ka bërë që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të nënshkruajë vendimin që Albin Kurti të jetë mandatar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. Presidenti Thaçi tha se tashmë ka të nënshkruar vendimin për mandatimin e Kurtit dhe bëri thirrje që partitë të respektojnë vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 6 tetorit. “Për hir të korrektësisë... Читать дальше...

Kanadaja kërkon nga Irani të kompensojë familjarët e viktimave të avionit të rrëzuar

Evropaelire.org 

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau tha se qeveria e tij do të ndajë fonde për familjarët e 57 shtetasve kanadezë dhe 29 banorëve me qëndrim të përhershëm në vendin e tij, që humbën jetën në aeroplanin që u rrëzua në Iran javën e kaluar. Trudeau tha se Kanada do të ofrojë 19,122 dollarë për familjarët e viktimave dhe shtoi se ende pret që Irani të kompensojë familjet e viktimave. Ai tha se këto mjete do të ndihmojë familjarët të mbulojnë shpenzimet për funeralet, udhëtimet për në Iran dhe shpenzime të tjera. Читать дальше...

Talibanët shpresojnë se marrëveshja e paqes do të arrihet gjatë këtij muaji

Evropaelire.org 

Një zëdhënës i talibanëve i ka thënë një gazete pakistaneze se grupi militant shpreson se do të arrihet marrëveshje me negociatorët amerikanë deri në fund të muajit janar. Këto komente të Suhail Shaheen për gazetën Dawn, vijnë pasi negociatorët e talibanëve dhe të Shteteve të Bashkuara zhvilluan bisedime dyditore në Katar. Shaheen tha përmes një postimi në Twitter se takimet e 16 dhe 17 janarit ishin “të dobishme”. Ai tha se bisedimet ishin të fokusuara në nënshkrimin e një marrëveshjeve të... Читать дальше...

Shqiptarët e Luginës synojnë 4 deputetë në parlamentin serb

Evropaelire.org 

Katër subjekte politike shqiptare të komunave: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në Serbi, që njihet si Lugina e Preshevës, janë marrë vesh që të garojnë me një listë të unifikuar zgjedhore në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, të cilat pritet të mbahen në pranverën e këtij viti. Arritja e marrëveshjes sipas tyre është pikënisje për të synuar fuqizimin e zërit të votuesve shqiptarë që jetojnë në Luginën e Preshevës. Marrëveshja ndërmjet Partisë për Veprim Demokratik, Alternativës për Ndryshim, Lëvizjes... Читать дальше...

Boeing zbulon një problem të ri në aeroplanët 737 Max

Evropaelire.org 

Kompania amerikane e prodhimit të aeroplanëve, Boeing, tha se ka zbuluar një problem të ri në furnizimin e aeroplanët e tipit 737 Max. Kompania Boeing tha se ka njoftuar Administratën Federale të Aviacionit lidhur me këtë problem. Një person që ka njohuri me situatën tha se problemi ka të bëjë me programin që verifikon nëse monitoruesit mund të gjurmojnë sistemet kyçe të aeroplanit për të parë nëse funksionojnë siç duhet. Kompania Boeing është përballur me probleme pasi dy aeroplanët e tipit... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Андрей Рублёв

Рублев о победе на "Мастерсе" в Мадриде: у меня нет слов






Амбассадоры сообщества «Волонтеры Москвы» помогают столице и горожанам

КАЛМЫКИЯ. В Москве презентовали первый калмыцкий парфюм

Бывшего мужа Навки арестовали с женой и маленькой дочкой 

Хельга Рай высказалась о скоропостижной смерти актрисы Галины Давыдовой