Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Сентябрь
2020

Новости за 16.09.2020

Lukashenka: Perëndimi përpiqet “ta shkatërrojë” Bjellorusinë

Evropaelire.org 

Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, akuzoi Perëndimin për përpjekje “për të shkatërruar” vendin e tij, duke i injoruar rezultatet e zgjedhjeve të muajit të kaluar dhe duke bërë përpjekje për të organizuar revolucion kundër tij. Në një fjalim para zyrtarëve të lartë dhe mediave shtetërore, Lukashenka tha se protestat e vazhdueshme në Bjellorusi janë organizuar nga Shtetet e Bashkuara dhe “satelitët e tyre: Polonia, Lituania, Republika Çeke dhe, për fat të keq, Ukraina”, të cilat “kanë... Читать дальше...

Kombet e Bashkuara e akuzojnë Venezuelën për “krime kundër njerëzimit”

Evropaelire.org 

Hetuesit e Kombeve të Bashkuara thanë se Qeveria e Venezuelës ka kryer “shkelje të rënda” që përbëjnë krime kundër njerëzimit. Raste të vrasjeve, torturave, dhunës dhe zhdukjeve u hetuan nga një mision fakt-mbledhës i Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Ekipi tha se presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe zyrtarë të tjerë të lartë janë të përfshirë. “Shërbimet e sigurisë në Venezuelë kanë qenë të përfshira në dhunë sistematike që nga viti 2014, me qëllim shtypjen e opozitës politike dhe... Читать дальше...

SHBA i kërkon Ukrainës t’i hetojë krimet kundër gazetarëve

Evropaelire.org 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Ukrainë i bëri thirrje Kievit që t’i hetojë të gjitha krimet kundër gazetarëve. Ukraina shënoi të mërkurën 20-vjetorin e ditës kur gazetari i shquar, Heorhiy Gongadze, është zhdukur dhe më vonë është gjetur i vdekur. "Sot, ne përkujtojmë Heorhiy Gongadzen, një gazetar i guximshëm, i cili është vrarë në kërkim të së vërtetës. Asnjë anëtar i shtypit nuk duhet të kërcënohet, sulmohet ose arrestohet për punën e tij ose të saj. Krimet ndaj gazetarëve duhet të hetohen plotësisht dhe menjëherë... Читать дальше...

Ish-shefi i atletikës botërore gjendet fajtor për korrupsion

Evropaelire.org 

Një gjykatë në Francë e shpalli ish-shefin e Asociacionit Ndërkombëtar të Federatave të Atletikës, Lamine Diack, fajtor për korrupsion dhe e dënoi me katër vjet burgim - dy prej tyre u pezulluan. Diack, 87 vjeç, nga Senegali, u gjobit edhe me 500,000 euro. Ai ka të drejtë ta apelojë vendimin. Diack u gjet fajtor për përfshirje në një skemë të ryshfetit, që u ka mundësuar atletëve rusë, të cilët ishin pezulluar për shkak të dopingut, t'i vazhdonin garat, përfshirë edhe Lojërat Olimpike në Londër, më 2012. Читать дальше...

OVL e UÇK-së thotë se sërish pranoi dokumente të lidhura me Gjykatën Speciale

Evropaelire.org 

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tha se ka pranuar materiale që kanë të bëjnë me Gjykatën Speciale për krime lufte në Kosovë. Përfaqësues të saj thanë se nuk kanë arritur t’i identifikojnë personat që i kanë dorëzuar këto dokumente. Kjo është hera e dytë brenda këtij muaji që OVL e UÇK-së pretendon se i janë dorëzuar dosje të Gjykatës Speciale në mënyrë anonime. “Sot, rreth orës 15:30, kanë sjellë dokumente dhe kanë ikur me shpejtësi të madhe. Nuk kemi arritur t’i identifikojmë”... Читать дальше...

Gjuriq: Asociacioni, tema e parë e bisedimeve të enjten

Evropaelire.org 

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, tha se në takimin e së enjtes në Bruksel me palën e Kosovës do të bisedohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. “Tema e parë në rendin e ditës nesër do të jetë Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Së paku, për palën serbe”, shkroi Gjuriq në Twitter, duke iu përgjigjur një postimi të të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, i cili tha se të enjten do të bisedohet për pretendimet... Читать дальше...

A do të ketë valë të re të COVID-19 në Kosovë?

Evropaelire.org 

Gjatë muajit shtator në Kosovë, është shënuar një rënie e lehtë e të infektuarve me koronavirus, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Muaji korrik e gusht ka qenë kulmi i të infektuarve ku shifrat ditore kanë qenë kryesisht treshifrore, kurse në ditët e fundit, numri i infektuarve me koronavirus nuk ka kaluar shifrën 76. Po ashtu, është shënuar edhe rënie e rasteve të vdekjes si pasojë e koronavirusit.  Në shtatë ditët e fundit, 30 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit. Organizata... Читать дальше...

Lajçak: Të enjten, bisedime për pretendimet financiare

Evropaelire.org 

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë rënë dakord që negociatorët e tyre të vazhdojnë me zgjidhjen e çështjeve të pretendimeve të ndërsjella financiare dhe të rregullimeve për komunitetet joshumicë. “Të dyja temat janë shumë komplekse. Kjo është arsyeja përse ne do t’i diskutojmë pretendimet financiare nesër dhe rregullimet për komunitetin joshumicë në ditët e ardhshme”, shkroi Lajçak në Twitter. Читать дальше...



Sllovenia regjistron numrin më të madh të rasteve pozitive me koronavirus

Evropaelire.org 

Sllovenia konfirmoi të mërkurën 123 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 3,123 mostrave. Sipas autoriteteve, kjo është shifra më e lartë e rasteve ditore, që nga fillimi i epidemisë në këtë vend, në mes të marsit. “Pamja epidemiologjike është shqetësuese”, tha zëdhënësi i Qeverisë sllovene, Jelko Kacin. “Të dhënat e sotme pasqyrojnë modelet matematikore, që parashikuan rritjen e infeksioneve”, tha Kacin, duke shtuar se spitalet po përgatiten për rritje të numrit të pacientëve të sëmurë më rëndë. Читать дальше...

Bullgaria kushtëzon bisedimet për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE

Evropaelire.org 

Bullgaria po kërkon mbështetje nga Bashkimi Evropian, që në kuadër të kornizës negociuese mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, të futet edhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë, që dy shtetet e nënshkruan në vitin 2017. “Marrëveshja bilaterale mes Shkupit dhe Sofjes për fqinjësi të mirë duhet të jetë pjesë e kornizës negocuese për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian”, thuhet në arsyetimin e e një memorandumi të hartuar nga Bullgaria.   Në këtë dokument prej gjashtë faqesh, siç mëson Radio Evropa e Lirë... Читать дальше...

Kosova dhe Maqedonia e V. zotohen se do t’i hapin kufijtë pa kushte

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut dhe Kosova duhet sa më parë t'i heqin testet për koronavirus, të njohura si PCR, dhe të mundësojnë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave, thanë të mërkurën në Shkup zëvendëskryeministrat e dy vendeve, Artan Grubi dhe Besnik Tahiri. “Kufijtë tanë duhet të liberalizohen dhe këtu mund të merret si shembull kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë, që është i hapur dhe ka lëvizje të jashtëzakonshme mes dy vendeve, në veçanti gjatë sezonit turistik, dhe transmetimi i sëmundjes COVID-19 mes dy vendeve ka qenë minimal. Читать дальше...

Produktet ‘Made in Kosova’ vështirë depërtojnë në tregun serb

Evropaelire.org 

Deklarata doganore e mallrave, fatura komerciale, certifikata e origjinës, janë disa dokumente të cilat kërkohen për të eksportuar një produkt nga Kosova për në një shtet tjetër. Por, në shumë raste, këto dokumente në të cilat shkruan Republika e Kosovës nuk pranohen nga autoritetet doganore në Serbi, bëjnë të ditur zyrtarë të Doganave të Kosovës dhe përfaqësues të bizneseve të cilët eksportojnë në Serbi. Marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë e nënshkruar më 4 shtator në Uashington... Читать дальше...

Tri viktima dhe 76 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Tri viktima dhe 76 raste të reja me koronavirus u konfirmuan të mërkurën në Kosovë. Në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës thuhet se rastet e reja rezultojnë nga testimi i 538 mostrave. Po ashtu bëhet e ditur se në 24-orëshin paraprak janë shëruar edhe 165 pacientë. Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 14,839, i viktimave në 604 dhe i të shëruarve në 11,949. Raste aktive mbeten edhe 2,286. Kosova i ka regjistruar... Читать дальше...

Trump mohon se e ka minuar seriozitetin e koronavirusit

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mohoi se e ka minuar seriozitetin e sëmundjes COVID-19, edhe pse në një intervistë të regjistruar më herët e ka pranuar se e ka bërë një gjë të tillë. Në një ngjarje televizive të ABC News, Trump tha se e ka mbivlerësuar këtë rrezik. “Nuk e kam minuar. Në fakt, në shumë mënyra, e kam mbivlerësuar për sa u përket veprimeve”. “Veprimet e mia kanë qenë shumë të fuqishme”, tha Trump, duke përmendur vendosjen e ndalesës së udhëtimit për njerëzit nga Kina dhe Evropa, në fillim të këtij viti. Читать дальше...

Arrestohen nëntë serbë të Bosnjës nën akuzat për krime të luftës

Evropaelire.org 

Autoritetet në Bosnje dhe Hercegovinë thonë se ata kanë arrestuar nëntë serbë etnikë të dyshuar për përfshirje në vrasjet e 44 civilëve myslimanë gjatë luftës së Bosnjës më 1992-95. Nëntë burrat, të gjithë ish-oficerë dhe ushtarë serbë të Bosnjës, dyshohet se kanë "planifikuar, organizuar dhe marrë pjesë" në vrasjet dhe persekutimin e civilëve myslimanë në zonën e Sokollacit në Bosnjën juglindore, njoftoi zyra e prokurorit më 16 shtator.  Në shtator të vitit 1992, forcat serbe të Bosnjës rrethuan fshatin Novoseoci... Читать дальше...

Hoti: Të enjten nuk do të diskutohet për Asociacionin

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë të mërkurën, se në Kosovë nuk do të ketë asnjëherë Asociacion të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive. "Nuk diskutohet dhe nuk hapet marrëveshja e arritur me herët për Asociacionin", tha Hoti gjatë një debati të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, për dialogun politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Të enjten në Bruksel do të zhvillohen bisedime mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të ekspertëve. Më herët është paralajmëruar... Читать дальше...

Thaçi: Kuvendi t'ia ndalojë kryeministrit të negociojë për çështje të brendshme të Kosovës

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se “hapja e temave për të drejtat e komuniteteve dhe për Asociacionin e komunave serbe në dialogun e Brukselit është gabim i madh dhe shumë i rrezikshëm i Qeverisë së Kosovës”. Përmes një komunikate për media, Thaçi thotë se “kjo është goditje ndaj shtetësisë dhe cenim i sovranitetit”. Të enjten në Bruksel do të zhvillohen bisedime mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të ekspertëve. Në to pritet të diskutohet çështja e Asociacionit dhe ajo për pretendimet financiare dhe pronësore. Читать дальше...

Pandemia kthen vaksinimin 25 vjet prapa

Evropaelire.org 

Efektet përcjellëse të pandemisë së koronavirusit kanë ndaluar dhe kthyer prapa progresin e bërë shëndetësor në gjithë botën, duke e kthyer prap për 25 vjet dhe duke ekspozuar miliona njerëz para sëmundjeve vdekjeprurëse dhe varfërisë, theksohet në një raport të fondacionit Bill & Melinda Gates. Efekti ka qenë edhe më i rëndë në shumë vende ku qeveritë refuzojnë t’i respektojnë të drejtat themelore të njeriut, thuhet në një deklaratë nga një agjenci e Kombeve të Bashkuara. Për shkak të COVID-19... Читать дальше...

Von der Leyen: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

Evropaelire.org 

Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe e ardhmja e këtij rajoni është në Bashkimin Evropian, ka porositur të mërkurën, në fjalimin vjetor për gjendjen e bllokut, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Pjesën më të madhe të fjalimit të saj para deputetëve të Parlamentit Evropian, von der Leyen ia kushtoi krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, masat që ka ndërmarrë BE-ja për t’u përballur me këtë krizë si dhe prioritetet e BE-së për të ardhmen. Procesin e zgjerimit të BE-së dhe Ballkanin Perëndimor... Читать дальше...

Новости России
Москва

Росгвардия обеспечила безопасность генеральной репетиции парада ко Дню Победы в Москве


Nis hetimi penal ndaj John Bolton pas publikimit të librit

Evropaelire.org 

Ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare në SHBA, John Bolton, po hetohet për zbulimin e mundshëm të informacionit të klasifikuar, kur ai publikoi një libër me kujtimet e tij në muajin qershor. Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së filloi hetimet penale pasi nuk arriti të ndalonte botimin e librit, raporton BBC.  Bolton mohon të gjitha akuzat. Në libër, Bolton e përshkruan administratën Trump si kaotike. Bolton, i cili shërbeu si këshilltar i Sigurisë Kombëtare më 2018-19, gjithashtu pretendon se vendimet e presidentit amerikan... Читать дальше...

Sulmet e militantëve synojnë zbehjen e marrëveshjeve në Lindjen e Mesme

Evropaelire.org 

Militantët në Rripin e Gazës lëshuan raketa në drejtim të Izraelit dhe në anën tjetër, avionët izraelitë bombarduan objektiva në territorin palestinez. Incidentet vijnë pas nënshkrimit të marrëveshjeve historike për normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe dy shteteve arabe të Gjirit. Ushtria izraelite tha se kishte nisur rreth dhjetë sulme ajrore në Gaza më 16 shtator. Siç njoftohet, 15 raketa u lëshuan nga territori i Gazës në drejtim të komuniteteve izraelite pranë kufirit. Lëvizja Hamas... Читать дальше...

Pelegrinët hebrenj kalojnë natën në tokën e askujt mes Bjellorusisë dhe Ukrainës

Evropaelire.org 

Qindra hebrenj hasidikë, të cilët ishin nisur në pelegrinazh në Ukrainë përmes Bjellorusisë, pavarësisht kufizimeve për koronavirus, janë bllokuar në zonën kufitare, Novaya Huta, më 15 shtator. Rojet kufitare të Bjellorusisë i kanë lënë ata të vazhdojnë rrugën, mirëpo zyrtarët ukrainas i kanë kthyer mbrapsht.

Serbia zgjeron bashkëpunimin me Huawein pavarësisht marrëveshjes së Uashingtonit 

Evropaelire.org 

Serbia e ka intensifikuar bashkëpunumin me kompaninë kineze të teknologjisë Huawei, përmes hapjes së Qendrës për Zhvillim dhe Inovacion në Beograd më 14 shtator. Hapja e saj, ndodhi dhjetë ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes në Uashington, nga ana e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në bazë të së cilës, ndalohet përdorimi i rrjetit 5G, i siguruar nga shitës jo të besueshëm. Edhe pse Huawei nuk përmendet në marrëveshje, është pikërisht kjo kompani kineze që gjenden nën vëzhgimin e Shteteve të Bashkuara. Читать дальше...

Yoshihide Suga zgjidhet kryeministër i ri i Japonisë

Evropaelire.org 

Yoshihide Suga u zgjodh kryeministër i ri i Japonisë. Ai do të pasojë Shinzo Aben, i cili njoftoi dorëheqjen muajin e kaluar për arsye shëndetësore. Suga (71 vjeçar) mori 314 nga 462 vota në dhomën e ulët të parlamentit. Një shumicë e thjeshtë ishte e nevojshme për zgjedhjen e kryeministrit të ri.  Të hënën, Yoshihide Suga u zgjodh kreu i ri i partisë në pushtet. Kështu, ish-kryesekretari i kabinetit të Abes siguroi zgjedhjen si kryeministër në parlament, ku koalicioni qeverisës i Liberal Demokratëve ka shumicën. Читать дальше...

Të famshmit i bashkohen fushatës kundër dezinformimit në rrjetet sociale

Evropaelire.org 

Disa të famshëm amerikanë thanë se do të mbyllin llogaritë e tyre në Facebook dhe Instagram për një ditë të vetme, më 16 Shtator, si pjesë e një fushate për të frenuar përhapjen e urrejtjes dhe propagandës në platformat e mediave sociale. Ndër të famshmit që kanë thënë se do të marrin pjesë në mbylljen njëditore të llogarive, janë aktorët e Hollivudit, Leonardo DiCaprio, Sacha Baron Cohen, Kim Kardashian dhe Jennifer Lawrence. Kardashian, e cila ka 188 milionë ndjekës në Instagram, ishte e fundit që iu bashkua fushatës. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

«У меня больше нет сил бороться». Елена Рыбакина раскритиковала WTA






День Георгия Победоносца отмечают православные 6 мая 2024 года

Хельга Рай высказалась о скоропостижной смерти актрисы Галины Давыдовой

Яд в банках: в популярных марках кофе Росконтроль выявил фальсификаты

Галина Янко: главные традиции и приметы Пасхи