Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Сентябрь
2020

Новости за 22.09.2020

BE: Shumë projekte në marrëveshjen e Uashingtonit po zhvillohen

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian tha se shumë prej projekteve të përfshira në marrëveshjen e Uashingtonit për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë, janë duke u zhvilluar në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor. Ana Pisonero, zëdhënëse e BE-së për Partneritete Ndërkombëtare, Fqinjësi dhe Zgjerim, tha në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë se “BE-ja ka siguruar asistencë teknike për të gjithë Autostradën e Paqes” dhe se “tashmë ka miratuar investime për pjesët e para të autostradës në Serbi dhe në Kosovë”. Читать дальше...

Trump do ta shpallë kandidaten për Gjykatën Supreme më 26 shtator

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do ta shpallë të nominuaren e tij për zëvendësimin e gjykatëses së ndjerë të Gjykatës Supreme, Ruth Bader Ginsburg, më 26 shtator. Ginsburg, 87 vjeçe, vdiq më 18 shtator. Vdekja e saj u jep republikanëve shansin të zgjerojnë shumicën e tyre konservatore në gjykatë, në proporcion gjashtë me tre. Trump tha përmes një postimi në Twitter se ai do ta bëjë publike të nominuaren për gjykatëse më 26 shtator. Trump, qysh më herët, ka thënë se përzgjedhja e tij do të jetë grua. Читать дальше...

Kalon 200,000 numri i viktimave nga koronavirusi në SHBA

Evropaelire.org 

Numri i viktimave nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara ka kaluar 200,000, bëjnë të ditur të dhënat e Universitetit Johns Hopkins. Sipas tyre, mbi 6.8 milionë njerëz në SHBA janë diagnostikuar tashmë me sëmundjen që e shkakton koronavirusi, COVID-19. Në muajin mars, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se nëse numri i viktimave është midis 100,000 dhe 200,000, vendi do të ketë bërë “një punë të mirë”. Universiteti Johns Hopkins raportoi të martën për 200,005 viktima në SHBA. Ky... Читать дальше...

Prokuroria e Specializuar: OVL e UÇK-së, e përfshirë në aktivitete që minojnë administrimin e drejtësisë

Evropaelire.org 

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë tha se disa aktivitete në të cilat është përfshirë Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “kanë për qëllim të minojnë administrimin e drejtësisë në mënyrë të duhur“. Tri herë këtë muaj, OVL e UÇK-së ka thënë se ka pranuar disa dokumente, që pretendon se kanë të bëjnë me Gjykatën Speciale për krime lufte në Kosovë. Përmbajtja e këtyre dokumentave nuk është e qartë dhe nuk dihet nëse ato janë origjinale. Identiteti i personit... Читать дальше...

Ministria serbe: Mbi 3 miliardë euro për projektet midis Kosovës dhe Serbisë

Evropaelire.org 

Ministria e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës e Serbisë tha se “vlera e projekteve infrastrukturore, që janë të rëndësishme për lidhjen e Beogradit dhe Prishtinës” dhe që “do të diskutohen me përfaqësues të Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA, kap shumën prej 3.7 miliardë eurosh”. Në një deklaratë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, ministria tha se, deri më tash, është siguruar financimi për pjesën e parë të autostradës Nish-Merdare-Prishtinë, të gjatë 33 kilometra... Читать дальше...

Trump në OKB: Kina duhet të mbahet përgjegjëse për koronavirusin

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e akuzoi Kinën për dështim në frenimin e përhapjes së koronavirusit, i cili është identifikuar për herë të parë në qytetin kinez, Vuhan, në fund të vitit 2019. Në një fjalim të incizuar para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Trump tha se Kina i ka lejuar udhëtarët të largohen dhe “të infektojnë botën”. Ai i përshkroi përpjekjet e Shteteve të Bashkuara kundër pandemisë së koronavirusit si “mobilizimin më agresiv që nga Lufta e Dytë Botërore”. Читать дальше...

Çfarë e tërhoqi investitorin holandez të investonte në Kosovë?

Evropaelire.org 

“Nëse të duhen 20 persona në fabrikë, brenda një dite i ke njerëzit në dispozicion, ndërsa në Holandë ajo do të merrte më shumë se një vit kohë”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Robert Kwakman, pronar i kompanisë Kivo nga Holanda, i cili katër vjet më parë vendosi që të shtrijë kapitalin e tij edhe në Kosovë. Kompania holandeze Kivo, që nga viti 2015 është edhe në Komunën e Kaçanikut në Kosovë. Kjo kompani është një nga prodhuesit më të mëdhenj të ambalazhimit fleksibil të plastifikuar në Evropë. Читать дальше...

Gjermania do që BE-ja të angazhohet më shumë në Ballkanin Perëndimor

Evropaelire.org 

Ministri gjerman për Çështje Evropiane, Michael Roth, duke folur për punën e presidencës gjermane në Bashkimin Evropian, tha të martën para Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian se BE-ja “duhet të angazhohet edhe më shumë në Ballkanin Perëndimor”. Ky rajon është “oborr i brendshëm i BE-së, e jo oborr i jashtëm”, tha Roth. Ai kërkoi që BE-ja ta dëshmojë përkushtimin e saj në përmbushjen e premtimeve ndaj vendeve të këtij rajoni, duke thënë se perspektiva evropiane e tij është e domosdoshme për paqe dhe stabilitet. Читать дальше...



Gjykata Speciale emëron gjashtë gjyqtarë të rinj

Evropaelire.org 

Dhomat e Specializuara të Kosovës, që ndryshe njihen si Gjykata Speciale, emëruan të martën gjashtë gjyqtarë të rinj për këtë institucion. Në një njoftim të lëshuar nga Njësia e Informimit dhe Komunikimit Publik, pranë Gjykatës Speciale, thuhet se ”Autoriteti Emërues, ambasadori Lars-Gunnar Wigemark, pas marrjes së rekomandimeve nga paneli përzgjedhës i pavarur, ka emëruar gjashtë gjykatës të tjerë në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë”. Gjykatësit: z. Gilbert Bitti (Francë), z. Daniel Fransen (Belgjikë), z. Читать дальше...

DFC hap zyre në Beograd

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka mirëpritur hapjen e zyrës së Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit së SHBA-së në Beograd. Ndërkaq, i dërguari i presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell ka thënë se populli serb duhet t’i mbajë për fjale sa i përket zotimeve që dalin nga marrëveshja e Uashingtonit, për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Dosja FinCEN: Gjithçka që duhet të dini për rrjedhjen e këtyre dokumenteve 

Evropaelire.org 

Rrjedhja e disa dokumenteve, ku përfshihen transaksione në vlerë të 2 trilionë dollarëve, ka bërë të ditur sesi bankat më të mëdha në botë u kanë lejuar kriminelëve që të bartin para të pista në gjithë botën. Dokumentet kanë treguar edhe sesi oligarkët rusë kanë përdorur bankat për të shmangur sanksionet që ishte besuar se do t’i ndalnin ata nga marrja e të hollave në Perëndim. Ky rast përbën vetëm një prej rrjedhjeve të tilla të dokumenteve në pesë vjetët e fundit, të cilat kanë shpërfaqur marrëveshje sekrete... Читать дальше...

Maqedonia e V. paralajmëron masa të reja për mbrojtje nga COVID-19

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut po shqyrton mundësinë e vendosjes së masave të reja për mbrojtje nga sëmundja COVID-19, përfshirë: mbajtjen e maskave në ambiente të hapura, forcimin e kontrolleve në lokalet me më shumë klientë, kufizimin e numrit të udhëtarëve në transportin urban, si dhe vendosjen e gjobave më të larta për ata që nuk i respektojnë rekomandimet kryesore të institucioneve shëndetësore. Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, tha se të dhënat e 14 ditëve të fundit tregojnë... Читать дальше...

Osmani: Asociacioni me kompetenca ekzekutive është rrezik

Evropaelire.org 

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, tha të martën se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë, me kompetenca ekzekutive, është rrezik për vendin. "Ajo që mbetet e vërtetë është se krijimi i Asociacionit me kompetenca ekzekutive është rrezik për Kosovën. Nëse palët që kanë qenë nënshkruese [të marrëveshjes], qoftë në vitin 2013, apo 2015, e kanë kuptuar këtë përgjatë rrugës, është lajm i mirë për Kosovën, se do të thotë se do të na bashkohen neve të tjerëve që e kemi kundërshtuar që nga fillimi"... Читать дальше...

Vuçiq: Nuk jemi afër zgjidhjes politike me Kosovën

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i minimizoi shpresat se marrëveshjet për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, mund të çojnë së shpejti në marrëveshje politike me Kosovën. Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord që të ndërmarrin hapa drejt bashkëpunimit ekonomik, duke përfshirë punën në projekte të përbashkëta të infrastrukturës. Dy palët kanë nënshkruar marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë, më 4 shtator, në prani të presidentit amerikan, Donald Trump. Duke folur për agjencinë e lajmeve Reuters... Читать дальше...

Bota, mes rritjes së rasteve dhe synimeve për zhvillim të vaksinës për COVID-19

Evropaelire.org 

Disa vende evropiane kanë vendosur përsëri kufizime ndërsa rastet me sëmundjen COVID-19 po rriten; një zyrtar shëndetësor amerikan thotë se maskat mund të rezultojnë më efikase sesa vaksina; dhe një sistem i ri i testimit të lëvizshëm premton rezultate të shpejta dhe të sakta. (Përgatitën: Shkëlqim Hysenaj dhe Ibrahim Berisha)

Johnson: Jemi në një pikë kthese të rrezikshme

Evropaelire.org 

Mbretëria e Bashkuar ka arritur “një pikë kthese të rrezikshme”, tha kryeministri Boris Johnson, derisa shpalosi një sërë kufizimesh të reja kundër koronavirusit në Angli, të cilat mund të zgjasin deri në gjashtë muaj. Me rregullat e reja, punonjësit e dyqaneve do të duhet të veshin maska, ndërsa dasmat do të kufizohen në një maksimum prej 15 njerëzish. Gjobat për moszbatimin e ligjeve për tubime dhe maska do të jenë 200 funta për shkeljen e parë. Johnson paralajmëroi se mund të ketë edhe “kufizime... Читать дальше...

Kosova me asnjë rast të vdekjes nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) njoftoi se në 24 orët e fundit nuk ka konfirmuar asnjë rast të vdekjes nga sëmundja COVID-19, të cilën e shkakton koronavirusi. IKSHPK-ja bëri të ditur se ka konfirmuar 66 raste të reja pozitive nga testimi i 503 mostrave. Në njoftim po ashtu thuhet se edhe 141 pacientë të tjerë janë shëruar nga koronavirusi. “Gjatë dy javëve të fundit kemi rënie të dukshme të numrit të rasteve: 44%”, thuhet në njoftim. Me shifrat e fundit, numri... Читать дальше...

Punëtorët hezitojnë kthimin në punë, arsyetohen me kujdesin e fëmijëve

Evropaelire.org 

Të mërkurën të gjithë punonjësit e sektorit publik dhe privat, të liruar nga obligimet për shkak të pandemisë së koronavirusit, duhet të kthehen në vendet e tyre të punës. Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk kanë ndonjë shifër të saktë se për sa punonjës bëhet fjalë, meqë janë të shpërndarë në ndërmarrje e institucione të ndryshme publike si dhe në sektorin privat. Për rreth gjashtë muaj, në punë nuk ka shkuar njëri nga prindërit që kanë fëmijë deri në moshën dhjetëvjeçare, gratë shtatzëna,... Читать дальше...

NASA shpalos planin për rikthimin në Hënë

Evropaelire.org 

Agjencia amerikane e Hapësirës (NASA) shpalosi zyrtarisht planin e saj për t’u kthyer në Hënë në vitin 2024. Në kuadër të programit të quajtur Artemis, i cili do të kushtojë rreth 28 miliardë dollarë, NASA do të dërgojë në sipërfaqen hënore një burrë dhe një grua. Do të jetë ky aterimi i parë i njerëzve atje qysh në vitin 1972. Megjithatë, afati kohor i agjencisë do të varet edhe nga Kongresi amerikan, që pritet të lëshojë rreth 3.2 miliardë dollarë për ndërtimin e një sistemi të zbarkimit. Читать дальше...

Новости России
Москва

Росгвардия обеспечила безопасность генеральной репетиции парада ко Дню Победы в Москве


Evropa në përpjekje për të kontrolluar shpërthimin e rasteve të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Qeveritë evropiane po përballen me presion politik për të trajtuar rritjen e rasteve të reja me koronavirus, duke shmangur një izolim të ngjashëm si në pranverën e këtij viti, që do të godiste ekonomitë në luftë për rimëkëmbje. Të dhënat e publikuara nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve treguan pesë vende në rajon me më shumë se 120 raste të konfirmuara për 100,000 banorë në 14 ditët e fundit. Spanja u rendit në krye të listës së zymtë, me pothuajse të gjitha rajonet... Читать дальше...

Pakistani dënon me varje dy burra për zjarrvënien e një fabrike

Evropaelire.org 

Një gjykatë në Karaçi ka dënuar me vdekje dy burra, duke i shpallur fajtorë për zjarrvënien që ka shkaktuar një prej incidenteve më vdekjeprurëse në Pakistan. Si pasojë e zjarrit në një fabrikë industriale më 2012, patën vdekur 260 persona. Ende nuk është caktuar data e varjes së Abdul Rehman dhe Zubair Charya, të cilët janë dënuar të martën. Burrat është thënë se kanë ndezur fabrikën e veshjeve, sepse pronarët nuk kanë paguar të hollat e zhvatjes. Ata kanë qenë të lidhur me partinë MQM,... Читать дальше...

Boehler: Epokë e re në marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Serbisë

Evropaelire.org 

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq dhe kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC), Adam Boehler, nënshkruan një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës u zotuan të zbatojnë marrëveshjen e 4 shtatorit për normalizim ekonomik të arritur në Uashington nga Kosova dhe Serbia. E njëjta deklaratë, mes Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit të SHBA-së dhe Kosovës, u nënshkrua të hënën nga Boehler dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.... Читать дальше...

Italianët votojnë për zvogëlim të numrit të ligjvënësve në parlament

Evropaelire.org 

Italia ka votuar për të ulur numrin e deputetëve në parlament për më shumë se një të tretën. Pothuajse 70 për qind e njerëzve kanë votuar në të mirë të ndryshimeve, pas gati të gjitha votave të numëruara. Numri i ligjvënësve në Dhomën e Ulët të Parlamentit të Italisë do të ulet nga 634 në 400. Senati po ashtu do të zvogëlohet. Në total numri i deputetëve dhe senatorëve do të ulet nga 945 në 600. Ky referendum është çuar përpara nga Lëvizja Pesë Yjet, pjesë e koalicionit qeverisës, e cila... Читать дальше...

“Të punësuar të fundit, të përjashtuar të parët”, praktika që dëmton gratë pilote

Evropaelire.org 

Kur Megyn Thompson kishte nisur punën e saj të ëndrrave si pilote e fluturimeve komerciale, ajo ka qenë një prej mijëra grave që është rekrutuar  në gjithë botën për të rritur numrin e grave në këtë pozitë. Mirëpo fushata për punësimin e më shumë grave si pilote tani është në rrezik – duke u dhënë goditje përpjekjeve për të stabilizuar sektorin e dominuar nga meshkujt – meqë kriza me koronavirusin e ri është duke transformuar kompanitë e aviacionit. Vetëm në Shtetet e Bashkuara, dy linjat kryesore... Читать дальше...

Paralajmërohet riorganizim i tërësishëm në sistemin shëndetësor në Kosovë

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, të martën gjatë një vizite në Qendrën e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, ka paralajmëruar riorganizimin e tërësishëm të sistemit shëndetësor për t'u përballur me pandeminë.   Ai tha se në ditët në vazhdim do të nisë një ristrukturim që ndoshta nuk ka ndodhur në 30 vjetët e fundit.  “Ndoshta kjo është situata që të hyjmë në plane afatgjata të ristrukturimit komplet të institucioneve shëndetësore në nivel vendi edhe sa i përket kapaciteteve teknike dhe mjekëve", tha Hoti. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

«У меня больше нет сил бороться». Елена Рыбакина раскритиковала WTA






Яд в банках: в популярных марках кофе Росконтроль выявил фальсификаты

Открытие ХХIII Московского Пасхального фестиваля: Воскресение и Музыкальное Созвучие

Пушилин: девочке из Макеевки подарили щенка по поручению Путина

Что можно отметить в этот день