Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Сентябрь
2020

Новости за 19.09.2020

Pse Singapori ka shkallën më të ulët të vdekshmërisë nga COVID-19?

Evropaelire.org 

Singapori ka numrin më të vogël të viktimave me koronavirus në nivel global, përkatësisht 27 vdekje në mesin e më shumë se 57,000 personave që janë prekur nga sëmundja COVID-19, që shkakton ky virus. Me shkallë të vdekshmërisë prej 0.05 për qind, ky vend është shumë më poshtë mesatares prej 3 për qind të vdekjeve sipas të dhënave të mbledhura nga Reuters nga shtetet që kanë regjistruar më shumë se 1,000 raste të infektimit. Në krahasim me shtetet me numër të përafërt të popullsisë, dallimet janë të mëdha ... Читать дальше...

Cikloni Ianos godet Greqinë

Evropaelire.org 

Dy persona kanë vdekur dhe një person është raportuar i zhdukur, pasi një stuhi e madhe goditi Greqinë. Cikloni Ianos shkaktoi vërshime të mëdha dhe shkatërroi shumë pjesë të Athinës, raporton BBC. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka dërguar disa zyrtarë qeveritarë në zonat më të goditura në këtë rajon. Pamjet në rrjete sociale kanë shfaqur stuhi të mëdha në ishujt e Kefalonia dhe Zakynthos të premten. Të gjitha fluturimet dhe transportet tokësore janë anuluar dhe turistët janë këshilluar të qëndrojnë brenda. Читать дальше...

Kosova me ngecje të lartë në mësimnxënie 

Evropaelire.org 

Kosova sërish u alarmua nga mekanizmat ndërkombëtarë për cilësi të dobët në arsim.  Nxënësit në Kosovë, sipas një raporti të fundit të Bankës Botërore i cili ka matur rezultatet e kapitalit njerëzor, kanë ngecje të lartë në mësimnxënie.  Ky raport tregon se një fëmijë që e fillon shkollën në moshën 4 vjeç, mund të presë që të kryejë 13.2 vite shkollim deri në ditëlindjen e vet të 18-të.  Por, kur llogaritet mësimnxënia reale e fëmijëve, vitet e pritshme të shkollimit janë vetëm 7.9. Pra, sipas Bankës Botërore... Читать дальше...

Tre të vdekur, 63 të infektuar me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur 3 persona nga koronavirusi, duke çuar numrin e vdekjeve në 614. Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), nga 634 mostra, 63 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 634 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 63 raste pozitive. Читать дальше...

Kurti: Duhet prani e përhershme e Policisë së Kosovës në Karaçevë

Evropaelire.org 

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur në një konferencë për media, për aksionin e mbrëmshëm të Policisë së Kosovës në fshatin Karaçevë të Kamenicës. Ish-kryeministri Kurti ka përgëzuar punën e Policisë së Kosovës, mirëpo ka thënë se koka e krimit të organizuar nuk është në Karaçevë. “Krimi i organizuar në Karaçevë nuk e ka kokën në Karaçevë. Gjarpri i krimit e ka vetëm bishtin në Karaçevë, jo kokën. Uroj që të mos dal ajo e mbrëmshmja edhe një shfaqje më shumë e regjimit të vjetër. Читать дальше...

Bizneset kërkojnë masa të reja ekonomike për zbutjen e pasojave nga COVID-19

Evropaelire.org 

Ekonomia e Maqedonisë së Veriut do të përballet me pasoja të rënda, nëse qeveria së shpejti nuk del me masa serioze për t’i ndihmuar bizneset, në veçanti pas paralajmërimeve se vendi mund të përballet me valë të re të koronavirusit. Kjo, sipas sindikatave të punëtorëve dhe organizatës së punëdhënësve, do të çojë në shtrëngim masash që do të godasin bizneset, të cilat në pamundësi që t’i shlyejnë obligimet ndaj punëtorëve, do të jenë ë detyruara të shkurtojnë vendet e punës. Qeveria ende zyrtarisht nuk ka dalë me masat e reja... Читать дальше...

Navalny publikon fotografi në gjendje më të mirë shëndetësore

Evropaelire.org 

Politikani opozitar rus, Alexei Navalny, ka publikuar një fotografi duke ecur shkallëve, pesë ditë pasi një spital në Berlin e largoi atë nga ventilator për frymëmarrje. Navalny është sëmurë papritmas gjatë një fluturimi brenda Rusisë, më 20 gusht. Disa ditë më vonë është dërguar në mjekim në Gjermani, me kërkesë të gruas së tij. Ekspertët gjermanë thonë se kritiku i Kremlinit është helmuar me agjentin nervor Noviçok.  “Më lejoni t’ju tregoj se si po shkon rehabilitimi im. Është një rrugë e qartë... Читать дальше...

Njohja nga Izraeli, shpresë për komunitetin hebraik në Kosovë

Evropaelire.org 

Komuniteti hebraik në Kosovë shprehet i entuziazmuar me njohjen e Kosovës nga Izraeli dhe gatishmërinë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Ky komunitet i vogël në numër shpreson se afrimi i Kosovës me Izraelin, do të ndikojë në zhvillim, si dhe në ruajtjen e identitetit të tyre.



SHBA-ja dërgon trupa në Siri pas përplasjeve me forcat ruse

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara kanë shtuar prezencën ushtarake në Siri, pasi disa forca ushtarake rusë kanë intensifikuar tensionet në këtë vend. Incidentet në mes të forcave amerikane dhe ruse që kontrollojnë këtë zonë kanë eskaluar këtë vit. Kapiteni i ushtrisë amerikane Bill Urban, tha se ky vendim do të sigurojë stabilitet të forcave të koalicionit. "Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë konflikt me askënd në Siri, por do të mbrojmë forcat e koalicionit nëse është e nevojshme”, tha Urban. BBC raporton... Читать дальше...

Hoti: Aksioni në Karaçevë, kthim i normalitetit në çdo fushë 

Evropaelire.org 

Kthim të normalitetit në çdo fushë e ka quajtur kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, aksionin e Policisë së Kosovës në fshatin Karaçevë.  Kryeministri Hoti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se ky aksion është dëshmi se institucionet e sigurisë janë të afta të garantojnë rend dhe ligj.  “Operacioni i policisë në Karaçevë, i mbështetur edhe nga mekanizmat tjerë, është dëshmi se institucionet tona të sigurisë janë plotësisht të afta për të garantuar rend dhe ligj për qytetarët e Republikës së Kosovës. Читать дальше...

Vdes gjykatësja Ginsburg - zëri i të drejtave të grave në SHBA

Evropaelire.org 

Ruth Bader Ginsburg u bë heroinë e majtistëve amerikanë, pasi kapërceu seksizmin duke u ngjitur në Gjykatën Supreme të Shteteve të Bashkuara, ku për 27 vite në detyrë trajtoi kauza të barazisë gjinore dhe liberale.   Gjykatësja Ginsburg, ndërroi jetë të premtën në moshën 87 vjeçare, pas përballjes me kancerin. Ajo ishte mbrojtëse e të drejtave të grave dhe gjatë punës së saj kishte fituar raste të mëdha të diskriminimit gjinor para Gjykatës Supreme në SHBA, para se të emërohej në detyrë nga presidenti Bill Clinton më 1993. Читать дальше...

Aksion i madh në Karaçevë - rrënohen objekte të kazinove

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten rreth mesnatës ka realizuar një aksion të madh në fshatin Karaçevë, komuna e Kamenicës, ku u arrestuan 33 persona të dyshuar, në mesin e tyre 10 zyrtarë policorë, si dhe u sekuestruan aparate të lojërave të fatit dhe prova materiale që dyshohet se ishin përdorur në aktivitete kriminale. Po ashtu, në këtë aksion, njoftohet se u rrënuan edhe 12 objekte ku zhvillohej veprimtaria e bixhozit dhe lojërave të fatit. “Operacioni ka filluar si rezultat i një... Читать дальше...

Boshnjakët përpiqen ta heqin “hotelin e tmerreve” nga Google

Evropaelire.org 

Kundërshtarët e irrituar të përpjekjeve për ta reklamuar një hotel famëkeq në Bosnje, e kanë kthyer vëmendjen e tyre kah gjiganti i kërkimeve në internet, Google. Autoritetet në rajonin e banuar me shumicë serbe, Republika Sërpska, së voni kanë përfshirë hotelin Villina Vllas - një pushimore që para-ushtarakët serbë e kanë shfrytëzuar për të vrarë, përdhunuar dhe abuzuar myslimanë në luftën e Bosnjës - në mesin e vendeve ku qytetarët mund të shpenzojnë kuponët e shtetit, për të ndihmuar sektorin e turizmit gjatë pandemisë së koronavirusit. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Свентек переиграла Соболенко и выиграла титул WTA в Мадриде






Куда девать скорлупу от освященных пасхальных яиц: что говорят священники

Открытие ХХIII Московского Пасхального фестиваля: Воскресение и Музыкальное Созвучие

Капоэйристы из Химок стали победителями всероссийских соревнований

Стоп, снято: мошенники придумали новые схемы с фейковыми фотосессиями