Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Октябрь
2022

Новости за 26.10.2022

SHBA-ja shton sanksionet ndaj Qeverisë iraniane për shtypje të protestave

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar 10 zyrtarë iranianë, përfshirë ata që mbikëqyrin burgun Evin të Teheranit, për censurë në internet dhe shtypje të protestave, të nxitura nga vdekja e 22-vjeçares, Mahsa Amini, e cila ka vdekur sa ka qenë në mbajtje. Policia e Moralit e ka ndaluar atë nën dyshimet se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë. Sanksionet, përfshirë bllokada financiare dhe ndëshkime tjera, janë vendosur nga Departamenti amerikan i Thesarit, dhe shënjestrojnë zyrtarë të lartë... Читать дальше...

Votohet Qeveria e re e Serbisë

Evropaelire.org 

Parlamenti i Serbisë ka votuar të mërkurën për Qeverinë e re, e cila do të ketë prioritet investimet në infrastrukturën e energjisë dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Kabineti i ri do të ketë në krye Ana Bërnabiqin, e cila ka pasur rolin e kryeministres edhe në dy qeveritë e kaluara. Qeveria e re do të ketë 28 ministra, kryesisht nga Partia Progresive Serbe dhe Socialistët. Për Qeverinë e re kanë votuar 157 deputetë, nga 250 sa janë në total. Deputetet e opozitës kanë votuar kundër kabinetit të ri qeveritar... Читать дальше...

Iranianët shënojnë 40 ditë nga vdekja e Mahsa Aminit

Evropaelire.org 

Turma njerëzish u mblodhën te varri i Mahsa Aminit, vdekja e së cilës shkaktoi protesta antiqeveritare në të gjithë Iranin. Kaluan 40 ditë prej se ajo vdiq në paraburgim në Teheran. Policia e moralit e arrestoi nën dyshimet për shkelje të rregullave të hixhabit. Në Iran, 40-ditëshi shënon fundin e periudhës tradicionale të zisë. (Përgatitën: Valona Tela, Lendi Susuri)

Çfarë është grupi militant palestinez “Strofka e luanëve”?

Evropaelire.org 

Reuters Forcat izraelite vranë liderin e grupit “Strofka e luanëve”, një grup militant palestinez nga qyteti Nablus. Lideri i këtij grupi, që po rritet shpejt, u vra të martën gjatë një operacioni në qytetin Neblus në Bregun Perëndimor, duke nxitur një prej përleshjeve më të mëdha me armë zjarri në javët e fundit. Në deklaratën e lëshuar më 25 tetor, ushtria izraelite tha se forcat e saj bastisën një banesë në zonën e tregut në Qytetin e Vjetër. Sipas Izraelit, kjo banesë ishte përdorur si vend për prodhimin e eksplozivëve. Читать дальше...

SHBA-ja synon që vendimi për targat të zbatohet në mënyrë paqësore

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara synojnë që vendimi i Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në RKS - Republika e Kosovës – të zbatohet në mënyrë paqësore, dhe të mos kontribuojë në rritje të tensioneve. Kështu ka thënë një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë. Mes tjerash, Ambasada ka thënë se SHBA-ja, bashkë me partnerët evropianë, besojnë se vendimi i Qeverisë së Kosovës është në përputhje me marrëveshjet e Brukselit, dhe në se në parim, nuk kanë mospajtime për të. Читать дальше...

Talibanët mbyllin sytë para prodhimit të opiumit

Evropaelire.org 

Në pranverë, talibanët njoftuan për ndalesën ndaj kultivimit, trafikimit dhe përdorimit të narkotikëve të paligjshëm në Afganistan, në shtetin që është prodhuesi më i madh në botë i opiumit. Por, përderisa sezoni vjeshtor i mbjelljes së opiumit nis, grupi militant duket se po mbyll sytë para tregtisë fitimprurëse të kësaj droge. Fermerët në provincat jugore të Helmandit, Kandaharit dhe Uruzganit – ku shumica e opiumit prodhohet në Afganistan – thanë se po mbjellin lirshëm lulëkuqe, përmes së cilës prodhohet opiumi. Читать дальше...

Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen kundër gripit sezonal, si dhe të marrin dozat përforcuese kundër koronavirusit. Përmes një komunikate për media, Ministria ka thënë se vaksinimi kundër grupit sezonal do të fillojë nga 31 tetori. Vaksinimi kundër gripit sezonal do të mund të bëhet çdo ditë në qendrat kryesore të Mjekësisë Familjare në çdo komunë. Ditë më parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje për vigjilencë teksa po... Читать дальше...

Nga India në Kosovë për të punuar në industri të shtypit

Evropaelire.org 

Mungesa e fuqisë punëtore në Kosovë detyroi kompaninë “Viprint” nga Mitrovica të marrë punëtorë nga jashtë. Visar Idrizi, pronar i kësaj kompanie që ofron shërbime të shtypshkrimit për firma private, shtetërore dhe ndërkombëtare, thotë për Radion Evropa e Lirë se disa punëtorë i ka siguruar nga Bullgaria, Turqia dhe India. “Nuk është numër i madh i këtyre punëtorëve [të huaj] që kemi punësuar, pasi që kemi vështirësi t’i marrim vizat e punës për ta”, thotë Idrizi, duke mos dhënë numrin e saktë të tyre. Читать дальше...



Gjermania drejt legalizimit të kanabisit

Evropaelire.org 

Gjermania i ka hapur rrugë legalizimit të blerjes dhe posedimit të sasive të vogla të marihuanës për përdorim rekreativ, por edhe për prodhim. “Qeveria federale sot u pajtua për pikat kyçe sa i përket shpërndarjes së kontrolluar të kanabisit për të rriturit, për përdorim rekreativ”, tha ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach gjatë një konference për media më 26 tetor. Furnizimi dhe përdorimi i kanabisit pritet të “lejohet përmes licencave të lëshuara dhe kontrolluara nga shteti”, tha Lauterbach. Читать дальше...

Aktivistët akrobatë fikin dritat nëpër Paris

Evropaelire.org 

Dritat dhe shenjat e shumë dyqaneve nëpër Paris po fiken natën nga një grup atletësh parkuri, në përpjekje për të kursyer energjinë elektrike në kryeqytetin e Francës. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)

Haxhiu: Projektkodi Civil së shpejti do të miratohet në Kuvend

Evropaelire.org 

Ministria e Drejtësisë së shpejti do ta dërgojë në Kuvend Projektkodin Civil, i cili, sipas drejtueses së kësaj ministre, do të miratohet. Ministrja Albulena Haxhiu, tha se kanë zhvilluar takime me deputetët e Grupit Parlamentar të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, duke pranuar se disa prej tyre ende kanë “qëndrimet dhe bindjet e tyre”, por tha se ky legjislacion kësaj radhe do të miratohet. “Unë nuk them në asnjë mënyrë që secili deputet i Grupit Parlamentar do të votojë për. Ka ende disa që i kanë qëndrimet dhe bindjet e tyre. Читать дальше...

Iranianët sfidojnë shtypjen e protestave nga autoritetet

Evropaelire.org 

Shumë iranianë kanë vizituar varrin e Mahsa Amini për të shënuar 40 ditë qëkur ajo vdiq, mes paralajmërimeve të autoriteteve se do të vazhdojnë t'i shtypin protestat mbarëkombëtare, që shpërthyen pas vdekjes të Aminit. Amini, 22 vjeçe, vdiq më 16 shtator, teksa ishte në mbajtje policore, nën pretendimet se kishte shkelur rregullat e veshjes së hixhabit, apo shamisë së kokës. Vdekja e saj, që autoritetet thonë se u shkaktua për shkak të problemeve me zemër, ka nxitur një valë protestash anti-qeveritare në mbarë vendin... Читать дальше...

Pse po largohen shqiptarët nga Lugina e Preshevës?

Evropaelire.org 

Shtëpi të mbyllura e me drita të fikura duken gjetkë nëpër Luginën e Preshevës. Ky rajon, i banuar me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, ka vite që përballet me emigrim të popullsisë. Shifrat e disa organizatave të huaja flasin për 20.000 të larguar në vitet e fundit. Lugina e Preshevës është duke marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë në Serbi, që po zhvillohet aktualisht, pas më shumë se dy dekadash.

Vuçiq takohet të enjten me Listën Serbe dhe mbledh Këshillin e Sigurisë

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka caktuar për 27 tetor takimin me përfaqësuesit e Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë. Siç ka njoftuar kabineti i Vuçiqit, takimi do të mbahet në orën 09:00. Pas takimit me serbët e Kosovës, në ora 10:00 pritet të mbahet edhe një takim i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë, organ që mbledh përfaqësues të sektorit ushtarak dhe të sigurisë.  Ky takim u thirr pasi që Lista Serbe kërkoi që të takohej me Vuçiqin për shkak të çështjes së riregjistrimit të targave në Kosovë. Читать дальше...

Protestë në Republikën Sërpska kundër rinumërimit të votave

Evropaelire.org 

Mbështetësit e koalicionit qeverisës në Republikën Sërpska kanë protestuar më 25 tetor në Banja Llukë, duke kërkuar që autoritetet zgjedhore t’i japin fund rinumërimit të votave për president. Republika Sërpska është një prej tri entiteteve në Bosnjë e Hercegovinë. Zgjedhjet e përgjithshme në këtë shtet u mbajtën më herët gjatë këtij muaji. Millorad Dodik, lideri de fakto i serbëve të Bosnjës dhe president i partisë më të madhe në Republikën Sërpska, Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur, udhëhoqi protestën... Читать дальше...

SHBA-ja zotohet për përgjigje “të pashembullt” nëse Koreja e V. kryen test bërthamor

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja e Jugut kanë paralajmëruar për një përgjigje në shkallë “të pashembullt”, nëse Koreja e Veriut kryen testin e shtatë të bombave bërthamore. Uashingtoni dhe aleatët besojnë se Koreja e Veriut mund të rinisë testimin e bombave bërthamore, për herë të parë që nga viti 2017. “Ne u pajtuam se një përgjigje në shkallë të pashembullt do të ishte e nevojshme nëse Koreja e Veriut kryen testimin e shtatë bërthamor”, tha në një konferencë për media në Tokio zëvendësministri i Jashtëm i Koresë së Jugut... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Мирра Андреева обыграла Вондроушову в третьем круге турнира WTA в Мадриде






В I квартале 2024 года доходы бюджета Балашихи достигли 2 млрд рублей

Члена партии "Шанс" Шапу удерживают в аэропорту Кишинева после визита в РФ

Schumann: Piano Concerto — Adam Laloum, Maxim Emelyanychev

Панда Катюша ненадолго вышла в уличный вольер в Московском зоопарке