Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Октябрь
2022

Новости за 29.10.2022

Mbi 140 të vdekur në Korenë e Jugut për Halloween

Evropaelire.org 

Ka shkuar në 146 numri i personave që kanë vdekur nga shtypjet gjatë natës së festimit të Halloween-it (Natës së Shtrigave) në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul. Ndërsa 150 të tjerë raportohet se janë lënduar. Pamjet nga Seuli shfaqin dhjetëra kufoma të mbuluara, zyrtarë të emergjencës që intervenojnë te të lënduarit dhe njerëz që ndihmojnë njëri-tjetrin për të shpëtuar nga shtypja. Aksidenti ndodhi në një zonë të njohur të jetës së natës në festimin e parë të Halloween-it që nga pandemia e koronavirusit. Читать дальше...

Edhe BE-ja e “zhgënjyer” me mosshtyrjen e afatit për targat

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian tha se është i “zhgënjyer” me vendimin e Qeverisë së Kosovës për mosshtyrjen e afatit për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia dhe konvertimin e tyre në targat RKS - Republika e Kosovës. “Është zhgënjyese të shohësh se nuk është ndjekur [këshilla e partnerëve ndërkombëtarë]”, thuhet në reagimin e BE-së. “Derisa vendimi është një hap në drejtimin e duhur, ai nuk është në përputhje me marrëveshjet e dialogut, të cilat janë të detyrueshme për të dyja palët". Читать дальше...

Tunizia përdor dronë për bujqësi të qëndrueshme

Evropaelire.org 

Kompania teknologjike tuniziane, Robocare, po synon të transformojë bujqësinë dhe të promovojë praktika të qëndrueshme agrare nëpërmjet përdorimit të inteligjencës artificiale dhe dronëve me kamera të avancuara. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)

Biden e quan "të neveritshëm" sulmin ndaj shtëpisë së Pelosit

Evropaelire.org 

Presidenti i SHBA-së Joe Biden e ka quajtur “të neveritshëm” sulmin ndaj bashkëshortit të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi. Paul Pelosi u sulmua në shtëpinë e çiftit në San Francisko më 28 tetor. Pelosi, 82 vjeç, pësoi një traumë të fortë në kokë dhe në trup, por pritet të shërohet plotësisht pas operacionit. Duke folur në një tubim gjatë fushatës në Filadelfia, Biden tha se dhuna politike "nuk ka vend" në Shtetet e Bashkuara, duke shtuar "Mjaft është mjaft". “Çdo person me... Читать дальше...

Shqiptarët kërkojnë të hiqet përkufizimi në Kushtetutë si popull “20%”

Evropaelire.org 

Partitë shqiptare në opozitë në Maqedoninë e Veriut ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e pakicës bullgare në të, si popull shtetformues i kanë kushtëzuar me ridefinimin e gjuhës shqipe në Kushtetutë. Aktualisht, gjuha shqipe në Kushtetutë njihet si gjuhë, të cilën e flasin mbi 20 për qind nga numri i përgjithshëm i popullsisë. Ndryshimet kushtetuese bëhen me dy të tretat e votave në Kuvend apo me 80 vota të deputetëve nga 120 sa numëron institucioni ligjvënës. Shumica parlamentare përbëhet... Читать дальше...

Familja e gazetarit të REL-it thotë se trupi i tij mbetet ende i zhdukur në Iran

Evropaelire.org 

Familja e gazetarit të Radios Evropa e Lirë, Reza Haghightnejad, tha në një deklaratë më 29 tetor se të gjitha përpjekjet për të marrë trupin e tij nga zyrtarët e sigurisë iraniane kanë mbetur të pasuksesshme deri më tani. Deklarata dërguar Shërbimin iranian të REL-it thotë se autoritetet nuk e kanë informuar familjen se cili organ shtetëror e ka rrëmbyer trupin e pajetë të të Haghightanejad, pas riatdhesimit të tij më 25 tetor në Iran për varrim në provincën e tij të lindjes, Fars. “Ne i jemi... Читать дальше...

Verifikimi i invaliditetit ua rrezikon pensionet

Evropaelire.org 

Një ballkon jo më i madh se dy metra katrorë është pjesa e preferuar e banesës së Ibrahim Hetemit nga Skenderaj - qytet rreth 50 kilometra larg Prishtinës. Nga kjo hapësirë, ai vëzhgon lëvizjen e njerëzve dhe veturave dhe i duket se është pjesë e trafikut. Ka më shumë se dyzet vjet që jashtë nuk del shpesh. Si 16-vjeçar, ai ka pësuar një aksident me armë zjarri që e ka lënë me pasoja të përhershme në trup. “Prej atëherë unë jetoj në karrocë invalidore”, thotë Hetemi, sot 57 vjeç. Nga plagosja... Читать дальше...

Gati gjysmë shekulli në skenë: “Flauti më bëri kjo që jam”

Evropaelire.org 

Flautistja kosovare, Venera Mehmetagaj-Kajtazi, tash e 48 vjet është në skenën e muzikës klasike. Ajo është flautistja e parë e Orkestrës Simfonike në Kosovë, e cila që nga mosha 14 vjeçe, nisi të shkelë skenat vendore dhe botërore. “Besoj që edhe pak do të jap kontributin tim... dhe do t’ua lë të rinjve”, thotë Mehmetagaj-Kajtazi, teksa rrëfen për Radion Evropa e Lirë rrugëtimin e saj prej gati gjysmë shekulli.

OKB e shqetësuar për vdekjet në protestat në Iran

Evropaelire.org 

Kombet e Bashkuara kanë shprehur "shqetësim në rritje" në lidhje me vdekjet e raportuara në protestat anti-qeveritare në Iran. "Ne dënojmë të gjitha incidentet që kanë rezultuar me vdekje ose lëndime serioze të protestuesve dhe përsërisim se forcat e sigurisë duhet të shmangin çdo përdorim të panevojshëm ose joproporcional të forcës kundër protestuesve paqësor", tha zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric në Nju Jork, më 28 tetor. Kombet e Bashkuara i kërkuan qeverisë iraniane në Teheran që të respektojë të drejtat e njeriut... Читать дальше...

Bashkëshorti i Pelosit po shërohet, thonë mjekët

Evropaelire.org 

Paul Pelosi, bashkëshorti i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, po shërohet pas operacionit, thonë mjekët.  Ai u sulmua në shtëpinë e çiftit në San Francisko, më 28 tetor. Pelosi, 82 vjeç, pësoi një traumë të fortë në kokë dhe në trup. Ende nuk dihen motivet e sulmit. Sulmi ndodhi vetëm 11 ditë përpara zgjedhjeve të pjesshme, në të cilat krimi dhe siguria publike janë shfaqur si shqetësimet kryesore në mesin e amerikanëve. Sulmi ngre pyetje në lidhje me sigurinë... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

WTA предвкушает дуэль Елена Рыбакина — Юлия Путинцева на турнире в Мадриде






Синоптики спрогнозировали облачную погоду и до +19 градусов в Москве 1 мая

Не хотела при нем мерить джинсы. Абьюзер в Москве при всех покромсал бывшую

Коды 250 и 550 появятся на автомобильных номерах в Московской области

Аркадий, ты где?