Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Февраль
2023

Новости за 20.02.2023

Nderohen me medalje pjesëtarët e FSK-së që ndihmuan në misionin e kërkim-shpëtimit në Turqi

Evropaelire.org 

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), që kanë ndihmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi pas tërmeteve të 6 shkurtit, janë nderuar të hënën me medalje, pak minuta pas kthimit të tyre në Kosovë. Medaljet, për të cilat ka dhënë urdhër komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, janë ndarë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe zyrtarë tjerë të institucioneve të Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se medaljet janë “dëshmi... Читать дальше...

Tërmet i ri në kufirin turko-sirian

Evropaelire.org 

Një tjetër tërmet ka goditur të hënën rajonin kufitar të Turqisë dhe Sirisë, vetëm dy javë pasi kjo zonë është shkatërruar nga tërmetet që kanë lënë të vdekur mbi 47.000 njerëz. Tërmeti i së hënës, këtë herë 6.3 shkallë i Rihterit, ka pasur epiqendër qytetin jugor turk, Antakia dhe është ndier në Siri, Egjipt dhe Liban. Thellësia e këtij tërmeti ka qenë vetëm dy kilometra, sipas Qendrës Evropiane Sizmologjike. Muna Al Omar ka thënë se ka qenë në një tendë në qytetin Antakia kur e ka dëgjuar tërmetin e fundit. Читать дальше...

Optimizëm i matur për takimin Kurti-Vuçiq 

Evropaelire.org 

Herën e fundit kur u takuan në Bruksel, në nëntor të vitit 2022, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bartën me vete tensione dhe pasiguri lidhur me përdorimin e targave serbe në veri të Kosovës. Në takimin e planifikuar për datën 27 shkurt, ata do të kenë përpara një propozim të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre. Se cili do të jetë qëndrimi përfundimtar i tyre, nuk është e qartë, por spekulimet se a do ta pranojnë ose jo planin... Читать дальше...

Facebook dhe Instagram bëhen me pagesë, për kë dhe pse?

Evropaelire.org 

AFP Përdoruesit e platformave të kompanisë Meta së shpejti do të mund të ndjekin hapat e shfrytëzuesve të rrjetit social, Twitter, duke paguar për vendosjen e një shenje të kaltër dalluese në profilet e tyre, si simbol autenticiteti, dhe për shtrirjen më të madhe të postimeve të tyre. Udhëheqësi i Meta-s, Mark Zuckerberg, njoftoi më 19 shkurt shërbimin e abonimit për platformat Facebook dhe Instagram, pasi për pothuajse 20 vjet mbrojti një model ekonomik të bazuar në shërbime pa pagesë dhe në reklama. Читать дальше...

Iranianët organizojnë protesta të reja kundër Qeverisë

Evropaelire.org 

Iranianët kanë nisur protesta të reja kundër Qeverisë në dhjetëra lagje në kryeqytetin iranian, Teheran, si vazhdimësi e protestave që janë zhvilluar me muaj në këtë shtet, pas vdekjes një 22-vjeçares Mahsa Amini. Ajo ka vdekur në shtator të vitit të kaluar sa ka qenë në mbajtje policore, me arsyetimin se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë. Protestuesit në lagjen Jannat Abad të Teheranit kanë shpërfaqur mllefin e tyre ndaj ndërhyrjes qeveritare në lirinë e shprehjes, andaj janë dëgjuar duke bërtitur “Liri... Читать дальше...

Si ka ndikuar fenomeni “Andrew Tate” te nxënësit në Kosovë?

Evropaelire.org 

Njëzet e një duart e ngritura lart në një klasë të gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë tregojnë se rreth 60 për qind e nxënësve të saj - 17 dhe 18 vjeç - e njohin influencuesin britaniko-amerikan, Andrew Tate. “Ai është baba, Top G [v.j. shkurtesë për shprehjen ‘Top Gangster’], ka vetëm fjalë të mira për të”, thonë me shaka disa nga djemtë e asaj klase kur pyeten nga REL-i se çfarë dinë për 36-vjeçarin. Por, humori i tyre ndryshon kur njëra nga vajzat e klasës e ngre zërin kundër figurës së Tates. Читать дальше...

BE-ja vendos sanksione të reja për zyrtarë dhe organizata iraniane

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian vendosi të hënën sanksione ndaj dy organizatave dhe 32 zyrtarëve iranianë, duke përfshirë ministrat e Kulturës dhe Arsimit, zyrtarët e inteligjencës dhe ligjbërësit shkaku i akuzave për përfshirje në fushatën brutale të Iranit ndaj protestuesve. Protestat filluan pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini më 16 shtator gjatë kohës sa ishte e arrestuar nga policia morale e Republikës Islamike. Këto protesta janë shndërruar në një nga sfidat më të mëdha për teokracinë e Iranit që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979. Читать дальше...

BE-ja thërret konferencë donatorësh për Turqinë dhe Sirinë

Evropaelire.org 

Komisioni Evropian, së bashku me Presidencën Suedeze të Këshillit, do të organizojnë më 16 mars një konferencë të madhe donatorësh në Bruksel, për të mbledhur kontribute për ndihmë për Turqinë dhe Sirinë, në përballje me pasojat e tmerrshme të tërmetit që ka goditur pjesë të këtyre dy vendeve. Njoftimin për organizimin e kësaj konference e ka konfirmuar të hënën Dana Spinat, zëdhënëse e Komisionit Evropian. Pritet që në këtë konferencë Komisioni Evropian të japë një kontribut të madh shtesë, por... Читать дальше...



Shqipëria bllokon anijen me 22.500 tonë naftë kontrabandë nga Rusia

Evropaelire.org 

Policia e Shqipërisë ka bllokuar një anije që transportonte 22.500 tonë naftë që vinte nga Rusia. Autoritetet kanë deklaruar se kishte informacine se një anije me flamur liberian do të kontrabandonte në Shqipëri një sasi të madhe nafte dhe organizoi operacionin e koduar “Embargo”. “Kjo sasi nafte është marrë nga vendet me embargo për naftën, konkretisht nga Rusia. Anija ishte nisur nga azerbajxhani dhe pretendohet se më pas është ngarkuar me naftë në proti Kallamata të Greqisë, nga një anije tjetër... Читать дальше...

Policia bullgare ndalon një minibus me 43 emigrantë

Evropaelire.org 

Policia bullgare ka ndaluar të dielën një minibus me 43 emigrantë pranë qytetit Ikhtiman, sipas agjencisë së lajmeve BTA. Më vonë, të hënën në mëngjes, prokurorja e distriktit të Sofjes, Natalia Nikolova, tha për bTV se dhjetë nga emigrantët ishin fëmijë. Lajmi vjen pasi 18 emigrantë u gjetën të mbytur në një kamion të braktisur pranë fshatit Lokorsko të Sofjes të premten. 34 persona të tjerë u gjetën në gjendje të rëndë. Sipas Nikollovës, minibusi i sekuestruar të dielën u pajis me karburant, por shoferi nuk pagoi. Читать дальше...

Koreja e Veriut lëshon raketa balistike pas bashkëpunimit mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut

Evropaelire.org 

Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike të hënën, duke shënuar kështu testimin e dytë të armëve brenda 48 orëve. Pyongyangu zyrtar tha se kjo ishte një stërvitje për një raketëhedhës të aftë për një "sulm taktik bërthamor" që mund të shkatërronte të gjitha bazat ajrore të armikut. Pyongyangu testoi një nga raketat balistike ndërkontinentale më të fuqishme (ICBM) të shtunën dhe paralajmëroi për më shumë veprime të ngjashme, përderisa motra e liderit Kim Jong Un e quajti Paqësorin “rreze të sulmit” të Koresë së Veriut. Читать дальше...

“Navalny” fiton çmimin BAFTA për dokumentarin më të mirë

Evropaelire.org 

Dokumentari Navalny, me regji nga kanadezi Daniel Roer, e ka fituar çmimin BAFTA si dokumentari më i mirë  nga Akademia britanike e Filmit. Filmi, që u shpërblye me këtë çmim gjatë një ceremonie në Londër më 19 shkurt, tregon historinë e një politikani opozitar rus, Alexei Navalny, tani të burgosur. Aty tregohen ngjarjet lidhur me helmimin e tij në gusht të vitit 2020, përfshirë këtu edhe trajtimin dhe rehabilitimin e tij në Gjermani, tentimet e tij për ta hetuar incidentin dhe arrestimin e tij kur u kthye në Moskë. Читать дальше...

Ish-presidenti amerikan del nga spitali, vazhdon trajtimin në shtëpi

Evropaelire.org 

Ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter, i dha fund trajtimit mjekësor dhe u kthye në shtëpinë e tij në Xhorxhia. Fondacioni i tij, Carter, tha se ai ka vendosur “ta kalojë kohën e mbetur në shtëpi, me familjen e tij”, por nuk tregoi se çfarë e ka nxitur këtë vendim. Carter, 98 vjeç, ka vuajtur nga disa probleme shëndetësore kohëve të fundit, duke përfshirë një lloj të kancerit që i është përhapur në mëlçi dhe tru. Carter ka shërbyer një mandat presidencial, nga viti 1977 deri më 1981. Gjatë kësaj detyre... Читать дальше...

Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet në Brazil

Evropaelire.org 

Autoritetet në shtetin brazilian të San Paulos thanë se së paku 36 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut. Video-pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, tregojnë lagje nën ujë, autostrada të përmbytura dhe grumbuj të mëdhenj mbeturinash. Ekipet e shpëtimit janë duke bërë përpjekje për të arritur te të mbijetuarit dhe për t’i zhbllokuar rrugët. Më shumë se 600 milimetra shi ranë në disa zona të dielën - dyfishi i sasisë së pritur për muajin shkurt. “Ekipet... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Новак Джокович

Кто отец Дианы Джокович?






Проект нового воронежского стадиона на 25 тыс. зрителей сделает «ПИ «Арена»

Онлайн марафон "Новинки" - Тренды светодизайна на выставке Light + Building 2024

Магаданский проект стал лауреатом Международного профессионального конкурса НОПРИЗ на лучший проект – 2023

Утренние пробки в Подмосковье составили 4 балла 27 апреля