Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Февраль
2023

Новости за 28.02.2023

Vuçiq thotë se s’ka bisedime për njohjen e Kosovës

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia është e gatshme të punojë në shumë gjëra që dalin nga propozimi evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, megjithatë ai bëri një vërejtje. “Ka të bëjë me faktin se unë nuk dua dhe nuk mund të bisedoj për njohjen reciproke, njohjen dhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara”, deklaroi Vuçiq për televizionin publik serb, RTS më 28 shkurt. Ai po ashtu tha se një ditë më parë në Bruksel është rënë dakord për më shumë bisedime. Читать дальше...

OKB konfirmon se në Iran është zbuluar uranium i pasuruar në nivel të lartë

Evropaelire.org 

Inspektorët nga agjencia bërthamore e Kombeve të Bashkuara kanë gjetur grimca të uraniumit të pasuruar deri në gati 84 për qind në një central nëntokësor të pasurimit të uraniumit në Fordo të Iranit. Kështu konfirmoi më 28 shkurt drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, Rafael Grossi. Grossi konfirmoi se grimcat e uraniumit kishin nivel të pastërtisë prej 83.7 për qind, që është pak nën nivelin prej 90 për qind pastërti që kërkohet për prodhimin e armëve bërthamore. Kjo ka... Читать дальше...

Pavarësisht kundërshtimit të Schmidt, në Republikën Sërpska hyn në fuqi Ligji për pronën

Evropaelire.org 

Ligji për pronën shtetërore ka hyrë në fuqi në Republikën Sërpska, pavarësisht përpjekjeve të përfaqësuesit të Lartë në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt, për ta bllokuar atë. Ligji për pronën e paluajtshme shtetërore që përdoret për funksionet e autoriteteve publike hyrë në fuqi më 28 shkurt, i tha Radios Evropa e Lirë autoriteti përgjegjës për çështjet pronësore në entitetin e Republikës Sërpska. Ky ligj po shihet si përpjekje e Republikës Sërpska për të transferuar pronën shtetërore nga Bosnja në entitetin serb. Читать дальше...

Pranimi i propozimit evropian: Çka mendojnë qytetarët në Kosovë e Serbi?

Evropaelire.org 

Në pyetjen e Radios Evropa e Lirë se si e komentojnë pranimin e propozimit evropian nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, qytetarë në Prishtinë, në Mitrovicë të Veriut dhe në Beograd kanë dhënë mendime të ndryshme, sikurse “nuk ka pasur rrugë tjetër”, “presim formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe” apo “kjo është njohja e Kosovës si shtet”.

Putin nënshkruan ligjin për pezullimin e pjesëmarrjes në traktatin bërthamor

Evropaelire.org 

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar ligjin që pezullon pjesëmarrjen e Rusisë në traktatin për armët bërthamore me Shtetet e Bashkuara, New START. Putin kishte njoftuar për pezullimin e pjesëmarrjes nga ky traktat gjatë fjalimit drejtuar kombit të mbajtur më 21 shkurt. Në atë fjalim, ai tha se Rusia nuk po tërhiqej nga marrëveshja. Megjithatë, ai vazhdimisht më herët ka paralajmëruar se nëse i jepet fund marrëveshjes – që skadon më 2026 – kjo do të mund të çonte në një garë të re të armëve bërthamore. Читать дальше...

Afganistani thotë se 80 shtetas të tij kanë vdekur pas fundosjes së anijes në Itali

Evropaelire.org 

Ministria e Jashtme e udhëhequr nga talibanët afganë tha se 80 shtetas afganë, përfshirë fëmijë, kanë vdekur gjatë fundosjes së anijes në jug të Italisë më 26 shkurt. Ekipet e kërkim-shpëtimit deri më tani kanë konfirmuar se 64 persona kanë vdekur pas fundosjes së një anijeje në afërsi të Steccato di Cutro, një resort bregdetar në Itali. Tetëdhjetë persona janë shpëtuar dhe besohet se shumë të tjerë janë të zhdukur. “Me pikëllim të thellë, ne kemi mësuar.... se 80 refugjatë afganë, përfshirë gra dhe fëmijë... Читать дальше...

Gjermania paralajmëron Izraelin për dënimin me vdekje

Evropaelire.org 

Gjermania ka paralajmëruar Izraelin se “do të ishte gabim i madh” shqiptimi i dënimit me vdekje për ata që gjenden fajtorë për vrasjen e qytetarëve izraelitë. Ky reagim i Berlinit erdhi pasi një komitet ministror i Izraelit mbështeti idenë që shteti të zbatohet dënimin me vdekje. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, pas bisedimeve në Berlin me homologun e saj izraelit, Eli Cohen, tha se “ne e shohim veçanërisht shqetësuese planin për të zbatuar” ndëshkimin kapital. “Ne jemi kundër... Читать дальше...

Escobar: Diskutimet për Asociacionin duhet të nisin menjëherë

Evropaelire.org 

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është obligim që duhet të zbatohet. “Kjo kërkesë paraqitet në marrëveshjen e Brukselit. Ka pritje që do të formohet. Pozicioni ynë është që të formohet në një mënyrë që përbën fitore për të dyja palët”, ka thënë Escobar në një bashkëbisedim virtual me gazetarë më 28 shkurt. I pyetur nëse Kosova ka afate për formim të Asociacionit, Escobar ka thënë se pyetja është se sa shpejt do të formohet. Читать дальше...



Weber: Nëse nuk u pajtuan për Asociacionin, nuk patën marrëveshje

Evropaelire.org 

Mungesa e një dakordimi të qartë në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë do të thotë se nuk pati ndonjë përparim në bisedimet midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të mbajtura më 27 shkurt në Bruksel, thotë eksperti për Ballkanin, Bodo Weber, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë. Dy udhëheqësit thanë se janë pajtuar me përmbajtjen e një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, por nuk e nënshkruan atë. Читать дальше...

Stano: Liderët e Kosovës dhe Serbisë miratuan propozimin evropian

Evropaelire.org 

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se liderët e Kosovës dhe Serbisë e kanë miratuar të hënën propozimin e BE-së për normalizim të marrëdhënieve. “Ajo që u ra dakord në takim është se nuk ka nevojë për diskutime të mëtejshme për përmbajtjen, për tekstin e propozimit dhe se do të punojmë me palët për zbatimin. Natyrisht, ne si BE do t'i ndihmojmë ata. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona lehtësuese. Ata e miratuan propozimin. Ata ranë dakord që nuk nevojiten diskutime të mëtejshme... Читать дальше...

Kryeministri britanik synon fitore ndaj skeptikëve për marrëveshjen pas Brexit-it

Evropaelire.org 

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka udhëtuar të martën në Bellfast, për të prezantuar marrëveshjen e re me Bashkimin Evropian para audiencës më të ashpër: politikanëve unionistë që besojnë se praktikat tregtare pas largimit të Britanisë nga BE-ja, e kanë dobësuar pozitën e Irlandës Veriore në Mbretërinë e Bashkuar. Mbretëria e Bashkuar dhe BE-ja kanë bërë të ditur të hënën se kanë nënshkruar një marrëveshje për t'i zgjidhur mospajtimet lidhur me tregtinë në Irlandën Veriore, çështje që ka tensionuar lidhjet mes dy palëve... Читать дальше...

Kuvendi i Maqedonisë së V. miraton riorganizimin e Qeverisë

Evropaelire.org 

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka votuar të hënën pasmesnate riorganizimin e Qeverisë, duke përfshirë në të edhe ministra të Aleancës për Shqiptarët, e cila është bërë pjesë e shumicës parlamentare. Ministër i ri i Drejtësisë është zgjedhur Krenar Llogar, ministër i Shëndetësisë, Fatmir Mexheti, ministër i Administratës Publike dhe Shoqërisë Informatike, Azir Aliu, ndërsa Kaja Shukova për ministre të Ekologjisë. Ndryshimet janë miratuar me 65 vota nga 120 sa janë gjithsej. Riorganizimi i... Читать дальше...

Kanadaja e ndalon përdorimin e TikTok-ut në pajisjet qeveritare

Evropaelire.org 

Kanadaja ka thënë se do të ndalojë përdorimin e aplikacionit TikTok në të gjitha pajisjet qeveritare, duke nisur nga dita e martë. Ky vendim vjen pas një rishikimi që i kanë bërë këtij aplikacioni zyrtarë qeveritarë për informacion. Qeveria kanadeze ka thënë përmes një deklarate se ky aplikacion “paraqet nivel të pashembullt të rrezikut për privatësinë dhe sigurinë”. Përfaqësues të TikTok-ut kanë thënë se kompania është e zhgënjyer me këtë vendim. Ky vendim vjen disa ditë pasi edhe Komisioni... Читать дальше...

Kina “duhet të jetë më e sinqertë” për origjinën e koronavirusit

Evropaelire.org 

Ambasadori amerikan në Kinë, Nicholas Burns, i ka bërë thirrje këtij shteti që të jetë “më i sinqertë” për origjinën e koronavirusit. Komentet e tij kanë ardhur një ditë pasi mediat amerikane kanë raportuar se një agjenci federale ka gjetur se ky virus mund të ketë dalë nga një laborator në Vuhan. Ministria e Jashtme kineze ka thënë se origjina e virusit “i përket shkencës dhe nuk duhet politizuar”. Mediat amerikane kanë thënë se në një raport të Departamentit amerikan të Energjisë – i cili... Читать дальше...

Çfarë pas pranimit të propozimit të BE-së?

Evropaelire.org 

Zbatimi i propozimit evropian për normalizimin e raporteve, është hapi i radhës që Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin në një periudhë relativisht të shkurtër kohore. Propozimi, që palëve iu dorëzua shtatorin e kaluar, u pranua gjatë takimit të 27 shkurtit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në praninë e ndërmjetësuesve evropianë. Ky propozim titullohet: “Marrëveshja drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”. Përparimi drejt zbatimit të propozimit... Читать дальше...

Kosova dhe Serbia pranojnë "Marrëveshjen drejt normalizimit"

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takuan në Bruksel, më 27 shkurt, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Në tryezën e bisedimeve ishte propozimi i BE-së, i titulluar "Marrëveshje drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë". Në deklaratën e lëshuar pas takimit, kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, tha se palët shprehën gatishmërinë e tyre për të vazhduar me zbatimin e kësaj marrëveshjeje. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)

Teksti i propozimit evropian

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian më 27 shkurt publikoi të plotë tekstin e propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Teksti u publikua pas rundit të dialogut, ku palët u pajtuan për këtë propozim. Ky është teksti i plotë i propozimit: Palët kontraktuese; Të përkushtuara për të kontribuar në bashkëpunimin dhe sigurinë e frytshme rajonale dhe për të kapërcyer trashëgimin e së kaluarës; Të vetëdijshme për përgjegjësinë e tyre për ruajtjen e paqes; Të përkushtuara të kontribuojnë... Читать дальше...

Opozita e ndarë rreth pranimit të propozimit evropian

Evropaelire.org 

Dy partitë më të mëdha opozitare në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë kritikuar pranimin e propozimit evropian nga kryeministri Albin Kurti. Sipas këtyre dy partive, me këtë propozim për normalizimin e raporteve me Serbinë, Kosova ka humbur njohjen e ndërsjellë dhe ka pranuar që ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. “Aty [në propozimin evropian] nuk flitet për njohjen nga pesë vendet mos-njohëse të BE, nuk flitet për hapjen e rrugës drejt anëtarësimit në NATO... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Самсонова победила Осаку и вышла в третий круг турнира WTA 1000 в Мадриде






«Второй рассвет счастья»: каким знакам зодиака повезет в любви в мае

Рубль на открытии торгов Московской биржи вырос к доллару

Эксперты дали советы по выбору идеального района для семейной жизни в Москве

Путин скоро шокирует всю элиту, вытащив мощный козырь — Хазин