Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Февраль
2023

Askush plotësisht i kënaqur me Projektligjin për lirinë fetare 

0
Askush plotësisht i kënaqur me Projektligjin për lirinë fetare 

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lirinë fetare, i cili është miratuar nga Qeveria e Kosovës më 25 janar, nuk përmban ndryshime të mëdha dhe rrënjësore, krahasuar me projektligjet e miratuara nga qeveritë e kaluara, vlerësojnë përfaqësues të bashkësive fetare.

Sociologu i religjionit, Ismail Hasani, në anën tjetër, thotë se në këtë projektligj ka mjaft terme të ngatërruara, të cilat më vonë mund të nxjerrin probleme.

Megjithatë, në rast se projektligji miratohet nga Kuvendi i Kosovës, bashkësitë fetare ligjërisht do të mund ta sigurojnë statusin e tyre juridik, i cili me Ligjin për lirinë fetare - i miratuar në vitin 2006 - nuk është përcaktuar.

Projektligji i miratuar së voni njeh ekzistencën e shtatë bashkësive fetare në Kosovë, të cilat përbëjnë trashëgiminë historike, kulturore dhe shoqërore të vendit.

Ato janë: Bashkësia Islame e Kosovës, Kisha Katolike, Kisha Ortodokse Serbe, Bashkësia e Besimit Hebrej, Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës, Bashkësia e Tarikateve të Kosovës dhe Komuniteti Bektashian i Kosovës.

Projektligjet e miratuara në vitin 2020, 2017 dhe 2014, që nuk janë shndërruar në ligj për shkak të mungesës së votave në Kuvendin e Kosovës, kanë njohur ekzistencën e gjashtë bashkësive fetare, duke mos e përfshirë si të veçantë Komunitetin Bektashian të Kosovës.

Shumica e këtyre bashkësive e shohin projektligjin e ri si mjaft liberal. Por, kanë edhe vërejtje dhe mospajtime, të cilat, siç thonë, i kanë shprehur edhe gjatë shqyrtimit publik të tij, në dhjetor të vitit të kaluar.

BIK: Projektligji mundëson fraksione brenda një bashkësie

Të gjitha bashkësitë fetare pajtohen në një pikë - se duhet të ketë një ligj që e njeh statusin e tyre juridik.

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), e cila ka për qëllim organizimin e jetës fetare të 95 për qind të popullsisë së Kosovës që i takon besimit islam, konsideron se projektligji i miratuar nga Qeveria e Kosovës më 25 janar, nuk është varianti që është pritur nga kjo bashkësi.

Ramadan Shkodra, përfaqësues i BIK-ut, thotë se kjo bashkësi ka kërkuar që të ruhet sistemi unitar brenda bashkësive fetare. Por, sipas tij, projektligji aktual, nëse miratohet si ligj, do të mundësojë krijimin e shumë fraksioneve brenda një bashkësie.

“Ne jemi në favor të asaj që të njihet ana historike e bashkësive fetare, të njihet rruga e formimit të bashkësive fetare. Ne jemi ‘për’ që çdo qytetari të Kosovës t’i garantohet liria e besimit. Por, liria e organizimit është krejt diçka tjetër. Me këtë ligj, në Kosovë do të kemi shumë telashe. Nesër mund të kemi bashkësi të këtyre ideologjive ekstremiste. Për anakronizëm, vetë Qeveria e Kosovë i ka ndaluar OJQ-të [organizatat joqeveritare] me baza fetare. Ndërkaq, tani krijon rehati që të krijohen shumë bashkësi fetare të një besimi”, thotë Shkodra për Radion Evropa e Lirë.

Në nenin 7A të projektligjit të ri thuhet se në Kosovë “mund të regjistrohen edhe bashkësi të reja fetare”, përmes kërkesës për regjistrim, si dhe me kushtin që kur regjistrohen “i kanë së paku 100 anëtarë” shtetas të Kosovës, të moshës madhore.

Kisha Katolike: Vërejtje lidhur me inspektimet financiare

Nga Kisha Katolike thonë se ky projektligj, në parim, është i pranueshëm.

Don Shan Zefi, kancelar ipeshkvor i Kosovës, thotë se si ipeshkvi kanë dhënë sugjerime dhe se një nga vërejtjet e tyre ka pasur të bëjë me çështjet ligjore të inspektimit të të hyrave dhe daljeve financiare të kishës.

“Aty i kemi pasur vërejtjet tona, sepse, në qoftë se investon Qeveria e Kosovës, shteti i Kosovës atëherë ka të drejtë për rishikimin e të hyrave dhe daljeve. Ndërkaq, ato që janë ekskluzivisht brenda kishës, siç janë ofertat brenda kishës nga besimtarët... Ne nuk e kemi pranuar këtë çështje”, thotë kancelari ipeshkvor i Kosovës.

Në Nenin 12B të projektligjit, i cili përcakton raportimin financiar, thuhet se të gjitha bashkësitë fetare “janë të obliguara që deri më 31 mars të vitit pasardhës, t’i dërgojnë pasqyrat financiare të audituara për vitin paraprak”.

KOS: Nuk patëm mundësi të konsultohemi për projektligjin

Kisha Ortodokse Serbe (KOS), në dhjetor të vitit 2022, ka dërguar dy përfaqësues të saj në konsultimet e organizuara nga Qeveria e Kosovës lidhur me projektligjin, por ata “nuk kanë mundur të kenë qasje të plotë në këto konsultime dhe as t’i japin sugjerimet e veta”, për shkak se atyre “nuk u është siguruar përkthimi në gjuhën serbe, siç parashihet edhe me ligj”. Kështu thotë Millosh Periq, sekretar i Dioqezës së Prizrenit, në një deklaratë me shkrim dërguar Radios Evropa e Lirë.

“Ne jemi duke punuar në analizën e draftit të ri dhe avokatët tanë do të konsultohen me ekspertët përkatës, si dhe me përfaqësues ndërkombëtarë. Projektligji për të cilin Kisha jonë ra dakord para disa vitesh dhe ishte aktual deri vonë, u ndryshua në disa pika të rëndësishme, ndërsa ne nuk patëm mundësi të shprehim kundërshtime apo të konsultohemi për të”, thotë Periq.

Ai shton se, megjithatë, është mirë që në projektligjin e ri, ashtu sikurse edhe në atë të vitit 2020, Kisha Ortodokse Serbe është regjistruar me emrin e saj ligjor, i cili është i pranuar edhe në Kushtetutën e Kosovës.

Sipas tij, ligji do të garantojë paprekshmërinë e strukturës së brendshme të të gjitha bashkësive fetare, përfshirë edhe Kishën Ortodokse Serbe.

“Kjo do të thotë se Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë është një entitet i pandashëm me Kishën Ortodokse Serbe, selia e së cilës është në Beograd”, thotë Periq.

Video nga arkivi: Universiteti i Prishtinës dhe Kisha Ortodokse Serbe po përballen në gjykatë lidhur me të drejtën e shfrytëzimit të tokës, ku gjendet edhe kisha e papërfunduar ortodokse

Marrë parasysh se regjistrimi për komunitetet tradicionale fetare është automatik, ai thotë se Kisha Ortodokse Serbe “nuk do të kalojë në procesin e regjistrimit”, por se “subjektiviteti dhe vazhdimësia e saj ligjore në këto fusha do të njihen automatikisht”.

Në projektligj, në nenin 4A, pika 2, thuhet se shtatë bashkësive fetare, të cilat janë specifikuar, u pranohet statusi i personit juridik.

Ndërkaq, në nenin 7A, pika 1, thuhet se “bashkësitë fetare nuk janë të detyruara të regjistrohen dhe të pranojnë statusin e personit juridik kundër vullnetit të tyre”.

Periq thotë se qëndrimi i Kishës Ortodokse Serbe mbi projektligjin do të varet nga vlerësimi i ekspertëve për çështje juridike dhe fetare, me të cilët kjo kishë është duke u konsultuar. Ky qëndrim, më pas, do të jetë edhe bazë për deputetët që përfaqësojnë komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës se si do të votojnë.

Marrë parasysh që Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lirinë fetare është me rëndësi vitale, atëherë ai kërkon dy të tretat e votave të dyfishta të deputetëve, që përfaqësojnë komunitetet joshumicë në Kuvendin e Kosovës. Komuniteti serb ka dhjetë ulëse të garantuara në Kuvend.

KPUK: Projektligj liberal me “detyrim skandaloz”

Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës (KPUK) e vlerëson si mjaft demokratik dhe liberal Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lirinë fetare. Por, kryetari i kësaj kishe, Femi Cakolli, thotë se ai nuk saktëson se kush i siguron parcelat për të gjitha bashkësitë fetare, me trajtim të barabartë.

Gjithashtu, thotë Cakolli, në projektligj nuk është futur sugjerimi që personat joshtetas të Kosovës që vijnë në vend për çështje besimi, të njihen si misionarë ose varësisht emërtimeve që mund t’ua japin bashkësitë fetare.

Projektligji aktual, sipas tij, trajton edhe një çështje, e cila në formën siç është përcaktuar, rrezikon të cenojë ruajtjen e besimit ndërmjet klerikut dhe besimtarit të krishterë, me rastin e “pendimit-rrëfimit”.

“Aty, në mënyrë të prerë, thuhet se klerikët e bashkësisë fetare detyrohen të bashkëpunojnë me organet e ndjekjes për një të dyshuar. Mendoj se ky është rasti më skandaloz që mund të ekzistojë në këtë formë, sepse ‘detyrimi’ nuk do të duhej të ishte në këtë mënyrë dhe që shteti ose Qeveria të flasë me këtë gjuhë, apo ligjvënësit. Ne ia kemi bërë vërejtjen Qeverisë. Këtu mendoj se shteti ka shkuar përtej asaj sesi funksionon një bashkësi fetare. Por, ne pajtohemi që kur ka një vendim gjykate për një person që rrezikon sigurinë, që është për terrorizëm, për shëndet publik, etj...”, thotë Cakolli për Radion Evropa e Lirë.

Ai i referohet nenit 12 A, pikës 4 të projektligjit, ku thuhet: “Të gjitha bashkësitë fetare/kishat janë të detyruara të bashkëpunojnë me prokurorin e shtetit, gjykatat dhe organet e tjera kompetente që marrin pjesë në procedurat penale në lidhje me veprat penale (të ndryshme)”.

BTK: Pa regjistrimin e bashkësive fetare, Kosova nuk e njeh veten

Lulzim Shehu, sekretar i përgjithshëm i Bashkësisë së Tarikateve të Kosovës (BTK), vlerëson se projektligji aktual nuk ka ndryshime esenciale, në krahasim me tri projektligjet e miratuara nga qeveritë paraprake të Kosovës.

Ai thotë se në procedurë të përpilimit të projektligjit nuk ka pasur probleme.

“Unë shpresoj që ky ligj do ta plotësojë një vakum, në të cilin Kosova, në të vërtetë, nuk e njeh vetveten. Nuk do të thotë që dikush nga jashtë të të njohë. Kosova nuk e njeh veten, me vetë faktin që nuk ka pasur mundësi që bashkësitë fetare të regjistrohen”, thotë Shehu për Radion Evropa e Lirë.

Hasani: Ngatërrim i termeve dhe emërtimeve

Profesori i sociologjisë së religjionit në Prishtinë, Ismail Hasani, vlerëson se projektligji në fjalë - me përjashtim të disa risive rreth mënyrës së organizimit të bashkësive fetare - nuk shkon përtej ligjit të miratuar në vitin 2006, si dhe projektligjeve që janë miratuar nga qeveritë deri në vitin 2020.

Në sfondin e bashkësive fetare, sipas tij, është shtuar Bashkësia e Komunitetit Bektashian, e cila më herët ka qenë në kuadër të Bashkësisë së Tarikateve të Kosovës.

Gjithashtu, sipas tij, në projektligjin aktual nuk është shënuar asnjë hap më tej në përkufizimin e Kishës Ortodokse Serbe.

Hasani vlerëson se në projektligj ka terminologji të ngatërruar ndërmjet etnisë, bashkësive fetare dhe besimeve.

Sipas tij, përkufizimi i Kishës Ortodokse është ngatërruar me termin Kishë Ortodokse Serbe, duke i dhënë një entiteti edhe ndajshtesën e etnisë.

Ai thotë se është i vetëdijshëm që në këtë pikë ekziston sfondi politik i kësaj çështjeje, për shkak të përfshirjes së Kishës Ortodokse Serbe në Dokumentin e Ahatisarit - në bazë të të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës në vitin 2008 - por edhe në hartimin e Kushtetutës së Kosovës.

“Do të ishte element civilizues që Kisha Ortodokse në Kosovë të mos e merrte ndajshtesën e elementit etnik, sepse Kishës Ortodokse mund t’i takojnë edhe njerëzit që nuk janë të entitetit etnik serb”, thotë Hasani.

Ai shton se ndajshtesën e natyrës etnike e ka marrë edhe Bashkësia e Besimit Hebrej.

Por, sipas tij, “nuk ekziston besimi hebre, por vetëm përkatësia etnike hebreje” dhe “besimi quhet judaizëm”.

Siç thotë Hasani, emërtimi në ligj “Kishë Katolike” gjithashtu krijon konfuzion, sepse ekzistojnë shumë kisha katolike. Ai thotë se, në këtë rast, është dashur të shtohet ndajshtesa e shtetit - përkatësisht “Kisha Katolike - Ipeshkvia e Kosovës” - ashtu siç është bërë me Bashkësinë Islame të Kosovës ose Kishën Protestante Ungjillore të Kosovës.

Për më tepër, thotë Hasani, nga Bashkësia e Tarikateve të Kosovës ka dalë një bashkësi tjetër që emërtohet Komunitet Bektashian i Kosovës, ndërkohë që “bektashinjtë i takojnë njërit prej 12 tarikateve që veprojnë në Kosovë”.

Hasani, po ashtu, thotë se është kundër kriterit që përcakton se për themelimin e një bashkësie fetare janë të domosdoshëm 100 persona. Sipas tij, theksi është dashur të bjerë më tepër në plotësimin e kritereve të tjera.

“Tani ky është sekret publik, pra paraqitja e grupeve të ndryshme ekstreme, që shpërfaqen jo vetëm në Kosovë, por gjithandej ku ka vende të krizave - pjesëtarë të entiteteve të ndryshme etnike, refugjatë të ndryshëm, të cilët janë të strehuar përkohësisht në Kosovë... Këto, pastaj, e ngatërrojnë gjithë situatën. Do të thotë, në pikëpamje ligjore, ne mund të jemi në rregull nëse përmbushet ky kriteri i numrit 100. Por, shtrohet pyetja se kush janë ata 100 persona? Ky është problemi”, thotë Hasani.

Sipas tij, në disa pika të projektligjit shpërfaqet edhe tendenca e përzierjes së institucioneve ose shtetit në rituale të caktuara të bashkësive fetare, që, në fakt, janë kompetenca rigoroze të këtyre bashkësive.

Për këtë arsye, siç thotë Hasani, projektligjit duhet t’i shtohet preambula, që specifikon se “Republika e Kosovës është shtet laik”.

Përfaqësuesit e bashkësive fetare në Kosovë shprehen skeptikë për miratimin e këtij projektligji në Kuvend, për shkak se nevojiten dy të tretat e dyfishta të votave të deputetëve të komuniteteve joshumicë, të cilat vështirë mund të sigurohen nëse deputetët e komunitetit serb janë kundër.

Se kur do të arrijë projektligji në Kuvend, nuk është ende e qartë.




Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus



Жёсткие экологические требования решат инновационные энерготехнологии

Новый транспортный хаб начали строить Казахстан, РФ и Китай

Шапки женские на Wildberries — скидки от 398 руб. (на новые оттенки)

Более 100 студентов посетило СЛД Курск в рамках акции «Неделя без турникетов»


585*ЗОЛОТОЙ» дарит украшения за установку мобильного приложения

УЛЁТНОЕ ВИДЕО С УЛЁТНЫМИ ЖИВОТНЫМИ!

Дом, милый дом: участки под строительство от компании Родные земли, цены, отзывы

В День Медика пройдет премия в области здоровья The Medical Stars & Beauty Awards


As residents complain of strong odors, Carroll officials pass moratorium on DAF storage

Paige Spiranac puts on busty display in plunging top as she lists the ‘things that drive me crazy’

NYU Hospital on Long Island performs miraculous surgery

Ryan Poles Needs A Last-Minute Review Of His Quarterback Scouting Notes To Ensure Nothing Is Missed


Более 100 студентов посетило СЛД Курск в рамках акции «Неделя без турникетов»

ТСД SAOTRON RT-T50: высокопроизводительный терминал сбора данных промышленного класса

Тихий вечер...

Портативный ТСД корпоративного класса Saotron RT-T70


Для мобильного шутера Nebula Rangers проходит бета-тест на Android

Garry's Mod is removing 20 years' worth of Nintendo-related items from its Steam Workshop following takedown request: 'It's Nintendo. Need more be said?'

Here's what god rolls you should be farming for Destiny 2: Into the Light's Brave Arsenal weapon set

Шапки женские вязаные на Wildberries, 2024 — новый цвет от 392 руб. (модель 466)


Охорона і Безпека це ОіБ: замовляй охорону в Києві та Харькові

Магазин дверей і підлогового покриття Albero: якісна продукція для кожного клієнта

Рушникосушки від Hygge Family: європейські стандарти якості на українському ринку


Подмосковные проекты победили в Международном профессиональном конкурсе НОПРИЗ на лучший проект – 2023

Спецвыпуск журнала «Стратегии развития» посвященный героям Великой Отечественной войны и Специальной военной операции

Лучшей певицей жанра поп-опера по версии премии WOMAN AWARD стала Натали Орли

Шапки женские на Wildberries — скидки от 398 руб. (на новые оттенки)




Захарова заявила о необходимости расширить Совбез ООН за счет стран Юга

Евросоюз призвал РФ отменить решение по активам Ariston и BSH Hausgerate

По делу замминистра Иванова за растрату арестован его экс-подчиненный Филатов

Более 100 студентов посетило СЛД Курск в рамках акции «Неделя без турникетов»


Обвиняемый в даче взятки замминистру обороны Иванову Фомин обжаловал свой арест

Профессор Холод: производители могут иметь претензии к «клубничным пиратам»

В Подмосковье стартовал сезон фонтанов

Омбудсмен Подмосковья Фаевская провела личный прием граждан


Вероника Кудерметова завершила выступление на турнире WTA в Мадриде

Андреева, Павлюченкова и Касаткина вышли в 3-й круг «Мастерса» в Мадриде, Александрова и Калинская вылетели

Азаренко не смогла пробиться в 1/8 финала турнира в Мадриде, уступив Соррибес-Тормо

Мария стала соперницей Азаренко на турнире WTA в Мадриде


Вопросы благоустройства и содержания дворов обсудили на приеме ГУСТ Подмосковья

Музей Победы дал старт программе «Парк Победы. Главный патриотический»

Стало известно о роли нового задержанного по делу о теракте в «Крокусе»

В Москве задержан 16-летний подросток за призывы к терроризму


Музыкальные новости

Концерт «7 хитов И.С.Баха» в Эрмитажном театре

Блогера Ивлееву оштрафовали на 50 тыс рублей за дискредитацию российской армии

Данил Барановский и внучка Софии Ротару

Рэпер Баста благословил девушку на брак во время своего концерта



Спецвыпуск журнала «Стратегии развития» посвященный героям Великой Отечественной войны и Специальной военной операции

Шапки женские на Wildberries — скидки от 398 руб. (на новые оттенки)

Юные керамисты школы №2120 выиграли три Гран-при конкурса «Мир дому твоему!»

Лучшей певицей жанра поп-опера по версии премии WOMAN AWARD стала Натали Орли


Собянин: Москва завершает переход на новый стандарт экстренной медпомощи

Более 100 студентов посетило СЛД Курск в рамках акции «Неделя без турникетов»

В Московской области сотрудники Росгвардии задержали подозреваемого в краже дорогостоящего электрооборудования

Жёсткие экологические требования решат инновационные энерготехнологии


Автомобильный музей ЗИЛ закрывается

Мост в Лыткарино готовят к укладке асфальта

Эксперты назвали ТОП 10 моделей авто премиум и бизнес-класса

Сотрудники Росгвардии задержали автомобилиста  с наркотиками в Москве


Поездам прибавляют ходу // Как может сократиться время пути от Москвы до курортов на Черном море

Эксперт: корректировка порогов крупного и особо крупного ущерба по экономическим статьям оправдана и своевременна

Путин поздравил Леонида Рошаля с днем рождения

Петербургский автопром вышел из кризиса, заявил Беглов




Продюсера Reuters арестовали за публикацию материалов на YouTube-канале «НавальныйLIVE»

Дух разделения в Святой Руси, или Можно ли лишиться сана за отпевание Навального*

Басманный суд Москвы арестовал продюсера Reuters Константина Габова за помощь ФБК в подготовке материалов


Гинеколог объяснила, как будут оценивать репродуктивное здоровье россиян

Учитель из Бутово стала «Гуру физкультуры»

Школьница из Бутово придумала приложение для детей и взрослых «Твой ортодонт»

В День Медика пройдет премия в области здоровья The Medical Stars & Beauty Awards



Учитель из Бутово стала «Гуру физкультуры»

Юные керамисты школы №2120 выиграли три Гран-при конкурса «Мир дому твоему!»

В Москве завершился Кубок России по спортивному программированию

Шествие трубачей и уроки танцев: что ждет посетителей парков Москвы в майские праздники


Это - война: литовские беспилотники попытались атаковать Минск



Собянин: С 28 апреля до 12 мая городские службы будут работать в усиленном режиме

Собянин: в Москве начался сезон фонтанов

Сергей Собянин: Развиваем систему здравоохранения

Собянин: Москва взяла Гран-при премии «Умный город» за цифровизацию горхозяйства


Учения по ликвидации лесных пожаров прошли в Богородском округе

Huawei представила IDS на 26-м Всемирном энергетическом конгрессе

Прокуратура Москвы: тело мужчины нашли в лесопарке в Сокольниках

Zoomlion продемонстрировала последние достижения на выставке INTERMAT


Руководитель ГУСТ Подмосковья Аипова провела прием граждан

В Москве завершился Кубок России по спортивному программированию

Диетолог Хасанова назвала способы избежать переедания на майских праздниках

Более 3 млн куличей сделают для москвичей к Пасхе


Из морского порта Архангельск по Севморпути вновь отправится субсидированный каботажный рейс

Торговые настольные электронные весы CAS PR-15P

Над Соловьёво поднят российский флаг, штурмовые группы ВС России замечены на окраинах Архангельского

Калининградские каратисты отличились на первенстве СЗФО в Архангельске


Выставка-панорама героической истории "Вехи памяти и славы" ко Дню Победы в Великой Отечественной войне

Литературно-поэтический час «Ушла на фронт ещё девчонкой...»

Два матча чемпионата Крыма по футболу перенесли из-за массового отравления

Крымские проекты победили в Международном профессиональном конкурсе НОПРИЗ на лучший проект – 2023


Некто сжег спасательный вертолет в Москве

В Люберцах проверили качество питания в столовой гимназии

Захарова: Учения НАТО у границ являются попыткой втянуть РФ в гонку вооружений

Фонтаны Химок подготовили к работе в весенне-летний период












Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Свёнтек разгромила Кырстю и вышла в 1/8 финала турнира WTA-1000 в Мадриде






Священник призвал не заваривать освященные ветки вербы

Сотрудники Щелковского Водоканала устраняют последствия ливня

26% опрошенных россиян хотят оформлять ипотечные сделки дистанционно

Тело мужчины нашли в лесопарковой зоне в районе Сокольники