Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Январь
2019

Në Kosovë dekretohen dhe betohen 37 gjyqtarë të rinj 

0
Në një ceremoni solemne para presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, gjyqtarë të rinj, shtatë prej të cilëve nga komuniteti serb, bënë betimin të hënën, duke u zotuar se do t’i qëndrojnë besnikë Republikës së Kosovës, Kushtetutës, ligjeve në fuqi dhes se do t'i respektojnë rregullat e etikës profesionale.


Me ketë rast, presodeni Thaçi tha se “sot është ditë e veçantë për Republikën e Kosovës, sepse sistemit gjyqësor i bashkohen edhe tridhjeteshtatë gjyqtarë të rinj".


Sipas tij, Kosova vazhdimisht po bën reforma në sistemin gjyqësor, me qëllim që ai të funksionojë sa më mirë.


“Shteti i Kosovës është ndërtuar mbi parimet kushtetuese, të gjithëpërfshirjes, të barazisë dhe të lirisë së secilit individ, që të realizojë vetveten dhe të kërkojë lumturinë e tij/saj pa iu cenuar asnjëherë e drejta që të jetë pjesë e shoqërisë kosovare", tha Thaçi.


"Republika e Kosovës ka miratuar masa adekuate për të promovuar një barazi të plotë dhe efektive ndërmjet pjesëtarëve të komuniteteve në të gjitha fushat e jetës ekonomike, shoqërore, politike dhe kulturore. Edhe sot dekretimi dhe betimi i këtyre gjyqtarëve pasqyron plotësisht natyrën shumetnike të Republikës së Kosovës”, u shpreh Thaçi.



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus
















Музыкальные новости




























Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса