Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Январь
2019

Новости за 18.01.2019

Steinmeier thekson rëndësinë e një Evrope të bashkuar

Evropaelire.org 

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, tha të premten se lidhjet Gjermani-Itali janë më të rëndësishme se kurrë, pasi të dyja vendet po përballen me rritje të ndjenjave euroskeptike. Duke folur në Berlin, gjatë vizitës shtetërore të homologut të tij italian, Sergio Mattarella, Steinmeier tha se "në Itali, ideja e një Evrope të bashkuar po lëkundet" dhe se zërat e tillë "po bëhen të dëgjuar edhe në Gjermani". Si anëtare themeluese të Bashkimit Evropian, Gjermania dhe Italia kanë një... Читать дальше...

Një person vetëdigjet në qendër të Pragës

Evropaelire.org 

Një qytetar çek e dogji veten të premten në qendër të Pragës - në vendin ku aktivisti Jan Palach është vetëdjegur 50 vjet më parë në shenjë proteste ndaj pushtimit sovjetik të Çekosllovakisë. I vetëdjeguri është dërguar në spital me plagë në kokë dhe duar, thanë zyrtarët. "Një person i lindur në vitin 1964 i ka vënë vetes flakën rreth orës 3:00, duke përdorur një substancë djegëse", tha policia e Pragës në një postim në Twitter. Zëdhënësja e shërbimeve emergjente në Pragë, Jana Postova, tha se "pacienti... Читать дальше...

Zgjedhjet e parakohshme, humbje kohe për Maqedoninë

Evropaelire.org 

Kërkesa e opozitës maqedonase për zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me zgjedhjet e rregullta presidenciale në pranverë, nga njohësit e çështjeve politike vlerësohet si e papërshtatshme në rastin e Maqedonisë, edhe pse sipas tyre, në momente të rëndësishme apo kur shtetet marrin vendime që mund të jenë edhe historike, do të ishte normale të ketë zgjedhje, për të verifikuar apo hedhur poshtë vendimet që mund të kenë marrë. Analisti Petar Arsovski thotë se institucionet e Maqedonisë kanë marrë një vendim madhor për çështjen e emrit... Читать дальше...

Dhjetëra të arrestuar në Bullgari për "financim të terrorizmit"

Evropaelire.org 

Policia në Bullgari arrestoi 43 persona të premten, nën dyshimet për financim të terrorizmit. Rrjeti dyshohet se ka dërguar para jashtë vendit, nëpërmjet sistemit tradicional mysliman Hawala, i cili përdor ndërmjetësit individualë në vend të bankave. Prokurorët thanë se njëri nga të arrestuarit është shtetas sirian, me banim në Bullgari. "Hetimi ka të bëjë me krimet e lidhura me financimin e terrorizmit", tha zëvendësi i kryeprokurorit, Ivan Geshev. "I dyshuari kryesor ka qenë në kontakt... Читать дальше...

Kur të thonë: Ja familja e terroristit

Evropaelire.org 

Kur të thonë “Ja familja e terroristit” Një familje nga Skënderaj thotë se po etiketohet si familje terroriste, pasi një anëtar i saj u dënua me 5 vjet burgim me akuzën se ka tentuar ta sulmojë ekipin izraelit të futbollit në Shkodër. Familja Vojvoda thotë se tash ka edhe vështirësi të vazhdojë me biznesin familjar.

Prokuroria e Kosovës i merr përgjigjet nga Serbia për vrasjen e Ivanoviqit

Evropaelire.org 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, përmes një komunikate për media, bëri të ditur se ka marrë përgjigje në kërkesat e saj, të cilat ua ka drejtuar organeve kompetente të Serbisë, që ndërlidhen me procesin hetimor të vrasjes së politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq. Prokuroria Speciale e Kosovës tha se ka marrë përgjigje për disa nga kërkesat që janë bërë lidhur me vrasjen e Ivanoviqit.  “Në kërkesën e parë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, e cila është paraqitur për herë të dytë... Читать дальше...

Zimbabveja ndalon internetin për shkak të protestave

Evropaelire.org 

Zimbabveja ka ndaluar internetin për kohë të pacaktuar, si masë për shtypjen e protestave kundër rritjes së çmimeve të karburanteve. Operatori më i madh celular në vend - Econet - tha se është urdhëruar t'i shkurtojë shërbimet deri në njoftimin e radhës. Qasja në Facebook, WhatsApp dhe Twitter ka qenë e bllokuar prejse kanë shpërthyer protestat të hënën. Së paku tre vetë janë vrarë dhe 600 persona janë arrestuar. Kombet e Bashkuara i bënë thirrje Qeverisë së Zimbabvesë që forcat e saj të... Читать дальше...

Deputetët i kthehen punës me mospajtimet e vjetra

Evropaelire.org 

Me qëndrime e pritje të ndryshme rreth rifillimit të punës së Kuvendit të Kosovës në sesionin e ri, deputetët e partive në pushtet dhe ata në opozitë, kanë vazhduar mbajtjen e pozicioneve të kundërta ndërmjet vete, që ishte reflektuar edhe gjatë gjithë kohës së punës së kësaj përbërjeje të legjislativit. Përderisa partitë në pushtet presin që Kuvendi që në start të punës të miratojë Projektligjin për buxhetin e vitit 2019, atë për pagat dhe Projektligjin për dialogun, opozita shprehet e rezervuar, sidomos në lidhje me buxhetin dhe dialogun. Читать дальше...



Trump "e udhëzoi avokatin që të gënjejë"

Evropaelire.org 

Politikanët e Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara thanë se do t'i hetojnë akuzat se presidenti Donald Trump e ka udhëzuar ish-avokatin e tij personal që të gënjejë Kongresin. Një raport në Buzzfeed News tha se Trump ka kërkuar nga Michael Cohen të gënjejë rreth planeve për ndërtimin e Kullës Trump në Moskë. Cohen tashmë ka pranuar se ka gënjyer se kur ka përfunduar projekti biznesor. Trump nuk u është përgjigjur ende akuzave të raportit, por më herët ka mohuar se ka udhëzuar ish-avokatin e tij të thyejë ligjin. Читать дальше...

Dempsey: Putini po e forcon ndikimin në Ballkan shkaku i pavendosmërisë së Perëndimit

Evropaelire.org 

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i cili gjatë kësaj jave i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Perëndimin për destabilizim të Ballkanit përmes zgjerimit të NATO-s, ka shfrytëzuar vizitën në Serbi, në mënyrë që për shkak të tensioneve në marrëdhëniet transatlantike dhe politikës jokonsistente të Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor, ka fuqizuar ndikimin e Rusisë në rajon, thotë Judy Dempsey nga Qendra Carnegie e Evropës në intervistën për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë. Читать дальше...

Gjermania i kërkon Rusisë të parandalojë garën në armatim

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, i bëri thirrje Rusisë që të ndihmojë në parandalimin e garës në armatim, duke e ruajtur një marrëvëshje të rëndësishme për këtë çështjë me Shtetet e Bashkuara. Duke folur gjatë një vizite në Moksë, Maas kërkoi nga Rusia që të shkatërrojë një lloj rakete për të cilën Uashingtoni thotë se e shkel marrëvëshjen. Vitin e kaluar, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se SHBA-ja do të tërhiqet nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme, për shkak të shkeljeve të Rusisë. Читать дальше...

Familja e të dënuarit për terrorizëm: Mos na etiketoni

Evropaelire.org 

Nëntori i vitit 2016, ndryshoi gjithçka për familjen Vojvoda nga fshati Llaushë e Skënderajt, kur Policia e Kosovës arrestoi djalin e tyre Leotrimin, si të dyshuar për vepra që ndërlidhen me terrorizëm. Që nga ajo kohë, familja Vojvoda thotë se po etiketohet si “familje e terroristit”. Në aksionin e 16 nëntorit, Policia e Kosovës kishte arrestuar 18 persona si të dyshuar për planifikimin një sulmi terrorist ndaj ekipit të futbollit të Izraelit në ndeshjen që do të zhvillohej kundër Kombëtares... Читать дальше...

Vuçiq: BE të ndikojë më fuqishëm te Prishtina për taksën

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të ndikojë më fuqishëm te Prishtina për, siç tha, heqjen e taksës 100% mbi prodhimet e importuara nga Serbia. Në një konferencë për media në Beograd, Vuçiq kërkoi nga Prishtina që të heqë taksën, duke thënë se është e rëndësishme që të vazhdojë dialogu për normalizimin e marrëdhënieve. "E lus BE-në që kërkesat e saj ndaj palës shqiptare të jenë më të qarta dhe më specifike, jo sepse do t'iu gëzohesha atyre, por mendoj... Читать дальше...

Me gjithë trysninë ndërkombëtare, Kosova nuk zmbrapset nga tarifa doganore

Evropaelire.org 

Pas afër dy muaj që nga vendosja e tarifës doganore 100 për qind për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, udhëheqësit më të lartë të shtetit të Kosovës thonë se kjo taksë nuk do të shfuqizohet. Ata në takime të ndryshme kanë ripërsëritur se taksa do të mbetet në fuqi deri në nënshkrimin e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë që do të rezultojë me njohjen e ndërsjellë. Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka ripërsëritur se taksa ndaj importeve serbe, hiqet vetëm... Читать дальше...

Rriten përpjekjet për organizim të samitit të dytë Trump-Kim

Evropaelire.org 

Negociatori verikorean në bisedimet për denuklearizim, Kim Yong Chol ka arritur të enjten në Uashington për të biseduar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, ashtu që t’i hapin rrugën mbajtjes së samitit të dytë në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë Veriore. Ai ka arritur në po të njëjtën ditë kur Trump ka prezantuar strategjinë e Shteteve të Bashkuara për mbrojtje raketore, duke përmendur se Koreja Veriore përbën në vazhdimësi “kërcënim të jashtëzakonshëm”, shtatë muaj pasi ka deklaruar në samitin e parë me liderin verikorean... Читать дальше...

Valë rekorde e të nxehtit përfshin Australinë

Evropaelire.org 

Australia është përfshirë nga ditët më të nxehta në histori, thanë autoritetet. Vala e nxehtë ka nisur qysh të shtunën, duke shkaktuar vdekjen e kafshëve të egra, zjarre dhe shtim të pacientëve në spitale. Byroja e Meteorologjisë në Austriali tha se temperatura në ditë arrin në 40 gradë Celsius. Në qytetin Nuna në Nju Sauth Uells, temperatura arriti në 35.9 gradë natën. Kjo është temperatura më e lartë minimale e regjistruar ndonjëherë në Australi, tha Byroja e Meteorologjisë. Parashikuesit... Читать дальше...

Tesla shkurton stafin për 7%

Evropaelire.org 

Shefi ekzekutiv i kompanisë Tesla, Elon Musk, tha se kompania e tij do të zvogëlojë stafin për 7%, duke shtuar se rruga përpara është "shumë e vështirë". Prodhuesi amerikan i makinave elektrike dhe pajisjeve solare i njoftoi punonjësit për shkurtimet dhe planet e tjera në një email të postuar në ueb-faqen e Tesla-s. Musk tha se makinat e kompanisë "janë shumë të shtrenjta për shumë njerëz". Ai tha se Tesla shpreson të ketë një "fitim të vogël" në tremujorin e tanishëm. Tesla ka rreth 45,000... Читать дальше...

Edhe një betejë për UÇK-në

Evropaelire.org 

Dy dekada pas luftës në Kosovë, një gjykatë në Hagë ka thirrur disa ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për t’i marrë në pyetje për rolin e tyre në konfliktin e përgjakshëm. Procesi shihet si padrejtësi në Kosovë.

Greva në arsim

Evropaelire.org 

Sistemi i arsimit në Kosovë, duke filluar nga parashkollorët e deri tek universitetet, ka hyrë në grvë të përgjithshme që nga data 14 janar, me kërkesën për rritje të pagave.

Новости России
Москва

Sqwoz Bab тур при партнерстве Like FM


Kryeministri shqiptar Edi Rama dekretohet ministër i Jashtëm i Shqipërisë

Evropaelire.org 

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dekretuar kryeministrin shqiptar, Edi Rama në postin e ministrit të Jashtëm, duke e vlerësuar atë si rast të veçantë “që nuk parashikohet dhe as ndalohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”. Propozimi i zotit Rama për ministër për Punë të Jashtme dhe Evropë erdhi pasi presidenti Meta refuzoi të dekretojë ministrin e emëruar Gent Cakaj në këtë pozitë. Presidenti nëpërmjet një letre drejtuar kryeministrit kishte thënë se “profili i zotit Genti Cakaj,... Читать дальше...

Veseli: Rusia drejt njohjes së shtetit të Kosovës

Evropaelire.org 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se Rusia është duke shkuar drejt njohjes së Republikës së Kosovës. Ai po ashtu ka shfaqur shpresën që Kosova do të jetë pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara gjatë këtij viti. “Vizitën e presidentit rus, (Vladimir) Putin në Serbi, merreni si diçka pozitive. Ne jemi me Amerikën, jemi vend perëndimor. Fqinji ynë në pjesën veriore po pretendon me qenë mirë me partnerët tanë, por po i hap dyert Rusisë. Sidoqoftë, në vizitën e Putinit në Serbi... Читать дальше...

Ministri gjerman përmend rihapjen e paktit për Brexit

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass ka thënë se duhet të ketë diskutim nëse duhet rihapur draftin e marrëveshjes për largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian, mirëpo vetëm nëse pajtohen të gjitha palët, transmeton Reuters. Mass i ka thënë transmetuesit publik ZDF të enjten se ai ka folur me ministrin e Jashtëm të Britanisë, pasi siç ka thënë ai, këtë javë është bërë e qartë se Dhoma e Ulët e Parlamentit britanik nuk përkrah idenë e Brexitit pa marrëveshje. Mass ka thënë se është “vështirë... Читать дальше...

Kuvendi i Kosovës cakton mbajtjen e dy seancave këtë muaj

Evropaelire.org 

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar seancën e parë të sesionit pranveror më 30  janar. Ky vendim është marrë në mbledhjen e parë të këtij viti në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës, së bashku me kryetarët e grupeve parlamentare. Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka njoftuar se Kuvendi do të mbajë dy seanca gjatë këtij muaji. “Do të kemi seancë parlamentare më datën 30 janar, kam paralajmëruar po ashtu se me datën 31 do të kemi edhe një seancë parlamentare e cila do të jetë me disa... Читать дальше...

Unioni Afrikan kërkon pezullim të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve në Kongo

Evropaelire.org 

Unioni Afrikan ka thënë se ka “shqetësime serioze” lidhur me rezultatin e zgjedhjeve në Republikën Demokratike të Kongos, duke bërë thirrje për pezullim të rezultateve përfundimtare. Të dhënat e deritashme e kanë renditur në vend të parë kandidatin opozitar, Felix Tshisekedi, mirëpo kandidati tjetër opozitar, Martin Fayulu insiston se është fitues. Rezultatet përfundimtare pritet të publikohen të premten. Një numër i krerëve shtetërorë dhe atyre qeveritarë në Unionin Afrikan janë takuar në kryqytetin e Etiopisë... Читать дальше...

Shtohen diskutimet për organizimin e samitit të dytë Trump-Kim

Evropaelire.org 

Zyrtarët amerikanë kanë njoftuar për organizimin e takimeve të nivelit të lartë, me qëllim të planifikimit të samitit të dytë në mes të presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit verikorean, Kim Jong Un. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo pritet të takohet me ish-shefin verikorean të spiunimit, Kim Yong Chol në një hotel në Uashington. Ky takim ka mundësi që do t’i hapë rrugë vizitës së Kimit në Shtëpinë e Bardhë për ta takuar presidentin Trump, kanë thënë disa zyrtarë në kushte anonimiteti për agjencinë e lajmeve AP. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Даниил Медведев

Медведев обыграл Бублика и вышел в четвертьфинал "Мастерса" в Мадриде






Ни один якутский ресторан не вошел в сотню Всероссийской премии WHERETOEAT Russia

Планируете отдых на Черном море? Отель “Мишель” предлагает отличный сервис по приемлемым ценам

Продвижение новых песен с высоким результатом

Самая мощная за год: магнитная буря обрушилась на Землю