Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Январь
2019

Новости за 02.01.2019

Rusia thotë se i dha qasje SHBA-së te "spiuni" i dyshuar

Evropaelire.org 

Rusia tha se u ka lejuar Shteteve të Bashkuara qasje konsullore te shtetasi amerikan, Paul Whelan, i cili është arrestuar të premten në Moskë, nën dyshimet për spiunim. Ministria e Jashtme ruse tha se zyrtarët konsullorë janë lejuar të shohin Whelan të mërkurën pasdite. Departamenti amerikan i Shtetit nuk ka dalë ende me komente. Më herët, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se do që të dijë më shumë për akuzat me të cilat përballet Whelan. "Nëse paraburgimi i tij nuk është i përshtatshëm... Читать дальше...

Wieland: Disa qeveri të BE-së s'janë të bindura për liberalizimin e vizave për Kosovën

Evropaelire.org 

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, tha se e mbështet Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave. Gjatë një konference të përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Prishtinë, Wieland tha se shpreson se Kosovës nuk do t’i vendosen kushte të reja në këtë proces. “Unë do t'ju mbështes që të mos ketë kushte shtesë, përpos atyre kushteve që ju keni pasur. Fatkeqësisht, nuk mund t’ju premtoj se kur do të bëhet kjo (liberalizimi i vizave), për arsye... Читать дальше...

Trump i përgjigjet Romneyt: Unë kam fituar, ai jo

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, iu përgjigj një sulmi personal që i bëri senatori i zgjedhur i Partisë së tij Republikane, Mitt Romney. Romney, i cili ka humbur garën për president të SHBA-së kundër Barack Obamës në vitin 2012, ka sugjeruar në një artikull për gazetën Washington Post se Trump nuk është i përshtatshëm për president. Trump nuk është "rritur në mantelin" e presidencës, shkroi Romney. Trump, i cili i ka fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, shkroi në Twitter: "Unë kam fituar dhe ai jo". Читать дальше...

Talibanët kryejnë sulm vdekjeprurës kundër ushtrisë në Afganistan

Evropaelire.org 

Së paku pesë ushtarë afganë u vranë pasi militantët talibanë sulmuan një bazë ushtarake në jug të Afganistanit. Mohammad Ashraf Watandost, zëdhënës i policisë në qarkun Kandahar, tha se gjashtë ushtarë të tjerë janë plagosur në qarkun Maivand. Watandost tha se militantët kanë hyrë në bazë përmes një tuneli nëntokësor. Talibanët e morën përgjegjësinë për sulmin. Në një tjetër zhvillim, forcat afgane parandaluan një sulm kundër këshilltarëve ushtarakë italianë në një bazë në provincën Herat. Читать дальше...

Efektet e dialogut të Brukselit

Evropaelire.org 

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili në vitin 2011 kishte nisur si dialog për rregullimin e çështjeve teknike, për të vazhduar më pas si dialog politik, nuk ka dhënë rezultatet e pritura nga palët në dialog e as nga Bashkimi Evropian, si lehtësues i këtij proces, vlerësojnë njohësit e çështjeve politike në vend. Analisti i çështjeve politike, Agon Maliqi, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se dialogu Kosovë-Serbi pati nisur i kushtëzuar nga perspektiva... Читать дальше...

Turqia arreston disa militantë të dyshuar të Shtetit Islamik

Evropaelire.org 

Agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi raportoi të mërkurën se policia atje ka arrestuar 12 militantë të dyshuar të grupit Shteti Islamik, përfshirë dy gra që kërkohen nga Franca. Sipas agjencisë Anadolu, të dyshuarit janë arrestuar gjatë bastisjeve të policisë në provincën Bursa, këtë javë. Grupi i të arrestuarve përfshin shtetas të Francës me prejardhje nga Siria dhe Algjeria, të cilët janë vendosur në Bursa pasi dyshohet se kanë kryer "akte" në emër të Shtetit Islamik në Siri, raportoi Anadolu. Читать дальше...

A do të shënojë kthesë në ekonominë e Maqedonisë viti 2019?

Evropaelire.org 

Gjatë vitit 2019 pritet të bëhen të dukshme rezultat e zhvillimit ekonomik vetëm nëse Qeveria e Maqedonisë realizon premtimin se këtë vit do të mbetet e fokusuar në ekonomi, përkatësisht realizimin e më shumë reformave në funksion të mëkëmbjes së ekonomisë dhe realizimin e investimeve kapitale, theksojnë afaristët. Qeveria e Maqedonisë ka paralajmëruar se këtë vit fokusi do të vendoset në çështjet ekonomike, pasi llogaritet se çështjet politike, si në planin e brendshëm ashtu dhe atë të jashtëm, janë vendosur në binarë të duhur . Читать дальше...

Zv/ministri i Kulturës i Kosovës ndalohet në Merdare

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Boban Stankoviq, u ndalua të mërkurën në pikën kufitare në Merdare dhe se po mbahet nga zyrtarët policorë serbë "pa asnjë arsye". Stankoviq është edhe nënkryetar i Partisë Liberale të serbëve të Kosovës. "Ftojmë autoritetet serbe që t'i ndalojnë praktikat e tilla të presionit ndaj qytetarëve serbë, të cilët duan ta ndërtojnë jetën e tyre në Republikën e Kosovës. Kosova është shtet i të... Читать дальше...



Gratë indiane bëjnë histori me hyrjen në tempullin hindus

Evropaelire.org 

Dy gra indiane bënë histori duke hyrë në një shenjtore hinduse në shtetin Kerala, pas disa muajsh protesta kundër një veprimi të tillë. Tempulli Sabarimala ka qenë historikisht i mbyllur për gratë e "moshës menstruale", përkatësisht midis 10 dhe 50 vjeçe. Gjykata Supreme e ka përmbysur këtë ndalesë, por protestuesit më pas i kanë sulmuar gratë dhe i kanë penguar të hyjnë në tempull. Hyrja e grave në tempull shkaktoi protesta të reja dhe policia përdori gaz lotsjellës në disa lokacione në Kerala. Читать дальше...

SHBA kërkon qasje tek amerikani i arrestuar në Rusi

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara thanë se kërkojnë qasje konsullore tek amerikani i arrestuar nën dyshimet për spiunim në Rusi dhe se do të kërkojnë kthimin e tij të menjëhershëm nëse paraburgimi i tij del të jetë "i papërshtatshëm". "Shpresojmë se brenda orësh do të kemi qasje konsullore dhe shansin për të mësuar më shumë", tha sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, gjatë një vizite në Brazil. Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi ka thënë më 31 dhjetor se ka arrestuar një amerikan, i cili, sipas tij, është kapur duke kryer një vepër spiunazhi. Читать дальше...

Romney: Trump shkaktoi rrëmujë në gjithë botën

Evropaelire.org 

Ish-kandidati presidencial i republikanëve në Shtetet e Bashkuara dhe senatori i ardhshëm nga shteti Utah, Mitt Romney, sulmoi ashpër presdentin Donald Trump, duke thënë se ai ka shkaktuar "rrëmujë" në të gjithë botën. Në një shkrim për gazetën Washington Post, Romney tha se Trump nuk është "rritur në mantelin" e presidencës. Ai tha se fjalët dhe veprimet e Trumpit kanë shkaktuar drojë gjithandej. Romney tha se do ta mbështesë presidentin në politikat që mendon se janë në interes të shtetit Utah dhe SHBA-së në përgjithësi... Читать дальше...

Gjashtë të vdekur në një aksident hekurudhor në Danimarkë

Evropaelire.org 

Gjashtë njerëz vdiqën dhe 16 të tjerë u plagosën në një aksident hekurudhor në një urë që lidh dy ishujt kryesorë të Danimarkës. Zyrtarë të rrjetit të hekurudhave thanë se copat e një treni mallrash goditën një tren udhëtarësh gjatë një stuhie të rëndë, duke e detyruar atë të frenojë papritur në Urën Rripi i Madh. Shërbimet emergjente luftuan me motin e keq për të arritur vendin e ngjarjes. Treni i pasagjerëve kishte 134 njerëz në bord, përfshirë ekuipazhin. Treni po udhëtonte nga Odense... Читать дальше...

Top prioritetet ekonomike të Kosovës më 2019

Evropaelire.org 

Krijimi i vendeve të reja të punës dhe zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kosovë, nga ekspertë të çështjeve ekonomike listohen si dy prioritetet më të rëndësishme në aspektin ekonomik për vitin 2019. Kosova si një vend me papunësi të lartë në mbi 30 për qind, sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe me rreth 3 miliardë euro import në vit, kërkon sipas ekspertëve, që institucionet të marrin masa konkrete në përmirësimin e këtyre dy aspekteve ekonomike. Читать дальше...

Kina nuk e përjashton përdorimin e forcës për të rikthyer Tajvanin

Evropaelire.org 

Janë ashpërsuar deklaratat ndërmjet Kinës dhe Tajvanit, përderisa presidenti kinez nuk e ka mohuar përdorimin e forcës ndaj Tajvanit. “Kina mban të drejtën për të përdorur forcën në mënyrë që ta vë nën kontrollin e saj Tajvanin, por do të përpiqet të arrijë një ‘ribashkim’ paqësor me ishullin e vetëqeverisur, i cili ka një të ardhme të ndritur nën sundimin kinez”, tha të mërkurën presidenti i Kinës, Xi Jinping. Tajvani është çështja me e ndjeshme për Kinës derisa e konsideron territorin e tij si të shenjtë. Читать дальше...

Rritje e mprehtë e numrit të viktimave nga aksidentet ajrore

Evropaelire.org 

Vitin e kaluar ka pasur rritje të mprehtë të numrit të viktimave nga aksidentet ajrore krahasuar me vitin 2017, bëri të ditur Rrjeti i Sigurisë së Aviacionit. Sipas raportit, aksidentet ajrore kanë vrarë 556 njerëz më 2018 krahasuar me 44 më 2017. Aksidenti më i rëndë civil vitin e kaluar ka ndodhur në tetor, kur aeroplani i kompanisë Lion Air është rrëzuar në Indonezi, duke shkaktuar vdekjen e 189 njerëzve. Rrjeti i Sigurisë së Aviacionit, me seli në Holandë, tha se vitin e kaluar, në total... Читать дальше...

Pesë të plagosur nga shoferi gjerman që dëshironte "të vriste të huajt"

Evropaelire.org 

Së paku pesë persona janë plagosur në Gjermani kur një person, për të cilin zyrtarët thonë se kishte si synim të “vriste të huajt”, u përplas me veturën e tij në një grup njerëzish që po festonin Vitin e Ri. “Qëllimi i këtij personi ishte të vriste të huajt” tha Herbert Reul, zyrtar në rajonin ku ndodhi incidenti. Shoferi, 50 vjeçar, thuhet se kishte në shënjestër njerëz në vende të ndryshme në qytetet perëndimore të Bottrop dhe Essen, para se të arrestohej. Disa prej të lënduarve janë shtetas sirianë dhe afganë. Читать дальше...

SHBA-ja përdorë gaz lotsjellës ndaj emigrantëve në kufi me Meksikën

Evropaelire.org 

Autoritetet e SHBA-së hodhën gaz lotsjellës në Meksikë gjatë orëve të para të vitit të ri për të larguar rreth 150 emigrantë që u përpoqën të shkelin gardhin kufitar në Tijuanë.  Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së, thanë në një deklaratë të martën më vonë, se gazi ishte përdorur për të shënjestruar hedhësit e gurëve po jo emigrantët që po përpiqeshin të kalonin kufirin, njofton AP. "Asnjë zyrtar i sigurisë nuk ka dëshmuar se ndonjë emigrant, duke përfshirë fëmijët, kanë përjetuar efektet e agjentëve kimikë... Читать дальше...

Rreth 85 viktima nga përmbytjet në Filipine

Evropaelire.org 

Numri i viktimave nga rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet në Filipine ka arritur në 85 ndërsa 20 persona konsiderohen të zhdukur. Ekipet e shpëtimin po vonojnë në mbërritjen te zonat e prekura nga vërshimet. Viktimat u vranë kryesisht kur shtëpitë e tyre u shembën nga rrëshqitjet e tokës, pas disa ditë me reshje shiu. Depresioni tropikal, i cili u dobësua përpara se të dilte nga Filipinet të dielën, solli shi të madh që shkaktoi rrëshqitje të dheut dhe përmbytjeve në rajonet Bicol dhe në lindje të Visayas. Читать дальше...

Lista esenciale e barnave çdo herë me mungesa

Evropaelire.org 

Që nga paslufta në Kosovë, asnjëherë spitalet publike në Kosovë nuk kanë arritur ta përmbushin listën esenciale të barnave 100 për qind. Si rrjedhojë, vazhdimisht ka pasur mungesë të tyre dhe pacientët detyrimisht janë obliguar që gjatë trajtimit t’i blejnë vetë ato. Ndryshe, rreth 30 milionë euro kanë qenë të ndara gjatë vitit 2018 për barna dhe material shpenzues në sektorin publik shëndetësor në Kosovë, shumë kjo rreth 30 për qind më e madhe se vitet paraprake. Por, as këto mjete, siç thonë zyrtarë shëndetësorë... Читать дальше...

Kina dhe Tajvani ashpërsojnë deklaratat

Evropaelire.org 

Presidenti kinez, Xi Jinping ka thënë se Pekini nuk do të heqë dorë nga opsioni i përdorimit të "të gjitha masave të nevojshme" kundër çdo forcë që kundërshton ribashkimin paqësor të Tajvanit dhe Kinës. Presidenti Xi ka thënë se ai nuk ka asnjë dyshim se ribashkimi do të ndodhë. Ai u ka bërë thirrje njerëzve në të dy anët e ngushticës së Tajvanit që të punojnë drejt këtij qëllimi. Më 1 janar, presidentja e Tajvanit Tsai Ing-wen i kërkoi Kinës të përdorte vetëm mjete paqësore në zgjidhjen e çështjeve dypalëshe. Читать дальше...

Udhëheqësit e Kongresit ftohen për takim në Shtëpinë e Bardhë

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka ftuar udhëheqësit e të dyja dhomave të Kongresit për një takim në Shtëpinë e Bardhë. Trump po planifikon të bisedojë lidhur me sigurinë e kufijve, ngecjet e buxhetit si dhe mbylljen e pjeshme të qeverisë. Siç bëhet e ditur, tetë kongresmenë do të marrin ftesën për takim nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare, mirëpo nuk është bërë e ditur, nëse do të ketë negociata ndërmjet udhëheqësve të Kongresit dhe administratës për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Даниил Медведев

Медведев обыграл Бублика и вышел в четвертьфинал "Мастерса" в Мадриде






Сериал «Нулевой пациент». Почему повторение истории в наши дни невозможно?

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге: «Труд всегда ценился в российской культуре»

В северном округе Москвы реорганизуют более 250 гектаров по программе комплексного развития территорий

Юран: хочется поскорее в новую драку ввязаться