Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Январь
2019

Новости за 01.01.2019

Në Gjermani hyn në fuqi ligji për identitetin e tretë gjinor

Evropaelire.org 

Njerëzit interseksualë në Gjermani, nga 1 janari, mund të identifikohen ligjërisht si një gjini e tretë. Parlamenti gjerman e miratoi ligjin në dhjetor, ndërsa ai hyri në fuqi të martën. Njerëzit që nuk i përshtaten përkufizimit biologjik të meshkujve apo femrave tani mund të zgjedhin kategorinë "ndryshe" në dokumentet zyrtare. Ata që e zgjedhin këtë opsion do të duhet të kenë një certifikatë mjekësore për t'u regjistruar. Njerëzit interseksualë lindin me karakteristika edhe mashkullore, edhe femrore... Читать дальше...

Në prioritetet e vitit 2019 mungojnë liberalizimi i vizave dhe INTERPOL-i

Evropaelire.org 

Zhvillimi ekonomik, lufta kundër korrupsionit dhe përparimet në procesin integrues evropian, theksohen si prioritete të politikës së Kosovës për vitin 2019. Krahas këtyre prioriteteve, si qëllim më vete shihet edhe përmbyllja e procesit të bisedimeve me Serbinë. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, tha për Radion Evropa e Lirë, se angazhimi i Qeverisë së Kosovës gjatë vitit 2019 do të jetë i fokusuar në prioritet dhe synime të cilat në vitin 2018 nuk kanë arritur të realizohen. "Angazhimi... Читать дальше...

Ushtria amerikane kërkon falje për një postim në Twitter

Evropaelire.org 

Komanda Strategjike e Shteteve të Bashkuara, e cila mbikëqyr arsenalin bërthamor të Amerikës, kërkoi falje për një postim në Twitter, me të cilin tha se është e gatshme "të hedhë diçka shumë, shumë më të madhe" se topi që bie në natën e Vitit të Ri në Times Square të Nju Jorkut. Mesazhi, i postuar natën e Vitit të Ri, u shoqërua me një video që tregonte një bombardues B-2 duke hedhur armë. Komanda Strategjike më vonë e fshiu postimin, duke thënë se ai ka pasur "shije të dobët" dhe e ka zëvendësuar me kërkimfalje. Читать дальше...

Familja e amerikanit të ndaluar në Rusi thotë se ai është i pafajshëm

Evropaelire.org 

Familja e një shtetasi amerikan, që po mbahet nga Shërbimi Federal i Sigurisë në Moskë, nën dyshimet për spiunim, tha se ai është i pafajshëm dhe se ka qenë në Moskë për të marrë pjesë në një dasmë. Paul Whelan, marins i pensionuar, është dëgjuar për herë të fundit më 28 dhjetor, tha familja e tij përmes një deklarate, të cilën e siguroi Radio Evropa e Lirë. "Ne jemi thellësisht të shqetësuar për sigurinë dhe mirëqenien e tij. Pafajësia e tij është e padyshimtë dhe ne besojmë se të drejtat e tij do të respektohen", thuhet në deklaratë. Читать дальше...

Produktet “Made in Kosova”, në Evropë dhe botë

Evropaelire.org 

Disa nga produktet që prodhohen në Kosovë kanë arritur të depërtojnë në vendet evropiane dhe botërore, ndonëse me vështirësi.Prodhimet “Made in Kosova” jo rrallë herë hasin vështirësi edhe në tregun vendor, e kalimi i kufijve ka qenë me sfida të shumta tregojnë afaristë nga Kosova. Sipas tyre, konkurrimi me produktet e shteteve të zhvilluara, nuk është proces i lehtë.  Kushtet e vështira financiare, paragjykimet në cilësinë e këtyre artikujve, por edhe mosliberalizimin i vizave për qytetarët e... Читать дальше...

Sulmi në Mançester trajtohet si incident i lidhur me terrorizëm

Evropaelire.org 

Therja me thikë e tre personave, përfshirë një zyrtar të policisë, në stacionin e trenave Manchester Victoria në Mançester të Anglisë, po trajtohet si incident i lidhur me terrorizëm, tha policia britanike. Ngjarja ndodhi natën e Vitit të Ri, ndërsa një person 25 vjeç u arrestua nën dyshimet për vrasje në tentativë. Në vendin e ngjarjes u gjetën dy thika. BBC raporton se shërbimet e sigurisë po e ndihmojnë policinë. Policia e Mançesterit tha të martën se po heton motivin e sulmit. Tre të... Читать дальше...

Monedha euro mbush 20 vjet

Evropaelire.org 

Euro mbushi më 1 janar njëzet vjet. Ajo është monedha zyrtare e 19 prej 28 shteteve të Bashkimit Evropian, si dhe e disa vendeve të tjera evropiane. Ajo është monedha e dytë më e madhe në botë, pas dollarit amerikan, dhe një nga simbolet e projektit evropian.  Krijimi i bashkimit monetar është konsideruar si një nga ngjarjet më të rëndësishme në Evropë që nga rënia e Murit të Berlinit. Kur euro ka hyrë në qarkullim në vitin 1999, ajo është tregtuar me 1.17 dollar, ndërsa për dy vjet ka humbur 30% të vlerës.



2018: Viti në syrin e fotografëve të REL-it

Evropaelire.org 

Nga gjuetarët e shqiponjave në Kazakistan deri te një revolucion paqësor në Armeni, këto janë disa nga imazhet më të spikatura të vitit 2018 nga fotografët e Radios Evropa e Lirë.

Kamioni godet këmbësorët që festonin Vitin e Ri në Tokio

Evropaelire.org 

Një kamion i vogël goditi disa këmbësorë që po festonin Vitin e Ri në një nga rrugët më të famshme të Tokios. Shoferi i automjetit u largua nga vendi i ngjarjes, por më vonë u arrestua nga policia për vrasje në tentativë. Nëntë vetë u plagosën, një seriozisht, nga sulmi që ndodhi në rrugën Takeshita, pak pas mesnatës. Sulmuesi 21 vjeç u identifikua si Kazuhiro Kusakabe. Agjencia e lajmeve Kyodo citoi burimet hetimore të kenë thënë se në automjetin e tij është gjetur një pajisje me vajguri... Читать дальше...

Kim paralajmëron "drejtim të ri" nëse SHBA vazhdon me sanksione

Evropaelire.org 

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, tha se është i përkushtuar ndaj denuklearizimit, por paralajmëroi se do të ndryshojë drejtimin nëse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë me sanksione. Ai i bëri komentet gjatë adresimit për Vitin e Ri. Kim ka takuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në muajin qershor në Singapor, me ç'rast kanë thënë se synojnë denuklearizimin e plotë të Gadishullit Korean, por nuk kanë dhënë detaje se si dhe kur do të ndodhë procesi. "Koreja e Veriut mund të zgjedhë rrugë të re në marrëdhëniet me SHBA-në... Читать дальше...

Rumania merr presidencën 6-mujore të BE-së

Evropaelire.org 

Rumania mori të martën presidencën e radhës të Bashkimit Evropian. Roli gjashtëmujor i saj nisi me moton "Uniteti - vlerë e përbashkët evropiane". Është hera e parë që Rumania do të udhëheqë me bllokun. Në një intervistë për gazetën gjermane Die Welt, më 29 dhjetor, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka thënë se "Qeveria në Bukuresht nuk e ka kuptuar plotësisht se çfarë do të thotë të kryesojë vendet e BE-së". "Roli kërkon gatishmëri për t'i dëgjuar të tjerët dhe gatishmëri për t'i vënë shqetësimet e veta në sfond"... Читать дальше...

Të arriturat dhe sfidat në shëndetësi gjatë vitit 2018

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës dhe Sindikata e Punonjësve Shëndetësorë ndajnë mendime krejtësisht të kundërta në lidhje me të arriturat në fushën e shëndetësisë gjatë vitit 2018. Nga ekzekutivi, përkatësisht Ministria e Shëndetësisë, jepen vlerësimet shumë pozitive, por ashtu nuk mendojnë përfaqësuesit e punonjësve shëndetësorë. Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, e ka cilësuar vitin 2018 si një vit të mbarë për shëndetësinë kosovare. Por, ai ka folur edhe për sfidat që i ka pasur gjatë këtij viti. Ndër të arriturat... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Касаткина проиграла Путинцевой и не смогла выйти в 1/4 финала турнира WTA в Мадриде






Экс-сотрудник подмосковного Росреестра предстанет перед судом за взятки

Весенние итоги «Театрального поединка» подвели в Подмосковье

Синоптик Тишковец рассказал о погоде на Пасху в Москве

Фильм «Свинья и мышь» снимали в метро Нижнего Новгорода в апреле