Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Январь
2019

Новости за 29.01.2019

Gjuriq në Zveçan: Vuçiqi porositi të ruhet qetësia

Evropaelire.org 

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq qëndroi të martën në Zveçan, ku u takua me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës. Takimi ka qenë i mbyllur për media. Më pas, Gjuriq njoftoi se ka biseduar për problemet me serioze që ballafaqohet populli serb në Kosovë. Ai vuri në dukje se janë intensifikuar përpjekjet “nga jashtë dhe nga brenda” të thyhet uniteti institucional dhe politik i serbëve në Kosovë, në mënyrë që "populli serb të dobësohet përmes metodave të ndryshme të presionit". Читать дальше...

Mogherini kërkon përparim të pakthyeshëm të Ballkanit Perendimor drejt BE-së

Evropaelire.org 

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka përshëndetur vendosmërinë e anëtarëve të Presidencës trepalëshe të Bosnjës për të punuar së bashku, duke theksuar se ky angazhim i tyre do të jetë në të mirë të Bosnje Hercegovinës dhe qytetarëve të saj, thuhet në një deklaratë nga zyra e Mogherinit. Shefja e diplomacisë evropiane priti në takim anëtarët e Presidencës trepalëshe të Bosnjës, Millorad Dodik, Zheljko Komshiq dhe Sefik Xhaferoviq. Sipas deklaratës, roli i Presidencës... Читать дальше...

Inteligjenca amerikane: Shteti Islamik mbetet një rrezik në Irak dhe Siri

Evropaelire.org 

Raporti i inteligjencës amerikane që përfshinë rreziqet që i kanosen vendit dhe përpilohet nga agjencitë e ndryshme të inteligjencës, parashikon se kërcënimet për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, këtë vit, do të jenë të zgjeruara dhe të shumëanshme, kryesisht të dominuara nga Kina dhe Rusia. Raporti thotë se Moska dhe Pekini janë të përafërta dhe ndikimi i tyre global po rritet. Dokumenti gjithashtu thotë se grupi Shteti Islamik “mbetet si kërcënim terrorist” brenda Irakut, ku Qeveria ballafaqohet... Читать дальше...

Bullgaria planifikon ta zyrtarizojë monedhën euro

Evropaelire.org 

Kryeministri, Boyko Borisov tha se Bullgaria ende ka për qëllim të adoptojë monedhën euro në vitin 2022, pavarësisht kundërshtimit të bizneseve lokale të cilat shqetësohen për ndikimin në ekonomi. Kryeministri Borisov tha gjatë një takimi me biznese në Sofje se përfitimi kryesor i adoptimit të monedhës euro është se sistemi bankar i vendit do të bëhet më i diciplinuar. Duke qenë pjesë e vendeve që përdorin euron, bankat e mëdha në Bullgari do të mbikqyren nga Banka Qëndrore Evropiane, dhe jo nga autoritetet kombëtare të Bullgarisë. Читать дальше...

Kurti bisedon për dialogun dhe tarifën me ambasadorin amerikan Kosnett

Evropaelire.org 

Udhëheqësit e Lëvizjes “Vetëvendosje” të martën kanë takuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip S. Kosnett. Në një komunikatë për media të kësaj Lëvizje thuhet se “ gjatë takimit u shkëmbyen qëndrimet e dy palëve për dialogun dhe tarifën doganore ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, për korrupsionin në sektorin publik dhe për domosdoshmërinë e reformimit të administratës publike në Kosovë”. Sipas komunikatës, Ambasadori Kosnett, foli për rëndësinë që ka Kosova... Читать дальше...

Opozita dyshon në manipulimin e zgjedhjeve ende pa u shpallur

Evropaelire.org 

Ende pa u shpallur data për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale, opozita ka dalë me dyshimet për manipulimin e mundshëm të tyre, nëse paralelisht me presidencialet nuk mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski ka thënë për mediat se në rast të mbajtjes edhe të zgjedhjeve parlamentare, do të ketë Qeveri teknike, ashtu siç parashihet me Ligjin për qeverinë, ku resorin e Punëve të Brendshme do ta udhëheqë opozita dhe me këtë do të pamundësojë keqpërdorimin e procesit zgjedhor. Читать дальше...

Thaçi i shkruan presidentit Trump: Zotohem për marrëveshje me Serbinë

Evropaelire.org 

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në fillim të këtij muaji ia ka kthyer letrën Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në të cilën është zotuar se do të punojë për marrëveshjen historike me Serbinë. Në letrën të cilën e ka bërë publike presidenti Thaçi, zotohet  se “se do ta kryej pjesën e tij të punës dhe do të apelojë tek qytetarët që të ndjekin thirrjen e bërë nga presidenti Trump në letrën e dhjetorit që “të flasin me një zë gjatë bisedimeve për paqe... Читать дальше...

Si do të kompensohen orët e humbura të mësimit?

Evropaelire.org 

Më shumë se 350 mijë nxënës të institucioneve të arsimit parauniversitar dhe rreth 110 mijë studentë në Kosovë kanë hyrë në javën e tretë që nuk janë duke vijuar procesin mësimor, si pasojë e grevës së mësimdhënësve. Mësimdhënësit vazhdojnë të jenë këmbëngulës në realizmin e kërkesës së tyre për rritjen e koeficientit të pagës prej 30 për qind. Por, shqetësuese për prindërit mbetet fakti se si mund të kompensohen orët e humbura të mësimit. Sipas Udhëzimit Administrativ për kalendarin e vitit... Читать дальше...



Në Shqipëri janë fshirë incizimet e arratisjes së ish-kryeministrit Gruevski

Evropaelire.org 

Shqipëria nuk i ka dorëzuar Maqedonisë regjistrimet nga kamerat e sigurisë mbi arratisjen e ish-kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski me arsyetimin se janë fshirë. Kjo u bë e ditur nga prokurori shtetëror i Maqedonisë, Lubomir Jolevski. Ai ka sqaruar para gazetarëve se regjistrimet nuk janë fshirë qëllimisht por se sistemi i mbikëqyrjes nga ana e Shqipërisë në mënyrë automatike i ka larguar nga sistemi regjistrimet e vjetra. “Nuk janë fshirë qëllimisht nga shërbimet kufitare shqiptare. Ka disa momente në shpjegimin e tyre. Читать дальше...

Limaj e Ahmeti përfundojnë takimin me zyrtarët e BE-së në Bruksel

Evropaelire.org 

Dy bashkëkryesuesit e Ekipit negociator për bisedimet me Serbinë, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti, kanë zhvilluar një takim në Bruksel me zyrtarët e Bashkimit Evropian nga zyra e Përfaqësueses së Lartë, Federica Mogherini. Zyrtarë të Bashkimit Evropian i thanë korrespondentes së Radios Evropa e Lirë në Bruksel se BE-ja dhe bashkëkryesuesit e dialogut nga Prishtina kanë rishikuar përparimin e arritur deri më tani në normalizimin e raporteve në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Zyrtarët e BE-së... Читать дальше...

Kryeministrja May kërkon qartësi në procesin e Brexitit

Evropaelire.org 

Kryeministrja britanike, Theresa May tha se Bashkimi Evropian dëshiron të pajtohet me një plan të daljes së Britanisë nga blloku, mirëpo iu mbetet ligjvënësve britanik të vendosin se çfarë plani të Brexitit e mbështesin. May i tha parlamentit se “ekziston vullneti në Bashkimin Evropian për të pranuar një marrëveshje me Britaninë mirëpo ata dëshirojnë të shohin se çfarë dëshiron Britania të jënë raportet me BE-në sipas asaj marrëveshje”. “Kjo është mundësia që kemi ne sot” tha May. Ligjvënësit britanikë... Читать дальше...

Talibanët ndërmorën sulm vetëvrasës në Pakistan

Evropaelire.org 

Së paku tetë persona, përfshirë shtatë zyrtarë policorë janë vrarë dhe rreth 21 janë plagosur gjatë një sulmi ndaj një stacioni policor në Pakistan, njoftuan autoritetet. Attaur Rehman, zyrtar policor në provincën Baloçistan, tha se sulmi u ndërmor gjatë një testimi për rekrutim të policëve. Rreth 900 kandidatë ishin të pranishëm në kohën kur u sulmua stacioni. Tre sulmuesit vetëvrasës ishin të pajisur me armë automatike. Dy nga sulmuesit hodhën vetën në ajër ndërkaq sulmuesi tjetër u vra nga forcat e sigurisë. Читать дальше...

Çmimi i tarifës

Evropaelire.org 

Kërkesa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për pezullimin e tarifës doganore, ka ndarë në pikëpamje krerët e koalicionit aktual qeverisës në Kosovë. Përderisa kryetari i Kuvendit, njëherësh kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është pajtuar që taksa të pezullohet për 120 ditë, për t’i dhënë kohë e mundësi vazhdimit të dialogut me Serbinë, siç kanë kërkuar së fundi edhe SHBA-ja dhe BE-ja, kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk janë pjekur kushtet për pezullimin apo shfuqizimin e taksës. Читать дальше...

Rasti Khashoggi: Hetuesit e OKB-së vizitojnë zonën rreth konsullatës saudite

Evropaelire.org 

Ekipi i ekspertëve të Kombeve të Bashkuara vizituan ndërtesën e konsullatës saudite në Stamboll, në kuadër të hetimit për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi. Raportuesja e posaçme e OKB-së, Agnes Callamard dhe ekipi i saj i ekspertëve vizitoi zonën rreth konsullatës, por nuk kanë hyrë në ndërtesë, duke thënë se ata janë duke pritur lejen prej zyrtarëve sauditë me të cilët janë në kontakt. Callamard tha se do të paraqesë raportin e saj në qershor në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Читать дальше...

Kirurgët në grevë, trajtojnë vetëm rastet urgjente

Evropaelire.org 

Kanë kaluar gjashtë javë prej kur mjekët kirurgë në Kosovë janë në grevë. Greva ka ndikuar që brenda ditës të anulohen deri në 200 operacione, përderisa rastet urgjente vazhdojnë të trajtohen me kryerjen e rreth 50 operacioneve brenda 24 orëve. Arbër Morina, kirurg, njëherësh përfaqësues i Kolegjiumit të Kirurgëve, i tha Radios Evropa e Lirë se ndonëse shumë operacione joemergjente po anulohen, këto që janë kërcënuese për jetën e pacientëve po kryhen pavarësisht grevës.  “Kërkesa jonë është rregullimi... Читать дальше...

Blasfemia në Pakistan: Gruaja e krishterë mbetet e lirë

Evropaelire.org 

Gjykata e Lartë e Pakistanit e refuzoi ankesën ndaj vendimit të saj për të liruar një grua të krishterë nga akuzat për blasfemi. Gjykata e mbajti në fuqi vendimin për të përmbysur dënimin me vdekje të Asia Bibit. Ajo është dënuar në vitin 2010, pasi është akuzuar për fyrjen e Profetit Muhamed, gjatë një zënke më fqinjët. Bibi ka kaluar tetë vjet në burg. Ajo gjithmonë ka thënë se është e pafajshme, por rasti e ka ndarë Paksitanin. Vendimi i Gjykatës së Lartë, tetorin e kaluar, ka çuar në protesta të dhunshme të ekstremistëve fetarë... Читать дальше...

BE-ja kërkon nga kompanitë e mëdha të internetit të luftojnë lajmet e rreme

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga kompanitë Facebook, Google dhe Twitter të bëjnë më shumë në luftën kundër lajmeve të rreme. Apeli vjen në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian. Komisioni Evropian ka deklaruar të martën se gjigantët e internetit kanë arritur një përparim të caktuar, por duhet të forcojnë luftën në kuadër të dezinformimit. Komisioni Evropian, ka thënë se janë të shqetësuar për disa oferta të cilat i kanë bërë kompanitë e teknologjisë për përcjelljen e njoftimeve politike. Читать дальше...

Rritet numri i qyteteve me protesta në Serbi

Evropaelire.org 

Që nga dita e parë e protestës së quajtur “Ndal këmishave të përgjakshme” që është mbajtur më 30 nëntor të vitit të kaluar, në Krushevc, një qytet në Serbinë Qendrore, numri i qyteteve, në të cilat demonstrohet një herë në javë kundër dhunës politike dhe prej të cilave dërgohen porosi për kreun e autoriteteve në Serbi, po bëhet gjithnjë e më i madh. Shkak i fillimit të protestave ishte rrahja me shufra të metalta, më 23 nëntor, të njërit prej liderëve opozitar, Borko Stefanoviq. Protestat “Ndal... Читать дальше...

Новости России
Москва

Продвижение новых песен с высоким результатом


Haradinaj: Nëse mbahen zgjedhjet taksa mbetet deri në verë

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se nuk janë plotësuar kushtet apo kriteret që ai i ka kërkuar në letrën dërguar qeverive të vendeve më të fuqishme botërore për pezullimin apo shfuqizimin e taksës. Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, gjatë një konference për media, Haradinaj tha se vendosja e tarifës doganore në 100 për qind për mallrat që hyjnë në Kosovë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, është bërë në kuadër të Kushtetutës se Republikës se Kosovës dhe ligjeve në fuqi. Haradinaj... Читать дальше...

Kthim prapa në luftën kundër korrupsionit

Evropaelire.org 

Kosova ka shënuar keqësim në luftën e saj kundër korrupsionit për dy pikë, sipas raportit të fundit të organizatës ndërkombëtare Transparency International. Në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2018, vendi më pak i korruptuar ka dalë Danimarka, kurse më i korruptuari është Somalia.

Lavrov: Rusia "do të bëjë gjithçka" për të mbrojtur Maduron në Venezuelë

Evropaelire.org 

Zyrtarët rusë kanë akuzuar Shtetet e Bashkuara për trazirat në Venezuelë, duke u zotuar se Moska do të mbështetë presidentin e kontestuar, Nicolas Maduro. Rusia kritikoi ashpër Uashingtonin për vendosjen e sanksioneve ndaj kampanisë së naftës në Venezuelë. Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov akuzoi Uashingtonin “se ka vendosur në mënyrë publike standardin për ndryshimin e paligjshëm të regjimeve” duke njohur rivalin e Maduros, njëherësh lider opozitës, Juan Guaido si presidenti i përkohshëm. Читать дальше...

Sanksionet e SHBA-së kërcënojnë ekonominë e Venezuelës

Evropaelire.org 

Qytetarët e Venezuelës pritet të ballafaqohen me thellim të krizës brutale ekonomike, pasi Shtetet e Bashkuara i vunë sanksione kompanisë shtetërore të naftës, PDVSA. Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, shpreson se sanksionet, të cilat e pengojnë PDVSA-në të mbledhë të hyra nga shitjet e naftës së papërpunuar në rafineritë amerikane, do t’i bëjnë presion presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, që të japë dorëheqje dhe t’i lejojë udhëheqësit të opozitës, Juan Guaido, njëherësh president i vetëshpallur... Читать дальше...

Mbyllja e qeverisë i kushtoi ekonomisë amerikane miliarda dollarë

Evropaelire.org 

Analistë të Kongresit amerikan vlerësuan se ekonomia e Shteteve të Bashkuara ka humbur rreth 11 miliardë dollarë gjatë mbylljes së pjesshme të Qeverisë amerikane, e cila zgjati 35 ditë. Zyra e Buxhetit të Kongresit i publikoi të dhënat pasi 800,000 punonjësit federalë, të prekur nga mbyllja, u kthyen në punë të hënën. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vendosi të rihapë qeverinë të premten e kaluar, pasi vuri mënjanë kërkesën e tij për ndërtimin e një muri në kufi me Meksikën. Trump këmbëngul... Читать дальше...

Edhe shërbyesit civilë të Kosovës futen në grevë

Evropaelire.org 

Rreth 22 mijë shërbyes civilë në administratën lokale dhe qendrore në Kosovë të martën filluan grevë njëorëshe, duke kërkuar nivelizim të pagave me sektorë të tjerë publikë. Kryetari i Sindikatës së Shërbimit Civil të Kosovës, Mursel Zymberi, tha për Radion Evropa e Lirë së shërbyesit civilë ndjehen të diskriminuar dhe nuk trajtohen të barabartë sa i përket nivelit të pagave. Zymberi tha se nëse Qeveria ë Kosovës nuk reflekton karshi kërkesave të shërbyesve civilë, greva mund të mbahet gjatë orarit të plotë të punës, nisur nga e mërkura. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Андреева обыграла Паолини и вышла в 1/4 финала турнира WTA в Мадриде






Вверх или вниз? Эксперты объяснили, как изменятся цены на новостройки в мае

Сильная магнитная буря внезапно разыгралась на Земле

Началась онлайн продажа субсидированных авиабилетов из Калининграда

«Чертова дюжина» - стало известно о командировках Инны Щегловой