Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Ноябрь
2018

Новости за 12.11.2018

Rumania "nuk është e gatshme për presidencën e BE-së"

Evropaelire.org 

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, tha se vendi i tij nuk është i gatshëm të marrë presidencën e radhës të Bashkimit Evropian në muajin janar dhe i bëri thirrje kryeministres të japë dorëheqje. "Sipas mendimit tim, ne nuk jemi të përgatitur për këtë", tha Iohannis të hënën në Bukuresht. Viorica Dancila, politikane nga Partia Social-Demokrate që ka pushtetin në Rumani, është emëruar kryeministre në janar dhe që atëherë është kritikuar si figurë në një qeveri që në fakt drejtohet nga shefi i Social-Demokratëve... Читать дальше...

Kanadaja "ka dëgjuar" audio-incizimin nga vrasja e Khashoggit

Evropaelire.org 

Inteligjenca e Kanadasë ka dëgjuar një audio-incizim nga vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, konfirmoi kryeministri kanadez, Justin Trudeau. "Kanadaja e ka dëgjuar atë që ka ndarë Turqia", tha ai. Trudeau është udhëheqësi i parë perëndimor që konfirmon se vendi i tij e ka dëgjuar incizimin e supozuar të vrasjes në konsullatën saudite në Stamboll. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të shtunën se e ai i ka ndarë kopjet e incizimit me SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Francën dhe Arabinë Saudite. Читать дальше...

Fletarrestim për Nikolla Gruevskin

Evropaelire.org 

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë lëshoi fletarrestim për ish-kryeministrin e këtij vendi, Nikolla Gruevski, pas njoftimit nga Gjykata Penale se nuk ka mundur ta gjejë atë për t’i dorëzuar vendimin për t'u paraqitur në burg. “Ju njoftojmë se Gjykata Themelore e Shkupit ka dhënë urdhër për arrestimin e Nikolla Gruevskit dhe të hënën, në orën 16:30, ka dorëzuar në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup urdhrin e arrestit. Menjëherë pas dorëzimit, policia vepron sipas kërkesës”, thuhet në njoftimin e MPB-së. Читать дальше...

Mustafa: Dialogu i papranueshëm, derisa Serbia e pengon Kosovën

Evropaelire.org 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha pas një takimi me kryesinë e partisë së tij, se dialogu me Serbinë është i papranueshëm derisa, siç u shpreh ai, Serbia e pengon Kosovën në arritjen e njohjeve të reja dhe anëtarësimin në mekanizmat ndërkombëtarë. "Nuk është (presidenti i Serbisë, Aleksandar) Vuçiq ai që të vë kushte për dialogun dhe për atë që duhet të ndryshojë Kosova në qëndrimet e saj, por është Kosova, e cila duhet të kërkojë të mos vazhdojë dialogu përderisa Serbia... Читать дальше...

Opozita në dilemë për rrëzimin e Qeverisë bashkë me Listën Serbe

Evropaelire.org 

Partitë politike opozitare në Kosovë janë në dilemë nëse do të shfrytëzojnë ofertën e Listës Serbe për ta rrëzuar Qeverinë e kryeministrit Ramush Haradinaj. Ditë më parë, Lista Serbe, e cila përfaqëson e komunitetin serb në institucionet e Kosovës, ka thënë se veprimet e saja në Kuvendin e Kosovës “do të jenë si opozitë e plotë” dhe se do ta mbështesin “çdo propozim për të rrëzuar Qeverinë”. Deklaratat e tilla të Listës Serbe kanë ardhur pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës... Читать дальше...

Shefi i NATO-s i kërkon Evropës të mos i rrezikojë raportet me SHBA-në

Evropaelire.org 

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëroi Evropën kundër dëmtimit të marrëdhënieve transatlantike, pas një përplasjeje midis presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe atij të Francës, Emmanuel Macron. Trump, përmes një postimi në Twitter të premten, tha se thirrja e Macronit për "një ushtri të vërtetë evropiane" është "fyese". Trump i bëri komentet pasi Macron foli për nevojën e një ushtrie evropiane, duke thënë se siguria e Evropës nuk mund të varet nga Shtetet e Bashkuara. Читать дальше...

Nivel i lartë i ndotjes së ajrit në Maqedoni

Evropaelire.org 

Ditëve të fundit, Shkupi dhe disa qytete të tjera të Maqedonisë janë radhitur në mesin e vendeve më të ndotura në botë, sa i përket ndotjes së ajrit, duke thyer edhe rekordet e shënuara në vendet evropiane dhe botërore. Madje të dhënat nga stacionet e Ministrisë për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, sa i përket matjes së cilësisë së ajrit, në një qendrën matëse kryeqytetin e Maqedonisë në udhëkryq mes Universitetit të Shkupit dhe kompleksit të gjykatave, ka treguar se niveli i grimcave PM10 gjatë... Читать дальше...

Shpërthen dhuna midis Izraelit dhe Rripit të Gazës

Evropaelire.org 

Dhuna shpërtheu midis Izraelit dhe Rripit të Gazës, një ditë pas vrasjes së shtatë militantëve dhe një ushtari izraelit në një operacion të fshehtë të forcave izraelite në Gaza. Disa raketa u hodhën në drejtim të Izraelit, duke shënjestruar një autobus të zbrazët dhe duke plagosur rëndë një 19-vjeçar, thanë zyrtarët izraelitë. Në përgjigje, Izraeli kreu disa sulme ajrore, nga të cilat raportohet të jetë vrarë një palestinez. Një komandant militant dhe një ushtar izraelit qenë në mesin e të vdekurve të dielën. Читать дальше...



Bullgaria nuk do ta nënshkruajë paktin e OKB-së për migrimin

Evropaelire.org 

Zyrtarët bullgarë sinjalizuan se vendi i tyre nuk do të nënshkruajë një pakt global për të nxitur migrimin e rregullt dhe të sigurt, duke thënë se ai do t'i dëmtonte interesat shtetërorë. Kryetari i partisë më të madhe në parlament, GERB, Tsvetan Tsvetanov, tha pas një takimi të koalicionit qeveritar se "pozicioni i Qeverisë së Bullgarisë do të jetë të mos i bashkohet paktit global të Kombeve të Bashkuara për migrimin". Parlamenti i Bullgarisë do të debatojë për paktin të mërkurën. Koalicioni... Читать дальше...

Kosova dhe Shqipëria do të nënshkruajnë unifikimin doganor më 26 nëntor

Evropaelire.org 

Marrëveshja për unifikimin doganor në mes të Kosovës dhe Shqipërisë pritet të nënshkruhet më 26 nëntor, në mbledhjen e përbashkët të këtyre dy qeverive që do të mbahet në Pejë, kurse do të fillojë së zbatuari nga janari i vitit të ardhshëm, thonë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës. Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave në Qeverinë e Kosovës, njëherësh këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë për dogana dhe tatime, tha për Radion Evropa e Lirë se për këtë çështje, të dy qeveritë janë në... Читать дальше...

Vuçiq thotë se u ndje i fyer nga "trajtimi" që iu bë në Paris

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se është fyer nga trajtimi që i është bërë gjatë ceremonive për 100-vjetorin e fundit të Luftës së Parë Botërore në Francë. Ceremonitë përkujtimore mblodhën në fundjavë në Paris liderë nga vende të shumta, të prekura nga konflikti.   Gazetat publikuan fotografi të liderëve duke shikuar ceremonitë, përfshirë Vuçiqin dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Thaçi ka qenë i ulur pas udhëheqësve të Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe SHBA-së, ndërsa Vuçiq ka qenë i ulur në anën përballë. Читать дальше...

Turqia dhe Franca përplasen rreth rastit Khashoggi

Evropaelire.org 

Turqia i cilësoi si "të papranueshme" komentet e ministrit të Jashtëm të Francës, Jean-Yves Le Drian, i cili tha se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, po bën "lojë politike" mbi vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi. Erdogan tha të shtunën se Turqia i ka ndarë disa incizime nga vrasja e gazetarit me Arabinë Saudite, Shtetet e Bashkuara, Francën, Britaninë dhe aleatë të tjerë, por nuk dha detaje për përmbajtjen e atyre incizimeve.  Në një intervistë për televizionin France 2 të hënën... Читать дальше...

Paqartësia rreth heqjes së vizave alarmon institucionet e Kosovës

Evropaelire.org 

Deklaratat e disa prej zyrtarëve të Bashkimit Evropian se liberalizimi i vizave mund të marrë edhe më shumë kohë, ka alarmuar institucionet e Kosovës, si në rrafshin e lobimit ashtu edhe në përmbushjen e disa obligimeve të mbetura, në kuadër të kritereve nga fusha e sundimit të ligjit. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha sot pas një takimi me Komisionin parlamentar për Legjislacion se është e habitshme se si Bashkimi Evropian po e vë në pikëpyetje liberalizimin e vizave për këtë vit, tani kur Kosova plotësoi... Читать дальше...

Kremlini mohon se ka penguar sinjalin GPS

Evropaelire.org 

Kremlini i hodhi poshtë akuzat e kryeministrit të Finlandës, Juha Sipila, se Rusia mund ta ketë penguar me dashje sinjalin GPS të Finlandës, gjatë lojërave të luftës të NATO-s që janë duke u zhvilluar në vendet nordike. Ai tha se beson se sinjali është penguar qëllimisht dhe se Rusia mund të fajësohet, pasi ajo, sipas tij, i ka mjetet për ta bërë një gjë të tillë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se nuk ka informacione se Rusia mund të jetë përgjegjëse. Peskov tha se "vendi i tij akuzohet... Читать дальше...

Shtëpia e Bardhë arsyeton mosshfaqjen e Trumpit te varret e ushtarëve amerikanë

Evropaelire.org 

Shtëpia e Bardhë e mbrojti vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për të mos marrë pjesë në një ngjarje përkujtimore të shtunën. Trump, i cili qëndroi në Paris për të shënuar 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, e anuloi vizitën në varreza të ushtrisë amerikane për shkak të shiut. Moti i keq dhe "dukshmëria gati zero" e pamundësuan fluturimin e helikopterit presidencial, thanë zyrtarët. "Trump nuk ka dashur të krijojë trafik shtesë në Paris me një autokolonë të minutës së fundit"... Читать дальше...

Thaçi takoi Putinin: Rusia do të "mbështesë" marrëveshjen Kosovë-Serbi

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, takoi në Paris presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Përmes një postimi në Twitter, Thaçi tha se takimi me Putinin u përqendrua në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe të obligueshme. "Për këtë çështje, Putin ishte i qartë: Nëse ju (Kosova dhe Serbia) arrini marrëveshje paqësore, Rusia do ta mbështesë atë", tha Thaçi në Twitter. Në Paris, Thaçi dhe Putin, ashtu si dhe dhjetëra liderë botërorë... Читать дальше...

Kosova mbështet integritetin territorial të Ukrainës

Evropaelire.org 

Kosova e mbështet integritetin territorial të Ukrainës si një shtet të pavarur dhe sovran brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht. Përmes një komunikate, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës shprehu qëndrimin e saj se Republika e Kosovës kundërshtoi mbajtjen e “zgjedhjeve” më 11 nëntor, 2018, në të ashtuquajturën “Republika Popullore e Donjeckut dhe Luhanskut”, pasi që kjo, siç thuhet, është kundër frymës së Marrëveshjve të Minskut, të cilat rregullojnë organizimin e zgjedhjeve lokale në atë rajon. Читать дальше...

Një sulmues vetëvrasës shënjestron protestuesit në Kabul

Evropaelire.org 

Të paktën gjashtë persona janë vrarë në një sulm vetëvrasës në Kabul që ka shënjestruar një protestë të minoritetit shiit hazara, kanë njoftuar zyrtarët. Zyrtarët e sigurisë i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se sulmuesi vetëvrasës ka aktivizuar bombën afër qindra protestuesve, të cilët kanë shprehur pakënaqësi për dështimin e Qeverisë që të mbrojë komunitetin hazara nga sulmet e talibanëve. Talibanët kanë sulmuar tri zona që janë të banuara me shumicë nga ky komunitet në qendër të Afganistanit. Читать дальше...

Demokratët synojnë të mbrojnë hetimet e Muellerit përmes legjislacionit

Evropaelire.org 

Demokratët kanë rritur presionin ndaj ushtruesit të detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm amerikan, Matthew Whitaker, duke i kërkuar atij që të qëndrojë larg hetimeve të Këshilltarit Special, Robert Mueller, lidhur me ndërhyrjen e mundshme të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA. Ata po ashtu kanë thënë të jenë zotuar për ta urdhëruar atë që të dëshmojë në vitin e ardhshëm. Përfaqësuesi, Jerrold Nadler, që pritet të jetë në krye të Komitetit Gjyqësor në Dhomën e Përfaqësuesve... Читать дальше...

Новости России
Москва

Форум Доноров представил результаты первой лаборатории проекта «Музеи и меценаты»


"Thirrja e Parisit" synon rritjen e sigurisë në internet

Evropaelire.org 

Franca dhe gjigantët amerikanë të teknologjisë, duke përfshirë Microsoft u kanë bërë thirrje qeverive botërore dhe kompanive që të jenë pjesë e iniciativës për të rregulluar internetin dhe të luftojnë kërcënimet siç janë sulmet kibernetike, censura online dhe gjuha e urrejtjes. Me prezantimin e deklaratës së titulluar “Thirrja e Parisit për besim dhe siguri në hapësirën kibernetike”, presidenti francez, Emmanuel Macron ka vënë në pah shpresën për të rijetësuar përpjekjet në drejtim të rregullimit... Читать дальше...

Finlanda dyshon se Rusia ka ndërhyrë në sistemin e saj të GPS-it

Evropaelire.org 

Finlanda ka thënë se është duke hetuar nëse Rusia ka ndërhyrë së fundmi në sinjalet e Sistemit Global të Pozicionimit (GPS) në veri të rajonit verior të këtij shteti, Lapland, gjatë stërvitjeve të NATO-s, duke rrezikuar trafikun ajror civil. Kryeministri finlandez, Juha Sipila, i ka bërë këto deklarata më 11 nëntor, pasi shëbimet ajrore të Finlandës kanë nisur një paralajmërim për shkak të pengesave në sistemin e GPS-it në veri të këtij shteti. Edhe Norvegjia ka bërë një paralajmërim të ngjashëm në fund të muajit tetor... Читать дальше...

Demokratët mund të krijojnë legjislacion për mbrojtje të hetimeve të Muellerit

Evropaelire.org 

Lideri i pakicës në Senatin amerikan, Chuck Schumer ka thënë se partia e tij demokrate është duke synuar që të prezantojë një projektligj që do të mbronte hetimet lidhur me supozimet për ndërhyrje ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA, dhe ndonjë lidhje të mundshme në mes të fushatës së Trumpit dhe Rusisë. Duke folur në emisionin televiziv në CNN, “State of the Union”, Schumer ka thënë se partia e tij mund të vendosë një masë për të mbrojtur Këshilltarin e Përgjithshëm, Robert Mueller... Читать дальше...

Shtatë palestinezë dhe një izraelit të vdekur në Rripin e Gazas

Evropaelire.org 

Shtatë palestinezë dhe një ushtar izraelit janë vrarë gjatë luftimeve në Rripin e Gazas. Zyrtarët e ushtrisë izraelite kanë thënë se një zyrtar është vrarë dhe një tjetër edhe plagosur në luftimet në juglindje të Rripit të Gazas më 11 nëntor. Kjo deklaratë ka ardhur disa orë pasi zyrtarët palestinezë kanë thënë se shtatë militantë janë vrarë, përfshirë komandantin e krahut të armatosur të Hamasit, Nour el-Deen Baraka. Ky shkëmbim i zjarrit ka ardhur pasi udhëheqësit e Hamasit në Gaza është... Читать дальше...

Arrin në 31 numri i të vdekurve nga zjarret në Kaliforni

Evropaelire.org 

Së paku 31 persona kanë vdekur si pasojë e zjarreve të pyjeve në Kaliforni, derisa edhe 200 persona të tjerë janë ende të pagjetur, kanë njoftuar autoritetet. Këto zjarre njëherësh po konsiderohen më vdekjeprurëset në historinë e Kalifornisë nga viti 1933, kur pati ndodhur një katastrofë në Parkun Griffith në Llos Angjelles. Është vlerësuar që rreth 250,000 persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për t’i ikur zjarrit. Me rritjen e shpejtësisë së erës, çka kërcënon rritjen e zjarreve... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
ATP

Российский бизнесмен подозревает Алькараса в участии в договорных матчах и направил письмо в ATP и правоохранительные органы






МИД РФ: НАТО готовится к потенциальному конфликту с Россией

Беременную Топурию подловили за границей — вот где родит третьего ребенка?

СК: в Красногорске мужчина до смерти избил отца и попал под суд

С школьной парты – за руль: как советских детей учили водить автомобили