Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Ноябрь
2018

Новости за 14.11.2018

Hungaria konfirmon kërkesën për azil nga Nikolla Gruevski

Evropaelire.org 

Qeveria e Hungarisë ka konfirmuar të mërkurën pasdite se ka pranuar kërkesën për azil nga i ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevskit, i dënuar me dy vjet burg për shpërdorim të detyrës. “Ish kryeministri i Maqedonisë ka dhënë një deklaratë lidhur me qëllimin e tij për të paraqitur kërkesë për statusin e refugjatit në Hungari. Duke marr parasysh se ai është ish kryeministri i vendit të tij për më shumë se dhjetë vjet, për arsye të sigurisë autoritet hungareze i kanë lejuar Gruevskin të paraqes... Читать дальше...

Ushtria amerikane "mund të humbasë" një luftë me Rusinë ose Kinën

Evropaelire.org 

Ushtria e Shteteve të Bashkuara "ka humbur epërsinë" e saj dhe potencialisht mund të humbasë luftën kundër Rusisë ose Kinës, thuhet në një raport të një paneli dypartiak, të themeluar nga Kongresi amerikan. Raporti i Komisionit të Strategjisë Kombëtare të Mbrojtjes vlerëson se epërsia ushtarake e SHBA-së "është gërryer në një shkallë të rrezikshme" dhe se ajo "mund të pësojë viktima të mëdha në një konflikt të ardhshëm".  Përveç Rusisë dhe Kinës, raporti përmend si kërcënime të reja edhe Iranin dhe Korenë e Veriut. Читать дальше...

Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskutoi për Kosovën

Evropaelire.org 

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara diskutoi të mërkurën raportin e përfaqësuesit të posaçëm të sekretarit të përgjithshëm në Kosovë, Zahir Tanin. Tanin theksoi nevojën që njerëzit në Kosovë të jenë plotësisht të angazhuar në ndërtimin e paqes afatgjate dhe të qëndrueshme. Ai foli edhe për idenë e shkëmbimit të territoreve, të shpalosur nga presidentët e Kosovës dhe Serbisë si mundësi për zgjidhjen e problemeve midis dy vendeve, dhe tha se ky dimension i ri ka krijuar shqetësim, por edhe shtytje të re. Читать дальше...

Turqia premton mbështetje për turqit e dëbuar nga Stalini

Evropaelire.org 

Turqia u zotua se do të vazhdojë "të mbështesë kauzën" e turqve Meskhetian, duke shprehur solidaritet në 74-vjetorin e dëbimit të tyre nga Gjeorgjia në Azinë Qendrore, me urdhër të diktatorit sovjetik, Josef Stalin.   Ministria e Jashtme e Turqisë tha përmes një deklarate se Ankaraja është duke ndjekur nga afër "kushtet dhe procesin e riatdhesimit të tyre". Rreth 115,000 turq Meskhetian, të njohur po ashtu si turq Ahiska, janë dëbuar nga Gjeorgjia më 14 nëntor, 1944, nga Qeveria sovjetike, e cila i akuzoi ata për besnikëri ndaj Turqisë. Читать дальше...

PE: Moldavia, "shtet i kapur nga interesat e oligarkëve"

Evropaelire.org 

Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë kritike për Moldavinë, duke thënë se ajo është bërë një "shtet i kapur nga interesat e oligarkëve" që ushtrojnë ndikimin e tyre mbi pjesën më të madhe të shoqërisë moldave. Rezoluta thekson se vlerat thelbësore janë "duke u dëmtuar nga udhëheqësit politikë në pushtet, që bashkëpunojnë me biznesin dhe nuk kundërshtohen nga shumica e klasës politike dhe gjyqësori". Rezoluta po ashtu shpreh shqetësim për "tkurrjen e hapësirës për shoqërinë civile të vendit"... Читать дальше...

Opozita nuk e ndërlidh mocionin me liberalizimin e vizave

Evropaelire.org 

Opozita në Kosovë e konsideron si çështje të ndarë ngritjen e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës nga procesi i liberalizimit të vizave. Përderisa Qeveria e Kosovës e ka vënë si prioritet kryesor lobimin për futjen e Kosovës në agjendën e takimit të radhës së Këshillit të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave që do të mbahet në fillim të dhjetorit, opozita ndërkaq po i kërkon numrat e fundit në mbështetje për rrëzimin e Qeverisë. Dy partitë më të mëdha opozitare në Kuvendin e Kosovës... Читать дальше...

Kuvajti ndalon Dostoyevskyn dhe qindra libra të tjerë

Evropaelire.org 

Autoritetet e Kuvajtit censuruan pothuajse njëmijë libra në një festival letrar që nisi të mërkurën, përfshirë edhe veprën "Vëllezërit Karamazov" të gjigantit rus të letërsisë, Fyodor Dostoyevsky. Novela paraqet Rusinë e shekullit 19 dhe ngre pyetje për moralin, vullnetin e lirë dhe ekzistencën e Zotit. Saad al-Anzi, i cili udhëheq Festivalin Letrar Ndërkombëtar të Kuvajtit, i tha AFP-së se Ministria e Informacionit ka ndaluar 948 libra. Dostoyevsky i bashkohet një liste në rritje të shkrimtarëve të ndaluar në këtë vend... Читать дальше...

Pronat shoqërore në komunat serbe mund t’i ‘shpëtojnë’ privatizimit

Evropaelire.org 

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për kthimin e ndërmarrjeve shoqërore nga Agjencia Kosovare për Privatizim, në menaxhim të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Ranillugut dhe Kllokotit - komuna këto të banuara me shumicë serbe - po cilësohet si jokushtetues nga ana e disa deputetëve, por edhe njohësve të çështjeve ekonomike. Një vendim të tillë Qeveria e Kosovës e ka miratuar javën e kaluar, përmes së cilit kërkohet që këto ndërmarrje të tërhiqen nga procesi i privatizimit dhe të kthehen në pronësi të komunave përkatëse. Читать дальше...



Karvani i migrantëve: Qindra vetë arrijnë kufirin me SHBA-në

Evropaelire.org 

Qindra migrantë nga Amerika Qendrore, që udhëtuan përmes Meksikës për të kërkuar azil në Shtetet e Bashkuara, arritën qytetin kufitar Tijuana. Një grup prej 400 vetash u shkëput nga një karvan prej 5,000 njerëzish në Meksiko Siti. Grupe më të mëdha pritet të arrijnë në kufi në ditët e ardhshme. Migrantët që thonë se kanë ikur nga dhuna dhe varfëria në vendet e tyre: Honduras, Guatemalë dhe El Salvador, e kanë bërë pjesën më të madhe të rrugës në këmbë. Karvani është nisur qysh më 13 tetor nga qyteti San Pedro Sula në Honduras. Читать дальше...

Zaev: Gruevski do të ekstradohet në Maqedoni

Evropaelire.org 

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, ka hedhur poshtë para mediave të gjitha spekulimet se ka marrëveshje mes tij dhe ish kryeministrit Nikolla Gruevskit për tu larguar nga vendi. Zaev është shprehur i bindur se Nikolla Gruesvki herët a vonë do të kthehet në Maqedoni ku duhet të vuaj dënimin për veprën për të cilën është dënuar nga Gjykata, si dhe veprat e tjera që janë në procedurë gjyqësore. “Kemi lëshuar fletë-arrest ndërkombëtarë, kërkojmë që të ekstradohet Nikolla Gruevski dhe të kthehet në Maqedoni”, ka thënë Zaev. Читать дальше...

Rusia thotë se SHBA po shkakton "shqetësim të thellë global" 

Evropaelire.org 

Kremlini tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara po shkaktojnë "shqetësim të thellë global".  Zëdhënësi Dmitry Peskov i bëri këto komente dy javë pëpara një takimi të pritur midis presidentit rus, Vladimir Putin, dhe atij amerikan, Donald Trump, në Argjentinë. "Fakti se Amerika është bërë e paparashikueshme së voni, nuk është sekret për askënd", tha Peskov për televizionin rus Dozhd. "Një paparashikueshmëri e tillë nga vendi më i madh, ekonomia më e fuqishme në botë, është shqetësim i thellë global", tha ai. Читать дальше...

Pence kritikon Suu Kyi-në për trajtimin e myslimanëve Rohingya

Evropaelire.org 

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence, kritikoi udhëheqësen e Birmanisë, Aung San Suu Kyi, për trajtimin që iu ka bërë qeveria e saj myslimanëve Rohingya dhe tha se pret "me ankth" se çfarë hapash do të ndërmerren për të ndihmuar kthimin e tyre në shtëpi. Duke folur me Suu Kyi-në, në margjina të një samiti të Asociacionit të Vendeve të Azisë Juglindore në Singapor, Pence kujtoi se "dhuna dhe përndjekja" kanë çuar në largimin e mbi 700,000 Rohingya-ve nga shteti Rakhine qysh në gusht të vitit 2017. Читать дальше...

As Çekia nuk do ta nënshkruajë paktin e OKB-së për migrimin

Evropaelire.org 

Republika Çeke iu bashkua të mërkurën disa vendeve të Bashkimit Evropian që refuzojnë një pakt të Kombeve të Bashkuara për të rregulluar trajtimin e migrantëve në botë. Pakti Global për Sigurinë dhe Migrimin e Rregullt, i cili nuk është ligjërisht i obligueshëm, është finalizuar nga Kombet e Bashkuara në korrik. Ai pritet të miratohet formalisht në një takim në Marok, më 11 dhe 12 dhjetor. Por, kabineti çek votoi të mërkurën kundër nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje. "Republika Çeke ka mbrojtur... Читать дальше...

Jep dorëheqje ministri izraelit i Mbrojtjes për shkak të armëpushimit në Gaza

Evropaelire.org 

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Avigdor Lieberman, dha dorëheqje pas vendimit të qeverisë për të pranuar një armëpushim, për t'iu dhënë fund përleshjeve me militantët palestinezë në Rripin e Gazës. Duke e cilësuar këtë veprim si "dorëzim ndaj terrorit", Lieberman tha se partia e tij nacionaliste Yisrael Beiteinu del nga koalicioni me kryeministrin Benjamin Netanyahu. Për rrjedhojë, Netanyahu do të mbetet me një shumicë të ngushtë në parlament. Dhuna e fundit në Rripin e Gazës ka nisur të dielën... Читать дальше...

Gjukanoviq: Bisedimet për territore, me efekt domino për rajonin

Evropaelire.org 

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, konsideron se përparimi në gjithë Ballkanin Perëndimor është i rrezikuar dhe se "nervozizëm të veçantë" krijojnë, sipas tij, negociatat e reja midis presidentëve të Kosovës dhe Serbisë.   Në një intervistë për gazetën franceze Le Figaro, Gjukanoviq thotë se shkëmbimi eventual i territoreve midis Kosovës dhe Serbisë është një risi e plotë, andaj, shton ai, duhet pasur kujdes që të mos krijohet ndonjë precedent që do të nxiste efektin domino në rajon. "Kjo temë për kohë të gjatë ka qenë tabu... Читать дальше...

Merkel përkrah Macronin për krijim të ushtrisë evropiane

Evropaelire.org 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka bërë thirrje për një formim eventual të ushtrisë evropiane, duke përkrahur propozimin e presidentit francez, Emmanuel Macron, gjë që pati zemëruar presidentin amerikan, Donald Trump. “Nëse shohim zhvillimet e viteve të fundit, ajo çfarë është vërtetë e rëndësishme është që ne duhet të punojmë drejt një vizioni që një ditë të krijojmë një ushtri të vërtetë evropiane”, ka thënë Merkel në një fjalim para Parlamentit Evropian në Strasburg më 13 nëntor. “Një ushtri... Читать дальше...

Kalgari kundërshton organizimin e Lojërave Olimpike Dimërore më 2026

Evropaelire.org 

Banorët e qytetit kanadez, Kalgari kanë votuar kundër  ofertave që ky vend të jetë nikoqir i Lojërave Olimpike Dimërore që mbahen më 2026. Më shumë se 56 për qind e votuesve kanë kundërshtuar këtë ide. Ky rezultat në Kalgari nënkupton që kryeqyteti i Suedisë, Stokholmi dhe qytetet italiane, Milano dhe Kortina D'Ampezzo do të jenë kandidatet e vetme që synojnë të jenë nikoqire. Interesimi për organizimin e Lojërave Olimpike Dimërore dhe ato Verore ka rënë për shkak të rritjes së shpenzimeve në aspektin përgatitor. Читать дальше...

Kryeministrja britanike përballet me kabientin lidhur me paktin për Brexit

Evropaelire.org 

Kryeministrja britanike, Theresa May do të përballet me kabinetin e saj më vonë gjatë ditës, teksa synon të fitojë mbështetjen e kolegëve të saj për një draft marrëveshje për Brexitin në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian. Ministrat e lartë do të mbledhen në zyrën e saj në Downing Street pasdite, pavarësisht thirrjeve për të kundërshtuar këtë marrëveshje, qoftë nga mbështetësit apo kundërshtarët e Brexitit. Kryeministrja po ashtu është duke vazhduar takimet e ndara me secilin ministër. Читать дальше...

Maqedoni: Arrestohen dy bashkëpunëtorë të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski

Evropaelire.org 

Në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës është arrestuar ish-ministri i Transportit në Maqedoni, Mile Janakievski si dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Kiril Bozhinovski, të cilët kanë mbajtur këto pozita kur partia opozitare, VMRO DPMNE-së ka qenë në pushtet. Vendimin për arrestimin e Janakievskit dhe Bozhinovskit e ka bërë të ditur Gjykata Penale me kërkesë të Prokurorisë Speciale Publike. Që të dyve u është përcaktuar masë paraburgimi prej 30 ditësh për shkak mundësisë që të ikin nga shteti. Читать дальше...

Kryeministrja rumune kundërshton kritikat e BE-së për reformat demokratike

Evropaelire.org 

Kryeministrja e Rumanisë, Viorica Dancila ka hedhur poshtë kritikat e Bashkimit Evropian se ky shtet është duke u kthyer mbrapa sa i përket reformave demokratike dhe ka insistuar se Bukureshti është i gatshëm të marrë presidencën e BE-së vitin tjetër. “Ju siguroj se Rumania është e gatshme në mënyrë logjistike dhe nga një pikëpamje organizative”, ka thënë Dancila më 13 nëntor, duke u përgjigjur pas një raporti që ka kritikuar këtë shtet lidhur me sistemin gjyqësor. Dancila e ka cilësuar raportin... Читать дальше...

Myslimanët kërkojnë azil për pakistanezen e krishterë në Britani

Evropaelire.org 

Disa myslimanë të mirënjohur britanikë, duke përfshirë tre imamë u janë bashkuar thirrjeve që i  kërkojnë Britanisë t’i ofrojë azil pakistanezes së krishterë, Asia Bibi, vendimi ndaj së cilës është përmbysur meqë fillimisht akuzohej për blasfemi. Në një letër dërguar Sekretarit të Brendshëm britanik, Sajid Javid, ata kanë kërkuar “që ai të bëjë një deklaratë të qartë se Britania do të mirëpriste një kërkesë për strehim këtu”. Letra, që është nënshkruar edhe nga 15 anëtarë të parlamentit është bërë publike më 14 nëntor... Читать дальше...

Qindra miliona euro të sekuestruara dhe konfiskuara

Evropaelire.org 

Konfiskimi i pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, përbën një nga shtyllat e luftimit të krimit të organizuar në Kosovë. Mbi 150 milionë euro llogaritet vlera e përgjithshme e mallrave të sekuestruara, kurse mbi 3.5 milionë euro vlera e mallrave të konfiskuara, bëjnë të ditur autoritetet e prokurorisë. Konfiskimi nënkupton marrjen e përhershme të pasurisë sipas urdhrit të formës së prerë nga gjykata kompetente apo organi tjetër kompetent në pajtim me ligjin në fuqi, kurse sekuestrimi marrjen... Читать дальше...

Katastrofat natyrore dëmtojnë ekonominë e Japonisë

Evropaelire.org 

Ekonomia e Japonisë është zvogëluar në tremujorin e tretë të këtij viti për shkak të katastrofave natyrore që kanë goditur këtë shtet, çka ka rezultuar edhe me pengesa në eksport. Shifrat paraprake kanë treguar se ekonomia vjetore ka rënë për 1.2 për qind nga korriku deri në shtator. Një uragan shkatërrues dhe një tërmet kanë qenë vetëm dy në mesin e katastrofave me të cilat është përballur Japonia këtë vit, duke shkaktuar dëme më të mëdha se që është menduar. Ky zvogëlim është pasojë edhe... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Елена Рыбакина

"Я играю и зарабатываю хорошие деньги, но...". Рыбакина назвала главную проблему в женском теннисе






Десять поездов задерживаются из-за непогоды в Свердловской области

Американский Минфин ввел санкции против российской авиакомпании «Победа»

В Москве предъявили обвинение мужчине за попытку дать взятку сотруднику ДПС

CACTUS club Гульнары Белугиной получил первое место в международном конкурсе среди детских садов