Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Ноябрь
2018

Новости за 13.11.2018

Rusia mund të bojkotojë takimin e ardhshëm në Davos

Evropaelire.org 

Rusia ka thënë se është duke konsideruar bojkotimin e Forumit Ekonomik Botëror që mbahet në Davos të Zvicrës, nëse manjatëve rusë nuk iu lejohet pjesëmarrja. “Nëse nuk ndryshohen këto vendime që janë marrë lidhur me përfaqësuesit e bizneseve ruse, do të marrim vendim për të anuluar pjesëmarrjen e kompanive ruse ku shteti ka rol”, ka thënë kryeministri rus, Dmitry Medvedev më 13 nëntor. Forumi i Davosit organizohet në muajin janar dhe në të marrin pjesë liderë politikë dhe ata biznesorë. Më... Читать дальше...

OKB: Myslimanët Rohingya përballen me "kërcënim serioz" nëse kthehen në Mianmar

Evropaelire.org 

Udhëheqësja e Agjencisë për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara, Michelle Bachelet i ka bërë thirrje Bangladeshit që të ndalojë planet për të riatdhesuar 2,200 myslimanë Rohingya në Mianmar, duke paralajmëruar se jeta e tyre mund të jetë “në rrezik të madh”. Ajo ka thënë se kthimi i dhunshëm apo dëbimi i refugjatëve dhe azilkërkuesve në shtëpitë e tyre, do të shkelte ligjin ndërkombëtar, i cili  ndalon kthimin e personave në një vend ku ata mund të përballen me kërcënim të persekutimit.... Читать дальше...

Arrihet marrëveshje për draftin e parë të Brexitit

Evropaelire.org 

Kryeministrja britanike, Theresa May pritet të udhëheqë një takim të veçantë të kabinetit të saj lidhur me marrëveshjen për Brexit. Një burim nga kabineti i ka thënë BBC-së se teksti është miratuar nga zyrtarët në një nivel teknik nga të dyja palët pas bisedimeve intensive këtë javë. The Sun ka raportuar se secilit ministër i është kërkuar të takojë kryeministren ndaras në mbledhjen e të martës. Në negociatat e së martës e ardhmja e kufirit irlandez ka qenë çështja kyçe për diskutim. Ministrat... Читать дальше...

Kosova në INTERPOL, mision i mundshëm

Evropaelire.org 

Në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it, e cila sivjet do të mbahet në Dubai, prej 18 deri më 21 nëntor, Kosova pret përkrahje të gjerë për t’u bërë pjesë e kësaj organizate, thonë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës. Sipas tyre, tashmë ekzistojnë sinjale mjaft të qarta se Kosova do ta ketë një përkrahje të tillë. Halil Matoshi, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se një përkrahje të gjerë për pranim në INTERPOL, Kosova e pret jo vetëm nga partnerët... Читать дальше...

Ambasada e SHBA-së: Kosova nuk përfiton nga rritja e taksave për anëtarët e CEFTA-s

Evropaelire.org 

Ushtruesja e detyrës së ambasadores së Shtetetve të Bashkuara në Kosovë, Colleen E. Hyland, ka thënë përmes një postimi në Twitter se Kosova nuk përfiton  nga rritja e detyrimeve për anëtarë tjerë të CEFTA-s. “Kosova nuk përfiton nga rritja e detyrimeve ndaj anëtarëve tjerë të CEFTA-s. Vetëm krijon pasiguri për bizneset dhe jostabilitet ekonomik. Më mirë është që të bëhet më shumë përpjekje për të siguruar një të ardhme më të frytshme përmes dialogut”, ka thënë ajo. Qeveria e Kosovës ka njoftuar... Читать дальше...

CNN padit Shtëpinë e Bardhë

Evropaelire.org 

Rrjeti kabllor televiziv, CNN ka paditur administratën e presidentit amerikan, Donald Trump për shkak të heqjes së kredencialeve të gazetarit të kësaj kompanie në Shtëpinë e Bardhë, Jim Acosta, duke pretenduar se ka shkelur të drejtën kushtetuese për liri të shtypit. “Ne i kemi kërkuar gjykatës që përmes një urdhri të menjëhershëm të kthehet gazetari Jim Acosta dhe kemi kërkuar lirim të përhershëm në kuadër të këtij procesi”, ka njoftuar CNN më 13 nëntor. Shtëpia e Bardhë ia pezullon qasjen gazetarit... Читать дальше...

Bie importi nga Serbia e Bosnja, rriten të hyrat për 300 mijë euro

Evropaelire.org 

Që nga aplikimi i taksës doganore prej 10 për qind për mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, Dogana e Kosovës ka arritur të grumbullojë rreth 300 mijë euro më shumë. Këto të dhëna i bëjnë të ditura për Radion Evropa e Lirë zyrtarë të Doganave të Kosovës. Qeveria e Kosovës një javë më parë ka marrë vendim për vendosjen e taksës doganore prej 10 për qind në të gjitha importet me prejardhje nga Serbia dhe Bosnja. Përjashtim nga kjo masë bëjnë produktet e brendeve ndërkombëtare të prodhuara në këto dy vende. Читать дальше...



Haradinaj: Po lobojmë të përfshihemi në agjendën për liberalizim të vizave

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur optimist se Kosova mund të marrë votë pozitive për liberalizimin e vizave, në qoftë se bëhet pjesë e agjendës së Mbledhjes së Këshillit të Ministrave në dhjetor të këtij viti. Haradinaj i ka bërë këto deklarata pas mbledhjes së Qeverisë, duke thënë se të gjitha palët po punojnë rreth lobimit për futjen në agjendë të kësaj çështjeje. "Kemi ende punë, kemi bërë disa kontakte, me kryetarë të qeverive për mundësinë për të hyrë në agjendë. Unë do të jem në Vjenë gjatë kësaj jave... Читать дальше...

Përleshje vdekjeprurëse midis Izraelit dhe Hamasit

Evropaelire.org 

Shtatë njerëz janë vrarë në dhunën midis Izraelit dhe militantëve palestinezë në Rripin e Gazës. Militantët e Hamasit kanë hedhur mbi 400 raketa në Izrael që nga mbrëmja e së hënës, ndërsa ushtria izraelite ka thënë se, në përgjigje, ka goditur nga ajri mbi 150 caqe militante. Gjashtë palestinezë, katër nga ta militantë, janë vrarë në Gaza, ndërsa një civil palestinez është vrarë në një sulm me raketa në Izraelin jugor. Kombet e Bashkuara iu kanë bërë thirrje të dyja palëve që të tregojnë përmbajtje. Читать дальше...

Trump mund ta shkarkojë Kirstjen Nielsen nga pozita e Sekretares për Siguri të Brendshme

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump u ka thënë këshilltarëve të tij se ai dëshiron të largojë Kirstjen Nielsen nga pozita e Sekretares për Siguri të Brendshme dhe mund ta bëjë këtë në javët e ardhshme, ka raportuar gazeta Washington Post, duke cituar zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë. Në një artikull të publikuar të hënën, gazeta ka raportuar se shkarkimi i saj mund të bëhet publik në javët e ardhshme. Agjencia e lajmeve, Reuters ka raportuar për këtë gjë, megjithatë nuk ka konfirmuar këto raporte. Читать дальше...

Preferencat në rritje të pacientëve për trajtim jashtë Kosovës

Evropaelire.org 

Mungesa e besueshmërisë në institucionet publike shëndetësore shtynë në vazhdimësi qytetarët që t’i kërkojnë shërbimet e tyre mjekësore nëpër spitalet private apo në qendrat mjekësore në vendet e rajonit, kryesisht në Maqedoni, Serbi apo edhe Turqi. Institucionet publike shëndetësore në Kosovë, prej vitesh vuajnë nga mungesa e barnave, cilësia jo e mirë e shërbimeve shëndetësore, por edhe nga kushtet jo të mira për punë. Fotogaleri: Kushte të vështira në QKUK Sipas hulumtimeve të bëra, del se për një vit... Читать дальше...

Demokratët fitojnë garën e ngushtë në Arizona

Evropaelire.org 

Shteti amerikan, Arizona ka zgjedhur demokraten Krysten Sinema si senatoren e parë grua të këtij shteti, e cila ka mundur republikanen, Martha McSally në një garë të ngushtë. Sinema është po ashtu demokratja e parë e zgjedhur senatore në veriperëndim të SHBA-së nga viti 1994. Kjo fitore ngushton rezultatin e shumicës së republikanëve në katër ulëse, përkatësisht me 51 ulëse për republikanët në krahasim me 47 të demokratëve, teksa edhe dy ulëse të tjera vazhdojnë të mbesin në garë. Me pothuajse të gjitha votat e numëruara... Читать дальше...

Ambasadori francez i kërkon falje Vuçiqit rreth ceremonisë në Paris

Evropaelire.org 

Ambasadori francez në Beograd, Frederic Mondoloni, i ka kërkuar falje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pasi ky i fundit është shprehur me zemërim për mënyrën se si është trajtuar gjatë shënimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore në Paris. Ambasadori Mondoloni ka kërkuar falje një ditë pasi Vuçiq u është bashkuar dhjetëra liderëve në Paris për të shënuar armëpushimin e vitit 1918. Në ceremoninë e 11 nëntorit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka qenë afër liderëve të Francës... Читать дальше...

Mbi 22 milionë fëmijë në Pakistan nuk janë në shkollë

Evropaelire.org 

Pasiguria politike, dhuna e kryengritësve, varfëria dhe shtypja shtetërore në Pakistan i kanë dhënë atij njërin nga sistemet më të mangëta arsimore, thuhet në raportin më të ri të organizatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut Human Rights Watch. Raporti i titulluar “A duhet ta ushqej vajzën time apo ta shkolloj?” nxjerr në pah se shkollimi në Pakistan, sidomos për vajzat, nuk është përmirësuar qëkur një samit ndërkombëtar në Oslo, në vitin 2015, e listoi Pakistanin "midis vendeve më të këqija në botë për arsim". Читать дальше...

Partitë opozitare në Kosovë kritikojnë takimin e Thaçit me Putinin

Evropaelire.org 

Partia opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje e ka cilësuar të papranueshëm takimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin ditë më parë në Paris. Deputetja e kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, Albulena Haxhiu ka thënë se presidenti Thaçi është duke provuar të zëvëndësojë aleatët e Kosovës në këtë rast Gjermaninë me Rusinë. “Kemi paralajmëruar në vazhdimësi se Thaçi ka në plan të takohet edhe me Putinin pas takimit që kishte me kryeministrin Medvedev. Читать дальше...

Gruevski kërkon azil politik në Hungari

Evropaelire.org 

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski bëri të ditur ka kërkuar azil politik në Hungari. Përmes një postimi në Facebook ai tha se “ditëve të fundit kam marrë një numër të madh kërcënimesh për jetën time. Tani jam në Budapest dhe kërkova azil politik nga autoritetet hungareze”. Gruevski ka shtuar se "do t'i qëndroj besnik kauzës së Maqedonisë. Asnjëherë nuk do të heq dorë". Institucionet ende nuk kanë informata zyrtare nëse Gruevski ndodhet ose jo jashtë vendit. “Ende nuk e dimë nëse bëhet fjalë për arratisje ose jo. Читать дальше...

Fajon: E zhgënjyer me vizat, procesi po politizohet

Evropaelire.org 

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka thënë se është e zhgënjyer me zhvillimet rreth liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, Fajon ka thënë se është e paparanueshme që Kosovës t’i imponohen kushte të reja pasi janë plotësuar të gjitha kërkesat. “Jam e shqetësuar me disa zhvillime dhe deklarata lidhur me liberalizimin e vizave, siç ishte ajo e kancelarit austriak Sebastian Kurz gjatë vizitës në Prishtinë. Është e papranueshme... Читать дальше...

Navalnyt nuk i lejohet të largohet nga Rusia

Evropaelire.org 

Politikani rus i opozitës, Aleksei Navlany, tha se autoritetet e kanë ndaluar atë të largohet nga Rusia për të ndjekur një vendim të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Navalny, kritik i zëshëm i Kremlinit, tha se oficerët e kontrollit të pasaportave në aeroport e kanë ndaluar atë për, siç i është thënë, "masa të posaçme kontrolli". Përmes një postimi në Twitter, Navalny tha se ata janë thirrur në një letër që e ndalon atë të dalë jashtë Rusisë, porse letra nuk ofron shpjegim. Читать дальше...

Përshkallëzon dhuna midis Izraelit dhe Hamasit

Evropaelire.org 

Izraeli tha se avionët e tij luftarakë kanë goditur dhjetëra caqe të militantëve palestinezë në Rripin e Gazës, pasi militantët kanë hedhur 370 raketa në Izrael. Së paku tre palestinezë u vranë nga sulmet në Gaza, ndërsa një civil u vra në një sulm me raketa në qytetin izraelit të Ashkelonit. Edhe Izraeli, edhe Hamasi, i cili kontrollon Rripin e Gazës, kërcënuan se do t'i përshkallëzojnë veprimet e tyre. Vëzhguesit thanë se ky është një nga raundet më serioze të luftimeve midis Izraelit dhe Hamasit që nga lufta e tyre më 2014. Читать дальше...

May: Bisedimet për Brexit janë në "fund të lojës"

Evropaelire.org 

Negociatat për largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, apo Brexit-in, janë tani në "fund të lojës", tha kryeministrja britanike, Theresa May. Sipas saj, bisedimet janë "jashtëzakonisht të vështira", porse palët po punojnë për të bërë përparim. Pika më e vështirë e negociatave midis Britanisë dhe BE-së thuhet të jetë kufiri irlandez. Të dyja palët po bëjnë përpjekje të arrijnë një marrëveshje për të shmangur kufirin e rreptë – do të thotë, çdo infrastrukturë fizike si kamera apo roje ... Читать дальше...

Soltes: Ka ende kohë të binden disa vende të BE-së për liberalizimin e vizave

Evropaelire.org 

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes ka thënë se “nuk duhet lejuar që të ketë aparteid me vizat për Kosovën”. Ai i ka thënë Radios Evropa e Lirë se nuk i din arsyet pse disa vende anëtare të Bashkimit Evropian refuzojnë të japin pëlqimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Komentet e eurodeputetit slloven, pasojnë deklaratat e ditëve të fundit të disa zyrtarëve të Bashkimit Evropian se heqja e vizave për qytetarët e Kosovës mund të merr më shumë kohë sesa që pritej. Читать дальше...

Rritet numri i viktimave nga zjarret në Kaliforni

Evropaelire.org 

Edhe 13 trupa të pajetë u gjetën në Kaliforni, duke çuar në 42 numrin e të vdekurve nga zjarret në këtë shtet amerikan. Trupat u gjetën në dhe përreth qytetit të prekur më së keqi - Paradise. Së paku 228 njerëz figurojnë të zhdukur derisa zjarret vazhdojnë të përhapen, tha sherifi i qarkut, Kory Honea. Rreth 7,200 struktura janë shkatërruar dhe rreth 15,500 të tjera janë në rrezik. Zjarret u përshkruan si të më të këqijat në historinë e Kalifornisë. Historikisht, "stina e zjarreve" në Kaliforni... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
ATP

ATP представила новые правила парного тенниса






Лучших работников пожарной охраны наградили в Лосино-Петровском

Школьников Москвы приглашают поучаствовать в конкурсе «Яркий город»

На Эльбрусе нашли двух потерявшихся в снегопад туристов из Москвы

Спрос на услуги ремонта квартир в России за год вырос на 19%