Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Ноябрь
2018

Новости за 24.11.2018

Një muaj paraburgim ndaj tre të dyshuarve në lidhje me vrasjen e Ivanoviqit

Evropaelire.org 

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën prej një muaji paraburgim, ndaj dy të pandehurve me iniciale N.S dhe M.R, të dyshuar për veprën penale “vrasje e rëndë”, lidhur me vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Ndërkaq, të pandehurit D.M po ashtu i është caktuar masa prej një muaji parabugim, për veprën “zbulim i fshetësisë zyrtare”. “Të pandehurve N.S, M.R dhe D.M iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, nga data 23.11.2018 deri me datë 23.12.2018”... Читать дальше...

Kusari-Lila: Pas vendosjes së taksës, dialogu nuk ka kuptim

Evropaelire.org 

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, në radhët e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka folur për taksën doganore 100 për qind, që Kosova e ka vendosur për produktet e Serbisë dhe të Bosnje dhe Hercegovinës. Sipas saj, ky vendim i Qeverisë është i domosdoshëm dhe mekanizmi i vetëm për ta kushtëzuar Serbinë. Ish-ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, thotë se reagimet e Federica Mogherinit për taksën 100 për qind, janë të njëanshme. Ajo thotë se prodhuesit kosovarë... Читать дальше...

Tusk rekomandon që BE-ja të miratojë marrëveshjen për Brexitin

Evropaelire.org 

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka rekomanduar që Bashkimi Evropian të miratojë marrëveshjen për Brexitin, gjatë samitit që pritet të mbahet të dielën. Ky njoftim vjen pasi kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez është siguruar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar mbi Gjibraltarin dhe ka hequr dorë nga kërcënimi se do të bojkotojë samitin, raporton BBC. Ai tha se ka pranuar garanci të shkruar mbi rolin e Spanjës mbi të ardhmen e territorit britanik. Kryeministrja britanike, Theresa... Читать дальше...

IS-i merr përgjegjësinë për sulmin në Pakistan

Evropaelire.org 

Grupi militant Shteti Islamik (IS) ka marrë përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës me bombë, në një treg në qarkun fisnor Orakzai të Pakistanit, ku u vranë të paktën 35 persona dhe u plagosën mbi 50 të tjerë. Policia fillimisht kishte thënë se një bombë ishte vendosur në një kuti me perime dhe kishte shpërthyer, teksa kishte në tregun e mbushur me njerëz më 23 nëntor, në qytetin Klaya që gjendet në kufi me Afganistanin. Qarku i këtij qyteti, ku ka ndodhur sulmi, është i banuar me shumicë shiite. Читать дальше...

Protestë në Paris kundër rritjes së çmimit të karburanteve

Evropaelire.org 

Policia në Paris ka përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit, të cilët po protestojnë për të dytën javë me radhë, kundër rritjes së çmimit të karburanteve. Përleshjet mes protestuesve dhe policëve ndodhën në Champs-Elysees, teksa protestuesit tentuan që të kalojnë kordonin policor, që u vendos në qendër të qytetit. Vlerësohet dhe disa mijëra protestues po protestojnë më Paris, ndërkaq 3 mijë policë kanë dalë që të mbajnë rendin në këtë protestë. Të njohur si “xhaketat e verdha”... Читать дальше...

Rohani u bën thirrje myslimanëve të bashkohen kundër SHBA-së

Evropaelire.org 

Presidenti iranian, Hassan Rohani u bëri thirrje myslimanëve në mbarë botën që të bashkohen kundër Shteteve të Bashkuara. “Dorëzimi ndaj Perëndimit, që kryesohet nga Amerika, do të ishte tradhti ndaj fesë tonë”, tha Rohani në një konferencë në Teheran, ku e quajti Izraelin “tumor kanceroz” të krijuar nga shtetet Perëndimore, për të shtyrë përpara interesat e tyre në Lindjen e Mesme. Shtetet e Bashkuara në muajin maj u tërhoqën nga marrëveshja bërthamore në mes të Teheranit dhe fuqive botërore, duke thënë se Irani nuk e ka respektuar atë. Читать дальше...

Vazhdon beteja për Hotelin Grand

Evropaelire.org 

Paqartësitë rreth Hotelit Grand në Prishtina po vazhdojnë edhe pas 12 vjetësh që kur se ishte privatizuar, si pjesë e procesit të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore. Derisa, blerësi i Hotelit Grand pretendon se i është bërë e padrejtë dhe se procesi gjyqësor ende është duke vazhduar, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), thotë të kundërtën. I privatizuar në vitin 2006 në një vlerë prej mbi 8 milionë euro, kontratat obligonte blerësin e Hotelit Grand që të bënte investime në vlerë prej mbi 20 milionë euro dhe të punësonte 570 punëtorë. Читать дальше...

Vritet një ushtar amerikan në Afganistan

Evropaelire.org 

Ushtria amerikane thotë se një pjesëtar i saj është vrarë në Afganistan, duke bërë që numri i ushtarëve amerikanë, të vrarë në këtë vend të arrijnë në nëntë vetëm gjatë këtij viti. Përmes një deklarate për media, ushtria amerikane nuk ka detaje lidhur me identitetin e ushtarit të vrarë apo vendit se ku ka ndodhur vrasja. Rreth 14 mijë ushtarë amerikanë momentalisht shërbejnë në Afganistan, vend ky ku SHBA-ja dhe NATO-ja formalisht kanë përfunduar misionin e tyre luftarak më 2014. Forcat perëndimore që vazhdojnë të jenë në Afganistan... Читать дальше...



Dhuna detyron gratë t’i shtojnë kërkesat për strehim në “Shtëpinë e sigurt”

Evropaelire.org 

Dhuna e përjetuar në familje, ka ndikuar që numri i grave që kërkojnë strehim në “shtëpitë e sigurta”, të rritet. Sakibe Doli, konsulente e strehimores"Shtëpia e sigurt’’ në Gjakovë, i tha Radios Evropa e Lirë se numri i grave që kërkojnë strehim nëpër shtëpi të sigurta në gjithë Kosovën, është 10 për qind më i madh krahasuar me vitin e kaluar. Sipas saj, arsyeja pse kjo po ndodh, mund të ndërlidhet me frikën që kanë për jetën e tyre gratë që përjetojnë dhunë. “Këtë vit, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar... Читать дальше...

Rusia “paraqet kërcënim më të madh” për Britaninë sesa IS-i

Evropaelire.org 

Rusia “është kërcënim shumë më i madh” për sigurinë kombëtare të Britanisë sesa grupet terroriste islamike, siç është Shteti Islamik (IS), tha shefi i ushtrisë britanike. Në një intervistë për Daily Telegraph, Gjenerali Mark Caleton-Smith tha se Britania dhe aleatët e saj “nuk mund të jenë të vetëkënaqur ndaj kërcënimit që paraqet Rusia”. Carleton-Smith tha se Rusia është e gatshme të përdorë forcën e saj për zgjerimin e interesave të veta, teksa po ashtu bën përpjekje “sistematike” për të shfrytëzuar... Читать дальше...

Bie çmimi i naftës

Evropaelire.org 

Çmimet botërore të naftës kanë rënë në nivelin më të ulët për më shumë se një vit. Rënia e çmimit të naftës ka ndodhur tashmë për shtatë javë rresht. Çmimet e naftës tashmë janë në nivelet më të ulëta që prej tetorit të vitit 2017, teksa çmimi i naftës amerikane ka rënë në 50,42 dollarë për fuçi, e çmimi i naftës në Londër ra për 6,1 për qind, përkatësisht një fuçi naftë, më 23 nëntor, në Londër u shit për 58,8 dollarë. Furnizimi me naftë është rritur më shpejt sesa kërkesat për naftë në muajt e fundit... Читать дальше...

Zarif i quan “të rrezikshme” akuzat e SHBA-së për armë kimike

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif thotë se akuzat e Shteteve të Bashkuara se Irani ka program të armëve kimike janë “të turpshme dhe të rrezikshme”. Zarif, përmes një postimi në Twitter tha se “SHBA-ja dëshiron të përdorë konventat ndërkombëtare për të bërë akuza ndaj Iranit, kur është bërë një politikë e shkeljes së tyre”. Ai shtoi se akuza të tilla “nga një shtet që mbështet përdorimin e armëve kimike” nga Iraku kundër Iranit, pastaj pushton Irakut për t’ eliminuar ato, nuk është vetëm e turpshme, është e rrezikshme”. Читать дальше...

Britani: Shpëtohen disa migrantë iranianë

Evropaelire.org 

Një grup prej tetë migrantësh nga Irani janë shpëtuar, pasi po udhëtonin me një anije të vogël në brigjet e Britanisë. Ministria e Brendshme britanike tha se migrantët janë shpëtuar pranë brigjeve të qytetit Dover më 23, teksa ata po lundronin me një anije gome. Migrantët më pas janë marrë në pyetje nga autoritetet dhe raportohet se janë në gjendje të mirë fizike. Ende është e paqartë se prej ku kanë nisur rrugëtimin e tyre këta migrantë drejt Britanisë. Katërmbëdhjetë qytetarë iranianë po ashtu ishin shpëtuar më 22 nëntor... Читать дальше...

Arratisja e Gruevskit, pasojë e sistemit jofunksional

Evropaelire.org 

Arratisja e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski në Hungari ku ka fituar të drejtën e azilit politik, nxori në sipërfaqe dobësitë e sistemit në Maqedoni, vlerësojnë njohësit e çështjeve juridike dhe të sigurisë, pavarësisht deklaratave të zyrtarëve se institucionet kanë vepruar në përputhje me ligjet në fuqi. Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i dënuar me dy vjet burgim për shpërdorim të detyrës zyrtare, u arratis nga vendi në momentin që duhej të shkonte në burg në vuajtje në dënimit. Kjo, pasi... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Потапова и Павлюченкова вышли в полуфинал турнира WTA в Мадриде в парном разряде






Россию 9 мая посетит Сисулит.Президент Лаоса Сисулит будет присутствовать на параде Победы

Источник 360.ru: один человек пострадал в ДТП с участием мотоцикла и Porsche

Экс-тренер «ПСЖ» Гальтье заявил, что стал жертвой мести

На юге-востоке Москвы грузовой автомобиль упал на припаркованные автомобили