Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Май
2020

Новости за 07.05.2020

Mbi 33 milionë amerikanë e kanë humbur punën që nga mesi i muajit mars

Evropaelire.org 

Në Shtetet e Bashkuara po vazhdon rritja e numrit të personave që kanë humbur punën për shkak të krizës së koronavirusit.  Javën e kaluar 3.2 milionë amerikanë u regjistruan si të papunë duke kërkuar ndihmën e autoriteteve.  Që nga mesi i muajit mars, numri i përgjithshëm i personave që janë regjistruar si të papunë ka arritur në 33.3 milionë.  Kjo shifër arrin në më shumë se 15% të fuqisë punëtore në SHBA. Ekonomia amerikane u tkurr për 4,8 përqind në tremujorin e parë, dhe vlerësohet se... Читать дальше...

SHBA: Hidhen poshtë akuzat ndaj ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare

Evropaelire.org 

Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara ka hedhur poshtë akuzat penale kundër ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, Michael Flynn. Flynn ishte ndër zyrtarët e parë që u përfshi në hetimet e zhvilluara në SHBA lidhur me një bashkëpunim të mundshëm ndërmjet Rusisë dhe ekipit të fushatës zgjedhore të presidentit amerikan, Donald Trump, më 2016. Në dokumentet gjyqësore të paraqitura më 7 maj, Departamenti i Drejtësisë tha se po heq akuzat kundër Flynn pas një "shqyrtimi të të gjitha fakteve dhe rrethanave të kësaj çështje"... Читать дальше...

Merkel dhe Papa bisedojnë për situatën e pandemisë në botë

Evropaelire.org 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe Papa Françesku diskutuan të enjten efektet që ka pasur në botë pandemia e koronavirusit dhe ranë dakord për nevojën që të ndihmohen vendet më të varfra, tha zëdhënësi i Merkelit. "Biseda u përqëndrua në situatën humanitare dhe politike gjatë pandemisë dhe rëndësinë e solidaritetit në Evropë dhe në botë", tha zëdhënësi Steffen Seibert përmes një deklarate. "Të dy ishin të një qëndrimi, se gjatë pandemisë, duhet përkrahur në veçanti vendet më të varfra në botë", shtoi ai. Читать дальше...

Kosovë: 28 të shëruar, një rast i ri me COVID-19

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi, i cili shkakton sëmundjen e frymëmarrjes COVID-19, janë shëruar 28 persona.  Numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 561 raste. Sipas Institutit, nga 194 testime vetëm një rast ka dalë pozitiv në COVID-19.  "Rasti pozitiv është rast kontakti nga komuna e Kamenicës", thuhet në njoftim.  Që nga data 08 shkurt në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare, janë testuar gjithsej 9.279 mostra... Читать дальше...

Rrëzohet aeroplani ushtarak në Kroaci, dy të vdekur

Evropaelire.org 

Dy pjesëtarë të Forcave Ajrore kroate humbën jetën të enjten (7 maj) pas rrëzimit të një aeroplani trajnues ushtarak afër Zarës, njoftoi Ministria e Mbrojtjes në Kroaci. Aeroplani u rrëzua gjatë një stërvitjeje.  Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, shprehu ngushëllimet e tij për familjet e anëtarëve të vdekur të Forcave Ajrore. "Është një humbje e tmerrshme jo vetëm për familjet e tyre, por edhe për miqtë dhe kolegët e Forcave Ajrore Kroate, si dhe për Forcat e Armatosura Kroate", shkroi Milanoviq. Читать дальше...

Policia e Kosovës arreston dy persona për ndërhyrje në sistem kompjuterik

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës njoftoi se të enjten ka arrestuar dy persona, për keqpërdorim të kartelave bankare dhe ndërhyrje në sistem kompjuterik.  Në njoftimin e policisë, nuk bëhen të ditura detaje tjera lidhur me këta dy persona.  "Të dyshuarit me veprime të paligjshme përmes kompjuterëve kanë arritur të marrin në posedim të dhëna të shumta personale përfshirë kartela bankare, email adresa dhe fjalëkalime dhe pastaj në bashkëveprim me njëri tjetrin përmes këtyre të dhënave dhe kartelave bankare të klonuara kanë blerë online mallra të ndryshme"... Читать дальше...

Franca përgatitet për dalje nga izolimi

Evropaelire.org 

Franca është e gatshme të fillojë me lehtësimin e masave që janë ndërmarrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, tha kryeministri i vendit.  Sidoqoftë, në disa rajone, përfshirë zonën e Parisit, masat do të vazhdojnë të jenë në fuqi. Ky vend ka bërë një përparim të mjaftueshëm në ngadalësimin e përhapjes së virusit dhe uljen e numrit të pacientëve në spitale, dhe gradualisht mund të kthehet në 'status normal', tha kryeministri, Eduoard Philippe.  Shkollat, kafenetë dhe shumica... Читать дальше...

Një ndihmës ushtarak i Shtëpisë së Bardhë është pozitiv në COVID-19

Evropaelire.org 

Një ndihmës ushtarak i Shtëpisë së Bardhë ka dalë pozitiv në testin e COVID-19 [sëmundja që shkakton koronavirusi]. Raportohet se ky zyrtar ushtarak, është pjesë e një njësie që punon ngushtë me presidentin amerikan, Donald Trump.  Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha të enjten se presidenti Trump nuk është infektuar.  "Kohët e fundit jemi njoftuar nga Njësia Mjekësore e Shtëpisë së Bardhë se një anëtar i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, i cili punon në kampusin e Shtëpisë së Bardhë, është testuar pozitiv për koronavirus"... Читать дальше...



Tre të vdekur nga koronavirusi në Serbi

Evropaelire.org 

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur tre persona si pasojë e koronavirusit.  Ministria serbe e Shëndetësisë tha se numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 206.  Shkalla e vdekshmërisë aktuale, siç u theksua, është 2.09 përqind. Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus, në 24 orët e fundit është 57, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 9.848 persona, tha ministria. Më 6 maj, Parlamenti i Serbisë votoi për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila u vendos më 15 mars, për shkak të pandemisë. Читать дальше...

Tetëdhjetëvjeçarja që ndihmon njerëzit në izolim

Evropaelire.org 

Prej kur ka filluar izolimi i njerëzve nëpër shtëpi në Rusi, një 80-vjeçare është duke ndihmuar me ushqime ata që kanë nevojë. Me furgonin e saj, ajo bart ushqimin nëpër disa shtëpi.

Askush nuk mund t'i ndryshojë kufijt në emër të Kosovës, thotë kreu i LDK-së

Evropaelire.org 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se askush nuk mund t'i ndryshojë kufijtë e Kosovës, pasi kjo çështje, është në përgjegjësinë e Kosovës.  Sipas tij, as i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun, Richard Grenell, as përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe as shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, nuk janë ata që ndryshojnë kufij dhe shkëmbejnë territore.  "Prandaj është e padenjë që mosguximin tonë për t’iu përveshur dialogut... Читать дальше...

Maqedonia e V. përgatitet për zgjedhje në kohë pandemie

Evropaelire.org 

Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut pritet të tregojnë se kur është vënë në kontroll situata me koronovariusin për t'i hapur rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat ishin caktuar të mbahen më 12 prill, por u anuluan për shkak të koronavirusit. Liderët e partive politike kryesore në Maqedoninë e Veriut në takimin tek presidenti i shtetit, që pritet të mbahet më 10 apo 12 maj, do të vendosin nëse zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të mbahen gjate verës apo në vjeshtë. Читать дальше...

Rritet numri me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Evropaelire.org 

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 33 persona të infektuar me koronavirus nga 332 testet e realizuara, që paraqet shifrën më të lartë që nga 25 prilli kur kishte 41 raste. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për 11 të infektuar në Shkup, 9 në Veles, 5 në Prilep, nga 2 në Kumanovë dhe Tetovë dhe nga 1 në Shtip dhe Kriva Pallankë. “Nuk mund ende të themi se cilat mund të jenë shkaqet për një rritje të tillë. Mund të jetë për shkak të lehtësimit të masave të lëvizjes në dy javët e fundit,... Читать дальше...

Oda amerikane: Diskursi përçarës politik ndikon në investimet e huaja

Evropaelire.org 

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), iu bëri thirrje liderëve institucionalë e politikë të Kosovës, të përmbahen nga diskursi përçarës politik, i cili mes tjerash, sipas OEAK, ka ndikim negativ në tërheqjen e investimeve të huaja. Në një deklaratë dërguar mediave, OEAK thekson që institucionet e vendit duhet të shfaqin vullnet të fuqishëm dhe angazhim serioz për arritjen e një stabiliteti të përgjithshëm edhe në kontekst të brendshëm, por edhe në raport me shtetet fqinje. “Stabiliteti politik... Читать дальше...

Kroacia shënon gjashtë raste të reja me koronavirus

Evropaelire.org 

Në Kroaci, gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar edhe gjashtë raste të personave që janë infektuar me koronavirusin e ri. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë vend ka arritur në 2,125. Maja Bujeviq, drejtuese e Shtabit të Krizës të ministrisë së Shëndetësisë, tha se është shënuar edhe një vdekje nga COVID-19 [sëmundja që e shkakton koronavirusi] duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 86.  Deri më tani, në Kroaci janë shëruar 1,641 persona.  Më 4 maj ka filluar fazën... Читать дальше...

Koronavirusi prek “më shumë” njerëzit me ngjyrë në Mbretërinë e Bashkuar

Evropaelire.org 

Analiza e re, e bërë publike nga Zyra për Statistika Kombëtare, ka vënë në pak se burrat dhe gratë me ngjyrë kanë dyfish më shumë mundësi që të vdesin nga koronavirusi për dallim nga personat tjerë. Kjo analizë ka kombinuar të dhënat për viktima si pasojë e sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi dhe të shifrat e regjistrimit të popullsisë më 2011. Aty është veçuar mosha, vendi ku kanë jetuar njerëzit dhe problemet me shëndet. Pasi janë bashkuar këta faktorë, burrat dhe gratë kanë pasur... Читать дальше...

Varhelyi flet për vizat dhe idenë për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë

Evropaelire.org 

Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi ka folur  të enjten para deputetëve të Parlamentit Evropian për rezultatet e Samitit të Zagrebit, i cili është zhvilluar një ditë më herët përmes një vide-konference. Ai e ka quajtur si shumë të rëndësishme deklaratën e miratuar nga ajo konferencë dhe zotimin e dyanshëm për një perspektivë evropiane për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ai në këtë debat është përgjigjur edhe në pyetjet rreth ideve për shkëmbim territoresh... Читать дальше...

Varhelyi: Kosovës i duhet një qeveri stabile

Evropaelire.org 

Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se Kosovës i duhet domosdoshmërisht një qeveri stabile dhe e fuqishme. I pyetur nëse mendon që nëse duhet mbajtur zgjedhjet e reja apo nëse ekziston diçka që do ta thyente bllokadën në Prishtinë, ai ka thënë se shpreson që “të gjitha partitë politike, bashkë me presidentin, do të mund të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme”. “Nuk më takon mua të ofroj mundësi. Mendoj se ata janë të angazhuar plotësisht tani. Читать дальше...

Bizneset joformale nuk do të ndihmohen nga shteti

Evropaelire.org 

Pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve në Kosovë për të luftuar ekonominë informale, biznese të shumta në Kosovë kanë vazhduar aktivitetin e tyre ekonomik në këtë formë duke i ikur obligimeve tatimore që kanë ndaj shtetit. Sipas raporteve të mekanizmave vendorë dhe ndërkombëtarë ekonomia joformale në Kosovë, përbën më shumë se 30 për qind të bruto produktit vendor, që përkthyer në shifra është rreth 1.8 miliard euro në vit. Këto biznese joformale si shumë aktivitete tjera ekonomike u detyruan... Читать дальше...

Новости России
Москва

Пресс-релиз | CRYPTONIUM | Новая экосистема для заработка на криптовалюте | Арбитраж | Трейдинг | Обучение


Banka e Anglisë paralajmëron për recesionin më të thellë në histori

Evropaelire.org 

Banka e Anglisë ka paralajmëruar se pandemia me koronavirus do ta shtyjë ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar drejt recesionit më të thellë në histori. Ajo ka thënë se ekonomia pritet të tkurret për 14 për qind këtë vit, nëse masat e izolimit lehtësohen në qershor. Skenarët e krijuar nga kjo Bankë kanë treguar se sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi ka ndikuar “në mënyrë dramatike në zvogëlimin e vendeve të punës dhe të ardhurave në Mbretërinë e Bashkuar”. Politikëbërësit kanë miratuar... Читать дальше...

Thaçi: Dialogu Kosovë - Serbi duhet të vazhdojë

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka rikonfirmuar se Kosova është për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshjeje finale mes dy shteteve. Këtë komente presidenti Thaçi i bëri gjatë një konference për media ku bëri të njohura çështjet të cilat u ngritën një ditë më parë në takimin e Samitit të Zagrebit, i cili për shkak të pandemisë së koronavirusit, u zhvillua në mënyrë virtuale dhe jo në kryeqytetin kroat. “Kosova është vend i pavarur dhe sovran, i njohur nga shumica e vendeve të Bashkimit Evropian. Читать дальше...

Kardinali Pell "ka pasur njohuri" për abuzimet e priftërinjve ndaj fëmijëve

Evropaelire.org 

Kardinali George Pell ka pasur njohuri për abuzimet e priftërinjve në Australi në fillim të viteve 1970, mirëpo nuk ka marrë asnjë veprim, ka gjetur një hetim. Të gjeturat rreth Kardinalit Pell - ish arkëtar i Vatikanit- kanë ardhur nga Komisioni Mbretëror i Australisë rreth abuzimeve seksuale ndaj fëmijëve. Të gjeturat e redaktuara janë publikuar ditën e enjte, pasi një gjykatë ka ndaluar publikimin e tyre më 2017, me arsyetimin se kleriku ka qenë duke u përballur me akuza për abuzime me fëmijë atëbotë. Читать дальше...

Vdes një paciente nga koronavirusi në Kosovë

Evropaelire.org 

Të enjten në Kosovë është konfirmuar edhe një paciente e vdekur si pasojë e koronavirusit, duke e çuar numrin total të viktimave në 27. Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se pacientja ka qenë 63-vjeçare. “Në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë pacientja e lindur me 1957 nga komuna e Dragashit, e cila veç infeksionit me Covid-19, ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe sëmundje tjera shoqëruese”, është thënë në njoftimin e kësaj Klinike. Aktualisht... Читать дальше...

Policia e Kosovës ndalon 21 persona që s'i respektuan masat kundër koronavirusit

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar 21 persona, të cilët nuk i kanë respektuar masat e vendosura nga autoritetet për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është thënë se në 12 raste janë hasur 21 persona që dyshohen për veprën "mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”. Policia ka thënë se numri më i madh i personave të ndaluar është regjistruar në Prishtinë dhe në Prizren. Më 4 maj në Kosovë, ka nisur faza... Читать дальше...

Të paktën 13 persona vdesin pas një incidenti me gaz në Indi

Evropaelire.org 

Të paktën 13 persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë sëmurë, si pasojë e rrjedhjes së gazit në jug të Indisë. Rrjedhja në shtetin Andhra Pradesh është thënë të ketë ardhur nga fabrika e kompanisë, LG Polymers. Mjekët kanë thënë se “qindra” persona janë dërguar nëpër spitale – shumica duke u ankuar për ndjenjën e djegies në sy dhe problemeve me frymëmarrje. Incidenti, i cili ka ndodhur rreth orës 3:00 të mëngjesit, me orën lokale, ka ndodhur për shkak të neglizhencës, kanë thënë zyrtarët. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Андрей Рублёв

Рублев не отстал от «Реала»! Как русская звезда тенниса покорила Мадрид






Цитата Гитлера и давление соцсетей: что сказал Бишимбаев в последнем слове

В число лучших российских городов по качеству жизни не попал Воронеж

Президент Киргизии Жапаров решил приехать на парад Победы в Москве

Все расписано по секундам. Как в Кремле готовятся к инаугурации Путина