Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Май
2020

Новости за 15.05.2020

Edhe 10 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) regjistroi të premten dhjetë raste të reja pozitive me koronavirus. IKSHPK-ja njoftoi se personat që rezultuan pozitivë, janë raste kontakti. “Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Vushtrrisë 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Vushtrri), komuna e Ferizajt 4 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Ferizaj dhe 1 rast Rahovicë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Prishtinë dhe Randobravë - Prizren”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. Sipas IKSHPK-së... Читать дальше...

Rriten për 30% rastet e dhunës në familje në Kosovë

Evropaelire.org 

Ministrja në detyrë e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se rastet e dhunës në familje këtë vit janë rritur për 30 për qind, krahasuar me vitin e kaluar. Rritja e numrit të rasteve, sipas saj, ka ndodhur në kohën kur Kosova është duke kaluar nëpër pandeminë e koronavirusit të ri. “Gjatë kohës së pandemisë, krahasuar me vitin e kaluar, dhuna në familje është rritur për 30% më shumë, bazuar në databazën që posedon Ministra e Drejtësisë. Kjo është shqetësuese dhe kërkon ngritjen... Читать дальше...

BE-ja po negocion vazhdimin e mandatit të EULEX-it 

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian është duke shqyrtuar vazhdimin edhe për dy vjet të tjerë të mandatit të Misionit për Sundim të Ligjit në Kosovë, i njohur me akronimin EULEX. Zyra për media e misionit të EULEX-it në Kosovë, në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se bazuar në vendimin e Këshillit Evropian të vitit 2018, mandati i “EULEX Kosova” zgjat deri më 14 qershor, 2020. “Ka diskutime në vazhdim midis shteteve anëtare të BE-së për një mandat të ri të mundshëm. Pasi të merret një vendim... Читать дальше...

OBSH po heton lidhjet midis COVID-19 dhe një sëmundjeje të fëmijëve

Evropaelire.org 

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se është duke studiuar lidhjen e mundshme midis sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri, dhe një sëmundjeje të rrallë inflamatore që ka sëmurë dhe vrarë fëmijë në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara. Në javët e fundit, disa vende kanë raportuar raste të fëmijëve me simptoma të ngjashme me ato të sëmundjes Kawasaki. “Raportet e para supozojnë se kjo sindromë mund të ketë lidhje me COVID-19", tha shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë virtuale. Читать дальше...

Nga e hëna nis faza e dytë e lehtësimit të masave në Kosovë

Evropaelire.org 

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se nga 18 maji, në Kosovë do të fillojë zbatimi i fazës së dytë të lehtësimit të masave të vendosura në kuadër të luftimit të pandemisë së koronavirusit. Kurti tha se ky vendim është marrë pas rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë. “Nga e hëna do të rihpahen këto biznese: floktarët dhe sallonet e ondulimit, stomatologët dhe fizioterapeutët, tregtarët me pakicë dhe tregu i gjelbër, gastronomia, pra varianti ‘merre me vete’... Читать дальше...

Maqedonia e Veriut e vazhdon gjendjen e jashtëzakonshme

Evropaelire.org 

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Maqedonisë së Veriut ka vendosur vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për dy javë. Gjendja e jashtëzakonshme në këtë vend po zgjat tani e dy muaj për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe është dashur të skadojë më 17 maj. "Do të jenë të mjaftueshme [dy javë] për të zbatuar masat ekonomike dhe për të përfunduar luftën në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve. Arsyeja e këtij vendimi është nevoja për të zbatuar masa ekonomike dhe sociale, për të zbutur pasojat e pandemisë”... Читать дальше...

Rënie rekorde e shitjeve me pakicë në SHBA

Evropaelire.org 

Shitjet me pakicë në Shtetet e Bashkuara ranë për 16.4 për qind në muajin prill, tregojnë të dhënat e qeverisë. Kjo është rënia më e madhe që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1992. Ajo pothuajse është dyfishuar në krahasim me rënien e muajit mars prej 8.3%. Situata është pasojë e mbylljes së shumë bizneseve, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ndërmarrje si JCrew aplikuan për mbrojtje nga falimentimi. Të tjerë shitës me pakicë, si JC Penny, pritet të ndërmarrin hapa të ngjashëm. Читать дальше...

Aktakuzë ndaj katër personave të dyshuar për dhunimin e një të miture në Gjilan

Evropaelire.org 

Prokuroria Themelore e Gjilanit njoftoi se ka ngritur aktakuzë kundër katër personave që dyshohet se kanë dhunuar një 17-vjeçare më 23 shkurt të këtij viti në fshatin Selishtë të këtij qyteti. Sipas prokurorisë, më 23 shkurt të këtij viti, të dyshuarit kanë dhunuar një 17-vjeçare “në atë mënyrë që, fillimisht, i pandehuri A.S., duke shfrytëzuar gjendjen e saj, me premtimin se do ta martojë, ka kryer marrëdhënie seksuale me të, në shtëpinë e pabanuar të të pandehurit S.L.". Pas kësaj, "i njëjti u ka thënë edhe të dëmtuarve A.A. dhe S.L.... Читать дальше...



Vizat - pse ata po, e ne jo?

Evropaelire.org 

Deputeti Behgjet Pacolli ka kërkuar lëvizje të lirë për qytetarët e Kosovës dhe ka akuzuar autoritetet evropiane se po aplikojnë standarde të dyfishta ndaj Kosovës, teksa shumica e vendeve në botë janë të izoluara për shkak të pandemisë me koronavirus. Shkas i reagimeve të tij është bërë lehtësimi i vizave për Bjellorusinë nga ana e BE-së.

“Moment historik” në Danimarkë, asnjë viktimë nga koronavirusi

Evropaelire.org 

Danimarka nuk raportoi asnjë vdekje të lidhur me koronavirusin - për herë të parë qysh më 13 mars. Gjatë 24 orëve të fundit, numri i të infektuarve u rrit për 78, në 10,791, ndërsa numri i hospitalizimeve ra për 10, në 137. Numri i viktimave mbeti i pandryshuar: 537. "Moment historik: Në ditën e fundit kemi pasur 0 vdekje si rezultat i COVID-19 [sëmundjes që e shkakton koronavirusi] në Danimarkë", tha ministri i Shëndetësisë, Magnus Heunicke, në Twitter. Danimarka ka hyrë në fazën e dytë të lehtësimit të masave të izolimit... Читать дальше...

Republika Çeke lehtëson tutje masat e izolimit

Evropaelire.org 

Republika Çeke njoftoi se do të lehtësojë tutje masat kundër koronavirusit, pasi numri i të infektuarve në këtë vend mbetet ndër më të ulëtit në Evropë. Nga data 25 maj, autoritetet thanë se do të lejojnë tubime deri në 300 vetë. Nga kjo datë do të hapen edhe restorantet, tha ministri i Shëndetësisë, Adam Vojtech. Qendrat tregtare, kinematë, parukeritë dhe terracat e restoranteve janë hapur të hënën, pas gati dy muajsh të mbyllura. Çekia, vend me 10.7 milionë banorë, ka konfirmuar 8,352 raste me koronavirus dhe 293 viktima. Читать дальше...

Foshnjat që mbetën pa nëna, ushqehen nga vullnetaret në Kabul

Evropaelire.org 

Stafi mjekësor në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, janë duke u kujdesur për foshnjat e porsalindura, të cilat kanë mbetur pa nënat e tyre për shkak të një sulmi me armë zjarri në një maternitet më 12 maj. Disa vullnetare janë paraqitur për të ushqyer me gji foshnjat. Ende është e paqartë se kush qëndron prapa këtij sulmi. (Përgatitën: Donika Alihajdaraj & Ibrahim Berisha)

Karantina në Qendrën e Studentëve nxit përplasje mes Thaçit dhe VV-së

Evropaelire.org 

Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar pretendimet e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se në karantinën që ndodhet në Qendrën e Studentëve, vendosen njerëz në mënyrë selektive dhe në baza politike.  "Presidenti edhe njëherë tha një mori të pavërtetash dhe nxiti sërish përçarje. Këto të pavërteta të formuluara kësilloj janë padyshim të qëllimshme dhe marrë parasysh institucionin që përfaqëson janë edhe të papranueshme. Këto deklarime që Presidenti tha janë larg të vërtetës ngase as nuk ka pasur... Читать дальше...

Borrell: Serbisë dhe Kosovës iu duhen më shumë marrëveshje

Evropaelire.org 

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, përshëndeti angazhimin e administratës amerikane në procesin e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës, por nënvizoi se normalizimi i marrëdhënieve midis dy vendeve, kërkon më shumë sesa një lehtësim i udhëtimit dhe komunikacionit. "Në parim, Bashkimi Evropian mbështet të gjitha masat dhe veprimet që kontribuojnë në lehtësimin e lëvizjes dhe komunikimit midis njerëzve. Kjo është një nga mënyrat që... Читать дальше...

Ekonomia gjermane hyn në recesion

Evropaelire.org 

Gjermania është zhytur në recesion pasi pësoi tkurrjen e saj më të madhe tremujore, që nga kriza financiare e vitit 2009. Ekonomia më e madhe e Evropës u tkurr me 2.2% në tre muajt e parë të vitit 2020, pasi dyqanet dhe bizneset u mbyllën, në mes të marsit, për të luftuar përhapjen e koronavirusit. Sidoqoftë, rënia nuk është aq e keqe sa në ekonomitë e tjera të mëdha evropiane siç janë Franca (5.8%) dhe Italia (4.7%).  Kjo është pjesërisht për shkak të një vendimi të 16 landeve të Gjermanisë... Читать дальше...

Partitë taktizojnë me koronavirusin për datën e zgjedhjeve

Evropaelire.org 

Pas kritereve të përcaktuara nga Komisioni i Sëmundjeve Infektive mbi mënyrën e organizimit të zgjedhjeve parlamentare, tani mbetet që të caktohet edhe data, nëse deri në mbajtjen e tyre nuk do të ketë ndonjë përkeqësim të gjendjes me koronavirusin në Maqedoninë e Veriut. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka deklaruar se qytetarët të drejtën e votës do ta realizojnë me maska mbrojtëse, dezinfektim të duarve dhe mbajtje të distancës prej dy metrave. Kritere të njëjta do të ketë edhe për këshillat zgjedhorë si dhe vëzhguesit e zgjedhjeve. Читать дальше...

Mustafa dhe Lajçak bisedojnë për mundësinë e rifillimit të dialogut Kosovë-Serbi

Evropaelire.org 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.  Sipas një njoftimi të LDK-së, kryetari Mustafa ka thënë se kjo parti është e fokusuar që dialogu të filloj shpejtë dhe të rezultoj me njohje reciproke, si dhe të normalizohen marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Lajçak është emëruar në fillim të muajit prill si i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.... Читать дальше...

Mali i Zi - afër eliminimit të koronavirusit!

Evropaelire.org 

Mali i Zi është në rrugë për t’u bërë një destinacion pa koronavirus, thonë autoritetet malazeze. Është vendi i parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor që në dy javët e fundit ka raportuar pak ose fare raste të reja.

Thaçi kërkon të mos bëhet presion ndaj Gjykatës Kushtetuese

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se është qenësore për demokracinë në Kosovë, që Gjykata Kushtetuese të punojë e pavarur nga presionet.  Në një konferencë për media të mbajtur të premten, Thaçi ka thënë se është rëndësishme që kjo Gjykatë të punojë pa presione, as nga shoqëria civile, as nga partitë dhe e as nga bashkësia ndërkombëtare.  “Askush nuk ka të drejt të pretendoj të mbajë të uzurpuar asnjë zyre të institucioneve të vendit në veçanti pas vendimeve të Kuvendit të Republikës... Читать дальше...

Новости России
Москва

СТОЛИЧНЫЕ РОСГВАРДЕЙЦЫ ОБЕСПЕЧИЛИ БЕЗОПАСНОСТЬ МЕРОПРИЯТИЙ, ПОСВЯЩЁННЫХ ПАСХЕ ХРИСТОВОЙ


Shqipëria paralajmëron rivendosjen e masave të izolimit nëse nuk respektohen rregullat

Evropaelire.org 

Autoritetet shëndetësore në Shqipëri kanë thënë se mund të rivendosin masat e izolimit, në rast se do të vazhdojë rritja e numrit të të infektuarve me koronavirusin e ri.  Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 18 raste të reja me COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri. Kjo shifër, sipas ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, është me e lartë se në ditët e kaluara.  "Nëse gjërat vazhdojnë të përkeqësohen sikurse ditët e fundit do të detyrohemi të bëjmë hapa pas. Читать дальше...

Epidemia e koronavirusit merr hov në Brazil

Evropaelire.org 

Brazili raportoi të premten për 13,944 raste të reja me koronavirusin e ri. Vendi më i populluar në Amerikën Latine, tani ka gjithsej 202.918 raste të të infektuarve dhe 13.933 vdekje, tregojnë të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë. Ekspertët thonë se Brazili është në kulmin e kurbës së pandemisë. Megjithatë, presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro u ka kërkuar udhëheqësve të biznesit të bëjnë presion për heqjen e urdhrave të izolimit, raporton BBC. Sipas agjencisë Reuters, Qeveria e Brazilit... Читать дальше...

Ndalohen 12 persona që s’i respektuan masat kundër koronavirusit

Evropaelire.org 

Për shkak të mosrespektimit të masave të vendosura për të frenuar përhapjen e mëtejme të koronavirusit, Policia e Kosovës ka ndaluar 12 persona. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në Komunën e Gjilanit janë ndaluar katër persona, ndërkaq në Prizren, Pejë, Gjakovë dhe Mitrovicë të Jugut nga dy persona. Që nga 4 maji, në Kosovë ka nisur faza e parë e lehtësimit të masave kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi. Qytetarët kanë të drejtë të dalin tre orë në ditë dhe orari i qarkullimit... Читать дальше...

Sllovenia shpall fundin e epidemisë së koronavirusit

Evropaelire.org 

Qeveria sllovene shpalli zyrtarisht fundin e epidemisë së koronavirusit duke u bërë vendi i parë në Evropë që e mori një vendim të tillë.  Autoritetet regjistruan më pak se shtatë raste të reja në ditë, në dy javët e fundit. Njerëzit të cilët arrijnë në Slloveni nga vendet e tjera të BE-së nuk do të duhet më të zbatojnë një karantinë të detyrueshme për të paktën shtatë ditë, siç ka ndodhur që nga fillimi i prillit, thuhet në njoftimin e qeverisë sllovene. Por, ata që hyjnë në Slloveni nga vendet që nuk janë anëtare të BE-së... Читать дальше...

Në Klinikën Infektive po trajtohen 12 pacientë me COVID-19

Evropaelire.org 

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë duke u trajtuar 12 raste me sëmundjen COVID-19.  "Prej tyre 8 raste janë në gjendje stabile, 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve, 2 pacientë janë në gjendje më të rënduar dhe janë duke u trajtuar në mjekimin Intensiv të kësaj klinike", thuhet në një njoftim të QKUK-së.  Deri të mërkurën në Kosovë janë regjistruar gjithsej 945 raste pozitive me koronavirus, me gjithsej... Читать дальше...

Konfirmohen rastet e para me koronavirus në kampin më të madh të refugjatëve në botë

Evropaelire.org 

Dy refugjatë Rohingya kanë rezultuar pozitiv në koronavirusin e ri, në kampin më të madh në botë për refugjatë në Bangladesh, thanë zyrtarët. Këto janë rastet e para të konfirmuara midis refugjatëve në kampin e Rohingya, tha një mjek qeveritar. Zyrtarët i thanë BBC-së se personat e infektuar janë izoluar dhe po trajtohen nga ekipet mjekësore.  Rreth 1.900 refugjatë të tjerë tani janë duke u izoluar dhe do të testohen, në kampin që mban rreth 1 milion persona.  Agjencitë humanitare kanë paralajmëruar... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Соболенко и Швентек сыграют в финале турнира WTA в Мадриде






Амбассадоры сообщества «Волонтеры Москвы» помогают столице и горожанам

«Динамо» – на первом месте. Перед заключительным днем 27-го тура таблица ЧР приобрела уникальный вид

КАЛМЫКИЯ. В Москве презентовали первый калмыцкий парфюм

Замминистра обороны Иванов просит отпустить его из СИЗО на Рублёвку: Не шутка, а ходатайство по делу