Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Май
2020

Новости за 19.05.2020

Gjykata Kushtetuese dënon ashpër ndërhyrjen në pavarësinë e saj institucionale

Evropaelire.org 

Gjykata Kushtetuese në Kosovë ka dënuar ashpër, atë që e ka konsideruar ndërhyrje në pavarësinë e këtij institucioni, teksa ka përmendur se po ndjek me shqetësim “diskursin politik kërcënues që po zhvillohet ditëve të fundit nga presidenti dhe kryeministri në detyrë, si dhe bartës të tjerë të funksioneve institucionale dhe politike”. Sipas kësaj Gjykate, këta zyrtarë duke akuzuar njëri-tjetrin për presion ndaj Gjykatës Kushtetuese nga pala tjetër, po mundohen të ndikojnë apo paragjykojnë vendimmarrjen... Читать дальше...

Qeveria në detyrë ndan 20 milionë euro për ndërmarrjet publike

Evropaelire.org 

Qeveria në detyrë e Kosovës ka njoftuar të martën për ndarje të 20 milionë eurove për subvencionim të ndërmarrjeve publike, që janë dëmtuar për shkak të situatës së krijuar me pandeminë e koronavirusit. “Me ndryshimin dhe plotësimin e vendimit në mbledhjen e sotme, janë ndarë 20 milionë euro për subvencionimin e ndërmarrjeve publike që kanë vështirësi financiare për shkak të situatës së krijuar nga emergjenca e shëndetit publik dhe me qëllim të sigurimit të likuiditetit të tyre”, është thënë në një komunikatë drejtuar mediave. Читать дальше...

Falja në shesh si shenjë proteste

Evropaelire.org 

Një grup i besimtarëve myslimanë janë falur në një shesh të Prishtinës si shenjë proteste për moshapjen e xhamive. Xhamitë ende mbesin të mbyllura si masë për t’u mbrojtur nga përhapja e sëmundjes COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi.

Një person i infektuar, 15 të shëruar nga koronavirusi në Kosovë

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka regjistruar të martën një rast të ri me koronavirus, pas kryerjes së 221 testeve për sëmundjen Covid-19, që shkakton ky virus. “Rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Rahovecit 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Rahovec)”, është thënë në njoftim. Në po këtë ditë është bërë e ditur se janë shëruar 15 pacientë të prekur me këtë virus. Marrë parasysh të dhënat e fundit, autoritetet në Kosovë deri më tani kanë raportuar për 989 persona të infektuar... Читать дальше...

Komisioni Evropian shtyn për vjeshtë raportet e progresit për vendet e Ballkanit

Evropaelire.org 

Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi ka konfirmuar të martën në një paraqitje para deputetëve në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, se raportet e progresit për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, së bashku me paketën e zgjerimit, do të prezantohen në shtator. Këto raporte ishte paralajmëruar të miratohen dhe bëhen publike në muajin qershor dhe të njëjtin muaj ishte planifikuar që të debatoheshin në Këshillin e Bashkimit Evropian. Читать дальше...

Bullgaria lehtëson masat e udhëtimit me Serbinë dhe Greqinë​

Evropaelire.org 

Bullgaria ka thënë se është pajtuar me Greqinë dhe Serbinë që të lehtësojnë disa masa të kufizimit, të zbatuara me qëllim të luftimit të koronavirusit të ri. “Ne jemi pajtuar me Greqinë që nga 1 qershori të lejojmë udhëtimin pa karantinë për njerëzit që udhëtojnë për biznes, çështje familjare dhe arsye humanitare”, ka thënë kryeministri, Boyko Borisov para gazetarëve. Duke folur pas një bisede telefonike me liderë grekë, rumunë dhe serbë, Borisov ka thënë se Sofja dhe Beogradi janë arritur pajtueshmëri... Читать дальше...

Shifra e të papunëve në Britani, më e larta nga viti 1996

Evropaelire.org 

Numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit të ri në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur në 35,341 një rritje prej 545 viktimave në 24 orët e fundit ka thënë Ministri për Shëndetësi, George Eustice. Numri i personave që kanë pretenduar se kanë mbetur të papunë dhe kanë kërkuar përfitime nga shteti ka arritur në nivelin më të lartë në 24 vjetët e fundit, teksa pandemia me këtë virus pritet të dëmtojë edhe më shumë bizneset në muajt vijues. Numri i të papunëve është rritur për 856,500 – njëherësh... Читать дальше...

Partia e Macronit humb shumicën në parlament

Evropaelire.org 

Disa anëtarë të partisë në pushtet të presidentit francez, Emmanuel Macron kanë njoftuar për formim të partisë së re të martën, çka ka ndikuar në humbjen e shumicës së partisë së Macronit në parlament dhe rritjen e presionit për më shumë politika të krahut të majtë. Shtatë ligjvënës janë larguar nga Partia e Macronit për të formuar grupin “Ekologjia, Demokracia, Solidariteti”, i cili do të ketë 17 deputetë në parliament. Kjo nënkupton që partia e Macronit ka vetëm 288 deputetë, një më pak sesa shumica absolute... Читать дальше...



Rusia kritikon kërcënimet e Trumpit ndaj OBSH-së

Evropaelire.org 

Rusia ka kritikuar kërcënimet e presidentit amerikan, Donald Trump për largim nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), pas pakënaqësive rreth mënyrës se si është përballur me pandemisë e koronavirusit. Presidenti amerikan ka fajësuar Kinën për tentim të fshehjes së pandemisë si dhe ka akuzuar OBSH-në, agjencinë për shëndet të Kombeve të Bashkuara, për dështim të mbajtjes së Pekinit përgjegjës. “Po, ka mundësi për përmirësim (në punën e agjencisë për shëndet)”, ka thënë zëvendësministri rus, Sergei Ryabkov. Читать дальше...

Të bëhesh nënë në kohë koronavirusi

Evropaelire.org 

Mëngjeset nisin ndryshe për Diellza Paloja-Osmanin, prej kur ka sjellë në jetë djalin e saj Blinin. Në zërin e nënës së re vërehet shumë dashuri dhe vullnet teksa tregon se prioriteti i saj tani është vetëm të sigurohet se foshnja e saj është mirë dhe po ndihet rehat. Dhe ka qenë pikërisht mbrojtja e jetës së tij dhe vetes, ajo që ka menduar vazhdimisht kur ka pasur vështirësi që të mbajë maskë dhe doreza gjatë procesit të lindjes, për t’u mbrojtur nga infektimi me koronavirus, ani pse këto masa ia kanë rënduar dhimbjet. Читать дальше...

Anëtarët e OBSH-së pajtohen për hetim të përgjigjjes për koronavirusin

Evropaelire.org 

Vendet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë pajtuar për nisje të një hetimi të pavarur për përgjigjjen globale ndaj pandemisë me koronavirus. Kjo rezolutë, e miratuar pa kundërshtim nga 194 vendet anëtare, përgjatë një takimi vjetor, kësaj here në mënyrë  virtuale në Gjenevë, po ashtu lejon që hetimet të zgjerohen edhe në rolin e vetë këtij trupi shëndetësor, pasi OBSH-ja është kritikuar se ka shpallur vonë emergjencën shëndetësore. Shtetet e Bashkuara në veçanti kanë kritikuar ashpër këtë përgjigjje. Читать дальше...

Përplasje rreth organizimit të faljes në sheshin e Prishtinës

Evropaelire.org 

Disa të rinj myslimanë në Prishtinë, janë mbledhur të martën në sheshin ‘Skenderbe’ dhe janë falur. Këtë e kanë bërë në shenjë proteste për moshapjen e xhamive. Pas lehtësimit të masave të izolimit dhe hapjes së shumë bizneseve, këta besimtarët myslimanë, po kërkojnë edhe hapjen e xhamive, të cilat u mbyllën si pasojë e përhapjes së koronavirusit të ri. Përmes një organizimi në rrjetin social, Facebook, ata kanë bërë thirrje që të dalin në ora 16:30 në sheshin ‘Skenderbe’, afër ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Читать дальше...

Dy viktima të reja nga koronavirusi në Maqedoni të Veriut

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë në Maqedonisë së Veriut ka njoftuar edhe për dy viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Në Klinikën Infektive kanë vdekur, një person i moshës 78-vjeçare nga Shkupi dhe një 77-vjeçar nga Tetova. Sipas Ministrisë, dy viktimat vuanin edhe nga sëmundje kronike. Me këto dy raste, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 106. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka bërë sërish thirrje për respektimin e masave pasi sipas tij “të gjithë do të jetojmë me virusin deri në gjetjen e vaksinës kundër tij”. Читать дальше...

EasyJet pranon se i janë hakuar nëntë milionë konsumatorë

Evropaelire.org 

Kompania britanike EasyJet ka pranuar se një “sulm i sofistikuar kibernetik” ka prekur rreth nëntë milionë konsumatorë. Në njoftim është thënë se adresat elektronike dhe detajet e udhëtimet janë vjedhur, derisa qasja në kartela kreditore ka përfshirë 2,208 konsumatorë. Kjo kompani ka informuar Zyrën e Komisionarit për Informim në Britani, teksa heton këtë shkelje. EasyJet ka thënë se ka pasur njohuri për sulmin gjatë muajit janar. Kjo kompani ka thënë në BBC-në se në fillim të muajit prill ka qenë e gatshme t’i njoftojë konsumatorët... Читать дальше...

Koronavirusi ulë remitencat, rrezikon shumë biznese në Maqedoninë e Veriut

Evropaelire.org 

Mungesa e remitencave, përkatësisht mbështetja financiare nga diaspora, tashmë ka filluar të ndjehet, theksojnë afaristët, duke theksuar se paratë që sillnin punëtorët me punë të përkohshme në vendet e Bashkimit Evropian, si dhe paratë e mërgimtarëve të cilët kalonin pushimet në Maqedoninë e Veriut mbeten burim serioz për ekonominë e vendit. Në bazë të të dhënave nga Banka Popullore, diaspora në periudhën 2009 -2018 në Maqedoninë e Veriut i ka sjellë të ardhura brenda vitit në një mestare prej rreth 200 milionë euro... Читать дальше...

Shitja e makinave në BE pëson rënie rekorde - më shumë se 75%

Evropaelire.org 

Shitja e makinave të reja në Bashkimin Evropian ka rënë për 76.3 për qind në muajin prill, për shkak të kufizimeve të vendosura për frenimin e përhapjes së koronavirusit. Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve tha të martën se rreth 270,000 makina të reja janë regjistruar muajin e kaluar, krahasuar me 1.14 milion në prill të vitit 2019. “Muaji i parë i plotë me kufizime për shkak të pandemisë së koronavirusit, ka rezultuar me rënien më të madhe mujore të kërkesave, prejse kanë nisur regjistrimet”... Читать дальше...

Pas shërimit nga koronavirusi, kryeministri rus kthehet në punë

Evropaelire.org 

Kremlini bëri të ditur se kryeministri rus, Mikhail Mishustin, është kthyer në punë, pasi është shëruar nga koronavirusi. Një dekret i nënshkruar nga presidenti Vladimir Putin, i botuar në faqen e internetit të Kremlinit, anuloi aktvendimin e tij të mëparshëm, me të cilin zëvendëskryeministri Andrei Belousov është emëruar ushtrues detyre, për shkak të sëmundjes së Mishustinit. Mishustin ka njoftuar më 30 prill se është diagnostikuar me koronavirus. Ai ka zhvilluar disa takime online me qeverinë e tij, derisa ishte në spital. Читать дальше...

Kina thotë se SHBA-ja po përpiqet ta njollosë për pandeminë e koronavirusit

Evropaelire.org 

Grindjet diplomatike midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, për rolin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vazhdojnë të përshkallëzohen. Ministria e Jashtme e Kinës e akuzoi presidentin amerikan, Donald Trump, për sulm ndaj OBSH-së, me qëllim të tërheqjes së vëmendjes nga keqmenaxhimi i pandemisë së koronavirusit. Trump kërcënoi më herët se do t’i ndalojë përgjithmonë fondet për OBSH-në, nëse kjo e fundit nuk i ndryshon operacionet e saj brenda 30 ditësh. Trump tha se OBSH-ja “ka treguar mungesë alarmante të pavarësisë nga Kina”. Читать дальше...

Spanja heq ndalesën e fluturimeve nga Italia

Evropaelire.org 

Spanja hoqi të martën ndalesën e fluturimeve të drejtpërdrejta nga Italia, të vendosur qysh më 11 mars, për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Ndalesa u hoq edhe për anijet nga Italia, megjithëse karantina e detyrueshme 14-ditore për udhëtarët që hyjnë në Spanjë, do të mbetet në fuqi. Rënia e vdekshmërisë nga koronavirusi ka inkurajuar Spanjën të nisë lehtësimin e masave të izolimit. Kryeministri Pedro Sanchez, megjithatë, pritet të kërkojë nga parlamenti vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme deri në fund të qershorit. Читать дальше...

Новости России
Москва

Пресс-релиз | CRYPTONIUM | Новая экосистема для заработка на криптовалюте | Арбитраж | Трейдинг | Обучение


Mirëpritet propozimi franko-gjerman për paketën e ndihmës në BE

Evropaelire.org 

Shefja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, e mirëpriti propozimin e Gjermanisë dhe Francës për një fond, në vlerë prej 500 miliardë dollarësh, për rimëkëmbjen e Bashkimit Evropian nga koronavirusi. “Plani franko-gjerman është ambicioz dhe i mirëpritur”, tha Lagarde në një intervistë për katër gazeta evropiane. Është “dëshmi e frymës së solidaritetit dhe përgjegjësisë”, e nxitur së voni nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha Lagarde. Pa të, shtoi ajo, nuk do të kishte perspektivë... Читать дальше...

Kosovarët nuk i regjistrojnë veturat për shkak të COVID-19

Evropaelire.org 

Mbi 50 mijë automjete nuk janë regjistruar gjatë kohës që kur Kosova po përballet me pandeminë e COVID-19 dhe kjo ka goditur rëndë kompanitë e sigurimeve, thonë zyrtarë të këtyre kompanive. Vetëm gjatë muajit mars dhe prill shitja e policave (sigurimi i detyrueshëm për automjete) ka rënë për 50 për qind krahasuar me muajt paraprak. Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku tha për Radion Evropa e Lirë se pandemia koronavirusit ka sjell vështirësi të mëdha në operim, por, problemet... Читать дальше...

Tre pacientë me COVID-19 në Kosovë, në gjendje të rëndë

Evropaelire.org 

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë të hospitalizuar shtatë pacientë me sëmundjen që e shkakton koronavirusi, COVID-19. Prej tyre, tre janë në gjendje më të rënduar, ndërsa katër raste janë në gjendje stabile, thuhet në njoftimin e QKUK-së. Po ashtu bëhet e ditur se gjatë ditës, nga Klinika Infektive do të lirohen 3 pacientë që janë në gjendje të mirë shëndetësore, por që do të vazhdojnë vetizolimin në shtëpi. Në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 988 raste me koronavirus. Читать дальше...

Pas katër javësh, rritet mbi 100 numri i rasteve të reja me koronavirus në Çeki

Evropaelire.org 

Në Republikën Çeke, numri i rasteve ditore me koronavirus ka pësuar rritjen më të madhe brenda katër javësh, ndërsa ka kaluar 100 për herë të parë këtë muaj, tha të martën Ministria çeke e Shëndetësisë. Sipas saj, në 24 orët e kaluara janë regjistruar 111 raste të reja, të cilat e çojnë në 8,586 numrin e përgjithshëm të të infektuarve. Prej tyre, mbi 5,600 janë shëruar. Për viktima të reja nuk u raporta dhe numri i tyre mbetet 297. Republika Çeke, si shumë vende të tjera në Evropë, ka mbyllur shkolla... Читать дальше...

Lufta e liderëve botërorë për një “vaksinë të njerëzve”

Evropaelire.org 

Në Vuhan të Kinës ka nisur fushata e testimit masiv për koronavirus. Ndërsa, në Nju Jork numri i fëmijëve që po diagnostikohen me një sindromë të rrallë që po cilësohet si manifestim i ri i sëmundjes COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi, po rritet. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se koronavirusi mund të mos zhduket kurrë. Përderisa, liderët botërorë po bëjnë fushatë të përbashkët për një “vaksinë të njerëzve” pa pagesë. (Përgatitën: Donika Alihajdaraj &Bujar Tërstena)

India evakuon miliona njerëz në prag të një stuhie të fuqishme

Evropaelire.org 

India ka nisur evakuimin e miliona njerëzve nga bregu i saj lindor, i cili pritet të goditet nga një stuhi e fuqishme. Stuhia pritet të zbarkojë të mërkurën në shtetet Bengali Perëndimor dhe Orisa. Mbi 20 ekipe shpëtimi tashmë janë shpërndarë në terren dhe disa të tjera janë në gjendje gatishmërie, thanë zyrtarët. Stuhia vjen në kohën kur dhjetëra-mijëra njerëz kanë migruar nga qytetet e Indisë në fshatra, për shkak të masave të izolimit nga koronavirusi. Bengali Perëndimor dhe Orisa janë... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Арина Соболенко

Швентек отыграла у Соболенко три матчбола и стала самой молодой теннисисткой с 20 титулами с 2012-го






Бонгонда – лучший игрок матча «Пари НН» - «Спартак»

В Белгороде работает выставка, посвящённая 50-летию начала строительства БАМа

Экс-футболист Мостовой о предложении от "Пари НН": будем думать и смотреть

6 мая: какой сегодня праздник, что было в этот день