Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Май
2020

Новости за 16.05.2020

Italia prezanton fazat e daljes nga izolimi

Evropaelire.org 

Kryeministri italian, Giuseppe Conte ka prezantuar lehtësimin e masave të izolimit, duke përfshirë rihapjen e të gjitha dyqaneve, restoranteve dhe parukerive nga 18 maji, duke mos harruar udhëzimet që synojnë të ndalin përhapjen e koronavirusit sërish. Në një adresim para kombit të shtunën, Conte ka thënë se përpjekjet për të kontrolluar shpërthimin e koronavirusit kanë sjellë rezultate dhe se Italia është e gatshme për një fazë të re kundër pandemisë, duke theksuar se ka shumë besim dhe përgjegjësi nga ana e popullatës. Читать дальше...

Kosova regjistron 23 raste të reja me koronavirus

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka regjistruar të shtunën edhe 23 raste të reja me koronavirus, pas kryerjes së 270 testeve. “Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Ferizajit 16 raste (sipas vendbanimit: 11 raste Balaj dhe 5 raste Ferizaj), komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Randobravë), komuna e Zubin Potokut 2 raste dhe me nga 1 rast vendbanimet: Vushtrri dhe Leposaviq”, është thënë në njoftim. Në po këtë ditë janë shëruar 22 pacientë, duke e çuar numrin total në 713. Читать дальше...

Kanadaja miraton testimin e një vaksine për koronavirus

Evropaelire.org 

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau ka thënë se qeveria e tij ka miratuar testimin e parë klinik në këtë shtet të një vaksine potenciale për koronavirus. Ai u ka thënë gazetarëve se testimet do të bëhen në Qendrën kanadeze për Viksionologji në Universitetin Dalhousie. Trudeau nuk ka bërë të ditur se kush po zhvillon vaksinën, mirëpo ka thënë se nëse të gjeturat do të rezultojnë të sukesesshme, Këshilli Kombëtar për Kërkime në Kanada do të ndihmojë në prodhim dhe shpërndarje. Kanadaja deri... Читать дальше...

Mijëra gjermanë protestojnë kundër masave kufizuese

Evropaelire.org 

Mijëra gjermanë kanë dalë nëpër rrugë për të protestuar kundër kufizimeve të vëna nga qeveria, me qëllim të luftimit të pandemisë me koronavirus, kanë thënë organizatorë dhe zyrtarë policorë. Numri i të vdekurve nga ky virus në Gjermani ka qenë më i ulët sesa në shumicën e fqinjëve të saj evropianë, andaj edhe janë hequr disa masa të kufizimit, raporton agjencia e lajmeve, Reuters. Kjo është fundjava e dytë që gjermanët dalin në rrugë për këtë çështje. Të quajtur nga disa nëpër media si “covidiotë”... Читать дальше...

MPJD e Kosovës dënon ndërtimin e një kishe ortodokse në Batajnicë

Evropaelire.org 

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, ka thënë të shtunën se dënon ndërtimin e Kishës Ortodokse Serbe në Batajnicë, ”afër hapësirës ku janë gjetur trupat e mbi 700 shqiptarëve në një varrezë masive, të vrarë gjatë luftës së vitit 1999”. “E konsiderojmë këtë një akt përçmimi të kishës dhe autoriteteve serbe ndaj viktimave shqiptare të këtij akti gjenocidal të Serbisë”, është thënë në deklaratën e kësaj ministrie në rrjetin social, Facebook. Aty është thënë edhe se... Читать дальше...

Riatdhesohen 143 persona nga Gjermania në Kosovë

Evropaelire.org 

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj ka njoftuar se të shtunën janë kthyer në Kosovë, 143 shtetas të këtij vend nga Aeroporti i Shtutgartit. “Nga fillimi i pandemisë dhe deri me këtë fluturim, misioni diplomatik i Republikës së Kosovës në Gjermani, përkundër të gjitha vështirësive, ka arritur të kthejë më shumë se 520 shtetas në Kosovë. Janë edhe qindra tjerë që po presin dhe i lus për mirëkuptim e durim”, është thënë në njoftim. Me qëllim të luftimit të koronavirusit, autoritetet në... Читать дальше...

Njëzetedy të infektuar dhe një i vdekur nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për një person të vdekur dhe 22 raste të reja me koronavirus të regjistruara gjatë 24 orëve te fundit në Maqedoninë e Veriut. Në Shkup janë evidentuar nëntë raste, gjashtë në Tetovë, katër në Prilep dhe nga një në Kumanovë, Veles dhe Ohër. Viktima ka qenë grua e moshës 79-vjeçare nga Shkupi, e cila ishte shtrirë në spital më 13 maj me simptoma të sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi. Të dhënat janë bërë të ditura pas kryerjes së 462 testeve nga Instituti i Shëndetit Publik. Читать дальше...

Policia ndalon 20 persona që nuk respektuan masat kundër koronavirusit 

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës ka ndaluar 20 persona, të cilët nuk kanë respektuar masat e vendosura nga autoritetet, që kanë për qëllim luftimin e koronavirusit. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në Komunën e Pejës është numri më i madh i të ndaluarve, përkatësisht 11 persona, pasuar nga komuna e Mitrovicës së jugut me 3 persona. Në Kosovë, që nga 4 maji ka nisur faza e parë e lehtësimit të masave kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi. Qytetarët kanë të drejtë të dalin tre orë në ditë... Читать дальше...



Shkup: Dy viktima nga dhuna në familje gjatë pandemisë - nuk raportohen rastet

Evropaelire.org 

Për dallim nga shumë vende të të botës të cilat kanë raportuar rritje të rasteve të dhunës në familje, gjatë kohës së pandemisë, të dhënat e dikasterit të policisë në Maqedoninë e Veriut tregojnë ulje të rasteve. Madje, hulumtimi që ka realizuar organizata joqeveritare NEXUS-Koncepti Qytetar, duke pasur në fokus ndikimin e pandemisë në jetën e grave dhe vajzave si dhe nevojat, përgjegjësitë, dhe mënyra e jetesës së tyre, pjesa më e madhe e grave thonë se izolimi ka ndikuar pozitivisht në marrëdhëniet bashkëshortore ose me partnerin. Читать дальше...

Rusia shënon mbi 9 mijë raste të reja me koronavirus

Evropaelire.org 

Rusia ka raportuar për 9,200 raste të reja me koronavirus të shtunën, nga 10,598 që u raportuan një ditë më parë. Task-forca e COVID-19 në Rusi, tha se numri total i rasteve në nivel endi ka shkuar në 272,043. Brenda 24 orëve kanë vdekur 119 persona, duke e çuar numrin e viktimave në 2,537. Rusia është ndër vendet me numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus në botë, menjëherë pas Shteteve të Bashkuara. Pavarësisht shqetësimeve se hapja e ekonomisë mund të ndikojë në shpërthime tjera të pandemisë... Читать дальше...

Qeveria e Italisë nënshkruan dekretin për rifillimin e udhëtimeve

Evropaelire.org 

Qeveria e Italisë ka nënshkruar një dekret që lejon udhëtimet nga dhe për në Itali, që nga 3 qershori. Ky vendim shënon një hap të madh të rihapjes së ekonomisë në vend pas më shumë se dy muaj izolimi. Italia ka shënuar një nga numrat më të mëdhenj të viktimave në botë, por numri i të infektuarve ka rënë dukshëm ditëve të fundit. Më shumë se 31,600 persona kanë humbur jetën nga virusi në Itali. Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë shënuar numrin më të madh të viktimave. Italia ishte vendi... Читать дальше...

Mali i Zi liron priftërinjtë e Kishës Ortodokse Serbe pas rritjes së tensioneve

Evropaelire.org 

Një prokuror i Malit të Zi, ka liruar nga mbajtja nëntë priftërinjë të Kishës Ortodokse Serbe, ndalimi i të cilëve nxiti tensione diplomatike mes Serbisë dhe Malit të Zi, si dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve. Tetë priftërinj në Mal të Zi u ndaluan nga policia për shkeljen e urdhrave të shëndetit publik, pasi drejtuan një liturgji të paligjshme, nëpër rrugët e qytetit Nikshiq, më 12 maj. Mijëra besimtarë të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, injoruan masën e ndalimit të tubimeve publike... Читать дальше...

Pandemia i fut në borxhe qytetarët 

Evropaelire.org 

Që nga momenti kur janë shënuar rastet e para me koronavirus në Kosovë në muajin mars një pjesë e madhe e qytetarëve ka filluar mos të paguaj borxhet ndaj kompanive publike që ofrojnë shërbime për konsumatorët.  Vetëm në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit ‘Prishtina’ nga e cila furnizohen me ujë tetë komuna të Kosovës, përfshirë kryeqytetin Prishtinën, janë krijuar borxhe nga konsumatorët në vlerë prej mbi 1 milion euro vetëm për dy muaj. Sokol Xhafa, ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv të kësaj kompanie... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Свентек выиграла титул WTA в Мадриде






Что можно отметить в этот день

Саша Илич привез в Россию автобус! «Пари» НН с новым тренером добыл нулевую ничью со «Спартаком»

КАЛМЫКИЯ. В Москве презентовали первый калмыцкий парфюм

Певец Сергей Лазарев признался, что отдыхал в Турции с Лерой Кудрявцевой