Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Декабрь
2020

Новости за 02.12.2020

Maqedonia e Veriut regjistron 33 viktima dhe 946 të infektuar me COVID-19

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut të mërkurën ka regjistruar 33 viktima me koronavirus, 946 persona të infektuar si dhe 789 persona të shëruar. Të dhënat i referohen testimit të 2,564 mostrave. Viktimat, sipas raportit të Ministrisë janë, nëntë në Shkup, gjashtë në Prilep, katër në Strugë, dy në Pehçevë dhe nga një në 12 qytete tjera. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi, në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 63,890 persona. Prej tyre 1,825 kanë ndërruar jetë... Читать дальше...

Jep dorëheqje politikani hungarez pas pjesëmarrjes në orgji të Brukselit

Evropaelire.org 

Një politikan hungarez ka dhënë dorëheqje nga partia në pushtet në Hungari, Fidesz, pas pjesëmarrjes së tij në atë që mediat belge e kanë quajtur orgji në Bruksel. Kjo ndenjë është organizuar në kundërshtim me kufizimet me qëllim të frenimit të koronavirusit. Dorëheqja e Jozsef Szajer më 2 dhjetor ka ardhur një ditë pasi ai ka pranuar se ka qenë pjesë e ndenjës private më 27 nëntor dhe ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit në Parlamentin Evropian. “Këto veprime të shokut tonë deputet nuk... Читать дальше...

Kosova, ndër vendet më të sigurta në botë nga terrorizmi 

Evropaelire.org 

Terrorizmi mbetet problem i rëndësishëm dhe serioz në shumë vende, pavarësisht nga rënia e përgjithshme e ndikimit të tij në të gjithë botën gjatë vitit 2019, vlersoi Instituti për Ekonomi dhe Paqe (Institute for Economics & Peace - IEP) në një raport mbi Indeksin Global të Terrorizmit 2020: Matja e Ndikimit të Terrorizmit.  Vitin e kaluar, 63 vende regjistruan të paktën një vdekje nga një sulm terrorist, ndërsa shtatëmbëdhjetë vende regjistruan më shumë se 100 vdekje nga terrorizmi.  Kosova... Читать дальше...

Qeveria afgane dhe talibanët arrijnë marrëveshje "historike" në bisedimet për paqe

Evropaelire.org 

Zyrtarët e Qeverisë afgane dhe përfaqësuesit e talibanëve kanë thënë se janë pajtuar në parim për një marrëveshje të zhvillimit të bisedimeve për paqe. Kjo njëherësh përbën marrëveshjen e tyre të parë të shkruar në 19 vjetët e fundit të luftës. Njoftimi i 2 dhjetorit është konsideruar pikë kthese sepse u jep negociatorëve më shumë kohë për të kaluar në çështje më substanciale. Aty përfshihen bisedimet me qëllim të arritjes së armëpushimit. “Negociatat aktuale të të dyja palëve negociatore... Читать дальше...

OKB-ja paralajmëron se prodhimi i lëndëve djegëse po tejkalon synimet për klimën

Evropaelire.org 

Një raport i ri ka paralajmëruar më 2 dhjetor se bota planifikon të prodhojë më shumë se dyfishin e sasisë së lëndëve të dëmshme djegëse deri më 2030, në krahasim me normat që janë në përputhje me frenimin e ngrohjes globale. Sipas Marrëveshjes së Parisit për Klimën, të vitit 2015, shtetet janë zotuar për një synim afatgjatë të kufizimit të temperaturës mesatare nën 2 gradë Celsius mbi nivelet paraindustriale dhe të bëjë përpjekje për kufizim të temperaturës në 1.5 gradë Celsius. Për t’u arritur synimi prej 1.5 gradësh Celsius... Читать дальше...

Opozita kundër gjendjes së krizës, akuzon për manipulim politik

Evropaelire.org 

Kërkesa e qeverisë drejtuar kuvendit për vazhdimin edhe për gjashtë muaj të gjendjes së krizës në Maqedoninë e Veriut, ka nxitur polemika nëse pas kësaj kërkese qëndron synimi për përballje më efikase me pandeminë apo nëse bëhet fjalë për vendim populist. Gjendja e krizës në kohëzgjatje prej 30 ditëve ishte shpallur më 20 nëntor me kërkesë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, me qëllim të rritjes së efikasitetit të institucioneve kundrejt pandemisë së koronaviruwsit. Kërkesa e qeverisë duhet të... Читать дальше...

Lajçak: Dialogu është në binarë, por nuk është autostradë e shpejtë

Evropaelire.org 

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak thotë se ky proces është “në binarët e duhur, por nuk është një autostradë e shpejtë”. “Është më shumë një rrugëtim i gjatë me kthesa”, tha Lajçak, në një ngjarje të organizuar nga Komisioni për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, për të diskutuar për situatën në rajon, 25 vjet pas Marrëveshjes së Dejtonit, që i dha fund luftës në Bosnjë e Hercegovinë. Lajçak tha se është i gatshëm që ta lehtësojë këtë proces... Читать дальше...

Franca do të kryejë kontrolle kufitare për të ndalur skijimin jashtë shtetit

Evropaelire.org 

Kontrolle të zakonshme kufitare do të nisin së realizuari për të ndalur francezët që të mos shkojnë në shtetin fqinj, Zvicër, në skijim, ka thënë kryeministri i Francës, Jean Castex. Franca, bashkë me Gjermaninë dhe Italinë, janë duke ndalur punën e teleferikëve në kohën e Krishtlindjes për të ndalur përhapjen e koronavirusit, mirëpo në Zvicër qendrat e skijimit veçse janë të hapura. Sezona e skijimit për Krishtlindje dhe Vitin e Ri është periudhë e rëndësishme për ekonominë e shumicës së vendeve evropiane. Читать дальше...



Graçanica ndan rreth 300 mijë euro për OJQ-të "e afërta"

Evropaelire.org 

Organizatat joqeveritare, shumica e të cilave janë të afërta me pushtetin lokal në Graçanicë e cila funksionon sipas sistemit të Kosovës, kanë marrë rreth 300 mijë euro mbështetje financiare për projektet me qëllim të parandalimit të përhapjes dhe zbutjes së pasojave të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit. Kuvendi i kësaj komune me shumicë serbe, më 25 nëntor, në bazë të propozimit të kryetarit të Komunës së Graçanicës, Sërgjan Popoviq, ka miratuar vendimin për ndarjen e shumës prej 284.985 euro për 14 organizata joqeveritare... Читать дальше...

Kosova regjistron 14 viktima dhe 555 të infektuar me koronavirus

Evropaelire.org 

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të mërkurën 555 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 1,340 mostrave. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 14 viktima. "Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (82, 75, 69 vjeç), Prishtinë 2 raste (77, 56 vjeç), Gjilan 2 raste (82, 63 vjeç), Prizren 1 rast (76 vjeç), Gjakovë 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (70 vjeç), Istog 1 rast (78 vjeç), Suharekë 1 rast (81 vjeç)... Читать дальше...

Hoxhaj: Kandidati për president duhet të jetë nga PDK-ja

Evropaelire.org 

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, tha se deputetët e kësaj partive nuk do ta votojnë asnjë kandidat për president nga radhët e partive të koalicionit qeverisës.  “S’kemi vota për asnjë kandidat që vjen prej partive në pushtet. Nëse kërkohen votat e PDK-së atëherë edhe kandidati duhet të jetë i Partisë Demokratike të Kosovës”, tha Hoxhaj në një konferencë për media në Prishtinë, pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie. PDK-ja është partia e tretë parlamentare dhe është në opozitë. Читать дальше...

Parlamenti i Malit të Zi nis debatin për kabinetin e ri

Evropaelire.org 

Parlamenti i Malit të Zi ka nisur debatin për kabinetin e mandatarit për kryeministër, Zdravko Krivokapiq, qeveria e parë në tri dekada që nuk do të drejtohet nga Partia Demokratike e Socialistëve, e presidentit Millo Gjukanoviq. Seanca në këtë temë, që ka nisur më 2 dhjetor, pritet të rezultojë me votim të qeverisë së re më 4 dhjetor. Krivokapiq është duke drejtuar një koalicion me qëllimin e vetëm të largimit të Gjukanoviqit dhe partisë së tij nga pushteti. Ai ka thënë se prioritetet e tij të kabinetit pro-serb janë ekonomia... Читать дальше...

PDK kërkon seancë të jashtëzakonshme për projektligjin e rimëkëmbjes ekonomike

Evropaelire.org 

Partia Demokratike e Kosovës do të inicojë një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për projektligjin e rimëkëmbjes ekonomike. “Presim që edhe partitë tjera do të duhej ta votojnë një projektligj të tillë”, tha në një konferencë për media, ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, sipas të cilit seanca mund të ftohet të premten më 4 nëntor. Më hert, Komisioni për Buxhet dhe Transfere në Kuvendin e Kosovës ka miratuar rekomandimet për projektligjin për rimëkëmbje ekonomike. Ky... Читать дальше...

Dialogu Kosovë-Serbi pjesë e strategjisë së BE-së për raportet me SHBA-në

Evropaelire.org 

Komisioni Evropian ka miratuar në takimin e së mërkurës (02 nëntor) të kolegjit të Komisionarëve, një strategji për agjendën e re të raporteve transatlantike, më saktësisht raporteve mes Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Komisioni, në këtë dokument, nënvizon nevojën për bashkëpunim me Shtetet e  Bashkuara për të forcuar rendin multilateral botëror dhe për t’u përballur së bashku me sfidat e reja, nga përhapja e koronavirusit e deri tek forcimi i mbrojtjes dhe sigurisë. ... Читать дальше...

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, shërohet nga koronavirusi

Evropaelire.org 

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se është shëruar nga koronavirusi, dhe se është rikthyer në zyrën e saj në presidencë, për të vazhduar me angazhimet e saj. Ajo ka qëndruar dy javë në vetizolim dhe aktivitetet i ka zhvilluar kryesisht online. “Kam bërë thirrje gjithnjë, e tani pas ekperiences time dhe të familjes time me virusin, ju lutem sërish që të bëni kujdes të shtuar e të vazhdueshëm. Tashmë virusi është çdokund. Ne ishim me fat ta luftojmë virusin me sukses... Читать дальше...

“Nuk e dimë se çfarë na pret deri në mëngjes”

Evropaelire.org 

Spitali Rajonal në Pejë ka shumë pak shtretër të lirë për të infektuarit me koronavirus. Sigurimi i oksigjenit për pacientët si dhe infektimi i stafit janë sfidat më të mëdha për këtë spital në të cilin trajtohen qytetarët e Pejës, Deçanit, Istogut dhe Klinës. Një infermiere e këtij spitali tashmë ka vdekur nga sëmundja COVID-19.

Interpol: Vaksinat kundër COVID-19 mund të jenë në shënjestër të grupeve kriminale

Evropaelire.org 

Organizata Ndërkombëtare e Policisë (INTERPOL), paralajmëroi të mërkurën se rrjetet e organizuara kriminale mund të synojnë shitjen e vaksinave false kundër koronavirusit. Interpol, me seli në Francë, tha se kishte lëshuar një alarm global për zbatimin e ligjit në 194 vendet e tij anëtare, duke i paralajmëruar ata që të përgatiten për rrjetet e krimit të organizuar që synojnë vaksinat COVID-19, si fizikisht ashtu edhe në internet. "Ndërsa qeveritë po përgatiten të shpërndajnë vaksinat, organizatat... Читать дальше...

Qeveria Hoti nën ‘llupën’ e Gjykatës Kushtetuese

Evropaelire.org 

Gjykata Kushtetuese mbajti seancë dëgjimore lidhur me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për shpalljen të pavlefshme të votimit për zgjedhjen e qeverisë Hoti më 3 qershor, pasi për këtë qeveri kishte votuar edhe deputeti Etem Arifi, i cili kishte një aktgjykim përfundimtar nga Gjykata e Apelit, më 20 gusht 2019, ku ishte dënuar me 1 vjet e 3 muaj burgim për mashtrim me subvencione. “Ne si Grup Parlamentar, mendojmë që, z. Arifi, që nga fshehja e informatave e deri te votimi i qeverisë, është në kundërshtim... Читать дальше...

Izraeli u transferon palestinezëve mbi 1 miliard dollarë nga fondet e mbajtura

Evropaelire.org 

Izraeli ka lëshuar më shumë se 1 miliard dollarë fonde të mbajtura të palestinezëve, tha të mërkurën një ministër i Autoritetit Palestinez. Vendimi është marr disa javë pas rifillimit të koordinimit midis të dyja palëve. "Qeveria e Izraelit transferon të gjitha detyrimet financiare në llogarinë e Autoritetit Palestinez", shkroi në rrjetet sociale, ministri i Çështjeve Civile, Husein al-Sheikh, duke iu referuar mjeteve nga taksat, përfshirë taksat doganore, që shteti hebre mbledh në emër të Autoritetit Palestinez. Читать дальше...

Новости России
Москва

Композитор Классической музыки Сергей Брановицкий представляет произведения классической музыки.


Aktivistët pro-demokracisë në Hong Kong dënohen me burgim

Evropaelire.org 

Aktivistët pro-demokracisë në Hong Kong, Joshua Wong, Agnes Chow dhe Ivan Lam u dënuan me burgim lidhur me akuzat për një protestë të paautorizuar antiqeveritare vitin e kaluar. Kina ka forcuar kontrollin e saj mbi rajonin gjysmë-autonom - Hong Kong – pas disa muajve të protestave antiqeveritare vitin e kaluar, të cilat herë pas here çuan në përplasje të dhunshme midis protestuesve dhe policisë. Wong, i cili u shpall fajtor për organizimin dhe pjesëmarrjen në protestë në qershor të vitit të kaluar, u dënua me 13 muaj e gjysmë burgim. Читать дальше...

Në SHBA po hetohet një skemë ryshfeti që përfshin Shtëpinë e Bardhë

Evropaelire.org 

Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara po heton një skemë të mundshme të ryshfetit që përfshin kontribute politike në këmbim të faljes presidenciale, sipas disa dokumenteve të gjykatës. Dokumentet e gjykatës janë redaktuar para se të publikohen, dhe emrat e të dyshuarve janë fshirë me ngjyrë të zezë. Nuk ka asnjë referencë për presidentin amerikan, Donald Trump, ose për fushatën e tij. Por, dokumentet i referohen një "skeme të fshehtë lobimi" nga dy individë, të bërë ndaj "zyrtarëve... Читать дальше...

Mbretëria e Bashkuar autorizon përdorimin e vaksinës kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Mbretëria e Bashkuar është bërë vendi i parë në botë që miraton vaksinën kundër COVID-19 të kompanisë Pfizer dhe BioNTech. Rregullatori britanik, MHRA, thotë se vaksina, e cila ofron mbrojtje deri në 95% kundër sëmundjes COVID-19, është e sigurt për t'u përdorur në masë. Imunizimet mund të fillojnë brenda ditësh për njerëzit që bëjnë pjesë në grupmoshat e ndjeshme. Britania e Madhe tashmë ka porositur 40 milionë doza - të mjaftueshme për të vaksinuar 20 milionë njerëz. Një person do të marrë dy doza të vaksinës. Читать дальше...

Rusia vendos raketa në ishujt që pretendohen nga Japonia

Evropaelire.org 

Ushtria ruse ka njoftuar për vendosjen e raketave të mbrojtjes ajrore në Ishujt Kurile mbi të cilat ka pretendime Japonia. Sistemet e raketave të mbrojtjes ajrore S-300V4 janë vendosur në gatishmëri  luftarake në Ishujt Kurile, përveç sistemeve të raketave me rreze më të shkurtër Tor M2 të vendosura atje më herët, tha Qarku Ushtarak Lindor i Rusisë përmes një deklarate. Stacioni televiziv i ministrisë ruse të Mbrojtjes, Zvezda, raportoi se sistemet e raketave të mbrojtjes ajrore ishin vendosur në Iturup... Читать дальше...

Holliday: Në Kizhevak janë mbetjet mortore të 7 deri në 20 personave

Evropaelire.org 

Në bazë të vlerësimeve, mbetjet mortore të 7 deri në 20 personave janë gjetur në një lokacion në Kizhevak afër Rashkës në Serbi, thotë shefi i Programit për Ballkanin Perëndimor i Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Pagjetur (ICMP), Matthew Holliday, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Zyra për media e Qeverisë së Serbisë ka njoftuar më 30 nëntor se ka filluar zhvarrosja e këtyre mbetjeve mortore, të cilat dyshohet se janë të shqiptarëve të Kosovës, të vrarë gjatë luftës. Ekspertët... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Соболенко и Швентек сыграют в финале турнира WTA в Мадриде






Коллекционер из Германии обнаружил в куске янтаря из Мьянмы осу возрастом 100 млн лет

Стоп, снято: мошенники придумали новые схемы с фейковыми фотосессиями

Туктамышева рассказала, что у нее грандиозные планы на отпуск

Адвокат Тимура Иванова хочет обжаловать решение суда для смягчения приговора