Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Декабрь
2020

Новости за 24.12.2020

Papa Françesku: Zoti na do më shumë sesa ne vetveten

Evropaelire.org 

Papa Françesku tha në meshën e Krishtlindjes se njerëzit duhet të ndjehen të detyruar të ndihmojnë nevojtarët, sepse vetë Jezusi lindi një i dëbuar i varfër. Mesha u mbajt në një pjesë të pasme të Bazilikës së Shën Pjetrit me më pak se 100 pjesëmarrës dhe vetëm një numër të vogël të kardinalëve dhe peshkopëve. Zakonisht ajo mbahet në seksionin kryesor të bazilikës dhe marrin pjesë deri në 10,000 njerëz, përfshirë trupat diplomatike që përfaqësojnë gati 200 vende. Të gjithë, përveç Papës dhe korit të vogël... Читать дальше...

Kosovë: Pagesa shtesë për policët e angazhuar në pandemi

Evropaelire.org 

Zyrtarët policorë të Kosovës, të cilët janë angazhuar në luftimin e pandemisë së COVID-19, do të shpërblehen me pagesë shtesë për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor. Për secilin nga këta muaj, policët do të marrin nga 100 euro shtesë. Kështu ka vendosur Qeveria e Kosovës në detyrë gjatë një mbledhjeje të cilën e ka mbajtur të enjten në formën online. “Këto mjete shtesë ndahen për 6 mijë e 124 zyrtarë policorë, nga 100 euro në muaj për periudhën tetor, nëntor dhe dhjetor. Realizimi i pagesës së këtyre... Читать дальше...

Kosova shton përpjekjet për luftimin e terrorizmit dhe pastrimit të parave

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës në detyrë në takimin online të mbajtur të enjten ka miratuar masën e "Vlerësimit të Rrezikut Kombëtar të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit në Kosovë". “Vendimi obligon Ministrinë e Financave që të publikojë dhe shpërndajë vlerësimin e rrezikut kombëtar të pastrimit dhe financimit të terrorizmit në Kosovë. Në rast mospublikimi, Ministria e Financave obligohet të publikojë përmbledhje të vlerësimit dhe listën e masave të nevojshme që duhet të ndërmerren”, thuhet në njoftimin e Qeverisë. Читать дальше...

Festa e Krishtlindjes: Osmani e Hoti bëjnë thirrje për unitet dhe mirëkuptim

Evropaelire.org 

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës kanë uruar besimtarët katolikë për festën e Krishtlindjes, duke theksuar unitetin e popullit të Kosovës në shënimin e festave fetare dhe bashkëpunimin ndërfetar. Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se në këtë kohë kur bota po përballet me pandeminë e COVID-19 “duhet të mendojmë për të gjithë ata që janë në vështirësi”. Në urimin e saj për festën e Krishtlindjes, Osmani ka bërë thirrje që t’iu “zgjatet dora atyre që janë në nevojë... Читать дальше...

Fauci: Imuniteti i tufës mund të kërkojë vaksinimin e gati 90% të popullatës

Evropaelire.org 

Procesi i “imunitetit të tufës” kundër koronavirusit të ri mund të kërkojë që nivelet e vaksinimit të afrohen deri në 90%, tha Dr. Anthony Fauci, eksperti më i shquar i sëmundjeve infektive amerikane, në një intervistë të botuar të enjten. Imuniteti i tufës është një term që përdoret kur mjaft njerëz krijojnë imunitet për të ngadalësuar përhapjen e një virusi. Më shumë se 1 milion amerikanë kanë marrë dozën e parë të vaksinës që nga 14 dhjetori, sipas Qendrave të Kontrollit të Sëmundjeve në SHBA... Читать дальше...

Nga fëmijë i humbur, në mbrojtës të vendit

Evropaelire.org 

Oficeri ushtarak i Kosovës, Dedë Hiseni, më 1998, ishte fëmijë i humbur dhe i pashpresë. Ai thotë se peripecitë e tmerrshme të luftës, e kanë shndërruar në atë që është sot. Në historinë e tij jetësore është e përfshirë edhe humanistja britanike Sally Becker.

Gjermania regjistron rastin e parë me variantin e ri të koronavirusit

Evropaelire.org 

Gjermania të enjten regjistroi rastin e parë me variantin e ri të koronavirusit, i cili është zbuluar fillimisht në Britani të Madhe. Një grua e cila kishte udhëtuar nga Londra, doli pozitive në këtë variant të koronavirusit. "Ky është rasti i parë i njohur në Gjermani", tha në një deklaratë Ministria e Shëndetësisë e landit, Baden-Wuerttemberg. Gruaja, kishte mbërritur në aeroportin e Frankfurtit më 20 dhjetor. Ajo u dërgua në vetizolim në shtëpi pasi doli pozitive për COVID-19, kur mbërriti në aeroport, raporton AFP. Читать дальше...

Trump paralajmëron Iranin kundër sulmeve ndaj personelit amerikan

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin kundër çdo sulmi ndaj personelit ushtarak ose diplomatik amerikan në Irak. Deklarata e presidentit Trump vjen disa ditë pasi milicia e dyshuar iraniane, e mbështetur nga Irani, nisi një breshëri raketash në Ambasadën e SHBA-së në Zonën e Gjelbër të fortifikuar të Bagdadit. Paralajmërimi erdhi pasi zyrtarë të lartë të sigurimit kombëtar të SHBA-së u takuan për të përgatitur një varg opsionesh për t'i propozuar presidentit në mënyrë që... Читать дальше...



Qeveria me program të ri për buxhetin e komunave

Evropaelire.org 

Kryetarët e komunave në Maqedoninë e Veriut  thonë se kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit edhe më shumë e ka përkeqësuar gjendjen financiare të arkave të pushtetit vendor.  Pjesa më e madhe e komunave edhe pas 15 vjetësh që nga decentralizimi i pushtetit, thonë se kanë problem me stabilitetin financiar, përkatësisht ato mbeten të varura nga ndihma e qeverisë.   Ndërkohë, nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale kanë bërë të ditur se për t’i bërë komunat të qëndrueshme për sa i përket... Читать дальше...

Babadimri në rrënojat e Mosulit

Evropaelire.org 

Një aktiviste në Mosul të Irakut, e veshur me rroba të Babadimrit, ka vizituar disa pjesë të shkatërruara nga lufta. Ajo u ka shpërndarë dhurata fëmijëve të cilët ende janë të tronditur nga luftërat disa vjeçare. (Përgatiti: Fatos Bytyçi & Bujar Tërstena)

Arrihet marrëveshja tregtare pas Brexitit mes Britanisë së Madhe dhe BE-së

Evropaelire.org 

Britania e Madhe arriti marrëveshje tregtare pas Brexitit me Bashkimin Evropian të enjten, shtatë ditë para se të dalë nga blloku evropian. Marrëveshja është shumë e rëndësishme për raportet e Britanisë së Madhe dhe BE-së, pasi një dështim i saj do të detyronte vendosjen e tarifave të ndërsjella. Qeveria britanike tha se "marrëveshja është një lajm fantastik për familjet dhe bizneset në çdo pjesë të Mbretërisë së Bashkuar”. "Ne kemi marrë përsëri kontrollin e parave tona, kufijve, ligjeve, tregtisë dhe ujërave tona të peshkimit. Читать дальше...

Nenad Arsiq dënohet me gjashtë vjet burgim për krime lufte në Kosovë

Evropaelire.org 

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me gjashtë vjet burgim, Nenad Arsiq, nga Çagllavica, nën akuzat për krime lufte kundër civilëve, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, avokati mbrojtës, Dejan Vasiq. Ai tha se do ta kundërshtojë vendimin e Themelores në Gjykatën e Apelit, pasi, sipas tij, nuk ka mundur të vërtetohet se klienti i tij të ketë kryer krimet për të cilat akuzohet. Arsiq akuzohet për trajtim çnjerëzor të Jakup dhe Skender Shalës në lagjen Emshir të Prishtinës, gjatë luftës në Kosovë. Читать дальше...

Planet e Evropës për vaksinimin kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Kompania amerikane Pfizer, në bashkëpunim me atë gjermane, BioNTech po përgatiten që të dërgojnë 12.5 milionë doza të vaksinës që kanë prodhuar kundër koronavirusit në vendet e Bashkimit Evropian. Shtetet e BE-së, përfshirë Gjermaninë, Francën, Austrinë dhe Italinë, planifikojnë që të nisin vaksinimin prej 27 dhjetorit, teksa Evropa po mundohet që të zë hapin e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë, shtete këto që më herët gjatë këtij muaji nisën vaksinimin, shkruan agjencia e lajmeve, Reuters. ... Читать дальше...

Gjashtë të vdekur dhe 309 të infektuar me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Institucionet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri, kanë vdekur edhe gjashtë persona. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (54 vjeç), Gjakovë 1 (69 vjeç), Obiliq 1 (79 vjeç), Prishtinë 1 (77 vjeç), Prizren 1 (80 vjeç) dhe Suharekë 1 (58 vjeç). Të enjten, në raportin ditor të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), thuhet se nga 1.287 mostra të testuara, janë regjistruar si të infektuar me koronavirus  309 persona. Читать дальше...

Shitja e laptopëve dhe desktopëve shënon 'rilindje'

Evropaelire.org 

Bota ështe furnizuar me kompjuterë laptopë dhe desktopë në vitin 2020 në një nivel që nuk është parë që nga prodhimi i iPhone-it më 2007. Prodhuesit janë ende me muaj larg përmbushjes së porosive, thanë drejtuesit e industrisë së pajisjeve dhe analistët, shkruan Reuters. Mësimi dhe puna në distancë ka përmbysur tregun e kompjuterëve gjatë pandemisë së koronavirusit, duke e shkatërruar shitjet e telefonave të mençur, ndërsa ka rritur interesin për pajisjet më të mëdha. "I gjithë zinxhiri i furnizimit... Читать дальше...

Festa e Krishtlindjes në pandemi

Evropaelire.org 

Festat e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri këtë vit pritet të jetë ndryshe për shkak të pandemisë së koronavirusit. Shumë qeveri kanë vendosur kufizime, për të parandaluar përhapjen e mëtejmë të koronavirusit, teksa shumë familje, Krishtlindjen e festojnë me familjen e tyre, përmes platformave online. REL ju sjell disa fotografi nga vende të ndryshme të botës, të cilat janë bërë gati për festat e fundvitit.

Papa Françesku shpreh dëshirën të vizitojë Libanin dhe Sudanin Jugor

Evropaelire.org 

Papa Françesku shprehu dëshirën e tij për të vizituar Libanin e goditur nga krizat si dhe u kërkoi udhëheqësve politikë në Sudanin Jugor të vazhdojnë të angazhohen për paqen.   Libani është përfshirë në krizën e tij më të rëndë ekonomike në dekadat e fundit që nga shpërthimi në muajin gusht në portin e Bejrutit. Video nga arkivi:  Në një mesazh për kardinalin, Bechara Rai, patriarkun e Kishës Maronite, Papa, 84-vjeçar tha të enjten se shpresonte të vizitonte Libanin "sa më shpejt të jetë e mundur". Читать дальше...

Njëzetë migrantë gjenden të vdekur në brigjet e Tunizisë

Evropaelire.org 

Autoritetet e Tunizisë kanë thënë se 20 migrantë janë gjetur të vdekur më 24 dhjetor, pasi anija me të cilën po tentonin të dilnin në Evropë, është përmbytur në Mesdhe. Pesë persona të mbijetuar janë shpëtuar dhe autoritetet janë duke bërë kërkime për 20 tjerë, që besohet se janë të zhdukur. Një zëdhënës i rojes bregdetare ka thënë se shumica e viktimave janë nga Afrika sub-Sahariane. "Sipas të mbijetuarve, anija ka qenë duke bartur 40 apo 50 persona që ishin nisur drejt Italisë", ka thënë një zyrtar. Читать дальше...

Betohet presidentja e re e Moldavisë

Evropaelire.org 

Maia Sandu është betuar si presidente e re e Moldavisë, përmes një ceremonie të zhvilluar më 24 dhjetor në Kishinjev. Sandu, ish-ekonomiste e Bankës Botërore, që pëlqen lidhje më të ngushta me Bashkimin Evropian, është zgjedhur muajin e kaluar, duke mundur përkrahësin e Rusisë, Igor Dodon. Gjatë inaugurimit të saj, Sandu, 48-vjeçare, është zotuar se do të jetë presidente e “unitetit”. Ajo ka përmendur pandeminë e koronavirusit dhe krizën ekonomike të shtetit të saj, si prioritete gjatë udhëheqësisë. Читать дальше...

Новости России
Москва

Композитор Классической музыки Сергей Брановицкий представляет произведения классической музыки.


Dialogu në pauzë

Evropaelire.org 

Qeveria në detyrë e Kosovës ende nuk ka sjellë ndonjë vendim lidhur me atë se a do të vazhdojë ose jo dialogu me Serbinë në Bruksel, derisa vendi është në procesin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Bashkimi Evropian nuk ka dhënë ndonjë përgjigje nëse zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare mund të ndikojnë në rrjedhën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Njohësit e zhvillimeve politike, Imer Mushkolaj dhe Armend Muja, konsiderojnë se derisa të mos përfundojnë zgjedhjet e jashtëzakonshme... Читать дальше...

Macron nuk ka më simptoma të koronavirusit

Evropaelire.org 

Presidenti francez, Emmanuel Macron nuk ka më simptoma të sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi, ka thënë zyra e Pallatit Elysee më 24 dhjetor. Macron, 43-vjeçar, tani mund të dalë nga karantina, pasi është vetizoluar për shtatë ditë, ka njoftuar kjo zyrë përmes një deklarate. Macron ka rezultuar pozitiv në koronavirus më 17 dhjetor, duke shtyrë autoritetet që të nisin përpjekjet për të gjurmuar kontaktet e tij, pas një morie vizitash që ka realizuar me shefat e Bashkimit Evropian. Macron është përballur me kokëdhembje... Читать дальше...

Bërnabiq vaksinohet kundër koronavirusit

Evropaelire.org 

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, më 24 dhjetori mori dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit, të prodhuar nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech. Në Serbi të enjten nisi fushata e vaksinimit kundër koronavirusit. Autoritetet kanë thënë se të parët që do të vaksinohen do të jenë të moshuarit.

Hoti: Kosova me plan veprimi për vaksinimin kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti tha se së bashku me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), kanë hartuar një plan të veprimit për vaksinimin kundër koronavirusit të ri, që do të nisë së zbatuari kur të arrijnë vaksinat, por nuk tregoi se kur do të ndodhë një gjë e tillë. Hoti këto komente i bëri gjatë vizitës në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar (SHSKUK), ku falënderoi stafin shëndetësor për punën e tyre gjatë pandemisë së koronavirusit. “Tash jemi para një situate të re... Читать дальше...

Serbia nis fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit

Evropaelire.org 

Serbia ka nisur vaksinimin e popullatës së saj kundër koronavirusit më 24 dhjetor, duke përdorur vaksinën e kompanive Pfizer/BioNTech. Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ishte në mesin e personave të parë që morrën vaksinën. Kjo, sipas Qeverisë serbe, me qëllim të rritjes së besimit publik në sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës. Serbia ka pranuar rreth 5,000 doza të vaksinës së krijuar nga Pfizer/BioNTech më 22 dhjetor. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se dozat e para do t’i marrin të moshuarit nëpër shtëpi kujdesi. Читать дальше...

Presidenti gjerman: Më e keqja e pandemisë ka kaluar

Evropaelire.org 

Pandemia ka vendosur hije në zezë në festimet për Krishlindje në Gjermani, mirëpo pas të jetuarit me koronavirus për gati një vit, kemi “çdo arsye për të besuar” se jeta do të bëhet më e mirë shumë shpejt, ka thënë presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier. “Ne ende kemi një rrugë të gjatë e të mundimshme përpara nesh”, ka thënë Steinmeier në fjalimin për Ditën e Krishtlindjes. “Mirëpo ne shohim që drita e shumëpritur në fund të tunelit po rritet. Ne po i afrohemi fundit të krizës, hap pas hapi”... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Соболенко вышла в полуфинал турнира WTA-1000 в Мадриде






Офис президента весь на нервах

«Титул, которым я горжусь больше всего»: Рублёв одолел Оже-Альяссима и выиграл второй турнир серии «Мастерс» в карьере

ФСБ рассекретила признания адъютанта Гитлера о решающей роли СССР в разгроме нацизма

Россия ответит на враждебные действия со стороны Прибалтики, — МИД