Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Декабрь
2020

Новости за 03.12.2020

Azerbajxhani publikon numrin e ushtarëve të vrarë gjatë luftimeve për Nagorno Karabakun

Evropaelire.org 

Gati 2.800 ushtarë azerbajxhanas u vranë në luftimet me forcat etnike armene për rajonin e Nagorno Karabakut, thanë zyrtarët. Kjo është hera e parë që Azerbajxhani publikon shifrat e viktimave nga konflikti i armatosur. Ato u bën publike gati tre javë pasi një armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia, që i dha fund luftimeve për rajonin, i cili ligjërisht është pjesë e Azerbajxhanit, por është kontrolluar nga armenët etnikë që nga fillimi i viteve 1990. Luftimet, të cilat shpërthyen më 27 shtator... Читать дальше...

Vaksina e kompanisë Moderna siguron imunitet për të paktën 3 muaj, thotë studimi

Evropaelire.org 

Vaksina kundër COVID-19 e kompanisë Moderna, bën që sistemi imunitar i njeriut të prodhojë antitrupa të fuqishëm, që qëndrojnë për të paktën tre muaj, tregoi një studim i publikuar të enjten. Testimet e kësaj vaksine kanë treguar se ajo është efektive 94 për qind. Studiuesit në Institutin Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive (NIAID) në SHBA, që ishin pjesë e zhvillimit të vaksinës, analizuan përgjigjen imune të 34 pjesëmarrësve të rritur, të rinj dhe të moshuar, nga faza e parë e studimit klinik. Читать дальше...

IKSHPK: Pakujdesia na dërgon shumë shpejt në mbingarkesën e spitaleve

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, për të respektuar masat kundër përhapjes së koronavirusi. Apeli i IKSHPK-së vjen pasi të enjten në Kosovë u regjistruan 22 vdekje nga sëmundja COVID-19, dhe 627 të infektuar me koronavirus. Këto shifra, sipas IKSHPK-së, janë sinjal se spitalet mund të mbingarkohen. “Pakujdesi na dërgon shumë shpejt në mbingarkesën e institucioneve shëndetësore dhe shtimin e rasteve fatale. Asnjë vend në botë nuk ka kapacitete... Читать дальше...

Merkel dhe Vuçiq diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Evropaelire.org 

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, zhvilluan të enjten një bisedë telefonike, gjatë së cilës diskutuan për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, pasojat ekonomike të pandemisë si dhe integrimin evropian të Serbisë. Kabineti i presidentit serb njoftoi se “Merkel dhe Vuçiq ranë dakord se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës është i nevojshëm, dhe se ruajtja e paqes është e një rëndësie thelbësore”. Kancelarja gjermane, siç thuhet, mirëpriti përparimin ekonomik të Serbisë dhe përpjekjet në rrugën evropiane... Читать дальше...

Deputeti Arifi me pagë, edhe pse në burg

Evropaelire.org 

Në fund të nëntorit, Etem Arifi ka pranuar në llogarinë e tij pagën nga Kuvendi i Kosovës, pasi ende vazhdon të jetë në listën e deputetëve, pavarësisht se aktualisht po vuan dënimin në burgim që nga 29 shtatori, në kohëzgjatje prej 1 viti e 3 muajsh. Nga Zyra e kryetares së Kuvendit, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se Arifi është në listën e pagave.  Deputeti i Partisë së Ashkalinjve për Integrim, ishte dënuar më 20 gusht 2019 nga Gjykata e Apelit pasi ishte gjetur fajtor për mashtrim me subvencione. Читать дальше...

Erdogan do të marrë pjesë në "Paraden e Fitores" në Azerbajxhan

Evropaelire.org 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do të vizitojë Azerbajxhanin më 9 dhe 10 dhjetor, tha zyra e tij të enjten. Ankaraja i ka ofruar mbështetje të fuqishme Azerbajxhanit, gjatë luftës disa javore me Armeninë, për rajonin e Nagorno Karabakut. Lufta përfundoi me 10 nëntor, pasi u arrit një marrëveshje armëpushimi, të cilët e ndërmjetësoi Rusia. Vizita e planifikuar, është e para nga një president i huaj në Baku, që nga fillimi i armëpushimit. Në bazë të marrëveshjes, armenët etnikë u tërhoqën... Читать дальше...

Opozita maqedonase me 3,000 amandente kundër punës online të deputetëve

Evropaelire.org 

Partitë e shumicës në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, po bëjnë përpjekje për të ndryshuar Rregulloren e punës, që t’u mundësojë deputetëve të marrin pjesë edhe online në seanca, nëse pjesëmarrja me prani fizike u pamundësohet në rast të sëmundjes me COVID-19. Nisma është ndërmarrë pa pëlqimin e opozitës, e cila për të penguar këtë, ka dorëzuar rreth tre mijë amendamente. Disa prej amendamenteve janë bërë publike për opinionin dhe bazuar në vlerësimet e partive në pushtet, ato nuk kanë asnjë përmbajtje... Читать дальше...

Përfundimet e takimit të NATO-s: Rusia dhe Kina janë rivalë sistematikë të Aleancës

Evropaelire.org 

Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, kanë përfunduar takimin dyditor në të cilin kanë diskutuar për mënyrat e reformimit të brendshëm të Aleancës dhe misionin në Afganistan. Në takimin që u zhvillua online, për shkak të pandemisë, vendet anëtare të NATO-s, diskutuan edhe për mënyrën sesi organizata duhet t’i përshtatet kërcënimeve të reja, duke përfshirë “agresivitetin e vazhdueshëm të Rusisë” dhe “ngritjen e Kinës”. Një raport i ekspertëve parasheh veprimet se si të reformohet Aleanca. Читать дальше...



Këshilli i Evropës i thotë Polonisë të ndalojë "stigmatizimin" e komunitetit LGBTI

Evropaelire.org 

Këshilli i Evropës i bëri thirrje Polonisë që t'i japë fund stigmatizimit të komunitetit LGBTI (homoseksual, lesbike, biseksual, transgjinor dhe ndërseksual), duke thënë se ky vend i Evropës Lindore ka rekordin më të keq në BE për të drejtat e këtyre komuniteteve. Në një raport, komisionarja për të drejtat e njeriut e Këshillit të Evropës, Dunja Mijatoviq tha se politikanët janë përgjegjësit kryesorë për një përkeqësim të gjendjes, gjatë tre viteve të kaluara. Ajo veçoi presidentin, Andrzej Duda... Читать дальше...

Banorët e Krushës kundërshtojnë uljen e dënimit për Darko Tasiqin

Evropaelire.org 

Familjarë nga Krusha e Madhe dhe ajo e Vogël kanë protestuar kundër përgjysmimit të dënimit të një serbi të dyshuar për krime të kryera në këto fshatra. Familjarët janë revoltuar edhe më shumë kur kryetari i Gjykatës së Apelit në Prishtinë u tha atyre se nuk ka fakte se tashmë i dënuari kishte kryer vrasje.

Mungesa e oksigjenit vë në sprovë spitalet rajonale

Evropaelire.org 

Spitali i Mitrovicës së Jugut këtë javë është ballafaquar me mungesë të oksigjenit dhe për këtë arsye ka huazuar disa bombola oksigjeni nga Spitali i Vushtrrisë, në mënyrë që pacientët të mos pësojnë. Vështirësi për furnizim me oksigjen ka edhe Spitali i Gjilanit. Spitalit të Pejës i është dashur të bëjë një plan B në rast të vonesës së furnizimit, kurse ai i Prizrenit ka vendosur të përdorë oksigjen të lëngshëm. Pandemia me COVID-19 ka rritur nevojën për furnizim me oksigjen në të gjitha institucionet publike shëndetësore... Читать дальше...

Kosova regjistron 22 vdekje nga COVID-19

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar të enjten se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 22 vdekje të lidhura me sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri. "Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 9 raste (87, 80, 79, 79, 79, 75, 74, 74, 60 vjeç), Mitrovicë 2 (79, 77 vjeç), Prizren 2 (82, 77 vjeç), Gjakovë 2 (76, 60 vjeç), Istog 2 (84, 65 vjeç), Pejë 1 (72 vjeç), Klinë 1 (62 vjeç), Suharekë 1 (78 vjeç)", thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. Читать дальше...

Hungaria nuk e pranon propozimin aktual të buxhetit evropian

Evropaelire.org 

Buxheti i Bashkimit Evropian dhe pakoja financiare për rimëkëmbje pas pandemisë, nuk mund të hyjnë në fuqi pa miratimin e Hungarisë, dhe zyrtarët e këtij vendi kanë thënë se nuk mund të pranojnë propozimin. Bashkimi Evropian e ka ndërlidhur financimin e shteteve anëtare me respektimin e sundimit të ligjit. Kundërshtimin e Hungarisë e përsëriti, Gergely Gulyas, shef i stafit të kryeministrit, Viktor Orban. "Në formën e tij aktuale, nuk mund të pranojmë buxhetin e BE-së dhe çdo shtet anëtar ka të drejtën e vetos", tha Gulyas. Читать дальше...

Dhunimi i burrave, plaga e heshtur e luftës

Evropaelire.org 

Tridhjetenjë burra në Kosovë kanë marrë statusin e viktimave të dhunës seksuale që kanë ndodhur gjatë luftës 1998-'99. Shumë të tjerë hezitojnë të flasin. Radio Evropa e Lirë ka intervistuar një të mbijetuar të dhunës seksuale.

Kuvendi diskuton për problemet e personave me nevoja të veçanta

Evropaelire.org 

Shteti i Kosovës ka dështuar që të krijojë kushtet themelore për personat me nevoja të veçanta, është thënë në seancën e Kuvendit të Kosovës, në të cilën është diskutuar për për gjendjen e të drejtave të personave me nevoja të veçanta. Në Kosovë po shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave me Nevoja të Veçanta - 3 Dhjetori. Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë debatit ka thënë se institucionet dhe shoqëria ka bërë jashtëzakonisht pak për të lehtësuar jetën e kësaj kategorie shoqërisë... Читать дальше...

Banorët e Krushës, të indinjuar me uljen e dënimit ndaj Tasiqit 

Evropaelire.org 

Familjarë të personave të vrarë e të zhdukur nga Krusha e Madhe dhe Krusha e Vogël, por edhe banorë nga fshatra tjerë kanë protestuar të enjten para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë. Kjo protestë është zhvilluar pas përgjysmimit të dënimit ndaj Darko Tasiqit, njërit nga personat e dënuar për krime të luftës në Kosovë. Gjykata e Apelit në Kosovë, ka njoftuar të martën se e ka miratuar pjesshëm ankesën e të akuzuarit Darko Tasiq, lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit të datës 22 qershor 2020... Читать дальше...

Trump pretendon sërish se zgjedhjet e 3 nëntorit janë manipuluar

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump ka publikuar një material 46 minutësh, duke recikluar pretendimet e tij të pabazuara për mashtrime zgjedhore, në zgjedhjet që ka humbur muajin e kaluar kundër sfiduesit demokrat, Joe Biden. Në një video të publikuar në rrjetin social, Facebook, Trump e ka quajtur fjalimin ndoshta “më të rëndësishmin që kam bërë ndonjëherë”, teksa ka sugjeruar se Gjykata Supreme duhet “të bëjë atë që është mirë për shtetin tonë” dhe të përmbysë rezultatin. Presidenti 74-vjeçar... Читать дальше...

HRW: Azerbajxhani po i keqtrajton të burgosurit armenë të luftës

Evropaelire.org 

Trupat etnike armene të zëna në luftimet e fundit në Nagorno-Karabak janë trajtuar në mënyrë çnjerëzore në disa raste nga forcat azerbajxhanase, duke qenë subjekte të abuzimit fizik dhe poshtërimit, ka thënë organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW). Në disa materiale që kanë qarkulluar nëpër rrjetet sociale, shihen trupat e Azerbajxhanit duke goditur dhe rrahur të burgosurit armenë të luftës, ka thënë kjo organizatë. Në disa video, të burgosurit armenë janë detyruar... Читать дальше...

SHBA-ja ndalon mallrat e pambukut nga një prodhues kinez për shkak të ujgurëve

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara kanë zgjeruar presionin ekonomik ndaj Kinës, pas trajtimit të autoriteteve kineze ndaj ujgurëve dhe minoriteteve tjera myslimane, duke bllokuar importin e mallrave të pambukut nga një organizatë paramilitare kineze, për shkak të punë së detyrueshme. Agjencia federale për Mbrojtje të Kufirit dhe Doganave në SHBA, ka njoftuar se do të konfiskojë dërgesat e pambukut dhe produket e pambukut të prodhuara nga Korporata e Ndërtimit dhe Prodhimit në veriperëndim të Kinës. Ky veprim kundër kompanisë së lidhur me ushtrinë kineze... Читать дальше...

SHBA-ja regjistron numër rekord të viktimave me koronavirus

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara kanë thyer sërish rekorde sa i përket numrit të të infektuarve me koronavirus, situatë e cila pritet të vështirësohet në javët në vijim. Më shumë se 100,000 persona të infektuar janë nëpër spitale në SHBA, rekord që është duke shtuar presionin nëpër spitale dhe ndaj punëtorëve për kujdes shëndetësor. Numri i të vdekurve brenda 24 orëve ka prekur shifrën 2,733, derisa i të infektuarve ka arritur në gati 200,000. Mjeku, Robert Redfield, udhëheqës i Qendrës për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve... Читать дальше...

Vdes ish-presidenti francez Giscard d'Estaing

Evropaelire.org 

Ish-presidenti francez, Giscard d'Estaing, arkitekti kyç i integrimeve evropiane në vitet 1970, ka vdekur në moshën 94-vjeçare. Ai ka vdekur më 2 dhjetor në shtëpinë e tij në rajonin Loir-et-Cher në qendër të Francës, pas komplikimeve të lidhura me koronavirus. Ai së fundmi ka qenë i shtrirë në spital në qytetin Tours. I njohur për shumë francezë si Giscard apo VGE, presidenti liberal ka shërbyer në krye të shtetit në periudhën 1974-1981. Në Evropë, ai ka zhvilluar lidhje të ngushta me ish-kancelarin e Gjermanisë Perëndimore... Читать дальше...

Kush, kur dhe si? Programi britanik i vaksinimit kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Rregullatorët britanikë janë bërë të parët që kanë miratuar vaksinën për koronavirus, të zhvilluar nga kompania amerikane, Pfizer dhe ajo gjermane, BioNTech, për përdorim urgjent. Meqë testimet e vaksinave kanë treguar 95 për qind efikasitet, ekziston interes i madh rreth asaj se si planifikon të realizojë Mbretëria e Bashkuar programin më të madh për imunizim në dekada. Shihni më poshtë se çfarë dihet deri më tani për planin britanik të vaksinimit. Sa vaksina ka Mbretëria e Bashkuar? Jo mjaftueshëm. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Андрей Рублёв

Российский теннисист Рублев вышел в финал турнира «Мастерс» в Мадриде






«Длительная работа над собой»: психолог — о способах избавиться от интернет-зависимости

Астрономы сообщили о лучшей ночи с 5 на 6 мая для наблюдения звездопада

«Титул, которым я горжусь больше всего»: Рублёв одолел Оже-Альяссима и выиграл второй турнир серии «Мастерс» в карьере

В СК рассказали подробности нападения на бойца СВО в поезде под Пермью